Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk do t’ua falim

Shko poshtë

Nuk do t’ua falim Empty Nuk do t’ua falim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 11, 2009 10:50 pm

Nuk do t’ua falim


Nuk do t’ua falim Atdhe_mulla_naser_rugova_03-490x320

Naser Rugova (Foto: Atdhe Mulla)

Lidhja Demokratike e Dardanisë nuk do t’ia falte koalicionit aktual shtyrjen e zgjedhjeve lokale që parashihen të mbahen diku në vjeshtë. Deputeti Naser Rugova nga kjo parti opozitare thotë se shtyrja e zgjedhjeve lokale do ta çonte vendin “në rrugë pa krye”

Nga Shpend Limoni më 11.03.2009 në ora 9:32

Lidhja Demokratike e Dardanisë as që është duke menduar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale edhe pse decentralizimi dhe çështja e përfshirjes së serbëve mund ta prolongojë garën politike për qeverisjen lokale.

Deputeti Naser Rugova, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së LDD’së, thotë se kjo parti madje është duke bërë përgatitjet për këto zgjedhje që duhet të mbahen diku në vjeshtë.

“Ne presim organizimin e këtyre zgjedhjeve, sepse jemi edhe duke bërë përgatitjet. Dhe presim që brenda gjysmës së parë të muajit maj, Kryetari i vendit ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, ka thënë Rugova, të martën, në një bisedë për Express.

Mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale është përmendur si opsion real për shkak të ngecjes në procesin e decentralizimit që lidhet drejtpërdrejtë me disponimin e serbëve.
Për këtë çështje, Rugova thotë se përgjegjësinë duhet ta marrin vet institucionet e vendit të cilat edhe kanë e kanë sjellë decentralizimin si “dhuratë” nga bisedimet e Vjenës.

“Është çështje e saj se si do ta gjejë alternativën Qeveria e Republikës së Kosovës dhe partnerët e koalicionit që janë kumbarët kryesorë të decentralizimit. Pra, LDK dhe PDK kanë qenë të përfaqësuar në ato ekipet e famshme që proklamonin rezultate të fitores 2 me1 , 3 me 1, 8 me 2. Dështimet e tyre për të implementuar këto projekte të shtetëndërtimit ne nuk do t’ia falim edhe si opozitë edhe si qytetarë”.

Sipas Rugovës, shtyrja e zgjedhjeve për probleme të kësaj natyre nuk arsyetohet. “Pavarësisht se a është implementuar apo jo procesi i decentralizimit, zgjedhjet lokale doemos duhet të mbahen më 2009. Mosorganizimi i tyre rrezikon ta fus vendin në qorrsokak edhe në kriza politike edhe juridike e konstitucionale”.

Rugova ka kritikuar ashpër vendimin e Presidentit për zgjedhjet nacionale që është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët. Ai ka thënë se ky vendim është bërë duke shkelur Kushtetutën dhe Pakon e Ahtisaarit.

Por çka nëse edhe për zgjedhjet lokale autoritetet kosovare gjejnë arsyetime? “Frikësohem se politika e Kosovës në atë rast nuk do të bëhet në institucione dhe në Parlament, por në rrugë”, ka paralajmëruar Rugova.

“Edhe ashtu është një vend ku proteston uniforma, pra FSK’ja, ku paralajmërojnë greva pjesëtarët e Policisë së Kosovës, punëtorët e administratës, KEK’ut e në veçanti greva e fundit shtatëditëshe e punëtorëve shëndetësorë që ende nuk u mbyll si duhet si dhe pakënaqësi tjera...”, ka numëruar Rugova, “prandaj, çdo anashkalim nga pakoja dhe Kushtetuta e devalvon shtetësinë e Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit”.

Vendimi i Presidentit për zgjedhjet nacionale ka revoltuar dy partitë opozitare LDD dhe AAK. Kjo e fundit ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Sido që të jetë, në rast se Presidenti i Kosovës vendos që vendimi për zgjedhjet lokale të jetë i ngjashëm me atë për zgjedhjet parlamentare, Rugova thotë se “opozita do të ndërmarrë hapat e vet adekuat konform zhvillimeve dhe evaluimit të procesit në vazhdimësi”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi