Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:I KËNDON GURIT DHE MALIT(Mikut tim Agim Gashit)

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:I KËNDON GURIT DHE MALIT(Mikut tim Agim Gashit) Empty Adem Zaplluzha:I KËNDON GURIT DHE MALIT(Mikut tim Agim Gashit)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 17, 2010 12:00 am

Adem Zaplluzha:I KËNDON GURIT DHE MALIT(Mikut tim Agim Gashit) Img009ow

Adem Zaplluzha:I KËNDON GURIT DHE MALIT

(Mikut tim Rapsodit Agim Gashi)

Mos këndo
Kur vetëm zemra të këndon
Pyete telin e katërt të sharkisë
Dhe ndalu në perden e dytë
Bisedo me eposin
Miku im

Ti nuk heshte
Kur na i vodhën këngët
Edhe më shumë bisedove
Besa edhe i përballe stuhitë
Kur shkoje me Anton Çettën
Deri të Verrat e Llukës

Të thanë ja kalorësi i rapsodive
Që zbret nga lashtësia
Ti heshte
Në zërin tënd burrëror
Nuk i përfille vajet
Por këndove
Për gjakun që i falej atdheut

Të kujtohet ajo lokja
Që i lidhte thinjat e flokëve
Në këmishën e përgjakur
Dhe e shtrydhte kokën e gjarprit
Mu si zanat e malit
Kur i ndihmonin Mujit

Asnjë pikë loti
Në vetullat e shkëmbit
Çdo gjak i falej atdheut
I falej djemurisë
Që një ditë të zgjohet
Më krenar se dykrenori
Më krenar se liria

II

Ende me sharkinë e vjetër
Je duke bredhur
Ti miku im
Herë në metropolet e Evropës
E herë në Tiranë e Prishtinë

I këndon gurit dhe malit
Edhe dheut
që i ndihet gjëma
Përroit që në kujtesë
Na gurgullon
Sa me afsh i falesh atdheut
Nga DÜRENI e largët
Kur një sharki gjëmon
E një zë i ëmbël
Përmallshëm na jehon



Adem Zaplluzha:I KËNDON GURIT DHE MALIT(Mikut tim Agim Gashit) Pb260191
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi