Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:Ç'MYKESIRA...! (Nga bejtet e mia)

Shko poshtë

Jorgo Telo:Ç'MYKESIRA...! (Nga bejtet e mia) Empty Jorgo Telo:Ç'MYKESIRA...! (Nga bejtet e mia)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 21, 2010 11:26 pm



Jorgo Telo:Ç'MYKESIRA...! (Nga bejtet e mia) 49858_1630998071_301722_n

Jorgo Telo:Ç'MYKESIRA...! (Nga bejtet e mia)

(Bejte ,me sens satirik për një satanik)

Sot po them nja katër a pesë
Për një tip, për një krijesë…
Për dikë që lart e poshtë,
S’dimë ç’thotë – plot a bosh…!

Lesh në mjekërr, lesh në kokë
Frymëmerr nëpër Europë.
Zotëria gojë – trapi
Pagëzuar Diki Marty
Gjeti kohën që të llapi…

Reporteri i KE-së
U ngrit enjtur një mëngjes
Me pordhë të bëjë biznes…
Nga Del Ponte i erdh muza
E nga muza plot akuza…

Llloj-lloj shpifjesh në Pazar:
Nëpërkëmb kombin shqiptar.
Si na del befas ky burrë
E në “pus” na vërvit gurë?

O budall, mblidhe “fiqirë”!
I ke gurët – ndot – këllirë
Uji është për të pirë
Krejt politika shqipare
Aktin tënd e quan marre…!

Kur Kosova del në zgjedhje
Ti gatit çorbën me helme.
Na rrëfen ëndrrat e natës
Dhe ç’ke mbledhur brenda kafkës:

Cilin të besosh më parë,
Ç’ësht’ i larë dhe i palarë…?!

Ç’janë këto marrërira
Marrëra e mykësira?

Po deshi veten njeriu,
S’ka ç’e do një tip-ariu…!

Jorgo Telo:Ç'MYKESIRA...! (Nga bejtet e mia) 74630_1611643104235_1630998071_1377646_6100991_n
C'PO TREGON ME GISHT,
MORE PLAK - PULISHT?

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi