Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli:MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE

Shko poshtë

Shaban Cakolli:MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE Empty Shaban Cakolli:MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 04, 2010 2:48 pm



MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE

Shaban Cakolli:MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE 70839_100001399044603_5567186_n

Shkruan:Shaban Cakolli



Njeriu në jetë ballafaqohet me ndryshime të mëdha,të cilat vërtetë janë të vështira të përbllohen.



Ne shqiptarët e Kosovës në fillim ishim të pllakosur nga robëria,shtypja,pastaj shpërtheu lufta, tani tranzicioni si thuhet për ndërtimin e një demokracie moderne. Të paktën gjatë viteve 90-ta,shqiptarët e përndjekur kanë jetuar nëpër vende që kanë mundur të jenë djep i demokracisë.Komuniteti shqiptarë atje ka mundur të gjejë vetën duke punuar shumë,duke ndërruar profesionet,duke hulumtuar të marrin eksperiencë atje ku mund të gjejnë vetën.Atje studentët tanë fitojnë eksperienca të larta,të cilat do të mundnin të i bartnin në atdheun shqiptarë.Po si bëhet kjo?Në gjendëjen si është Kosova sot pas shumë kohe të dalur nga lufta,ku mbretëron varfëria,mungesa esigurisë,korupcioni,këtë eksperiencë mund të e bartë ndonjë i rrallë që mbi të gjitha ka vetëm dashurinë për atdheun pa ia vënë mendëjen gjendëjes materiale. Ndryshe ata që kanë si qëllim jetën te para nuk mund të kthehen tek paga 200 eurosh!! Radio e mirë është ajo që informon në mënyrë të shpejtë, të paanshme dhe profesionale,. pikërisht informimi i drejtë, i shpejtë dhe i paanshëm është synimi i redaksive tona në diasporë, ndërsa profesionalizmi është tipari që e dallon portalinetyre nga të tjerët. Kjo për shkak se redaksia përbëhet nga profesionistë të lëmive të ndryshme, si gazetarë, juristë, ekonomistë dhe njohës të mirë të rrethanave politike në vend dhe atyre ndërkombëtare. Gazetarët e portaleve të tyre duket se kanë eksperiencë në gazetat e përditshme në vendet e diaspores ku ato do të kontribuojnë për informimin e shpejtë dhe profesionist të lexuesve.

Shaban Cakolli:MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE 156367_134396539950313_100001399044603_182403_261569_n

Majlinda Trena

Në diasporën ku jetojnë shqiptarët sot është përplot media elektronike dhe të shkruara. Pena dhe letra janë qenësore për pasurimin e teknologjisë,ku gazetari trajnohet,më pas konkurenca e madhe në treg kërkon një grup idesh dhe krijimtarishë që udhëheqës dhe mirëmbajtës të mediave të jenë cilësor.Sot ne në mërgim kemi një numër jo të vogël të radiove dhe gazetave shqiptare.Nga etja dhe mallëngjimi,mërgimtarët tanë mbesin pa gjumë duke deri në orët e vona të mesnatës duke qëndruar pranë mediave tona për të u informuar më drejt rreth gjendëjes në vendin tonë dhe hë për he për të u relaksuar me programet kulturore. Radion të dëgjuara nëpër diasporat shqiptare janë Radio Dituria në Böras të Suedisë e udhëhequr nga Sokol Demaku,Radio Zëri i Mitrovicës,Radio Drijona udhëhequr nga Muhamet Hoxha,Radio Projekt 21 e udhëhequr nga Adem Gashi si kohën e fundit edhe nga shkrimtarja dhe poetja jonë e mirënjohur Makfire Canolli,Radio Zëri i Arbërit udhëhequr nga Imri Trena,etj..................Në vendin ku unë jam i vendosur ne bashkohemi me dhjetëra vendas dhe çdo natë përcjellim këto radio deri në orët e vona të mesnatës. Jo gjithëherë e ndjekim të njejten Radio,herë ate Radio projekt 21,herë Drijona,Zëri i Arbërit, zëri iMitrovicës e tj....

Shaban Cakolli:MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE 65075_134396419950325_100001399044603_182402_5292087_n

Imri Trena

Zëri i Arbërit kjo tingullon më mirë vet emërtimi,po edhe z.Imri Trena i cili është i ëmbël qoftë me emitimin e programit,qoftë me sjellëjet ndaj dëgjuesve,mysafirëve etj... Mbrëmë me miqët që thuaj më së tepërmi përcjellim Radio Drijona,vendosëm që një pjesë kohe të ia kushtojmë Radios "Zëri i Arbërit":Them drejt përcollëm një program që na la mbresa.Fillimisht përshtypëjen më bëri mysafiri i këtij programi miku ynë i dashur dhe poeti i shquar Hasan Qyqalla,i cili për dëgjuesit lexoi pjesë nga përmbledhjet e tij poetike.Më pas Sabri Fejzullahu i dashuri ynë artist i merituar,që ka shpirt arti,që sjell vlera,që rrespekton skenën dhe artdashësit para të cilëve është gjithnjë i buzëqeshur,pastaj Ilir Shaqiri,Edona Llalloshi e disa të tjerë.Dëgjuam program të sukseshëm dhe u ndiem mjaft të relaksuar. Ajo çka më bëri përshtypje ishte një përshkrim i krijimtarisë të këngëtares sonë të mirënjohur Nazire Jaha,e cila u transmetua përmes valëve të radios,çka ishte e vërteta shkrimin për Naziren e kisha shkruar unë vet,e që nuk më shkonte ndërmendje të ket arritur në valët e radios,po ja nganjëherë është rastësia. Më bëhej qejfi që përmes këtyre valëve po afirmohej këngëtarja jonë e mirënjohur Nazire Jaha,e aq më tepër kur dëgjova këngën e saj"SKUTAQJA" Këngë të cilën e dua shumë.Programi u emitua deri ora 2.00 të natës,më pas iu drejtova shtratit,por u thellova në mendime dhe nuk bëra gjumë fare.E pyetja vetën:Vallë përse nuk bënë ndonjë hap Kosova për të kthyar në gjirin e vet këta njerëz me eksperienca të mëdha?








Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi