Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli:NËPËR SHËRIM TË PLAGËVE

Shko poshtë

Shaban Cakolli:NËPËR SHËRIM TË PLAGËVE Empty Shaban Cakolli:NËPËR SHËRIM TË PLAGËVE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 07, 2010 3:06 am

Shaban Cakolli:NËPËR SHËRIM TË PLAGËVE 70839_100001399044603_5567186_n
NËPËR SHËRIM TË PLAGËVE
Shkruan:Shaban Cakolli
Mërgimi si plagë që nëpër shekuj është në kërkim të shërimit,me vete ka bartur dhe asnjëhere nuk e harronmesazhin e fuqishëm:Asnjëherë mos të e harrojmë të kaluaren e popullit,sepse nga ajo mësojmë të tashmendhe të ardhmen.Askush nuk e njeh atdhedashurinë më tepër se mërgimtarët që janë larg atdheut,andaj atanë zemër kudo kanë mallin për te,nga se ngado që shkojnë nuk kanë atdhe tjetër.Mërgimtarëttanë u përballën me të gjitha lëvizjet,sakrificat dhe solidarizimet e mëdha me popullin,.si një familje e madhe nën flamurin kombëtarë.Shpërnguljet edhe pse të padëshiruara ndodhënnga se populli dita-ditës po rrezikohej kolektivisht nga pushtuesi i egër i cili synonte me gjithaformat për të na zhdukur.Viteve 90-ta,një pjesë e madhe e të rinjëve ikën jashta atdheut ngarepresioni sërb.Ikja ishte e dhimbshme për të gjithë,por mërgimtarët edhe me plagën e dhimbjeve që bartënme vete,luajtën një rol të madh në senzibilizimin e çështjes sonë para ndërkombëtarëve,dukepërdorur të gjitha format e lejuara.Ajo veq kësaj nuk u kursya për asnjë qast,për të hapur fondeme të cilat do të ndihmonte familjet e veta,të varfërit,arsimin dhe luftën e UÇKS-së,kundër pushtuesit fashist.

Shumë mërgimtarë lan luksin e mërgimit dhe u kthyan në atdheun tonë,për të i dalur në ndihmëatdheut të pushtuar,nga të cilët disa prej tyre ranë dëshmorë.Për mërgimtarët e rëndësishmeishte që të ndihmojnë me çdo mjet shporrejen e pushtuesit nga vatrat tona.Që Kosova të njihet shtet i pavarur nga ndërkombëtarët kjo ishte shërim plagësh për mërgimtarët.Kosova përnga numri i banorëveka mërgatën më të madhe në Europë.Ne gëzohemi që sot si mërgimtarë na është e lejuarlirisht të kthehemi në vendin tonë.Zënka nga mërgimtarët vijnë shumë shpesh,se nga institucionet tona nukgjejnë përfillëje,andaj ndihen edhe aq keq sikur të jenë refugjat në vendin e tyre.Sido që të jetë ne jemi të detyruar të shkojmë në atdheun tonë,sepse aty kemi dashurinë tonë,të afërmit tanë,popullin tonë,nga se institucionet nuk janë populli,ato janë të përkohëshme dhe nëse sot nukpërfillin sa duhet ,nesër duhet të shkojnë,kurse populli është dashuria dhe besimi ynë,ështëgjella jonë,kurse intelegjenca është krypa që i jep shije kësaj gjelle,po u prish krypa gjella ështëpa shije dhe detyrohemi në kërkim të krypës së shëndoshë.Mërgimtarët saherë kthehen nëatdhe ankohen me ballafaqimin e tyre me probleme të shumëta dhe deri me aspektin e dokumentacioneve.Unë për vete i takoj komunës së Dardanës dhe dorën në zemër duke njohur të kaluaren e Dardanes unëlavdroj dhe gëzohem për njerëzit tanë të administratës atje,me pritjen që na ofrojmë ne mërgimtarëve atje,punën që bëjnë saktësisht për ne dhe vendosshmëri.Më duhet të ceku Rifat Vrapqanin,mikun tim të moqëm që jemi rriturdhe shkolluar bashkë që e takova para Komunës,por mërgimi i gjatë dhe hallet më kishin bërëtë e kisha harruar.Ishte gëzim por edhe mallëngjim kur e njoha,ishte befasi si më pritën punëtorëte administratës atje dhe si më kryan gjitha punët me një pedantëri të pashoqe.Dardana(ish-Kamenica) i takon zonëssë Gollakut që ne e quanim më parë kurse tani e quajnë Gallap,zonë kjo që në kohën e regjimitserb ishte shëndruar në përndjekëjen,eleminimin dhe burgosëjen e bijëve më të mirë të kësajtreve si:Metush Krasniqin,Mehmet Cakolli-Krileva,Tefik Shehu,Rexhep Mala,Nuhi Berisha,KadriZeka, e shumë dëshmorë tjerë të UÇK-së ,nga kjo trevë.Treva jonë sot ka njerëz të dëshiravetë përflakura,njerëz të idealeve të fuqishme,me shumë pregaditje profesionale,me shumë aftësitë fituara si:Demir Krasniqi,Hysen Këqiku,Nexhat Rexha,Femi Cakolli,Esat Cakolli,Bajram,Musli dheMuharrem KosumiFejzullah dhe Femi Krasniqi,Ahmet Isufi,Bislim Pireva,Hysen dhe Milazim Matoshi,MuharremRamabaja,Gani Korça,Beqir dhe Nexhat Buzuku,Kadri Mani,Ukshin Zajmi,Islam Veliu,e shumëtë tjerë.....Sot kjo trevë kishte ndryshuar tërësisht:me një rrjet rrugor që mundësojnë organiziminteritorial me rrjetin rrugor të nivelit rajonal dhe lokal:si Prishtinë,Prapashticë,Mutivodë,Gllogovicë,që pastaj lidhë rrjetin rrugor me fshatrat e Dardanës Krilevë-Strezovc-Dardanë,Gjilan-Prishtinë-Dardanë-Tugjec-Zajçec-Hajkobillë-Prapashticë-Prishtinë.Poashtu në shumë fshatra të kësaj trevejanë zhvilluar dukshëm bujqësia,blektoria-pemtaria,por më e rëndësishmja arsimi i cili rrugëtonme hov.Zhvillimi i kulturës dhe traditës nuk është lënë mbrapa për asnjë çast,ku janë nxjerrur gazeta e revista,janë hapur shtëpi botuese,nxirret një revistë shumë e rëndësishme "GALLAPI" organ i shoqatës"GALABRI" e cila kryan një pjesë të misionit tonë qytetarë,për senzibilizimin e institucionevetë vendit tonë në këtë zonë që dikur thuaj ishte e harruar për vendin tonë.Gallapi sot do të gjejëformën e lulëzimit nëse ka iniciativa të shëndosha private të bizneseve të vogla,duke menjanuar në një anëlogjiken e sistemit socialist,kur një familje priste një pagë shteti,që një njeri të siguroi një familje.Të punojmë të gjithë nga se vetëm puna na bënë vetvetja do të bëjmë një Gallap të njohurpër të ia pasur lakminë.Muaj më parë gjeta kohë të bëjë pushime në Kosovë,të qmallem mefamilje dhe të dashurit e mi në atdhe.Kisha dëshirë të takohem me shumë miq,me disa prej tyre kishim lënë takimepërmes telefonatave,me keq ardhëje duhet të them se disa edhe pas premtimeve në njëformë u janë shmangur takimeve,por mirë nga se nuk ishte e mundur të takoheshim me të gjithë.Fundja unë realizova qëllimet e takimeve nga se u takova me intelektual të familjeve fisnike ebujare me tradita të ndritshme kombëtare si:Demir Krasniqin,Hysen Kqikun,Ibrahim Ibishin,qësikur të e dija se nuk do të e takoj më kurrë do të i përkushtohesha shumë më tepër kohës me te,Hajdar Fejzullahun,Mehedin Përgjeqaj,Xhavit Kryeziun e shumë,shumë të tjerë....Jam shumë i lumtur nga se takova njerëz të rëndësishëm,të fushave më të rëndësishme tëarsimit dhe kulturës kombëtare,që të rinjëve tonë u ofrojnë dritën e diturisë.Takimin me Hysen Kqikunmësuesin që një jetë shpërndau rreze diturie,shkrimtar dhe poet i shquar,mik shumë i dashurdhe i urtër,Demir Krasniqin muzikologun,veteranin e arsimit,një njohës i mirë i kulturave,poetdhe gazetar e organizuam në Hotelin"Kristal" në Gjilan dhe e shquaj ndër takimet që mësë tepërmi më la mbresa.Këta që ceka nuk do të bënte të mos i takoja nga se janë njerëztë mëdhenj,shpirtkërkues që në procesin arsimorë kanë sjellur shumë dritë e dituri,njoheje tërealitetit dhe historisë së kombit.Do të doja të takoja edhe shumë të tjerë,si:Nexhat Rexhën,Shaip Latifin,Musah Ahmetin,Naim Kelmendin,Adem Berishen,Adem Gashin,Ramadan Musliun,Sylë Ukshinin Xhevat Bislimin,etj...por pushimet e mërgimtarit ikun shumë shpejt dhe nuk realizonkrejt ate që planifikon.Nga këto takime u pasurova shumë me literaturë,me libra mjaft të mira të Demir Krasniqit,Hysen Kqikut,Ibrahim Ibishit,antologji që të njohin me tërë poetët e Gallapit,revista"Gallapi" etj...Me Demir Krasniqin ia dola të takohem për herë të dytë dhe si mik në shtëpinë e tij,në njëpritje të ngrohët që do ta mbajë mend gjatë.Vizituam dhomën e tij të punës mbrenda të cilës kishte një pasuritë begatshme,bibliotekë librash,instrumente të të gjitha llojeve të muzikës,veshëje kombëtare,që rrallë kush mund ti ketë,tërë kjo pasuri ishte krijimtaria e tij letrare dhe kulturore.Po ditët e pushimitikën shpejt,dhe u desh me dhimbje të marr aeroportin për të ikur në skëterrën tonë që vet e kemikrijuar para disa vitesh.Kjo rrugë kësaj radhe sikur ndihej më e lehtësuar;Kosova që më nukka brenda thundrën pushtuese,dal-ngadal po shëron plagët e mërgimtarëve.

Shaban Cakolli:NËPËR SHËRIM TË PLAGËVE 148291_134966696559964_100001399044603_185513_1459343_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi