Sylejman Aliu:Koha e këngës(Agim Gashit)
Faqja 1 e 1
Sylejman Aliu:Koha e këngës(Agim Gashit)
Sylejman Aliu:Koha e këngës
(Agim Gashit)
Mbledhë jehun e heshtur
Copëzave t’atdheut
Brenda ritmit tonë të vetënjohjes
Vjen në derë të kujtesës
Më sjell stinën e përlotur
Jemi ne aty
Apo përlotja e stinës
Shërohet nga ne
E unë
Do të vdisja për një buzëqeshje
Miku im
Mbledhë në kopshtin tonë të zemëruar
Pranverën e ringjalljes në këngë
Dhe këlthas
Dhe kushtroj
Ma shëroni atdheun
Ma ringjallni njeriun tonë
Tingulli i sharkisë
Në prehër më merr
I vdekur më s’jetoj
Shënime për autorin
Sylejman Aliu u lind më 1947 në katundin Kashtanjevë të Ferizajt. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ferizaj, kurse studimet e gjuhës dhe të letërsisë shqipe i mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”, gazetar e redaktor shumëvjeçar i së përditshmes “Rilindja”, kryeredaktor në gazetën e përditshme “Bota sot”, kryeredaktor po ashtu i së përditshmes “Iliria Post” dhe drejtor në Shtëpinë Botuese të Librit “Rilindja”. Tash drejton shtëpinë botuese “SAGA” në Prishtinë.
Përmbledhjen e parë me tregime “Ankthi” e botoi më 1974. Pasojnë “Shtëpia në pluhur”, 1978, “Fillimi i vjeshtës”, 1980, “Gjuetari i dehur”, 1987,“Trazimi i heshtjes”, 1994, “Vdekësit e popullit” (dramë), 1998, romanin“Muzgu i bardhë”, 2003, skenarin e filmit “Dhembja krenare”, të cilin e ka realizuar më 1989 Radiotelevizioni i Prishtinës si dhe së fundi FILOZOFIA E KRROKAMËS (Rexhep Qosja në pasqyrë).
Së shpejti pritet të dalë para lexuesve romani “Mashtrimi i dashurisë”,si dhe dy libra të tjerë publicistikë të këtij autori.
Disa tregime të këtij autori janë përfshirë në disa përmbledhje autorësh nga Kosova, që u botuan në Shqipëri.
Veprat e këtij autori janë vlerësuar dhe cilësuar mjaft të suksesshme nga kritika letrare
http://agim.poeticforum.com/speciale-f22/sylejman-aliufilozofia-e-krrokames-t7676.htm
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi