Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anulohet lirimi i përkohshëm i Ramush Haradinajt

Shko poshtë

Anulohet lirimi i përkohshëm i Ramush Haradinajt Empty Anulohet lirimi i përkohshëm i Ramush Haradinajt

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 17, 2010 1:20 pm

Anulohet lirimi i përkohshëm i Ramush Haradinajt


Anulohet lirimi i përkohshëm i Ramush Haradinajt Ramush%20Haradinaj_bs
Gjykata e Hagës ka anuluar vendimin e saj për lirimin e përkohshëm të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Avokati mbrojtës i Haradinajt, Michale O’Raillly i tha Zërit të Amerikës se ky vendim që ai e cilësoi befasues pasoi ankesën e prokurorisë ndaj vendimit të gjykatës për lirim të përkohshëm.
Gjykata thuhet se ka vlerësuar të bazuar, ankesën e prokurorisë sipas së cilës zoti Haradinaj gjatë lirimit të përkohshëm ka mundësi që të ndikojë në dëshmitarët e çështjes.
Më 8 dhjetor Gjykata kishte vendosur që Ramush Haradinaj të lirohet për një muaj për të qëndruar në Kosovë, për shkaqe familjare.
Më 21 korrik të këtij viti Gjykata e Hagës urdhëroi rigjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij të akuzuar për krime lufte. Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës, anuloi pjesërisht vendimin e Gjykatës të prillit të vitit 2008 e cila e kishte shpallur të pafajshëm zotin Haradinaj. Gjykata ka pranuar ankesën e Prokurorisë e cila ka pohuar se nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t’i shfrytëzuar të gjitha rrugët, në mënyrë që të sigurojë paraqitjen e dëshmitarëve kryesor të rastit.
Në fillim të muajit shtator Gjykata refuzoi kërkesën e zotit Haradinaj për lirim të përkohshëm, meqë siç thuhej lirimi do të mund të nxiste mbështetësit e tij, që t’i frikësojnë dëshmitarët. Në vendim thuhej ndërkaq se Ramush Haradinaj nuk paraqet rrezik personal për sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave, por është pranuar argumenti i prokurorëve, se lirimi i tij mund të tërheq më tepër vëmendje të medieve, duke e shtuar atmosferën kërcënuese për dëshmitarët.
Garancitë për lirimin e përkohshëm të zotit Haradinaj ishin dhënë edhe nga Misioni i Bashkimit Evropian për Policinë dhe Drejtësinë.
Vendimi për rigjykim u mor më shumë se dy vjet pas lirimit të zotit Haradinaj si i pafajshëm nga kjo gjykatë. Në rigjykimin e pjesshëm data e të cilit ende nuk është caktuar do të trajtohen akuzat për vrasje, trajtim mizor dhe torturim të të burgosurve në shtabin e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Jabllanicë në Kosovën perëndimore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi