Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:KËTU VARRET BËJNË

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:KËTU VARRET BËJNË Empty Adem Zaplluzha:KËTU VARRET BËJNË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 18, 2010 12:30 am

Adem Zaplluzha:KËTU VARRET BËJNË Pb260191

Adem Zaplluzha:KËTU VARRET BËJNË

Mos pandehni
Se kur të ktheheni
Do të mund
Të mbillni lule
Në vazot e kristalta
Fjalët i përtypët
Në sofrën tuaj të kurvërisë
Fara e keqe
Mbiu në degët e urrejtjes
Mos pandehni
Të riktheheni
Me urnën e vjedhur
Ikonat e njohin
Vrasësin e kujtesës
Akoma edhe sot
Në muret e gjakosura
Të kishës
Së Shën Trinisë
Ka mbetur gjëma
E babait tim të verbuar
Mos pandehni të ktheheni
Sërish në çmendurinë tuaj
Sepse tani e tutje
Këtu varret bëjnë roje...

II
Mos po hamendeni
Ta shkulni lumin e kujtesës
Rrebeshe dhembjesh
Sa ora zgjohen
Si pandehni ju
Të na i ktheni
Arkivolet e boshatisura
Dhe sa herë mendoni
Të na e vritni memorien
Mos pandehni
Se përroi e harron
Krrokëritjet e shpendkeqit
Nën thonjtë e paprera
Ulërin gjëma e kufomave

Nga libri Hijet e Ndryshkura
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi