Pak: Mos i bëni gabimet e Shqipërisë!
Pak: Mos i bëni gabimet e Shqipërisë!
Pak: Mos i bëni gabimet e Shqipërisë!
Udhëheqëset e delegacionit të Parlamentit Evropian, që do të vëzhgojë zgjedhjet e së dielës në Kosovë, deputetet Doris Pak dhe Ulrike Lunaçek, kanë bërë thirrje për një dalje sa më masive të qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje, në mënyrë që të demonstrojnë se kosovarët janë të gatshëm të marrin në duart e tyre përgjegjësinë për shtetin e tyre të ri.
Ato, në një konferencë për gazetarë në Bruksel, janë shprehur të bindura se kosovarët do të dinë t’i organizojnë si duhet këto zgjedhje dhe t’i evitojnë parregullsitë, ndërsa Këshilli Zgjedhor, sipas tyre, do ta ketë përgjegjësinë kryesore për këtë.
Dorisa Pak ka tërhequr vërejtjen për partitë politike në Kosovë, që të mos i bëjnë gabimet që bëhen në Shqipëri, transmeton REL.
“Besojmë se ato nuk do të kenë guxim të bëjnë çfarë bëhet në Shqipëri, sepse e shohin se çfarë pasojash ka Shqipëria. Nëse zgjedhjet do të jenë të rregullta, nëse Këshilli Zgjedhor dhe ne si vëzhgues e themi këtë, atëherë askush nga partitë politike nuk guxon të mos i pranojë rezultatet”, është shprehur Pak.
Ndërkaq, Ulrike Lunaçek ka thënë se partitë politike duhet të heqin dorë nga tentimet për të ndërhyrë në media. Sipas saj, ato nuk duhet të bëjnë kurrfarë presionesh apo manipulimesh ilegale ndaj qytetarëve për të fituar ndonjë votë.
Parlamenti Evropian, siç u konfirmua sot në Bruksel, do të ketë një delegacion vëzhgues në Kosovë nga dita e premte dhe ai do të ndahet në dy ekipe vëzhguesish.
“Do të përqendrohemi kryesisht në zonat, ku në të kaluarën ka pasur tentime për parregullsi”, ka thënë Lunaçek, e cila së bashku me zonjën Pak do të udhëheqin delegacionin shtatë-anëtarësh të Parlamentit Evropian.
Këto dy deputete të PE-së e kanë përshëndetur faktin se në këto zgjedhje ka edhe tri subjekte të reja politike që garojnë. Po ashtu kanë shprehur pritjet që edhe serbët e Kosovës të dalin në këto zgjedhje në një numër sa më të madh.
“Për fat të keq, Beogradi ka qëndrim negativ ndaj pjesëmarrjes së serbëve në këto zgjedhje. Por, shpresojmë se, përkundër kësaj, një numër i madh i serbëve të Kosovës do të vendosin vetë për fatin e tyre dhe do të dalin në votime”, ka thënë Doris Pak
Faktin se do të ketë dhjetëra-mijëra vëzhgues vendorë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, një delegacion nga Parlamenti Evropian, një vëzhgim diplomatik po ashtu, sikur edhe delegacione të parlamentarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Doris Pak dhe Ulrike Lunaçek e kanë quajtur garanci që zgjedhjet do të kalojnë mirë dhe Kosova do ta kalojë një provim të rëndësishëm të pjekurisë së saj politike si shtet i ri.
Edhe një herë, këto dy deputete kanë porositur partitë politike që, sado që mund të duket e kuptueshme për një fushatë zgjedhore, të mos japin premtime joreale, me qëllim të manipulimit të qytetarëve.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ‘Mos u bëni si AKR-ja’
» Berisha në Romë: Bëni që kriza të mos zgjerohet
» Lushi: Do të verifikohen të dhënat, gabimet janë njërëzore
» Mishtorja Beni ne Tetove
» Shefqet Krasniqi i kundërpërgjigjet Blerandit: Bëni sa më shumë fëmijë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi