Sabit Rrustemi:TË EVITOHET PËRBALTJA E MËTEJME E PROCESIT ZGJEDHOR NË KOSOVË
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi:TË EVITOHET PËRBALTJA E MËTEJME E PROCESIT ZGJEDHOR NË KOSOVË
TË EVITOHET PËRBALTJA E MËTEJME E PROCESIT ZGJEDHOR NË KOSOVË
Nga Sabit Rrustemi
Nga vjeshta e vitit 2009 e këndej, Kosova, vazhdimisht është përballur me zgjedhje. Fillimisht në nivelin lokal, me zgjedhje të rregullta, rivotime e zgjedhje të jashtëzakonshme. Tash së fundmi, edhe në nivelin qendror, me zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat, dihen tashmë se si e pse ndodhën.
Nga krejt ajo që u pa, u bindëm edhe njëherë, se, jo që janë nxjerrë mësime nga pesimet e deritashme. Por, ato u përshkallëzuan në masën më të turpshme përmes krejt atyre marifetllëqeve që ndodhën me votën e qytetarit.
Ndodhi një reprizë e 2007-tës, ku, më i forti dhe më i shkathti për manipulime, nuk pret dhe as do t’ ia dijë se si voton apo për kend përcaktohet populli. Por, për kënd përcaktohet ai. Në këtë rast, përfituesja e pandershme e 2007-tës, është afër arritjes së qëllimit të njejtë që, me fillimin e 2011-tës, ta ruaj pushtetin, falë manipulimeve me vullnetin e popullit dhe hajnive brenda kutive të votimit, me mbushjen e tyre në emër të votuesve të vdekur e të pandodhur në Kosovë ditën e votimit si dhe përpilimit të procesverbaleve që bien ndesh me pasqyrën e fletëvotimeve nëpër kutitë.
Nëse para tri vitesh, peri i këtyre përbaltjeve me procesin zgjedhor nuk u këput prej së keqi shkaku i statusit të Kosovës (që pritej të ndodhte – siç edhe ndodhi), kësaj here, këto maskarada dolën sheshit, falë partive konkuruesve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë (ambasadave të huaja në Kosovë), të cilat shpërgjumën më pastaj edhe KQZ-në e PZAP-n dhe, më në fund edhe atë pjesë të shoqërisë civile e cila, fatkeqësisht u bë hisedare e këtyre përbaltjeve, sepse, troç, ishte në shërbim të partisë, aktualisht më të madhes në vend.
Ajo që ndodhi s’ mund të fshihej më
Megjithatë, ajo që ndodhi, ndodhi. S’ mund dhe s’ duhej të fshihej më. Po mund të korigjohet me kontributin e secilit subjekt politik, të institucioneve përgjegjëse zgjedhore, atyre të vendit dhe, shoqërisë civile e medieve.
Tashmë po shihet se ndërhyrjet që u bënë së fundmi nga Kuvendi i Kosovës, para gati dy muajsh, as nuk ishin të mjaftueshme e, duket as jo të qëlluara.
Grupi i ngarkuar me propozimin e ndryshimeve, i përbërë nga partitë politike, ekspertë dhe vetë KQZ-ja, nuk arritën të na sjellin një ligj më të përkryer zgjedhor, i cili do ndalonte njëherë e mirë, manipulimet e hajnitë brenda kutive si dhe papërgjegjësinë e manifestuar, në të gjitha instancat dhe në nivelet përgjegjëse.
Fatkeqësisht sistemi mbeti ai i njejti, proporcional që s’ po i shkon për shtati fare këtij vendi. Kosova mbeti edhe mëtutje si një zonë zgjedhore, përkundër kërkesave që të kihen së paku shtatë zona. Dhe, si e tillë, dmth, si një zonë zgjedhore, mbeti edhe burim për manipulime e hajni të reja. Meqë, sipas asaj që kemi parë deri më tash, edhe përfitimiet nga këto manipulime e hajni, janë të mëdhaja. Sepse, ka komuna ku me 60 – 70 mijë votues i dërgojnë në Kuvendin e Kosovës rregullisht nga 20 e më tepër deputetë, siç ka dhe vetëm një komunë, që, me 80 a 100 mijë votues nuk është në gjendje për t’ i dërguar me votën e saj 5 deputetë në po të njejtin Kuvend.
Prandaj, ishte e pritshme që të ndodhin këto që ndodhën. Sepse, jo vetëm ndërkombëtarëve kjo po ju përshtatet por, edhe lidershipeve të subjekteve tona.
Komisionerët, si burim I së keqes nëpër këto zgjedhje, nuk u përcaktua me ligj që të zgjedhen nga stafi i shërbyesve civilë ( sepse do ishin më të ndërgjegjshëm në zbatimin e ligjit kur do t’ ju rrezikohej vndi i punës në rast të thyerjes së ligjit) por mbetën për t’u propozuar nga partitë politike anise përfaqsimi partiak në KQZ u shtri edhe nëpër komuna. KKZ-të, që më pare u patën konstituuar sipas modelit të KQZ-së.
Kjo, shkaktoi rrëmujë si brenda partive politike ( për t’i zgjedhur ata që janë treguar më të shkathtë për manipulime) po, edhe brenda vetë KQZ-së, e cila nuk pati kohë për t’i verifikuar dhe përgatitur, sëpaku në pikëpamje profesionale
Pastaj, pa nevojë ju mundësua një votuesi për t’i votuar pesë kandidatë brenda një liste partiake, e cila u bë kishe në emër të përfaqësimit më të mirë gjinor. Por, realisht, doli të jetë ajo që synuan lidershipet partiake. Të favorishoheshin rrethet e ngushta nëpër kryesitë e partive të cilat do të jenë në top pesëshet e para. E, me këtë, edhe detyrë për komisionerët, që të mbështeteshin se ndryshe, hije keqe do ju binte po këtyre lidershipeve (po e them në shumës, anise jam i vetëdijshëm se ka përjashtime edhe nëpër lidershipet politike të partive tona).
Me këto pak “zbukurime”, realisht vetëm sa ju dha mundësia komisionerëve të zgjedhur me pinceta partiake (lexo: të rretheve të ngushta të lidershipeve partiake nëpër nivelet e degëve) për t’ u orientuar më lehtë në arritjen e qëllimeve për të cilat ishin porositur.
Dhe, erdhëm këtu, ku edhe atë qytetari të lartë të manifestuar në ditën e zgjedhjeve ( që njejtë pat ndodhur edhe në 2007-tën), ta përmbysim menjëherë pasi të mbyllen qendrat e votimit bashkë me vendvotimet.
Gjahu i komisionerëve nëpër kutitë e votimeve ishte aq i paskrupullt sa, do duhej kohë dhe vullnet për ta bërë një hetim të mirëfilltë, për ta ditur, nëse duam, njëherë e mirë se, ç’ ndodhi me votën e qytetarëve.Gjë që , duke i njohur dhe ditur të gjitha rrethanat, anise pres, po kam dronë se do ndodhë diçka e tillë.
Hilja e keqpërdorimeve dhe hajnisë, i mbeti kësaj radhe më së shumti Drenicës, vetëm për një arsye, se nuk përdorën mjeshtrinë e homologëve të tyre nga komunat tjera. Mos me futë vota nëpër kuti tej mase dhe mendjeje si dhe, me u ruejt pak edhe prej atyre që i kishin si aleatë apo hisedarë.
Rivotimet e pjesëshme, fare lehtë mund të rrjedhojnë me rivotime apo përsëritje të procesit zgjedhor në mbarë vendin.
Procesi i papërfunduar dhe masat
Tash, sikur të gjithë akterët që e krijuan këtë rrëmujë, kanë gjetur fajtorin. E, fajtorë, sipas tyre janë në rend të pare, komisionerët. Po, athua, janë vetëm këta?
Për mua, kjo mënyrë e shënjestrimit të fajtorit është shmangie e pandershme nga përgjegjësia politike e atyre që i shtynë komisionerët për të vepruar ashtu si vepruan. Sepse, jo kokë në vete ata mbushën kutitë, nënshkruan nëpër librat e votuesve, ngjallën të vdekurit, rikthyen nëpër dhomat e votimit të gjithë ata që ishin jashtë Kosove…etj.
Këtu gjithçka u punua sipas një skenari të menduar mirë dhe, të provuar që më parë, në 2007-tën, në 2009 dhe, tri herë në 2010-tën.
Fshehja e këtij skenari dhe kërkesa me gjysmë zëri për t’u ndëshkuar komisionerët manipulues, paralajmëron manipulimet e radhës. Është një përpjekje hipokrite e atyre që kërkuan dhe i nxitën këta mjeranë për ta përbaltur gjithë atë kulturë qytetarë. S’do mend edhe paranë publike.
Prandaj, nuk evitohet rreziku vetëm me ndërrimin e komisionerëve dhe ndëshkimin e tyre. Por, duke drejtuar gishtin edhe ndaj urdhër dhënësve të tyre. Sepse, ata do gjejnë komisionerë të tjerë, që, mbase në masë më të vogël tash, po sërish do ta ushtrojnë të njejtën lojë. Vetëm së tash hyn në lojë varianti i sprovuar në Prizren, Lipjan e Gjilan, shantazhimi i votuesve, kërcënimi , kushtëzimi dhe blerja e votës.
Për fazën në të cilën gjendemi, është shumë e rëndësishme që, derisa çështja e komisionerëve nuk rishikohet në ndryshimet e ardhshme të Ligjit për Zgjedhjet, t’ ju thuhet qartë lidershipeve partiake se, ndëshkimet do të shkojnë edhe tek subjektet që i detyrojnë komisionerët për të vjedhur vota e, për të mbushur kutitë në emër të kësaj apo asaj partie, të këtij apo atij kandidati.
Sepse, komisionerët, në radhë të parë, janë të partive. Pastaj, të KQZ-së (perms KKZ-ve ), e cila duhet t’i ndërgjegjësojë më shumë në zbatimin e Ligjit për Zgjedhjet duke i njohur edhe me pasojat eventuale në rast të shkeljes së tij .
Opinioni kosovar ende nuk e di nëse është ndëshkuar ndonjë nga komisionerët e 2009-tës për gjithë ato manipulime.
Tjetra, KQZ-ja duhet të jetë shumë e vëmendshme edhe në përzgjedhjen e vëzhguesve, sidomos të shoqërisë civile, perms së cilës po përvidhen qëllimshëm militantët e partive. Po, edhe të personave tjerë që i angazhon drejtëpërsëdrejti si KQZ, veçmas në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Fushë – Kosovë.
Po, edhe Zyra për partitë politike në kuadër të KQZ-së e PZAP- i të jenë më rigorozë në zbatimin Ligjit për Zgjedhjet ( i tillë çfarë është se e kanë aprovuar vetë) dhe Kodit të
Mirësjelljes, po nga ana e partitë politike
Ato e fillojnë fushatën para kohe dhe nuk ndëshkohen. i vënë në dispozicion edhe mjetet publike (financat, zyrat, makinat) dhe, sërish nuk ndëshkohen po, janë përfituese.
Ju paraqesin raporte të rrejshme financiare për harxhime gjatë fushatës dhe, mbeten të paprekura.
Edhe kur ashiqare konfirmohet hajnia, ata dalin në publik e krekosen se herën tjetër do fitojmë (lexo: vjedhim) edhe më bindshëm. Dhe, në vend se të sanksionohen, po amnistohen, madje edhe po shpërblehen pa meritë me pushtet.
Komisionerëve manipulues e hajna, vetëm ua ndërrojnë vendet. Nga dhomat i nxjerrin nëpër koridore apo në oborre para vendvotimeve dhe sërish, sërish, mbeten si parti , të pandëshkuara.
Rrezik i përhershëm i zgjedhjeve, dosido, mbetet edhe vetë KQZ-ja, me përbërjen e saj dhe me Sekretariatin (stafin e ngushtë dhe të gjerë), të cilët realisht, edhe pse duhet të jenë institucion i pavarur, në fakt nuk janë. Sepse aty janë deleguar përmes partive. Si dhe, në përzgjedhjen e stafit të SKQZ-së është përzier vazhdimisht politika ( partitë që kanë qenë pjesë e pushtetit – varësisht cila ka qenë më e zonja).
Një Marrëveshje e re politike për ta përfunduar, aq sa mund të përmbyllet tashmë ndershëm ky proces zgjedhor, shtrohet sërish si nevojë e momentit kur dihet nëpër çfarë fazash pritet të kalojë më pas Kosova. Por, një Marrëveshje ndaj së cilës merren obligime dhe zotime e, jo si ajo që u nënshkrua në fillim të këtij procesi zgjedhor, në zyrën e ushtruesit të detyrës së Presidentit, them, pa ngurrim, sa për sy e faqe.
Megjithëse, para kësaj, secila parti, do duhej të pranojë përgjegjësinë për shkeljet, manipulimet dhe hajnitë që janë shkaktuar nga komisionerët e tyre, të distancohet nga ta dhe të kërkojë përnjëmend, vënien e tyre para drejtësisë. Nëse kanë kurajon për të na bindur se nuk janë vetë ata që kërkuan një gjë të tillë prej tyre.
Përndryshe, edhe më tej, pocesi zgjedhor do mbetet i rrezikuar.
( Autori është anëtar i KP të LDK-së si dhe një periudhë kohore ishte dhe anëtar i KQZ-së)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi