Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nderohen bijtë e Malësisë, Shaban Binaku e Abdullah Hoxha

Shko poshtë

Nderohen bijtë e Malësisë, Shaban Binaku e Abdullah Hoxha Empty Nderohen bijtë e Malësisë, Shaban Binaku e Abdullah Hoxha

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 15, 2010 11:59 pm

Nderohen bijtë e Malësisë, Shaban Binaku e Abdullah Hoxha


Nderohen bijtë e Malësisë, Shaban Binaku e Abdullah Hoxha Foto_14

Beqir Sina Nju Jork
Shqiptarët e Amerikës falënderojnë Gjakovën që nderoi bijtë e Malësisë, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha

Me rastin e nderimit te dy figurave të kombit, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha, ne 100 vjetorin e varjes së tyre nga xhonturqit, z. Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, i ka drejtuar kryetarit te komunës së Gjakovës, Dr. PaLLeka një letër faleminderimi ku thuhet se shqiptarët patriot e atdhetarë në SHBA-ës, falënderojnë Gjakovën, që nderoi bijtë e Malësisë, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha.
"Ata ishin dy burra nga Tropoja, të cilët, u rritën në djepin e trimërisë, dhe me këngën e lirisë, dy emra të cilët u gdhenden në historinë shqiptare, kështu u tha në akademinë përkujtimore, organizuar me rastin e 100 vjetorit të Kryengritjes së vitit 1910, përkatësisht varjes së Patriotëve Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha." Sipas medias gjakovare është njoftuar se të pranishëm në këtë akademi përkujtimore përveç strukturave komunale të Gjakovës, të pranishëm ishin dhe mysafirë të shumtë nga Shqipëria e Kosova, mes të cilëve edhe Princi Leka Zogu, pastaj zëvendësministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ekrem Spahija, deputet të Parlamentit shqiptar, kryetar komunash të Kukësit e Tropojës dhe familjarë të patritotëve të shquar Shban Binaku dhe Abdulla Hoxha. Për figurën e ndritshme të këtyre dy atdhetarëve, që radhiten ndër luftëtarët e shquar në shumë beteja për çlirimin e trojeve shqiptare folën profesorët e Institutit të Historisë të Kosovës, Jusuf Bajraktari dhe Frashër Demaj, kryetarë të bashkive matanë kufirit, bashkëqytetarë dhe familjarë të dëshmorëve dhe personalitet të jetës shoqërore. Me në fjalë rasti për rezistencen e dy patriotëve dhe kontributin e tyre për çështjen kombëtare u prezentua edhe Dr.Pal Lekaj kryetar ikomunës së Gjakovës.

Nderohen bijtë e Malësisë, Shaban Binaku e Abdullah Hoxha Fotoja_14

Atdhetarët Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha, u nderuan me mirënjohje pas vdekjes nga struktura të Shqipërisë. Përveq akademisë përkujtimore, në 100 vjetorin e varjes së dy dëshmorëve, u shfaq edhe një film dokumentarë, është zbuluar pllaka përkujtimore në nje shesh ne qytetin e Gjakoves, si dhe janë vendosur kurora me lule në varrezat ku prehen trupat e dy dëshmorëve Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha.
Nderohen bijtë e Malësisë, Shaban Binaku e Abdullah Hoxha Fotojaa_14

Duke përkujtuar 100 Vjetori i varjes në litarë të dy figurave të shquara të asaj kryengritje , Shaban Binakut dhe Abdulla Hoxhës, gjithmon sipas shtypit lokal, thuhet se pjesmarrësit thanë se ngjarjet e atyre viteve sollën edhe pavarësinë e Shqipërisë më 1912-të dhe shënuan kështu fillimin e një rrugë të gjatë deri tek pavarësia e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Gjakovës dr. Pal Leka, tha se Dita e flamurit kombëtar është kremte e gjithë shqiptarëve dhe ajo i ka rrënjët në shëmbëlltyrën e të rënëve për lirinë e shqiptarëve. " Me përkushtimin dhe flijimin që na japin këto familje - Binaku dhe Hoxha janë shëmbëlltyra e jetës dhe e vdekjes së përbashkët për komb - atëdhe dhe bashkim kombëtar.

Nderohen bijtë e Malësisë, Shaban Binaku e Abdullah Hoxha Fotojaaa_14

Deputeti i Parlamentit Besnik Dusha tha se nëntorin e sivjetëm shqiptarët e kremtojnë krejt ndryshe nga e kaluara e tyre."Ky 100 vjetor tha deputeti Dusha, është përvjetori i pavdekësisë i kryengritësve dhe heronjëve të përjetëshëm dhe e gjenë kombin tonë në momenetet më fat-lume , Kosovën e lirë e të pavarur dhe Shqipërinë e lulëzuar dhe që vazhdon të ndryshojë për çdo ditë ; Shqipërinë anëtare të NATO-s, shqiptarët do të lëvizën pa viza në të gjithë Europën dhe Shqipëri aspirante për në Bashkimin Europian," kështu citohet të këtë thënë ndër të tjera edhe Deputeti i zonës Besnik Dushaj.
Në këtë përkujtimore e ka marr fjalën edhe Princi Leka i biri pretendenti të Fronit Mbretit Leka Zogu i I-rë, i cili bëri thirrje për respektimin e të gjithë atyre që flijuan më shumë për këtë ditë që gëzojmë ne sot. Princi Leka, theksojë "Zëri i Amerikës", në një reportazh të shkurtër të saj, tha se në "këtë ditë të rëndësishme duhet të kujtojmë ata që u flijuan dhe sakrifukuan për këtë ditë të madhe që gëzojmë ne sot, të gjithë shqiptarët , prë të gjithë ata që bënë gjithçka për kombin dhe atëdheun tonë, për lirinë tonë, që u luftua me sakrifica dhe mundim , pra janë të gjithë ato familje si ajo Jashari edhe familje të tjera të Kosovës të cilat luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Pinjolli i familjes Binaku, pasardhësi i kësaj familje të nderuar në këtë anë, veprimatri i dalluar i komunitetit Musli Mulosmani, i bëri jehonë të madhe ngjrjeve të atyre viteve duke përkujtuar 100 Vjetorin e varjes në litarë të dy figurave të shquara të asaj kryengritje , Shaban Binakut dhe Abdulla Hoxhës. Mulosmani tha se "sot, jemi në një vend ashtu siç e dëshironin të gjithë ata që u flijuan për këtë ditë. Ne jemi sot të lirë dhe të bashkuar të paktën shpirëtërisht dhe fizikisht, më afër dhe më të bashkuar sesa sot kurr nuk kan qënë ndonjëherë shqiptarët në historinë e tyre." tha ai duke sigamtizuar apostolatin e Mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu - "për një Shqipëri Etnike".
Veprimtari i dalluar i komunitetit Musli Mulosmani, ka falënderuar në mënyrë të veçantë në emër të tij dhe familjes Mulosmani në Amerikë, z. Harry Bajraktari veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe të gjithë patritotët dhe atdhetarët shqiptarë në Amerikë, që falënderuan Gjakovën që nderoi bijtë e Malësisë, Shaban Binaku dhe Abdullah Hoxha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi