Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm

Shko poshtë

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm Empty Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 18, 2010 10:40 pm


Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_111
Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm edhe nga "Lidhja e Shkrimtareve ,Krijuesve dhe Artisteve shqiptarë në Gjermani"
Nga Asllan Dibrani
Me emrin e saj sot shqiptarët kane kurorëzuar objekte publike të mëdha, siç janë spitale, shkolla,bulevarde qytetesh, por ma te veçanta janë sheshi i Nënë Terezës në Tiranë ,sheshi i Nënë Terezës në Prishtinë , Aeroporti i Rinasit në Shqipëri etj
Në takim në shenjë përkujtimi të 100 vjetorit të lindjes së shenjtores së mashe Nënë Terezës u hap edhe një Ekspozitë artistike
Biografia e Nënë Terezës
Pasaporta
Si arriti Nënë Tereza ta vizitojë për herë të parë Shqipërinë!
Mos të çuditemi me popujt tjerë qe mundohen me i përfitua edhe këto figura qe linden nga djepi dhe nënat shqiptare
Deklaratat e dijetareve të mëdhenj dhe figurave të ndryshme për Nënë Terezën dhe disa anëtarëve të LSHAKSH-së në Gjermani
Mesazh dhe thirrje kombëtare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në atdhe

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_Tereza
Portret i Nënë Terezës
"Duke u mbështetur ne historikun e kësaj figure aq madhështorë dhe me vlerë, për kombin tonë qe krijoj një imazh ne skenën e njerëzve ma me influencë në botë, shfrytëzoj rastin qe tu bëjë thirrje trashëgimtarëve të familjes se Nënë Terezës , qeverive aktuale në Tiranë dhe Prishtinë,zyrtarëve shqiptarë në Shkup ,klerikëve shqiptarë, dhe organizmave tjerë kudo qe janë të formohet një (Këshill organizues në nivel kombëtar me qellim të sjelljes se eshtrave të madhërishmes Nënë Terezës në atdhe kudo qoftë në Shqipëri,Kosovë apo Shkup), sepse vet trazimi i familjes Bojaxhiu në trojet shqiptare e dikton një gjë të tillë, me qellim, qe ti shtohet krenaria edhe ma e madhe popullit shqiptar duke i besuar këtij këshilli qe në mënyra diplomatike në nivele shtetërore, të bëhet me dije shteti indian se duhet me u gjet një marrëveshje sa ma e shpejt ose qe ka nevojë të bëhet një presion ndërkombëtar për ta kthyer një vlerë të kombit ne gjirin e vet dhe ta realizojmë ëndërron e saj qe të pushoj në vendin e vet për gjithmonë!Varri i sajë në atdhe do ti shtoj popullit shqiptar edhe tepër ,një nder,krenari dhe një imazh te pa vdekshëm".
Duke e konsideruar vitin 2010 si "Vitin e Nënë Terezës”,në mbarë botën shqiptare u nderua, u manifestua, dhe u përkujtuan me një sërë aktivitetesh të posaçme 100 vjetorin i lindjes së Nënë Terezës. Kalendar i pasur veprimtarish kulturore kushtuar kësaj figure i pushtoj që nga institucionet ma te larta shtatore në Shqipëri ,Kosovë ,Shkup. në Preshevë në mërgatën shqiptare kudo që janë të shpërndarë nëpër botë shqiptarët.
Me portretin dhe emrin e humanistes së madhe, me thënie e dedikime të saj u pllakosen ndërtesat me të larta të kryeqyteteve tona , anës rrugëve dhe bulevardeve u vendosen shenja dhe simbolet e saj . Veç anës dekorative, qytetarët patën mundësi të shikojnë një inventar retrospektiv nga ekspozita me piktura si motiv të figurës se Nënë Terezës, ekspozita fotosh mbi aktivitetin e sajë në jetën e përbotshme humanitare, botime librash për jetën, për të kaluarën e lavdishme te saj, të një gruaje me një zemër humaneje, dhe dokumente të aktivitetit të Gonxhe Bojaxhiut anembanë botës së bamirësisë,në organizata,qeveri dhe ku jo! Këto materiale piktura,libra,gazeta,artikuj filma dokumentar monografi dhe një thesar i madh dokumentesh, sot janë arkivuar dhe ekspozuar në Biblioteka, Muze Kombëtare, Kisha etj. Me emrin e saj sot shqiptarët kane kurorëzuar objekte publike të mëdha, siç janë spitale, shkolla,bulevarde qytetesh, por ma te veçanta janë sheshi i Nënë Terezës në Tiranë ,sheshi i Nënë Terezës në Prishtinë , Aeroporti i Rinasit në Shqipëri .Me emrin e Nënë Terezës dhe shumë organizma te tjerë janë emëruar duke e nderuar këtë figurë aq madhështore ,por një nder to vlen ta themi se Katedralja e posa hapur në Prishtinë me emrin e sajë ja shtoj vlerën popullit të Kosovës ku ëndrra e saj në forme instiktive u arrit sa do pak , sepse gjithë këto manifestime dhe nderime kushtuar 100 vjetorit te Nënë Terezës e zbehu mungesa e eshtrave të saj që nuk pushojnë ne vendin e vet, ku kishte me ju shtua imazhi dhe krenaria gjithë kombit shqiptar kudo që të ishte varri i saj në Tiranë,Prishtinë apo në Shkup. I ngjashëm një tubim me karakter përkujtues u mbajt para pak ditësh edhe në Gjermani nga "Lidhja e Shkrimtareve ,Krijuesve dhe Artisteve Shqiptarë në Gjermani" ,nga trungu dhe promotori i vetëdijes kombëtare qe po i ndjek gjurmët e rilindëseve dhe patrioteve gjatë historisë në mërgatën shqiptare për çështjen e atdheut.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_1
Grup Shkrimtarësh dhe artistësh pjesëmarrës në përvjetorin e Nënë Terezës pas përfundimit të manifestimit.
Takimi u mbajt ne një shtëpi kulture Gasstraße -10 58256 -E n n e p e t a l të rrethin të Dortmundit të Gjermanisë. Ishte kënaqësi ta përjetosh një atmosferë festive nga njerëzit me lami të ndryshme të kulturës dhe veprimtarisë artistike të mbledhur për një figurë me emër botëror. Fillimisht u prezantuar një studente Bleta Kelmendi qe i përshëndeti të pranishmit në të dy gjuhët.
Nikollë Gjoni qe përfaqësonte Shoqatën “Stublla”, i përshëndeti të pranishmit dhe u paraqit me një poezi kushtuar Nënë Terezës e shkruar nga poeti ynë Hasan Qyqalla.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_2
Pamje nga një pjesë e sallës - U përkujtua madhërishëm Shenjtorja Nënë Tereza një figurë që e mishëroj tanimë veten me popullin e vet gjatë këtij viti 2010.
Pastaj ne skenë u ftua zoti Hasan Qyqalla ta paraqes tekstin dhe fragmente të zgjedhura nga Dr. Don Lush Gjergji studiues i biografisë së të madhes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, qe për shkaqe objektive nuk mundi te marre pjesë në këtë takim!Tekstin e zotit Qyqalla e prezantoj në gjuhën gjermane z. Ferdinantd Nokaj.
Këngëtari popullor Agim Gashi recitoi një poezi kushtuar Nënës Terezë dhe këndoi këngë për Nënë Terezën.
Dy vëllezër dhe motër Brikenë,Bledar dhe Blegin Berisha nga shkolla shqipe dhe shoqata ”Iliria” e Heildelbegut u paraqiten me këngë dhe e përcollën programin në disa pika gjatë prezantimit. Udhëheqësja e programit z.Blerta ju uroj mirëseardhje përshëndetëse disa miqve gjerman qe ishin ne sallë , një nder to ishte edhe Renate Fuest dhe zonja Shukrie Ismaili nga partia e SPD-së gjermane. Shkodran Tolaj një tenor i muzikës dhe këngës universale i mahniti publikun me një paraqitje shume atraktive qe i dha sallës një manifestim artistik.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_3
Një grup poetesh duke e përcjell manifestimin nga e majta Hasan Qyqalla
Në takim në shenjë përkujtimi të 100 vjetorit të lindjes së shenjtores së mashe Nënë Terezës u hap edhe një Ekspozitë artistike
Asllan Dibrani anëtar i kryesisë së LSHAKSH-së i përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në këtë takim dhe informoj të pranishmit me aktivitetin e sektorit të artit pamor pranë LSHAKSH-së, ku i publikoj emrat e mese 39 piktorëve dhe skulptorëve brenda Gjermanisë dhe jashtë saj, që do të jenë një seksion veprues në shoqatë dhe për planet e shtrirjes së këtij sektori edhe jashtë kufijve të Gjermanisë, ku nder të tjera theksoj me sa vijon duke u përqendruar në ekspozitën e kësaj dite kushtuar kësaj Akademie.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_4
Pal Sokoli Valdete Berisha dhe Shaban Cakolli
Për programim e sotshëm kushtuar kësaj akademie me një theks të veçantë përshëndes piktorët dhe skulptorin Male Myrten që me qindra kilometra morën pjesë në hapjen e kësaj "Ekspozite" të artit pamor ,një art qe sot i bashkuan brushat dijen,dhe krijimtarinë e vet qe një here është edhe tubimi i dytë në LSHAKSH-së, pos ekspozitës qe u hap në takimin e orës letrare kushtuar Azem Shkrelit.
Në këtë takim në shenjë përkujtimi të 100 vjetorit të lindjes së shenjtores së madhe Nënë Terezës pjesëmarrës të kësaj ekspozite janë: Malë Myrtaj skulptor,Dan Gashi,Sokol Maloku, Asllan Dibran Valdete Berisha dhe Augustin Pergega piktor .

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_5
Pamje nga një pjesë e sallës
Pastaj zoti Dibrani tha aktivitet i veçante aktual i imi është qe ta themelojmë një "Shoqatë të piktorëve dhe skulptorëve në mërgatën shqiptare në shtetet e Evropës me seli në Gjermani" e cila do te jetë si urë lidhëse dhe ambasadore për artin dhe pikturën shqiptare në Shqipëri , Kosovë dhe trojet tjera shqiptare.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_6
Hasan Qyqalla u paraqit me tekstin e Dr. Don Lush Gjergjit në foltore
Pastaj ne vazhdim tha që 15 vite me aktivitete të herëpashershme me biseda, takime, thirrje, konsulta, sot i kam tubuar rreth vetes mese 39 piktorë të ndryshëm në Gjermani,Austri,Holande,Belgjikë, Zvicër etj , që pritet kjo ide të bëhet realitet.
Një shoqatë, e cila është shumë e domosdorëshme të veproj dhe ta bashkojë artin e brushave të tyre në Gjermani dhe vendet e lartshenuara.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_7
Dy vëllezër dhe motër Brikenë,Bledar dhe Blegin Berisha
Në skenë u ngjit Pal Sokoli i cili i gjithashtu i nderoj publikun dhe u paraqit me dy rrëfime nga libri”Thëllim në dashuri” dhe një poezi kushtuar Nënës nga libri “Kambanë e pëlcitur dhembja”. Shaban Cakolli pasi përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje në këtë manifestim, foli edhe për letërsinë shqipe në përgjithësi dhe me theks
të veçantë letërsinë e mërgatës “Letërsia në mërgim. Z. Cakolli lexoi poezinë “Pëllumb i huaj” nga libri i tij “Tokë Dardane”gjithashtu me tematikë për Nënën Terezë. Zoti Dibran Demaku shkrimtar i shprehu falënderimet ma të sinqerta ndaj pjesëmarrësve edhe theksoj se ne sot kur po përkujtojmë 100 vjetorin e lindjes se Nënë Terezës duhet ta cekim dhe 31vjetorin e të vetmes shqiptare qe fitoj çmimin Nobel ,e ku pos të tjerash u paraqit edhe me një poezi qe i kishte kushtuar çmimit Nobel të Nënë Terezës.
Me program kulturor takimi u përcjellin nga toneri Shkodran Tolaj i shoqëruar me Driton Gashin, ndërsa si rapsod popullor ishte Agim Gashi me këngëtaren Selvete Terstenen dhe grupi i valltareve.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_8
Asllan dibrani gjatë diskutimit
Komisioni në përbërje të Pal Sokolit, Shaban Cakollit dhe Sadri Gashit pasi i vlerësoi konkurrimet vendosi qe të shpërblej :Vëndi i parë;Valdete Berisha nga Belgjika,Vendin i dytë ju takoj ; Dan Gashi dhe Asllan Dibranit(Gjermani). Ndërsa vendin e tretë e ndanë për ; Sokol Malokun dhe Augustin Pergegaj(Gjermani). Shpërblimin e publikut e mori skulptori z. Malë Myrta për skulpturën “Loti” të cilën ja dhuroi LSHAKSH-së.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_9
Punim i Malë Myrtes skulptor
Z. Martin Çuni, kryetari i LSHAKSH-së në Gjermani, shpërndau edhe disa mirënjohje disa personaliteteve, për kontribut për popullin shqiptar. 1. Bibë Nokaj nga Hageni, 2. Murat Ahmeti nga Ennepetali. 3. Priftin Andreas Wellmar nga Frankfurti dhe 4. Priftin Harald Maron nga Ennepetali, të cilët përgjatë luftës në Kosovë kanë dhënë provat njerëzore dhe humanizmit ne shumë fusha. Këta u shpërblyen me nga një pikturë të piktorit Kastriot Maliqi. Pastaj për kontribut manifestimit për Nënën Terezë morën;1. Selvete Terstena, 2. Halit Berisha. 3. Shaban Cakolli nga një pikturë të Nënës Terezë.
Biografia e Nënë Terezës
Anjezë (Gonxhe)Bojaxhiu lindi në Shkup në një familje shqiptare. I ati, Kola, një tregtar i pasur, mori pjesë në lëvizjen për çlirimin e kombit shqiptar nga sundimi osman dhe rridhte nga një familje patriotike. Në moshën 18-vjeçare Anjeza u largua nga Shkupi dhe shkoi në Irlandë për t’u bërë murgeshë thjesht në shërbim te njerëzimit sipas rregullave të besimit krishterë.
Një letër e Nënë Terezës, e shkruar në shqip dhe mban datën 12 shtator 1928. Është një letër lamtumire shkruar në adresë të tezes së saj e quajtur Lisi:

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_10
Punime nga Valdete Berisha piktore nga Belgjika
“E dashtuna tezja Lisi!
Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. Po muj me ju shkrue dy tri rrjeshta tuj daj prej jush. Lamtumir e dëshiroj qi zoti ju nep shka t’ju dishiron zemra. Pritni të faluna ma t’përzemërta! Gonxhja”
Kjo është letra e Nënë Terezës kur ndahej nga familja e saj në Shkup. Vetëm pas 30 vjetësh ajo do ta takonte të vëllanë Lazrin, por jo nënë Dranen dhe motrën e saj Agen të cilat pas Luftës së Dytë Botërore u vendosën në Shqipëri.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_11
Piktorët pjesëmarrës te ekspozitës artistike dhe krijues të tjerë
Pasaporta
Emri: Anjezë (Gonxhe) Bojaxhiu
Ditëlindja: 27 gusht 1910
Vendlindja: Shkup
Origjina: Shqiptare murgeshë në Urdhrin e murgeshave të Loretos. Në dhjetor 1928, Anjeza me emrin Marie Tereza u nis për në Indi. Në vitet ’30 filloi t’u jepte mësime gjeografie dhe feje vajzave të kolegjit të Shën Mërisë në Entali, Kalkutë te Indisë, ku u bë edhe drejtoreshë. Në vitin 1948, me leje të Vatikanit, Nënë Tereza la urdhrin e Loretos, hoqi veshjen e zezë dhe veshi sarin e bardhë të indianeve të varfra. Pasi u largua nga manastiri, shkoi në Patna, ku ndoqi një kurs 3-mujor për infermiere në spitalin e misionarëve "Mjekë Amerikanë". Pasi u kthye në Kalkutë krijoi Kongregacionin e Misionarëve të Bamirësisë. Ajo mësonte fëmijë të varfër dhe kujdesej për të sëmurët, që gjendeshin në rrugët e Kalkutës. Populli indian Nënë Terezën e përkrahu për mirësinë dhe dashurinë që tregonte për të varfrit. Asaj iu dhurua si ndihmë për të varfrit tempulli më i lashtë i Kalkutës, që i përkiste fesë së Indisë. Për punën e saj të madhe iu dhanë qindra çmime e diploma të ndryshme dhe më 10 dhjetor 1979 iu dha në Oslo edhe çmimi “Nobel” për paqen. Një nga gëzimet më të mëdha të Nënë Terezës ka qenë ardhja e saj në Shqipëri. Në Tiranë ajo mori pjesë në rihapjen e kishës katolike, e cila ishte kthyer në kinema nga diktatura komuniste dhe themeloi shtëpinë e parë të misionit të saj. Murgeshat misionare të bamirësisë janë sot të pranishme në 7 zona të Shqipërisë dhe ndihmojnë të varfrit. Ky është edhe kurorëzimi i njërës prej ëndrrave të jetës së Nënë Terezës.
Si arriti Nënë Tereza ta vizitoje për here te parë Shqipërinë!
Përpjekjet e shtetit shqiptar për të vendosur lidhje për të pasur njohje me Nënë Terezën kanë filluar që në vitin 1988. Ka qenë komuniteti i Sant Exhidios, që zhvillonte bisedimet dhe ndërmjetësitë për të realizuar dhe mundësuar lidhjet midis Shqipërisë dhe Nënë Terezës. Kjo ndodhi sepse Shqipëria në atë periudhë ishte një vend me sistemin komunist dhe nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Vatikanin dhe, njëkohësisht, mesa duket nuk dëshironte ta bënte si një çështje të diplomacisë shqiptaro-italiane. Përpjekjet e para janë zhvilluar nëpërmjet ambasadës së Shqipërisë në Itali dhe kontakteve me komunitetin e Sant Exhidios. Kategoria e dytë e dokumenteve i përket pas vitit 1988, në fillim ato nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me dorën e Nënë Terezës, janë dokumente, të cilat përmbajnë informacione ose relacione të shprehura në rrugë diplomatike. Në vitet 1989-1990 datojnë procesverbalet e bisedimeve të Nënë Terezës me autoritetet shqiptare, me Nexhmie Hoxhën dhe një procesverbal mjaft i qartë me Ramiz Alinë. Në vitin 1991 ajo vizitoi Shqipërinë dhe hapi menjëherë misionin e saj. Po ashtu është një letër e Nënë Terezës, në origjinal, në anglisht e shkruar me shkrim dore, drejtuar Ramiz Alisë, në të cilën pak a shumë në një përkthim të lirë në shqip thotë: “Pas shumë e shumë vitesh, duke shtegtuar nëpër dhjetëra vende të botës për të krijuar vendin tim të bamirësisë më në fund deshi i lumi Zot, që të më jepet leja që të vij në vendin tim të shoh varret e të parëve, të ve një tufë me lule dhe të nderoj kujtimin e tyre, të shoh popullin dhe vendin tim dhe të shpresoj në hapjen e misionit për të varfrit në Shqipëri”.
Mos të çuditemi me popujt tjerë qe mundohen me i përfitua edhe këto figura qe linden nga djepi dhe nënat shqiptare!
Kjo letër e saj drejtuar organeve diplomatike shqiptare vërtet është prekëse dhe irituese. Na e futi memorien e të menduarit se si i vuri gjithë ato ndërkëmbëza Nënë Tereza duke ndërmjetësuar të huajt që ta pranojmë si figurë tonën, një figurë aq madhështore siç ishte Nënë Tereza me reputacion botëror ?... E gjithë bota shijoj humanizmin dhe shpirtmadhësinë e saj e shqiptarët u hamendeshin se ç'të veprohet me një njeri të humanizmit dhe bërë mirësisë siç ishte Nënë Tereza pjellë edhe gjak i yni, pa pretendime politike ?!Mos të çuditemi me popujt tjerë qe mundohen me i përfitua edhe këto figura qe linden nga djepi dhe nënat shqiptare dhe nuk dimë t'i ruajmë siç po ndodh shpesh me shkrime antishqiptare për figurën e Skënderbeut nga" pseudo analist dhe gazetarë" sigurisht me prejardhje sllave apo kush e din se nga vijnë, por flasin dhe shkruajnë shqip!...
Deklaratat e disa dijetareve te mëdhenj dhe figurave të ndryshme për Nënë Terezën dhe disa anëtarëve të LSHAKSH-së në Gjermani.
Papa Gjon Pali II: “Nëna Terezë, shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”;
William Bill Clinton (president amerikan): “Vigani i shekullit tonë”;
Dr.Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë”;
Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të”.
Chirac (kryetar i Francës): “Më pak dashuri në botë pas vdekjes së Nënës Tereze”;
Tony Blair (kryeministër britanik): “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të gjithë ne”;
Dr. don Shan Zefi: “Shenjtëreshë e ditëve tona”;
Dr. don Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuri në vepër”;
Dr. don Prekë Lazri: “Njeri i shekullit që i shtyri njerëzit të besojnë në Zotin”;
Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi”;
Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Terezë ishte princeshë e dashurisë”;
Akademik Mark Krasniqi: “Simbol i traditës sonë”;
Bekim Fehmiu (artist): “Pas Skënderbeu u largua edhe Nëna Terezë”;sa ishte gjallë;
Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam): “Vdekja e Nënës Terezë ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë”;
Njëkohësisht edhe një grup krijuesish nga LSHAKSH-së biseda qe zhvilluam me ta u prononcuan se Nënë Tereza ishte një figurë protagoniste qe në një mënyrë i hapi popullit shqiptar një dritare mbi çështjen njerëzore dhe humanitare. Këta u ndien krenar qe sot gjinden të tubuar për ketë manifestim. Me krijimet e tyre u zotuan që qo ta ndjekin rrugën e rilindëseve tanë me qëllim qe të jemi në shërbim të atdheut për ta ruajtur gjuhen dhe kulturën tone ne mërgatë. Po thuajse deklarata te ngjashme dhanë, zoti Martin Çuni LSHAKSH-së,Shaban Cakolli poet dhe publicist, Hasan Qyqalla poet,Pal Sokoli poet ,Bastion Nushiqi aktivist i çeshtjes kombëtare,Dan Gashi piktor,Dibran Demaku shkrimtar, Malë Myrta skulptor,Valdete Berisha poete dhe piktore,Sadik Krasniqi poet,Agim Gashi poet kengetar, Selvete Terrstena kengetare ,Naser Halili poet etj.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_12
Shaban Caklolli në vizitën e Ekspozitës
Mesazh dhe thirrje kombëtare për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në atdhe
Duke u mbështetur ne historikun e kësaj figure aq madhështorë dhe me vlerë, për kombin tonë qe krijoj një imazh ne skenën e njerëzve ma me influencë në botë, shfrytëzoj rastin qe tu bëjë thirrje
trashëgimtarëve të familjes se Nënë Terezës , qeverive aktuale në Tiranë dhe Prishtinë,zyrtarëve shqiptarë në Shkup ,klerikëve shqiptarë, dhe organizmave tjerë kudo qe janë të formohet një "Këshill organizues në nivel kombëtar me qellim të sjelljes se eshtrave të madhërishmes Nënë Terezës në atdhe kudo qoftë në Shqipëri,Kosovë apo Shkup", sepse vet trazimi i familjes Bojaxhiu në trojet shqiptare e dikton një gjë të tillë, me qellim, qe ti shtohet krenaria edhe ma e madhe popullit shqiptar duke i besuar këtij këshilli qe në mënyra diplomatike në nivele shtetërore, të bëhet me dije shteti indian se duhet me u gjet një marrëveshje sa ma e shpejt ose qe ka nevojë të bëhet një presion ndërkombëtar për ta kthyer një vlerë të kombit ne gjirin e vet dhe ta realizojmë ëndërron e saj qe të pushoj ne vendin e vet për gjithmonë! Varri i sajë në atdhe do ti shtoj popullit shqiptar edhe ma tepër një nder,krenari dhe një imazh të pa vdekshëm.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_13
Punim nga Valdete Berisha

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_14
Asllan Dibrani në ditën e manifestimit

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_15
Ekspozitë e përbashkët nga skulptori Male Myrtaj dhe piktoret Asllan Dibrani piktor,Valdete Berisha piktore dhe poete Dan Gashi piktor,Sokol Maloku piktor

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_16
Punimet nga piktori Dan Gashi
Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_17

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_18
Punim në vaj peizazh natyre ,vërshimi pas shiut nga Asllan Dibrani

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_19
Grup pjesemarres i takimit Selvete Terstena kengetare,Shkodran Tolaj kengetar,Asllan Dibrani piktor,Valdete Berisha piktore dhe poete Dan Gashi piktor,Sokol Maloku piktor dhe Mustafe shabani veprimtar.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_20
Kryetari i Lidhja e Shkrimtarëve ,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani Martin Çuni, Asllan Dibrani etj.

Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_21
Këngetari Shkodan Tolaj pran publikut
Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_22
Agim Gashi rapsod krijues duke recituar një poezi për Nënë Terezën
Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_23
Këngëtarja Selvete Terstenen pran publikut
Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_24
Pjesa përfundimtare e manifestimit ju përkushtua ekspozitës artistike të konkurruesve në konkursin e shpallur”Nëna Terezë dhe populli shqiptar”për të cilin u ndanë shpërblime
Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_25
Martin Çuni Kryetar i LSHAKSH-së duke i ndarë shpërblimet
Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_26
Dy piktor Valdete Berisha dhe z. Asllan Dibrani këtë shpërblim i dhanë për “Shtëpinë e jetimëve” në Mitrovicë dhe Asllani shpërblim ja dhuroi LSHAKSH-së.
Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_27
Pamje e publikut gjatë vizitës se ekspozitës
Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_28
Publikime të Nënë Terezës në Shqipëri pran popullit të shumë vuajtur nga sistemi monist
Asllan Dibrani: Nobelistja dhe Shenjtorja Nënë Tereza u përkujtua madhërishëm U1_29
Varri i Nënë Terezës në vend të huaj në Indi e largët për shqiptarët nder kryeveprat e kombit
Foto-Reportazh nga Asllan Dibrani dhjetor 2010 Shtutgard Gjerma
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi