Isa Mustafa po provon ta fusë Kosovën në luftë qytetare
Faqja 1 e 1

Shkruan: Teki Dervishi
Isa Mustafa deklaroi se nuk e njeh validitetin juridik të KQZ-së dhe se ai do ta mandatojë qeverinë e ardhshme, meqë ia lejuaka Kushtetuta. Por Kushtetuta këtë “iniciativë” private ia lejon vetëm nëpërmjet zbatimit të procedurave ligjore që parashihen ligjërisht, përkatësisht vetëm nëse mandatori zyrtar PDK-ja, nuk do të mund të krijonte kuotën e koalicionit që e kërkon ligji për mandatimin e qeverisë. Si u dashka ta mandatojë një qeveri ky Isa Mustafa, para se t’i pranojë (t’i njohë ”zgjedhjet e 12 dhjetorit”)? Mbase do të shpallë zgjedhje private, në stilin siç e ka vetëzgjedhur veten si kryetar të LDK-së? Ai nuk i njeh zgjedhjet, por ja që jashtë “sistemit” legjitim, ai do ta mandatojë qeverinë “e tij” thuajse jeton në një vend feudal, e jo në një shtet të ligjit. Çka zbulon kjo? Kjo zbulon “koalicionin e madh” të të gjitha partive majtiste kundër PDK-së, koalicion konspirativ që është hetuar të ekzistonte që nga fillimi i vitit 2010, por që është zbuluar me prishjen e koalicionit PDK-LDK dhe me vetëzgjedhjen e Mustafës si kryetar i LDK-së, nëpërmjet puçit që ky e ka organizuar prapa shpinës së Sejdiut.
Luksi i shqipërizimit të modelit elektoral të Kosovës, në këtë situatë shumë të brishtë të kualifikuar (nga ndërkombëtarët) si “konflikt i ngrirë” dhe në këtë momentum kur Kosova është vënë përsëri në agjendë të BE-së dhe SHBA-së, është më e keqja që mund t’i ndodhë këtij shteti të ri, dhe është prolog i qartë i një lufte qytetare që po e nxisin disa forca që vota e popullit i nxori jashtë “skenës politike”. Pse? Sepse a do të lejojë verdikti i elektoratit që dikush me modelin organizativ të banana-revolucioneve, t’ua mohojë votën e shumicës dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur?
Menjëherë pas shpalljes preliminare të zgjedhjeve të 2010-s, natën e 13 dhjetorit, në reagimet e “të të humburve” nëpër debate televizive dhe prononcime të ndryshme, e zbuluan reprezentacioni i “koalicionit të madh” konspirativ, i përbërë nga gati të gjitha partitë që ishin koordinuar një vjet më parë për të bërë puç mbi pushtetin e Kosovës, duke konstruktuar “zgjedhje të parakohshme” që do t’i impononte largimi arbitrar nga pushteti i një pjese të koalicionit.
A ka Kosova situatë që të futet në komplote të organizuara me precizitet kundër pushtetit të saj? Ata e kanë llogaritur që, kinse duke e nxjerrë LDK-në nga letargjia që ishte pasojë e fraksionimit të saj pas vdekjes së Rugovës, të organizohen brenda saj të gjitha fundërrinat majtiste që nuk mund të çlirohen nga hipotekat e së kaluarës. Dallimi ndërmjet pavarësive të Shqipërisë e të Kosovës është esencial. Shqipëria nuk është “e mbikëqyrur” dhe mund t’i lejojë vetes luksin e luftës për pushtet në dëm të stabilitetit shtetëror. Nëse përfillim prononcimet e shumë figurave influence në instancat e BE-së, tashmë është konstatuar se stagnimi i Shqipërisë në inkuadrimet e pritshme me Unionin Evropian, ka stagnuar pikërisht për shkak të një përpjekje revolucionare të opozitës që provon ta shndërrojë Shqipërinë në një shtet anarkie, në një banana republikë. I njëjti model provon të inskenohet edhe në skenën politike të Kosovës, dhe kjo tashmë është shumë punë e qartë. Demokracia e nivelit të shprehur me vokabular shfrimesh emocionale të njerëzve të verbuar nga etja për pushtet, nga njerëzit e njohur si strukturë e kleptomanisë së Kosovës, shpien drejtë anarkisë dhe prodhimit artificial të krizave që vështirë do të riparohen në dimensione kohore. Dekonverzacioni i opozitës dhe pozitës, sipas vokabularit publik, nuk ka asnjë fakturë të “dialogut politik” por ka një fakturë tipike të “anatemave morale” në kundërshtitë që nuk kanë të bëjnë me koncepte politike, por me tendenca që ta personalizojnë rolin e individëve në udhëheqje të shtetit. Janë këta individë që nuk mund të jetojnë pa pushtet dhe që pushtetin e konceptojnë si një fabrikë që prodhon të mirat vetëm materiale për ata që e udhëheqin. Komplotistët që tash dolën në skenë, njihen si individë më të pasur të këtij vendi të varfër.
Jo vetëm pas 12 dhjetorit, por gati gjatë gjithë vitit 2010, ka ekzistuar “lidhja konspirative” e një grupi të vogël në LDK të prirë nga Kryetari i Komunës (ku nuk ishte Fatmir Sejdiu), lidhje kjo konspirative nëntokësore ndërmjet disa partive. (Këta u zbuluan pas reagimeve mbi validitetin shembullor të zgjedhjeve të 12 dhjetorit). Këta kishin planifikuar që posa ta rrëzojnë qeverinë dhe t’i detyrojnë zgjedhjet e parakohshme, të fitonte në zgjedhje LDK-ja dhe fitorja e saj ta zbulonte “koalicionin e madh” të partive kundër vetëm një partie (PDK-së). Gjatë gjithë vitit 2010 propaganda në mediat e tyre kishte arritur përmasën kontinentale të denoncimit të shtetit të Kosovës si shteti “më i korruptuar në botë”. Ishin blerë edhe disa misionarë me biografi të dyshimtë. Kombinatorikat perfide të komplotistëve u diellandritën me prishjen e koalicionit pushtetar, atë çast u shporrën maskat e individëve që po përpiqeshin për ta futur Kosovën në situatë anarkie, duke i bllokuar institucionet e shtetit, duke penguar aprovimin e buxhetit, privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha, etj. etj. Në vend se partia e koalicionit (LDK) të ishte përkrah pushtetit brenda pushtetit që e qeveris tre vjet LDK-ja (Grupi i Mustafës, jo krejt LDK-ja) lidhi “koalicione të fshehta” për të organizuar një shumicë parlamentare me disa parti së bashku, që të mos themi gati-gati me të gjitha partitë në opozitë. Prandaj sot Isa Mustafa thotë se ai do ta mandatojë qeverinë, edhe pse nuk e ka marrë votën e popullit për këtë gjë.
“Motivi” i rremë i pakënaqësisë së Isa Mustafës ishte decidiv: quhet koalicioni PDK-LDK. Derisa të gjithë ministrat e LDK-së deklaronin në media se po bashkëpunonin në mënyrë të shkëlqyeshme me Kryeministrin dhe ministrat që i takonin PDK-së, Mustafa nuk linte rast pa hedhur gurë në koalicionin PDK-LDK, edhe pse ishte këshilltar i presidentit Sejdiu. Lajmi agjil që ministrat e LDK-së (etj.) ta lëshonin pushtetin për një ditë, më së shumti i befasoi vetë ministrat e LDK-së. Ata, si edhe anëtarësia e kësaj partie, ende nuk e kishin të qartë se në LDK ishte bërë puçi i Isa Mustafës nëpërmjet lojtarit Bukoshi, për ta fajësuar Sejdiun se ai kinse e paska shkatërruar partinë duke lidhur koalicion qeveritar më PDK-në, edhe pse thoshin se këtë e kanë bërë për “interes të Kosovës” dhe me insistimin e të huajave.
Isa Mustafa e ka pasur lehtë ta mashtrojë anëtarësinë dhe pjesën më të madhe të Kryesisë së LDK-së, dhe t’i realizojë qëllimet e veta për t’u bërë i pari i LDK-së, një partie e cila nuk ekziston më de facto. Por që të bëhet i pari i Kosovës, duhet ta marrë miratimin e pjesës më të madhe të popullit, e kjo merret vetëm me votën e popullit. Por, edhe mund të ndodhë që të bëhet i pari i Kosovës, pas një lufte civile (qytetare), por në atë rast ai duhet ta dijë se kush e derdh gjakun e popullit për pushtet të vetin, në kohën bashkëkohore nuk mund ta gëzojë pushtetin as një ditë të vetme.
Megjithëkëtë, Kosova është e “mbikëqyrur”, dhe nëse mbikëqyrësit e kanë planifikuar edhe një luftë qytetare në Kosovë, ajo mund të ndodhë dhe nuk do të mund të evitohet. Mustafa mund të jetë vetëm një instrument. Por nëse kjo është vetëm ide e Isa Mustafës dhe e kamarilës së partive të ndryshme të “koalicionit konspirativ”, atëherë ai po bën llogari të gabuara.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Isa Mustafa po provon ta fusë Kosovën në luftë qytetare
Asgjë më nuk kuptoj. Spaska më mirë se të shiqoj vetëm punën time!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi