Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli: Edi Rama lutet që Shkodra të përmbytet edhe më keq

Shko poshtë

Topalli: Edi Rama lutet që Shkodra të përmbytet edhe më keq Empty Topalli: Edi Rama lutet që Shkodra të përmbytet edhe më keq

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 05, 2010 2:57 am



Topalli: Edi Rama lutet që Shkodra të përmbytet edhe më keq

Posted: 04 Dec 2010 01:18 PM PST

Topalli: Edi Rama lutet që Shkodra të përmbytet edhe më keq Shkoder-permbytje

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli edhe ditën e sotme ka ndjekur me shqetësim situatën në të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet. Topalli mori pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile, i cili drejtohej nga kryeministri Berisha, si dhe në shpërndarjen e ndihmave për banorët e fshatrave. Ajo e konsideroi të rëndë situatën për arsye se reshjet edhe gjatë natës së kaluar edhe gjatë gjithë ditës së sotme, nuk kanë reshtur. “Në të tilla situata kërkohet kurajo, në të tilla situata kërkohet qetësi, kërkohet solidaritet i madh, në të tilla situata kërkohet gjakftohtësi për të menaxhuar. Është një situatë e paprecedentë dhe ata që tallen e thonë që kjo gjë ndodh një herë në 100 vjet, janë cinikë, janë të pashpirtë, janë nga ata që këtu në Shkodër i quajnë “katilë”. Në fakt ajo që po ndodh është një lloj cikli që nuk e kishim parë, të paktën këto vitet e fundit. Por cikli nënkupton vitin e parë, vitin e dytë, vitin e tretë. Ky vit është më i vështirë se viti i kaluar. Viti i dytë është gjithmonë një situatë edhe më e rënduar”, u shpreh Topalli. Sipas saj, pjesa tjetër që mbetet për t’u menaxhuar është dërgimi i ushqimeve dhe ujit të pijshëm. Në këtë drejtim ajo falënderoi ushtrinë, shtabin dhe pushtetin lokal në krye të të cilëve janë Prefekti, Kryetari i Qarkut, Kryetari i Bashkisë. “Në fakt këta ushtarë, police dhe pilotë janë djem të rinj, janë bij nënash dhe rrezikojnë jetën e tyre. Policët dhe forcat e ndëryhyrjes së shpejtë janë djem të rinj, kanë gratë e tyre, kanë fëmijët e tyre. Zemra e nënave të tyre dridhet. Ndaj dhe ne kemi nevojë për solidaritet, jo për fjalë të rëndë dhe jo për lutjet që të përmbytet edhe më keq Shkodra, siç bën Edi Rama”, nënvizoi Topalli.




Turqia ndihmon Shqiperine, sjell 2 helikoptere dhe 22 oficere

Posted: 04 Dec 2010 10:33 AM PST

Topalli: Edi Rama lutet që Shkodra të përmbytet edhe më keq Permbytje

Ambasada turke në Tiranë ka njoftuar se Turqia i është përgjigjur thirrjes së Shqipërisë për ta ndihmuar për situatën kritike të krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit. Ambasada njofton se Turqia do të dërgojë në Shqipëri 2 helikopterë dhe 22 oficerë dhe nënoficerë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ambasada turke informon se me kërkesë të autoriteteve shqiptare,më datë 5 dhjetor 2010, rreth orës 02.00, në aeroportin e Rinasit do të ulen një helikopter kërkim-shpëtimi dhe dy helikopterë të tipit S-70 të Forcave Ajrore të Turqisë. Ekipi turk i kërkim-shpëtimit përbëhet nga 22 oficerë dhe nënoficerë, ku mes tyre ka edhe personel mjekësor. Krahas ardhjes së këtyre helikopterëve, po vazhdojnë përpjekjet për të dërguar me shpejtësi ndihma si barna, ushqime dhe batanije nga Republika e Turqisë për popullin vëlla shqiptar për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Siç ka ndodhur gjithmonë, edhe këtë herë shteti turk është i gatshëm të japë çdo mbështetje dhe të shprehë solidaritetin me popullin mik e vëlla shqiptar. Ndërkaq paraditen e sotme, presidenti i vendit Bamir Topi i cili ka shkuar në veri të vendit për të parë nga afër situatëne përmbytjeve, ka bërë të ditur se i ka kërkuar ndihmë aleatëve për të përballuar situatën. “I kemi kërkuar ndihmë NATO dhe ndihma do të vijë”, tha Topi. Nga prefektura e Shkodrës, presidenti duke e lënë mënjanë politikën ka kërkuar bashkëpunim të banorëve me ushtrinë. “Jemi në një moment kritik dhe akut, por kjo situatë po përballohet. Shqipëria po vuan reshjet e shiut. Nuk është momenti për debate”, u shpreh ai.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi