Viagra… Qejfi ha kumbulla të tharta...
Faqja 1 e 1
Viagra… Qejfi ha kumbulla të tharta...
Viagra… Qejfi ha kumbulla të tharta... |
Nuk e kuptoj se nga më ikën lekët, kisha 15 mijë lek dhe tani nuk i gjej më... Zonja që shqipton këto fjalë është një grua e moshuar me banim në rrugën e Kinostudios në periferi të Tiranës. Nëse doni të dini vazhdimin e historisë, ju lutemi të mos qeshni.. Lekët, sic na tregon vetë zonja, i kishte marrë bashkëshorti i saj i moshuar. Por jo për ti pirë, sic ajo kishte menduar fillimisht. |
I kishte përdorur si shpërblim për një mysafire të cuditshme. Mysafirja është një fqinj e çiftit të moshuar që po citojmë. Rreth të 40-ve, e ndarë nga bashëshorti, për disa kohë ka punuar si kamariere në një lokal në zonën e ekspozitës“Shqipëria sot“. Klientët e lokalit kishin qenë në masë burra të moshuar. Dhe ata nuk ishin të rastësishëm në atë lokal. Ata përfitonin nga dashamirësia e kamarieres, e cila i linte ta preknin dhe ta përkëdhelnin, por ama kjo sjellje kishte një çmim. Një pagesë ekstra në shkëmbim të përkëdheljeve. Në të njëjtin xhep kishin përfunduar edhe 15 mijë lekët e zonjës sonë.. Eh, kur të plakemi ndoshta do ti kuptojmë më mirë këto histori, por ajo që duket qartë është dëshira natyrale e burrave të moshuar për tu rikthyer në “kohën e lavdishme”. Kamarierja lozonjare e bar-kafesë është vetëm një nga zgjidhjet. Zgjidhja tjetër gjendet në farmaci. Quhet Viagra. Kur shkuam për të bërë një vëzhgim në farmacitë e Tiranës, menduam se do të na thoshin që këto kokrra të vogla cudibërëse shiteshin në masë. Por gabuam. Shitjet janë të pakta dhe klientët shqiptarë janë gjithashtu të paktë. Si shpjegohet? Çmimi i këtyre kokrrave është vërtet impresionues. Tabletat me 100 mg kushtojnë 49 mijë e 600 lekë të vjetra (4 tableta). Pra 1 tabletë jepet me një çmim prej 11 mijë e 500 lekë. E kemi dëgjuar shpesh fjalën e urtë “Qejfi ha kumbulla të tharta“, po ama kur të është holluar portofoli, ndoshta duhet të shikosh mundësinë që kumbullave tu rrish larg. E.Xh, farmaciste në Tiranën e Re, pasi na konfirmon çmimet shton se edhe klientët shqiptarë jaën të paktë. Ajo ka disa klientë të huaj. Po shqiptarët që vijnë si sillen? “Kanë mesatarisht moshën 60 vjeçare, kanë një lloj ndrojtjeje të kuptueshme, shpesh më duhet ti kërkoj të përsërisë atë çfarë thotë sepse flasin në gjysëm zëri” - thotë farmacistja. 8 KURIOZITETE PËR VIAGRËN 1-Meritën për zbulimin e Viagrës e ka një shkencëtar shqiptaro-amerikan Ferid Murati, (me babanë nga shqiptarët e Maqedonisë) i cili ka marër edhe çmimin Nobel. 2-Viagra mban record për shitje në fushën e medikamenteve. Shitjet e tij në vitin e parë të daljes në treg (1998) ishin 10 billion dollarë. 3-Kjo kokër e vogël blu, që së pari u aprovua nga fundi i Marsit 1998 pas vitesh testimi në Amerikë dhe Europë. Viagra e “kuron” impotencën mashkullore në mënyrë të përkohëshme 4-Në 40 vjetët e fundit, nga të gjitha barnat që jepen me recetë, Viagra është më i konsumuari. Por, Viagra është njekohesisht bari me të cilin është abuzuar më shumë në të gjithë historinë e barnave që jepen me recetë. 5-Me fillimin e shekulli të ri bari gjëndet kudo në botë, ai gjëndet edhe tek ne dhe është pasuar edhe prej barnave të tjera kundër impotencës si Cialis dhe Levitra. 6-Viagra ndihmon të kapërcehet me sukses të plotë impotenca në rastet kur është e rekomanduar, por nuk shëron shkaqet e saj. Jo të gjitha rastet e impotencës seksuale mashkullore kapërcehen me Viagra. 7-Në disa raste gjëndja shëndetësore e burrit nuk lejon që të përdoret Viagra. Ajo është një bar që jepet me recetë mjeku pasi ai të ketë bërë një testim rigoroz të gjëndjes shëndetësore të të sëmurit dhe përcakton dozën e barit. 8-Viagra ka edhe disa efekte anësore. Disa nga këto janë: turbullimi i pamjes, dhëmbja e kokës, zënia e hundëve e tj. Gazeta: Shekulli |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rrush e kumbulla
» Këze (Kozeta) Zylo: Jam ende i gjallë gjersa rri gërvish me penë, sikur do të rroj sa të më dojë qejfi
» Këze (Kozeta) Zylo: Jam ende i gjallë gjersa rri gërvish me penë, sikur do të rroj sa të më dojë qejfi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi