Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rahovec: Fiton Smajl Latifi i AAK-së

Shko poshtë

Rahovec: Fiton Smajl Latifi i AAK-së  Empty Rahovec: Fiton Smajl Latifi i AAK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 19, 2010 11:54 pm

Rahovec: Fiton Smajl Latifi i AAK-së


Rahovec: Fiton Smajl Latifi i AAK-së  Latifi-voton-x
Kandidati i për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar në fshatin e tij në Ratkoc të Rahovecit.


(E plotësuar)- Në Rahovec u mbajt sot rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës. Kandidati i AAK-së, Smajl Latifi sipas rezultateve të para ka fituar garën për kryetar të komunës së Rahovecit. Ndërsa kundër kandidati i tij nga LDK-ja, Ibrahim Kryeziu ka pranuar fitoren e kandidatit të AAK-së. Në këto momente, simpatizantë të AAK-së po festojnë në qendër të Rahovecit.
* * * * * * *
Rahovec: Fiton Smajl Latifi i AAK-së  Kryeziu-voton-x
Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, ka votuar në fshatin Xërxë.

KQZ: Në Rahovec votuan, 39.63 %
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në garën për zgjedhjen e kryetarit të Rahovecit morën pjesë 39.63 për qind e votuesve, përkatësisht 19.525 votues dhe një për qind më pak se në rrethin e parë. Kryetarja e KQZ-së Vldete Daka tha se procesi kishte shkuar në rregull, dhe se ankesat eventuale partitë mund t’i paraqesin pas fillimit të afatit ligjor, që tashmë ka filluar në oërn 19.00. Daka tha se KQZ do të dal sonte me rezultate preliminare ndërmjet orës 22.00 e 24.00.
* * * * * * *
Në ora 19:00 janë mbyllur dyert e qendrave të votimeve në komunën e Rahovecit, ku gjatë ditës qytetarët kanë votuar për kryetar të komunës, kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziun, dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi.
Ndërkohë, komisionet përkatëse kanë filluar numërimin e votave, rezultatin e të cilave KQZ pritet ta kumtojë rreth orës 23.00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bëri të ditur se deri në orën 15.30 për kryetar të komunës së Rahovecit kanë votuar 13 009 votues apo 26.14 % nga mbi 49 mijë qytetarë të kësaj komune me të drejtë vote.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se deri më tani nuk është raportuar për “asnjë incident që do të dëmtonte imazhin e procesit zgjedhor”. Në balotazhin për kryetar të komunës garojnë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi. Raundi i parë u zhvillua më 21 nëntor.




* * * * * * *
Rahovec: Votuan 13 mijë votues deri në orën 15:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bëri të ditur se deri në orën 15:30 për kryetar të komunës së Rahovecit kanë votuar 13 009 votues apo 26.14 % nga mbi 49 mijë qytetarë të kësaj komune me të drejtë vote.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se deri më tani nuk është raportuar për “asnjë incident që do të dëmtonte imazhin e procesit zgjedhor”.
Në balotazhin për kryetar të komunës garojnë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi. Raundi i parë u zhvillua më 21 nëntor.
* * * * * * *
DV: Deri në orën 12:00 votuan 13.31 për qind e votuesve

Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DV), ka vazhduar monitorimin e raundin e dytë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Rahovecit, me ç’rast janë shpalosur disa parregullsi që kanë përcjell procesin e votimit.
Sipas të dhënave të ofruara gjatë një konference për media nga vëzhguesi i “Demokracisë në Veprim”, Driton Tafallari deri në orën 12:00 janë evidentuar disa parregullsi, në mesin e të cilave edhe 103 raste të votimit familjar. Sipas DV-së deri në orën 12:00 kanë votuar 13.31 për qind e votuesve.
* * * * * * *
Zgjedhjet në Rahovec rrjedhin qetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë bëri të ditur se deri në orën 11:30 për kryetar të komunës së Rahovecit kanë votuar 4181 votues apo 8.49 % nga mbi 49 mijë qytetarë të kësaj komune me të drejtë vote.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se deri më tani nuk ka ndodhur “asnjë incident që do të dëmtonte imazhin e procesit zgjedhor”.
Në balotazhin për kryetar të komunës së Rahovecit garojnë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi.
Raundi i parë u zhvillua më 21 nëntor.
* * * * * *
Në Rahovec sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, tha se 71 vendvotime në 34 qendra të Komunës së Rahovecit janë hapur që në shtatë të mëngjesit, dhe sipas saj “çdo gjë është duke rrjedhur normalisht”.
Në garën për të parin e qytetit kanë mbetur kandidati i LDK-së Ibrahim Kryeziu dhe ai i AAK-së Smajl Latifi.
Në Rahovec janë përsëritur zgjedhjet pasi që Gjykata Kushtetuese vendosi se kryetari i dalë nga zgjedhjet e vitit 2009, Qazim Qeska(PDK) kishte shkelur Kushtetutën duke u kthyer në punë 47 ditë pasi që kishte ofruar dorëheqje.
* * * * * *
Rahoveci voton në balotazh
Në Rahovec sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës.
Në garën për të parin e qytetit kanë mbetur kandidati i LDK-së Ibrahim Kryeziu dhe ai i AAK-së Smajl Latifi.
Në Rahovec janë përsëritur zgjedhjet pasi që Gjykata Kushtetuese vendosi se kryetari i dalë nga zgjedhjet e vitit 2009, Qazim Qeska(PDK) kishte shkelur Kushtetutën duke u kthyer në punë 47 ditë pasi që kishte ofruar dorëheqje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi