Idriz Zeqiraj:FUSHATA MARROSHE E KRYEMINISTRIT
Faqja 1 e 1
Idriz Zeqiraj:FUSHATA MARROSHE E KRYEMINISTRIT
FUSHATA MARROSHE E KRYEMINISTRIT
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Kryeministri ynë në dorëheqje, i dorëhequr, më sakt, supëraktiv në shpërdorimin fatal të postit gjysëmpozitë, meqë e kanë shkarkuar, më sakt, u dorëhoq me vetëdashje, përmes miqve të tij të fshehtë e të hapur, duke marrë pjesë edhe deputetët e tij - rast paparaprijës!
Vjelja e pushtetit me kaq egërsi, sikur kurrë më nuk do ta puthte atë, anakronike për moshën, habiti miqtë dhe armiqtë e kryeministrit Hashim Thaçi.
Deklarimet hiç të matura, paushalle dhe aspak nivelore me postin dhe pozitën zhgënjyen, jo pak, opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Përlavdërimi i zgjedhjeve vendore të një viti më parë, të cilat nuk kanë mbaruar as pas një viti - edhe ky rast ballkaniko - bjeshkor, i përligjur vetëm për skutat fisnore e xhungëlore, flasin për papërgjegjësinë e një kryeministri fjalaman e përlavdëraq, që nuk merakoset fare për moral, dinjitet dhe etikë elementare.
Zgjedhjet e nisura vjet dhe vazhdimi i tyre sivjet, dëshmoi bindshëm se shqiptarët e Kosovës, përkatësisht, klasa pushtetare, nuk është e aftë të mbajë asnjë lloj zgjedhjesh, as korrekte dhe as të ndershme. Prova e parë e zgjedhjeve me forcat vetanake, është tërësisht e dështuar, sepse mendësia staliniste e pushtetarëve e paragjykon fitoren me çdo kusht, pavarësisht çmimit.
Fushata e tanishme e kryeministrit, për nga përmasa e marrëzisë, ngjason shumë me fushatën e pasluftës. Atrëherë zoti Thaçi dhe strukturat tjera, SHIK-u, si levë aktive dhe besnike e partisë të kryeministrit aktual, u rrekën pas vlerave të luftës dhe bërjen e saj ekskluzive, duke e zhvendosur LDK-në në "paqen e dështuar" dhe "pengesën e unifikimit të faktorit ushtarak"!!?
Por, faktet dëmantuan bindshëm këtë dhe dëshmuan të kundërtën, andaj në zgjedhjet e para partia e Thaçit pësoi fiaskon e pritur. Nëse në vendet e civilizuara pjesëmarrja vullnetare në luftën çlirimtare sillet nga 8 % deri në 12 %, në Kosovë kjo pjesëmarrje në luftë ishte vetëm 1 %! Dhe, nga kjo 95 % ishin anëtarë të LDK-së me aleatë dhe vetëm 5 % gardistë të ideologjisë të kuqe staliniste. Madje, një pjesë e tyre në vend që të luftonin pushtuesin, u implikuan në maltretime dhe vrasje të shqiptarëve, gjë që konfirmohet edhe nga gjyqet vendore e ndërkombëtare, të zhvilluara përgjatë gjithë kësaj dekade.
Lufta e Kosharës, e konceptuar me strategjinë e shkencës ushtarake nga ministri i mbrojtjes Ahmet Krasniqi, Hero i Kosovës, ( i ekzekutuar në Tiranë, me aprovimin edhe të shtetit të Rexhep Mejdanit, tashmë, i dekoruar nga u.d. Jakup Krasniqi) dhe e financuar nga menagjuesit e Fondit të 3 %-it, Bujar Bukoshi e Isa Mustafa, përkatësisht, kryeministër dhe ministër i financave, është legjitimim i asaj lufte modeste të bërë në Kosovë, pa legjenda e legjendarë.
Beteja e Loxhës, e komanduar nga kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, (i ekzekutuar pas luftës në Pejë, sëbashku me djalin Enisin, student dhe kushëririn Hasanin, kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Deçan), si e vetmja betejë e fituar në Kosovë, janë dëshmi vetëfolëse se kush, vërtet, e bëri luftën.
Akuza shpifarake se dr. Rugova "pengoi unifikimin e faktorit ushtarak" në luftën për liri, u dëmantua, fort e ngultas, nga shefi i shtabit, në emrin e të cilit thirrej Thaçi. Ai, (Sulejman Selimi), në intërvistën e tij, deklaroi botërisht se "nuk ishte Ibrahim Rugova pengesë e unifikimit të faktorit ushtarak në Kosovë, por ishte Jakup Krasniqi me shokë." Kjo e vërtetë absolute ishte shokuese për falsifikatorët e kuq.
Edhe në këtë fushatë, kryeministri i etur deri në marrosje për pushtet, është bërë i neveritshëm në paraqitjet premtuese dhe abuzuese. Në fakt, kryeministri ynë ka filluar shumë muaj më parë fushatën parazgjedhore. E nisi për ters, duke e pritur në zyrën e tij njeriun e akuzuar dhe të arrestuar për krimin e një vrasjeje politike, tani në cilësinë e kryetarit të veteranëve të luftës, por që mëton të përfaqësojë të gjitha shoqatat e dala nga lufta!
Shifra ireale prej 26 mijë veteranëve, tejet e dyshimtë edhe në shtrirje zonale dhe përkatësi partiake, ngjalli kundërshti të ligjshme në Parlament. Por, LDK-ja, aleate në "qeverisje", e ka favorizuar, habitërisht dhe poshtërsisht, PDK-në me aprovime të kundërligjshme dhe thellësisht abuzive me pushtetin e marrë me mitosje, dajak e plumb nga bandat e kuqe staliniste!
Fushata marroshe e kryeministrit tonë ka thyer çdo rekord në përdorimin abuziv dhe të egër të pushtetit. Ngritja e sforcuar dhe me mundësi ireale buxhetore të rrogave për mësuesit, policët, administratën dhe kategori të tjera të shoqërisë, pikërisht, përgjatë fushatës parazgjedhore, duke qenë kryeministër dhe qeveri e dorëhequr, dëshmon qartë se Kosova, tashmë, është bërë çiflig i kryeministrit Thaçi.
Në funksion të kësaj fushate kanë qenë edhe emërtimet dhe dekorimet seriale të bëra nga shefat e PDK-së. Dikur, ish presidenti Fatmir Sejdiu propozoi që Aeroporti i Prishtinës të emërohet "Dr. Ibrahim Rugova", me arsyetimin se është emërtesë reale, nga ku shtetbërësi i Kosovës ka ndërmarrë udhëtime për në qendrat e vendosjes botërore, duke kërkuar ndihmën e tyre që Kosova të çlirohet dhe të pavarësohet. Ishte partia e kryeministrit, parti kjo e dyshuar për shumëçka, që e bllokoi dhe e heshti këtë propozim emërtimi!
Krejt papritur dhe pa kujtuar, kryeministri ynë i dorëhequr aeroportit në fjalë i jep emrin e kryeçetanikut të Drenicës, Adem Jasharit, i cili nuk besoj t`i këtë hypur aeroplanit më shumë se sa është numri i gishtërinjve të një dore, madje për qëllime krejt private. Po ilustrojmë vetëm me ca nga emërtimet e aeroporteve të botës: John F. Kennedy, Willy Brandt, Charles de Gaulle, Konrad Adenauer, Johannes Paul II, Freanz Josef Strauß e të tjerë personalitete shtetërore, që kanë kaluar ditë e javë nga muaji në fluturimet zyrtare.
Pse u dashka me u tallur me një hero në këto përmasa groteske, duke bërë përjashtime nga rregulli, madje për të gjitha kohërat?! A nuk është kjo një shpërfaqje inatçore dhe injorance, njëherësh, e kryeministrit të shkarkuar, duke bërë një emërtim paradoksal, hiç të qëlluar, pagëzimi i aeroportit me emrin e një bujku, pavarësisht titullit të heroit, por që nuk ka pasur as edhe një ditë funksion shtetëror apo, thjesht, zyrtar?!! Dhe, e gjithë kjo marrëzi është bërë për të pamundësuar ermërtimin e natyrshëm dhe logjik të propozimit fillestar.
Pse u dashka me ia kundërevënë ushtarin komandantit?! Ende më shkoqur, pse u dashka me ia kundërvënë kryeçetanikun e Drenicës, Adem Jasharin, kryekomandantit të Kosovës, Ibrahim Rugovës?!! Vetëm të marrët mendojnë dhe veprojnë marrëzishëm. Sa më shumë që duan ta përtokin madhështorin e hyjnorin Rugovë, aq më shumë lartësohet e qiellohet figura e Tij markante kombëtare.
Një emërtesë e tillë alogjike, krejt e pa mend dhe e pa vend, nuk e madhon dhe nuk i bën aspak nder figurës të heroit Adem Jashari. Përkundër, e dëmton atë, duke pasur parasysh edhe shumësinë e emërtimeve, anekand Kosovës, me emrin e tij, ndërkohë që janë shumë dhjetra dëshmorë, të cilët nuk janë përkujtuar me asgjë dhe, përveç gurit ke varri, të vënë nga familja, janë tërësisht të harruar nga institucionet shtetërore. Edhe ata, dëshmorët, një jetë kishin dhe atë ia bënë "kurban" Atdheut. Rrjedhimisht, profiterët politikë të luftës, mjerisht, pushtetarë aktualë të Kosovës, heroin Adem Jashari ua kanë kundërvënë heronjve dhe dëshmorëve tjerë të Kosovës. Dhe, kjo përbën një krim moral, por edhe një falsifikim dhe krim historik, sepse nuk thuhet kot: "Trimi i mirë me shumë shokë".
Marrëzitë e Kosovës po reflektohen edhe në mërgatë. Festa e Flamurit, atje ku organizatorë janë militantët partiakë të kuq, vënë në ballore të sallës vetëm fotografinë e Adrm Jasharit, madje pa atë të Ismail Qemalit!!! Më shumë flasin për ditëlindjen e tij, se sa atë të Flamurit. Vetëm Stalinit ia festonte ditëlindjen Enver Hoxha me lakejtë e tij. Bilëz, edhe një shesh, në kryqëzim rrugësh qendrore, mbante si emërtesë datën e lindjes "21 Dhjetori" të supërkriminelit Stalin!
Për çudë, ndonjë diplomat, sheleg i PDK-së, i ftuar nga mërgimatrët për të gëzuar sëbashku Festën e Flamurit, (lum e lum që i bëmë ambasadat dhe konsullatat tona, të Kosovës), ka provokuar turpshëm të pranishmit, duke hymnizuar figurën "madhështore" të filosllavit Enver Hoxha, madje këtë e ka përsëritur në disa tubime festive!! A thua i dinë këto "xhevahire" të diplomatëve të tij kryeministri ynë?!
Eshtë tejet i dyshimtë edhe dekorimi i ish presidentit Mejdani nga u.d. të presidentit Jakup Krasniqi, i cili, përgjatë luftës ishte shumë aktiv në përçarjen e faktorit polkitik dhe ushtarak të Kosovës, me qëllim të sjelljes në pushtet të aleatëve ideologjikë, pra, të stalinistëve të Kosovës. Edhepse unë nuk do ta votoja asnjëherë Pandeli Majkon, si kuadër të ideologjisë të kuqe, megjithatë, askush nga social-komunistët e Tiranës nuk meriton më shumë se ai të nderohet, për shërbime atdhetare përgjatë luftës, më sakt, masakrës të Kosovës.
"Jo të gjithë studentët piqen për të udhëhequr" - deklaroi këto ditë William Walker, duke e vënë në spikamë kryeministrin Thaçi. Ky opinion i Tij për kryeministrin tonë nuk është i ri. Ai zë fill në muajt e parë të pasluftës, kur Hashim Thaçi me shokët e tij partiakë, për t`ia kundërvënë luftëtarin e Drenicës, Adem Jasharin, Presidentit Rugova, madje duke provuar të promovojë rrejshëm veten me shokë, si bashkëluftëtarë të heroit, zhurmonte aq shumë, sa harroi të gjithë dëshmorët e tjerë, përfshi këtu edhe Reçakun e Walker-it.
Kundërshtia e William Walker-it është e bazuar në peshën krahasuese të dy masakrave. Masakra e Prekazit mori shkas nga ngujimi në shtëpi të njerëzve të uniformuar dhe të armatosur. E parë me praktikën e përbotshme të së drejtës për mbrojtjen e shtetit, pavarësisht se lufta e një populli brenda atij shteti është e drejtë, e drejta ndërkombëtare shprehet në favor të shtetit dhe përligjë mekanizmat mbrojtëse të tij.
Ndërsa masakra e Reçakut është bërë në rrethana të tjera, jashtë çdo përligjjeje njerëzore e ligjore, sepse është shtenë mbi civilë të paarmatosur. Andaj është jehona e kësaj masakre ajo që ka lëndëzuar - de fakto - thirrjet e përsëritura të Presidentit Rugova, për ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare, të bëra përgjatë një dekade të tërë. Ishte masakra e Reçakut cytje direkte e vendimtare që NATO - Pakti u sul me bomba mbi caqet ushtarake dhe institucionet vitale serbo - sllave. Dhe, megjithatë, pas luftës, në liri, kjo masakër u eklipsua, u harrua, duke mos u vlerësua kurrë në masën që e meriton. Pa hamendje, Wiiliam Walker është kryeheroi i Reçakut, sepse bëri denoncimin faktik dhe fotografik të kësaj masakre makabre.
Shqiptarët e Kosovës, më sakt, grupet e interesit, vazhdojnë të bëjnë gabime të rënda në trajtimin e disa ngjarjeve, të cilat bota demokratike, qendrat e vendosjes, jo vetëm që nuk i aprovojnë, por edhe habitën me sjelljet e marrëzishme të institucioneve dhe të shoqërisë tonë.
Rasti i Brodecit përbën marrëzinë e radhës të shqiptarëve. Ndërhyrja e policisë maqedonase, për të arrestuar disa të arratisur nga burgu i Dubravës, të dënuar për vrasje dhe grabitje të shqiptarëve, u politizua skajshëm dhe panevojshëm. Strehuesi ankohej për përdorimin e forcës me armë nga ana e policisë gjatë aksionit! Por, kur njeriu merr barrën e rëndë për të strehuar vrasës dhe grabitës, që, padyshim, përbën krim në të gjithë legjeslacionin botëror, ai duhet t`i marrë parasysh edhe pasojat. Aq më keq, kur dihet se pjesë e kësaj bande ishin elementë të rrezikshëm, madje nga tri shtete: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia! Refuzimi i thirrjes të policisë për t`u dorëzuar, sjell kundërpërgjigje të ashpër. Madje, në raste të tilla, edhe në Amerikën demokratike, i shkelin me tanke, pavarësisht se kush i shoqëron në "bastionin" e ngujuar. Përndryshe, asnjë shtet nuk do të mbahej në këmbë, sepse shteti që toleron bandat, një ditë do të bëhet shtet i bandave, ashtu siç është bërë Kosova e jonë.
Janë tri motive strehimi:
1.- Aprovon veprimet e të strehuarit, duke qenë i një mendjeje me atë;
2,- Eshtë njeriu i juaj i gjakut dhe nuk ia mbyllë dot derën;
3.- E ndihmon përkundër një shpërblimi material.
Justifikimi se kanë qenë ushtarë të UÇK-së, është idiotizëm dhe marrëzi e skajshme. Çdo krim duhet ndëshkuar, pavarësisht nga e kaluara, qoftë ajo edhe heroike. Përndryshe, heronjtë e gjallë do të ishin të paprekshëm, qoftë edhe për krimet seriale.
Çdo luftë ka edhe profiterët e saj, të cilët ia bënë gjëmën Kosovës për dhjetë vjet radhazi. Numërohen 950 vrasje politike të "pa zbuluara", për rrjedhojë, të pa ndëshkuara. Pasurimet e paligjshme dhe korruptive të zyrtarëve dhe të "gjeneralëve" janë marramendëse.
Demonstrimet rrugëve dhe bulevardeve të Kosovës, me britmat "lironi djemtë tanë", "lironi çlirimtarët", edhepse ata kishin vrarë shqiptarë, kundërshtarët partiakë, për botën demokratike ishte një mesazh i keq, sepse shqiptarët u vunë në mbrojtje të krimit; sepse shqiptarët nuk kanë sens për drejtësi; sepse shqiptarët nuk po e administrojnë shtetin. Dhe, Serbia shton oreksin për tokat tona, i bindë qendrat e vendosjes për të zhvilluar bisedime të reja, edhepse ato mendoheshin të mbyllura, tashmë, të tejkaluara.
Për rrjedhojë, kemi parlament të inkriminuar, madje edhe me vendim gjykate; qeveri të inkriminuar; partira me kuadro të inkriminuara! Dhe në vend të spastrimit, zgjedhjet e tanishme pritet të vënë në ulset e Parlamentit të Kosovës kriminelë të tjerë.
Lufta është furtunë që rrëmben të mirët dhe trimat, por edhe hileqarët dhe keqbërësit. Njohim dëshmorë që kanë qenë shumë destruktivë; kanë dëmtuar shumë aksionet, humanitare dhe ushtarake, me aq sa kanë mundur; ndonjë syrësh ka provokuar mbi baza ideologjike e partiake, madje deri në atë shkallë, sa ka shkaktuar gjakderdhje dhe dikush, sot, ngulmon që ai të përjetësohet në emërtime shkollash e rrugësh; dikush ka bërë edhe vjedhje të rënda dhe është strehuar në Shqipërinë tonë, dikur, kur krimin dhe kriminelët i mbronte shteti i Rexhep Mejdanit!
Lufta nuk ka ndodhur në prehistori. Përkundrazi, ajo është bërë një dekadë më parë, madje para syve tanë. Por, ne kursehemi në emra, edhepse i dimë, sepse ata kanë rënë në rrthana lufte dhe emri - dëshmor - sikur i fshinë edhe mëkatët.
Dhe, fushata vazhdon. Kryeministri lehtëson pasanikët nga tatimet. Ndoshta është edhe punë reketi, të cilin, e majta ekstreme e Kosovës e ka shfrytëzuar deri në kufijtë e gjakderdhjes. Ku ta dimë se çfarë do t`i pjellë mendja kryeministrit tonë të paparashikueshëm deri më 12 dhjetor?!
Shumë më dinjitoze është fushata parazgjedhore e LDK-së. Premtimet janë brenda reales, tokësore, me mundësi objektive për t`i realizuar.
Zoiti Isa Mustafa bëri dy gabime radhazi, që, të marrë sëbashku, bëjnë një faj të rëndë.
1.- Nuk ia shtroi votimit të fshehtë Këshillin e Përgjithshëm, prej nga do të dilte një kryesi e pa hile, duke shënuar edhe nismën e dytë të reformës në parti, pas asaj të zgjedhjes të kryetarit, e cila, aktualisht, është e parë dhe dyshohet të jetë e fundit, duke e dështuar edhe atë të parën.
2.- Nuk e realizoi premtimin e dhënë se "do të bashkoj LDK-në". Përkundrazi, ia hoqi edhe një pjesë! Dhe, duke e lënë klanin e vjetër aktiv, nuk mund të kishte bashkim. Isa Mustafa nuk i ka duart e lira, nga që është peng i klanit të vjetër.
Zoti Mustafa vazhdon ta bëjë gabimin e tretë të rëndë dhe provokativ, duke i vënë në krah, gjatë fushatës, ndoca kundrarugovistë, tashmë, të dëshmuar. Anëtarësia i dinë miqtë dhe armiqtë e Presidentit Rugova. Dhe, kjo nuk i bën nder as Isës, aq më keq kur edhe ai e di këtë!!!
Maskat, tashmë, kanë rënë. Ata që përgojuan se "nuk ka trashëgimi e trashëgimtarë në LDK-e", duke aluduar në rinorin Ukë, shpërfaqën hipokrizinë si "miq" të dr. Rugovës, dëshmuan të kundërtën, madje me një shprehje nervoze, që fliste për një dozë enorme të armiqësisë. Burrecër të tillë, pa moral dhe etikë, nuk i duhen as LDK-së dhe aq më pak kastës politike të Kosovës.
Ukë Rugova po flet hapur dhe bindshëm për akrobacirat e klanit rrënues të Partisë të Presidentit Rugova - LDK-së. Ai mençurisht dhe modestisht iu shtrua procedurave të anëtarësimit në partinë e shumëdashur të babait të tij, me synimin për t`u bërë kuadër i LDK-së, por jo edhe i parë i saj. Synimi i tij ishte dhe mbetet fisnik. Donte dhe don ripërtritjen dhe ringritjen e Partisë të babait të tij zulmëmadh, të cilën e përtokën karrieristët klanorë e fodullë. Por, pleqtë e LDK-së, të koracuar fort, përkrah njëri - tjetrit, penguan, inatshëm e turpshëm, hyrjen në këtë parti të Ukë Rugovës me shokë!!
Qëllimi i kësaj pengese është i tejdukshëm: "Të mos lejohet asnjë reformë në LDK-e, sepse të parët do ta pësonin klanorët, të cilët i humbën tri palë zgjedhje radhazi dhe dy të tretat e elektoratit"! Dhe, sërishëm, nuk i shqitën karrikës, sikur edhe vetëm ata të mbetën në parti!
Megjithatë, Ukë Rugova hyri si uragan në polkitikë, realizoi reformën e parë, duke e bërë Isa Mustafën kryetar të LDK-së. Përndryshe, do të bëhej një votim i hapur, aklamativ, ashtu siç u bë për "zgjedhjen" e Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetari i vjetër do ta vazhdonte mandatin e ri. Kushdo që do të provojë të dëshmojë të kundërtën, do ta gënjente veten dhe të tjerët.
Dhjetor 2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi