Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keze (Kozeta) Zylo: Cikel poezish

Shko poshtë

Keze (Kozeta) Zylo:   Cikel poezish Empty Keze (Kozeta) Zylo: Cikel poezish

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 10, 2009 11:26 am


About Me






About Me



Keze (Kozeta) Zylo:   Cikel poezish KZ
Name: Keze (Kozeta) Zylo
Location: Staten Island, New York, United States









Valbona, bija ime


VALBONA, BIJA IME

Gjethi sapo ka dale,
Si gur diamandi shndrin vesa,
Ngadale piklon deri tek rrenjet,
E etjen ma shuan pa kuptuar,
Si tek burimi i Valbones ne mal.
E une prej dore me Valbonen,
Loz me ujin pllac e plluc,
Duke puthur emrin e bijes sime,
Qe nuk eshte me udhetim imagjinar,
Por nje vizion ngjyrash i dritares time.
Une kridhesha e tera ne valet e pastra,
E shpesh i thoshja sime bije,
Emrin e bukur qe ke Valbona,
Shume prej personazheve i le ne hije.
Ky emer i magjishem ne shpirtin tim ka hyre,
Me xhigelit e si note ne pentagram tingellon,
I mbeshtjelle me vellon blu Valbone,
Dehem dhe mallengjyer shpirtin me pershkon.
Vals dua te vallezoj me ty engjelli im,
Mbi lendinen e gjelber prane Valbones,
Le t’ja kaloj dhe valsit famoz te Danubit,
Me sterkalat e ujit kristal te Tropojes.
Pasqyra e ujit si feniks shfafqet,
Kudo ne rrugen tende te shkollimit,
diplomat e tua si mozaik, arberie,
Formojne kuroren e arsimimit.
Oh, c’me shetit fantazia lumit te paster,
ku si mendafsh duken guret e vegjel,
Ato gure t’i kishja ketu ne New York,
Do shqyeja veshjen me dru, te shtepise sime,
E me emrin VALBONA do skalisja porten time.
Manhattan, NY, Qershor, 2005


SHIJA E DASHURISE

Buzëqeshja tënde si petalet e mëngjesit shndrit,
Sapo sheh sytë e mbushur me jetë,
Ngacmuar nga shikimet vjedhurazi përherë,
Si vezullim ndjenjash në rrahje pulsesh troket.

Puthja lozonjare si shkëndija, me xixa përhapet,
Në flakën e nxehtë të dashurisë,
Butësisht prekin mollëzat e njoma,
Parfumosur me afshin e rinisë.

Puthja e rrëmbyer shpuzohet më shumë,
Sythe lëshon në degët e trupit tim,
Kapilarët e gjakut qarkullojnë si lumë,
E etshëm thith, pa ndrojtje dashurinë.

Bashkimi I buzëve si pikturë nudo,
Jep tinguj të brendshëm nën zë,
Lëshon ofshama në akustikën brenda,
Në lumturinë e valsit, oh, c’shije të lë!

Kozeta Zylo, Staten Island, Nentor 2005



HISTORIA E KAFSHUAR

Atdheu im,
Pse mundohen "Ata"
T'i varrosin mekatet,
Gjerat e kobshme katran,
Mjere shamizezat nena,
Qe mbi mollezat e fishkura,
Kalon currili i lotit,
Per djemte e tyre qe vane.
A do te gjendet nje dite,
E verteta e brishte e historise,
Qe gjeneratat mos te konfuzohen,
Dhe une mos te behem xhind,
Qe me thonje shtrigash,
Zhgarravinat e historise t'i gris!
Ndoshta do te duhet pune,
Qe dheun mos ta germoje Kau i Zi,
E qe studentet e mi,
Mos te shkojne me hamall neper Evrope.
Por me forcen e Atdheut,
Dhe krenarine e te pareve,
Te ndalojme vrasesit gjakftohte,
Qe Shqiperia mos te jete me,
E kafshuar si ne vitet 1912-te,
Por e bashkuar me te gjitha trevat,
Me Kosoven legjendare dhe Camerine e masakruar.
E ne zemrat tona prush, e verteta te dihet,
Jo me refren i kobshem,
Clirimi eshte ne 28?!
Clirimi eshte ne 29?!
Por per pikat kyce te historise,
Le te veshim gunen e bashkimit,
Dhe ne mos te vuajme me
Nga kafshuesit HistoSTRUCE te cvirgjerimit!
Manhattan, Prill, 2005
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keze (Kozeta) Zylo:   Cikel poezish Empty Re: Keze (Kozeta) Zylo: Cikel poezish

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 10, 2009 11:32 am

Monumenti i Lotit


Monumenti i Lotit

Sa lot eshte derdhur,
Per ty nenokja ime Shqiperi!
Neqoftese do te kishim mundesi per t’I mbledhur
Me siguri do te krijohej nje oqean i tere,
Ndoshta oqeani me i madh kohor,
Ne gjithe rruzullin tokesor.
Eshte lot i brezave, qe pushtuesit pane me sy,
Eshte lot I vashave, per te dashurit,
Qe u arratisen nga aty,
Eshte lot i pleqve,
Per femijet qe i lane ne vetmi,
Eshte lot i bijes,
Qe s’u ndodh prane ne vdekjen e nenes,
Eshte lot i femijes,
Qe rritet pa pare baba me sy.
Jane varret e prinderve,
Qe u mbuluan pa nje grusht dhe te burrit,
Eshte lot im qe çan palcen e gurit.
E si kale I hazdisur, vrapoj neper shekuj,
Per te qemtuar brengat te qendisur ne shpirtra,
Qe pena ime bashke me skulptorin,
Te ngrene madherishem, monumentin e lotit.

Washington, Shkurt 2001




Heu, Kosove!


HEU, KOSOVE!
Marre nga libri “Monumenti i Lotit”
Botuar ne gazeten “Pena Shqiptare” USA

Ma blove shpirtin, nen mokrrat e Evropes,
Kur copetohej trupi si me hanxhare,
Therrte gjoksi, nga rrjedha e plages,
Ku vendosej fati nga kasape te marre.

Me lere te endem e lire,
E te vije aty, ne token time,
Dhe pastaj te perulem ne gjunje,
Pa ushtare me tyta, rreth zemres sime.

Qe syte e mi, mos te hedhin lot,
Si shelgje lotues per te renet,
Por loti im le te kthehet ne kokrriza,
Ku te godas si bresher, ata qe skermitin dhembet.

Dua te thyej hekurat qe te rrethojne,
E te futem ne shpirtin tend gjigand,
Le te mbushem andej me frymen tende,
E te ringjall fizikisht heronjte,qe per ty jeten dhane.

Heu Kosove!
Me dramen tende ne shpine,
Ecje, luftoje dhe asgje s’te ndalte,
U desh fundi i nje shekulli,
Qe lufta tende, shkeputjen nga Serbia te shpallte.

Pavaresia tende e afert,
Nuk eshte me imazh hyjnor,
Ne te jane murrosur shpirtrat,
Qe premtimi i dhene te jete burreror.

E nese ju gjykates boterore,
Rivrisni shpirtrat e murosur,
Trupat e shenjta te tyre,
Do ta kthejne ne legjende, lirine e burgosur.


Keze (Kozeta) Zylo
Manhattan, Prill,2005






[b]Mesuesve te gjimnazit "Cajupi" dhe "1Qershori"



MESUESVE TE GJIMNAZIT “CAJUPI”
DHE “1 QERSHORI”

Qiellin me pikeçuditese e mekova,
E si lot margaritar rrezohen mbi mua,
Eshte lemimi i mallit per shoqet,
Per ato mesuese, qe sa shume i dua.

Sa here diskutonim bashke, ne shkolle a kudo qe ishim,
E butesine e fjaleve mbi supe i kam,
Varur si menge, simbol dashurie,
Ngjizur ne shpirt, mjalte mencurie.

Edhe pse vitet, Ajzberg po behen,
Une s’pyes, mallin jua var juve ne mengen tjeter,
Se dashuria jone ka qene e perbashket,
Nje Titanik, i pambytur, histori e vjeter.

Kujtimet si nektar i mbledh nje nga nje,
Shperndare ne fotografi, e ne ditare mesuesi,
Dhembshurine e madhe qe kam per ju,
I tjerr me kujdes, me dhimbjen e nje shkruesi.

Manhattan, 1 Qershor, 2000





Polena e puthjes


Polena e puthjes

Puthjet e embla jane si flutura,
Qe fluturojne magjishem, ne hapesiren e zemres,
Ndezin gjakun, shtojne ritmin e jetes,
E etshem thithin burimin e veses.

Jam ngjizur e tera, brenda teje
Dy zemrat rrahin si nje e vetme,
Nuk lekunden nga stentet, muzgjet,
Levizja kryhet si deshire e perjetshme.

Ne prush le te digjet puthja, qershi,
Ne llaven e zjarrte te dashurise,
Une nuk do te jetoja dot pa te,
Do te ishja si kali gerdalle, ngordhur qe i ri.

Kjo ndodh ne syte e dashuruar,
Kur ti flocka puthjesh me lë ne buze,
E une ashtu e marrosur,
E vjedh floçken dhe e stampos ne gushe.

Tani si nje engjell me vjen puthja,
Kur shpirtrat bashkohen ne nje,
Shigjeta e shikimeve eshte tretur e tëra,
Dashuria perhapet si polenë ne të.

Keze (Kozeta) Zylo Manhattan




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keze (Kozeta) Zylo:   Cikel poezish Empty Re: Keze (Kozeta) Zylo: Cikel poezish

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 10, 2009 11:36 am

Historia e kafshuar


HISTORIA E KAFSHUAR

Atdheu im,
Pse mundohen "Ata"
T'i varrosin mekatet,
Gjerat e kobshme katran,
Mjere shamizezat nena,
Qe mbi mollezat e fishkura,
Kalon currili i lotit,
Per djemte e tyre qe vane.
A do te gjendet nje dite,
E verteta e brishte e historise,
Qe gjeneratat mos te konfuzohen,
Dhe une mos te behem xhind,
Qe me thonje shtrigash,
Zhgarravinat e historise t'i gris!
Ndoshta do te duhet pune,
Qe dheun mos ta germoje Kau i Zi,
E qe studentet e mi,
Mos te shkojne me hamall neper Evrope.
Por me forcen e Atdheut,
Dhe krenarine e te pareve,
Te ndalojme vrasesit gjakftohte,
Qe Shqiperia mos te jete me,
E kafshuar si ne vitet 1912-te,
Por e bashkuar me te gjitha trevat,
Me Kosoven legjendare dhe Camerine e masakruar.
E ne zemrat tona prush, e verteta te dihet,
Jo me refren i kobshem,
Clirimi eshte ne 28?!
Clirimi eshte ne 29?!
Por per pikat kyce te historise,
Le te veshim gunen e bashkimit,
Dhe ne mos te vuajme me
Nga kafshuesit HistoSTRUCE te cvirgjerimit!
Manhattan, Prill, 2005





Klodiana engjelli im


KLODIANA, ENGJELLI IM

Vitet shpejt kalojne engjelli im,
E ti perhere me dukesh e vogel,
Une loz e qesh me ty si nje femije,
Me kurore lule delesh, mbledhur ne nje koder.

Ne cdo hap te kam ndjekur,
Si cdo nene bijte e vet,
Shperblimin me vell medafshi,
Ma ke dhene ne cdo moment.

Mes yjesh te shndritshem ne qiell,
Emrin KLODIANA, si meteor rrezova,
Pagezuar nga babi yt, emer i tokes nene,
Me arome Ilirie, ne gjoks e shtrengova.

Puthe, puthe dhe kllapoje te teren,
Vargun e nenes sa here ta lexosh,
Si nje qerpik te lagur shpesh do ta kesh,
Ne kaltersine e vegjelise, kur te enderrosh.

Kupen e endrrave, duket ma ke mbushur,
E si pikture Rembrandti I var ne mur,
Pershendetem ne mengjes, e sapongritur,
Duke me dhene vezullim, hijeshi e nur.

Vazhdo te arten rruge, pa u ndalur,
Duke kundruar kudo Arberine,
Skalite emrin tend si mozaik te bukur,
Ne librin e dijes, KLODIANA engjelli im!
Manhattan, Qershor, 2005







Cuditem me veten time



ÇUDITEM ME VETEN!

Cuditem me veten qe nuk ndryshova,
Edhe pse mbi prush eca zbathur,
Mendimet shpesh me zjarr i komentova,
Nen qiellin mavi, me kreshta zbardhur.

Prushi me digjte dhe me piqte kembet,
Une ecje me pika gjaku mbi toke,
Balta e zhuritur ma mbyllte plagen,
Dhe rrathet e Dantes formonte mbi koke.

Zoti do te gjykoje se ku do te me coje,
Shpirtin qe s’me ndryshoi, kurre ndonjehere,
Do te zgjedhi Parajsen apo Ferrin e Dantes,
Apo do te me lere ne sherbim per te tjere?

Shpesh, disa njerez nga goja ma kane xhvatur,
Buken e gatuar nga dora ime,
Te mesuar perhere me qyle dhe hile,
Si Iagot e Shekspirit, qe plagosin zemren time.

Cudi kur shoh disa te tjere,
Me vraga dhe brenga duke biseduar,
Pozojne sipas rastit, eshke pa ndjere,
Krenare per veten qe s’kam ndryshuar.

Staten Island, 5 Shtator, 2005




Nje puhize e lehte ne shpirtin tim


Nje puhizë e lehtë në shpirtin tim

Kur pranvera vjen me cicërrima,
Une e tëra, bëhem si zog,
Si nuse e bukur, ndjehem papritur,
Kur mbi mëndafshin tim ndjej puthjen e ngrohtë.

Një gjethe shumëngjyrëshe papritur preku,
Gjoksin tim te zjarrtë, përzier me puthjen,
U mrekullova magjishëm, nga butësia e saj,
Si pafundësi kënaqësie, bashkuar me lutjen.

E tërë gjithësia, sythet çeli,
E bashkë me mëndafshin tim, fëshfërin,
Hiret e mia, papritur fshehu,
Me një puhize te lehtë përkëdhel shpirtin tim.

Petale lulesh vallëzojnë brenda,
Nga ritmet e zemrës, harbuar ne dashuri,
Çrregullimi i gjakut shpërndahet në vena,
E buzët lulëkuqe, çlirojnë, puthje freski.

Maj 1999, NY





Kullat Binjake


KULLAT BINJAKE

Terrori ma kaploi shpirtin,
M’u fut ne trup, si hekur i nxehte,
Ku ne kullat digjeshin njerezit,
Nga avionet, zjarr, futur fshehte.

Nga ballkoni im cdo dite u shikoja,
Miss Bota, qendronit vite me radhe,
Ne cdo konkurs, ju kishit fituar,
Si nuse te bukura, mbi kal te bardhe.


U trondit bota, per te madhen hata,
Zinxhiri i vuajtjeve, do te ngrere kala,
Do te perhapet, terrori si nje murtaje,
Te mjeret njerez qe do t’i haje.

Tymi djegesire me shponte hundet,
Me bllokonte frymemarrjen, mushkerite,
Bashkohet me dhimbjen, per njerezit brenda,
Qe rane ne gracke ne te zezen dite.

Nga dritarja brenda, fjoll i zi futet,
Ne vend te diellit rrezearte,
Cajne lajmet, nderpritet puna,
Hedhje njerezish, varr, nga maje e larte.

U vra njeriu, LIRIA, u vra bota,
Filluan qeverite te villnin vrer,
Ec e jaket e mundimshme, te zgjidhnin, lëmshin,
Nga djallet e verdhe, qe mbollen aq tmerr.

Brooklyn, 11 Shtator, 2001






Anita Bitrit


Kushtuar Anita Bitrit,
Lexuar ne ceremonine perkujtimore te saj me artistet shqiptaro-amerikane.

Kjo vdekja e zeze,
Muret i cane,
Lotet rrjedhin vale,
Per gjeneratat radhe.

C’dhimbje na solle sot,
Me melodite e kenges,
Engjell Sibora,
Le pergjysme endrren e nenes.

Tmerruar nga lajmi rrugen mora,
Kalova me drita te kuqe, vetetime
Ne cep te rruges frymen ndalova,
Me rrodhen lotet kur pashe shtepine.

Zemra s’me pushonte aspak,
Me vehte klithja e mjera e mjera!
Ndenja gjate, por porta s’u hap
Ndeza qiririn dhe e vura tek dera.

Vitet do te ikin dhe shpejt do te kalojne,
Loti I mergimtarit do te ngelet ne dere,
Orkestra “Alba” shpesh do te ekzekutoje,
Kenget e tua ne tastiere.

More helmin ne zemer, ike larg, Anita!
Ndoshta te gjeje qetesine,
Le ne zemrat e njerezve kengen,
Dhe me zerin tend pavdekesine.

I paharruar qofte kujtimi I tyre!
Brooklyn, Tetor, 23, 2004
















Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Tue Mar 10, 2009 11:38 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keze (Kozeta) Zylo:   Cikel poezish Empty Re: Keze (Kozeta) Zylo: Cikel poezish

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 10, 2009 11:37 am

Molla e Migjenit


MOLLA E MIGJENIT

Nxorra nga sunduku, endrren e hershme,
Fshehur ne shpirt, strukur si kotele,
Te ikja larg, larg per te kafshuar,
Vargjet e Migjenit, mollen e ndaluar.

Ja erdhi dhe koha, qe si shtrengate me hodhi,
Ne nje bote te panjohur, hapin ndalova,
Kurreshtjen shpejt, nga dega rrezova,
Mollen e ndaluar, qe asgje s’ shijova.

Molla e kuqe, krimbosur ishte brenda,
Kishte kohe qe priste dhe me nuk duronte,
Kalbesira e viteve i zbehte kurreshtjen,
Nga qullosja e saj, dhembi se kafshonte.

Me vargun e Migjenit ngrire ne buze,
E uritur vazhdoja te kerkoja,
Neper kopshte, zyra mondane qendrova,
Por mollen e ndaluar kurre se shijova.

Buza e ngrire si shege u ca,
Me rruaza te kuqe shkruajten ne gushe,
Mollen e ndaluar qe se shijove ketu,
Eshte ne dheun tend, mbjellur ne cdo fushe.






Parathenia e librit "Monumenti i Lotit"



METAFORA E LOTIT

Një monument prej Lotëve! Një oqean prej Lotëve! Sado paradoksale të tingëllojë metafora në shikim të parë, vjen një zonjë nga larg, (Nga larg e, megjithatë, kaq afër), na vë në duar një tufë vargjesh shkruar gjithë spontanitet, ndjeshmëri e mesazhe humane dhe, oqeani apo monumenti prej lotësh, i zbeh tiparet e metaforës dhe merr konturet e një realiteti.
Një të vërtetë të lashtë e të re dëshmojnë vargjet e Kozeta Zylos: kësaj toke dhe njerëzve të saj kurrë nuk ju ndanë lotët, lotë mërgimi, lotë malli, lotë hidhërimi e lotë gëzimi, lotë për martirët, për vitktimat, për padrejtësitë, për atdheun e ndarë e për familjen e ndarë, për ikjet biblike, për diellin e vendlindjes që më s’e sheh, për prindin që ikën e nuk I ndodhesh pranë, për një gurë në Mezhgoran, për një shkëmb ne Trebeshinë, për një lule të fëmijërisë, për një pemë të fshehtësisë…Sikur të mbledhësh gjithë këta lotë, thotë autorja, do të krijohej oqeani më i madh i rruzullit…! E megjithatë, befasia e metaforës së Kozeta Zylos qëndron tjetër kund: nuk ka shkrehje apo mbytje nga ky oqean lotësh, as dëshpërim, as pesimizëm.
Përkundrazi “Monumenti I Lotit” gdhendur me daltën e vargjeve, është mbi gjithcka shprehës dhe personifikimi I mbijetesës, i sfidës ndaj dhimbjes e ndaj humbjes, i dashurisë së madhe për gjithçka duhet dashuruar, i goditjes e flakjes ndaj gjithçkaje duhet goditur, flakur e urryer. Dimensioni I dukshëm social e atdhetar i kësaj përmbledhjeje, nervi hulumtues, human e kurajos në spketrin e viteve që ikën e atyre që jetojmë, në fate njerëzish e fate trojesh, e bëjnë poezinë e K.Zylos të afërt, tepër të perceptueshme dhe mbresëlënëse.
Atdheu, njeriu, shoqëria, janë dhe bima edhe kopshti ku ngjizet kjo poezi. Ndonëse të shkruara kryesisht në SHBA, ku autorja jeton e punon prej vitesh, tingëllima dhe aroma e tyre janë fund e krye tinguj e aroma Shqipërie.
Humanizmi prekës, mirësia e derdhur në vargje plot spontanitet e ndjeshmëri, mospajtimi me të ligën e të keqen, qofshin këto në jetën e individit, të atdheut apo të kombit, janë shtylla qëndrore të kësaj poezie.
Mes tyre dëshmohet edhe një herç e vërteta e madhe se arti poetik është një flakërim i zemrës dhe një mister i shpirtit.
Zëri I poetes mbetet një piskamë drithëruese për të na kujtuar se duhet ta duam njëri-tjetrin dhe se duhet të mësojmë si të duhemi e c’të duam, se s’bën të harrojmë gurin e themelit e këtë tokë të shenjtë, e cila mbijetoi e mbijeton nga dashuria dhe gjaku, nga djersa, malli dhe sakrificat. Kush I harron këto, ai ka mohuar vetveten. Ky është një nga mesazhet e drejtpërdrejta që K.Zylo na e sjell perms artit te saj, mesazh që atë e frymëzon, e brengos, e mallëngjen, e dëshpëron, e ndërkohë i jep forcë e kurajo të jetë përherë krijuese dhe veprimtare e angazhuar me shqiptarizëm.
Kur ta mbaroni së lexuari këtë përmbledhje e të mësoni se autorja prej disa vitesh jeton ne SHBA, se atje është integruar në sferat universitare e përgjithësisht intelektuale, se është tepër aktive dhe e angazhuar, etj., ndofta do te pyesni: si është e mundur që me këtë status kaq “komod” që ka siguruar atje larg, ta përjetojë kaq thellë, realisht e intensivisht Shqipërinë?!
Do të thoshja: sepse ajo jeton në hapësirat njerëzore, në të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen, sepse ajo është njëkohësisht larg dhe afër, sepse asaj, atë ç’ka ja pengojnë apo ja privojnë hapçsirat gjeografike, ja zbutin e afrojnë hapësirat shpirtërore…
Dhe në mbyllje të kësaj përcjelljeje të shkurtër do të doja të përqasja thënien e një dijetari të madh arabo-amerikan: “Poet është ai që, pasi ja ke lexuar vjershat, të lind përshtypja se vargjet e tij më të mira ende nuk janë shkruar”.


Tasim Aliaj, shkrimtar
Tiranë, Shtator 2005





Brooklyn, Shkurt 1999

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Keze (Kozeta) Zylo:   Cikel poezish Empty Re: Keze (Kozeta) Zylo: Cikel poezish

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi