Frank Shkreli: 66-Vjetori i Lindjes së Presidentit legjendar të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova
Faqja 1 e 1
Frank Shkreli: 66-Vjetori i Lindjes së Presidentit legjendar të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova
66-Vjetori i Lindjes së Presidentit legjendar të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova
Nga Frank Shkreli
Dy Dhjetori shenoi 66-vjetorin e lindjes se udheheqesit te madh te shqiptareve dhe Presidentit te pare te Kosoves dardane, por edhe themeluesit te diplomacise se re shqiptare, Dr. Ibrahim Rugoves. Mbasi vitet po kalojne, eshte nje rast i mire per mua -- qe me dy tre fjale te kujtoj takimin e pare me - ne ate kohe - Prof. Dr. Ibrahim Rugova. Ishte tetori i vitit 1989. Dr. Ibrahim Rugova ishte ftuar se bashku me Prof. Dr. Engjell Sedaj nga Kisha Katolike "Zoja e Keshillit te Mire", ne Bronx, New York, per te marre pjese ne seminarin kushtuar 300-vjetorit te vdekjes se Imzot Pjeter Bogdanit, qe u mbajte ne Universitetin katolik Fordham. (Zoti Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Keshillit te Kishes ka botuar kohet e fundit te gjitha punimet studimore te seminarit ne nje liber shume te pelqyeshem, per ata qe mund te jene te interesuar te mesojne me shume ne lidhje me ate senminar historik).
Disa dite pas perfundimit te seminarit ne universitetin Fordham, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjell Sedaj vijne me nje mik timin, Zotin Simon Simolacaj, ne Washington. Ne ate kohe une punoja si keshilltar i programeve radiofonike drejtuar botes komuniste, ne Dikasterin Evropian te Zerit te Amerikes. Atehere une nuk dija shume as per njerin as per tjeterin, pervec faktit se ishin dy intelektuale te dalluar nga Kosova, te ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare ne New York per te folur me rastin e 300-vjetorit te vdekjes se Imzot Pjeter Bogdanit. Por e prita mire viziten e tyre pasi ishte nje privilegj per te patur ne shtepine time dy mysafire te tille, e per me teper, vizita e tyre solli mundesine per te biseduar mbi gjendjen e atehereshme ne Kosove, pasi megjtihse punoja ne qender te informatave e lajmeve, lajmet nga Kosova ishin te paketa dhe ato qe na vinin ne redaksi ishin pothuaj, pa perjashtim, te ngjyrosura nga propaganda serbe, e cila ia paraqiste botes ceshtjen shqiptare ne Kosove si donte vete. Zeri i shqiptareve ne Kosove nuk ndegjohej dhe bota e jashteme nuk ishte aspak ne dijeni te vuajtjeve e torturave qe diktatura serbe bente ndaj popullates shqiptare. Ishte jetike qe te krijohej nje kunder-balance ndaj shpifjeve te Beogradit dhe te njoftohej bota, e sidomos Washingtoni rreth instalimit te nje regjimi diktatorial policior e ushtarak serb ne Kosove, qe kishte ne plan cfarosjen e shqiptareve nga Dardania antike.
Nuk do ta harroj kurr ate vizite si dhe bisedat me Dr. Rugoven, qe me binde se sa rendesi kishte per te sensibilizimi i ceshtjes shqiptare ne arenen nderkomebtare, sidomos ne Washington. Si studjues i historise dhe si atdhetar i vertete - qe i dallonte mire miqet ng armiqet e kombit shqiptar -Dr. Ibrahim Rugova, e dinte mire se ne Shtetet e Bashkuara do te gjente mikun dhe perkrahsen e te drejtave te shqiptareve, sic ka ndodhur c'prej perkrahjes se pavaresise se Shqiperise nga Presidnti Udrou Wilson e ketej. Prandaj, une e konsideroj viziten e pare te Dr. Ibrahim Rugoves ne New York dhe ne Washington si fillimin e diplomacise moderne te Kosoves, si fillimin e nderkombetarizimit te ceshtjes se Kosoves. Koha e tregoi se Dr. Rugova u kethye ne Kosove nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes i frymezuar dhe me nje sens misioni personal. Jo vetem Kosova, por i mbare ;ombi shqiptar tashti kishte nje zedhenes ndryshe. Kosova tashti, megjithse ne rrethana gjithnje shume te veshtira, kishte nje ze te urte qe degjohej e respektohej nag te gjithe bashkbiseduesit. Ishte nje ze qe fliste per te drejta te shqiptareve ne trojet e tyre, per liri e demokraci per popullin e vet, dhe si asnje person tjeter, sic thote edhe ish-presidenti Klinton, e shpjegonte ceshtjen shqiptare nnga pikepamja historike dhe njerezore. Si askush tjeter, Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botes perdhunimin historik te kombit shqiptar dhe bota me ne fund e ndegjoi. dhe filloi te interesohej per tragjedine ne Kosove. Me urtine e tij te madhe, Dr. Ibrahim Rugova luftoi kunder pohimeve anti-shqiptare te te gjithe atyre qe i paraqisnin shqiptaret si te egjer, dhe si njerez jo te zotet per vet-qeverisje.
Foto e fundit e autorit me Presidentin Rugova |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi