Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhurata Lazo - Bejleri, një pianiste e shqiptare që luan Shopenin në teatrot e Gjermanisë

Shko poshtë

Dhurata Lazo - Bejleri, një pianiste e shqiptare që luan Shopenin në teatrot e Gjermanisë Empty Dhurata Lazo - Bejleri, një pianiste e shqiptare që luan Shopenin në teatrot e Gjermanisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 21, 2010 11:51 pm

Dhurata Lazo - Bejleri, një pianiste e shqiptare që luan Shopenin në teatrot e Gjermanisë

Dhurata Lazo - Bejleri, një pianiste e shqiptare që luan Shopenin në teatrot e Gjermanisë Dhurata%20Lazo%20-%20Bejleri
Sukseset e një pianiste shqiptare

Dhurata Lajzo Beleri me lojën e saj perfekte reflektoi gjeninë e Shopenit. Kështu shkruan gazeta e përditshme gjermane Rheinpfalz në një shkrim të Sven GÜNTER, për lojën e shkëlqyer të pianistes shqiptare në koncertin e mbajtur në „Shtëpia Blu“ .
Kur bën një buqetë me lule për ditëlindjen e dikujt, atëhere duhet që kjo dhuratë të shndërrohet në gëzim dhe dritë. Kjo pasqyrohej në mbrëmjen e së shtunës në teatrin " Shtepia Blu " në praninë e spektatorëve në koncertin e Chopin organizuar në formën e një buqete muzikë-letërsi për nder të 200 Vjetorit të lindjes së pianistit-kompozitor duke bërë një udhëtim zbulues në veprat instrumentalë gjeniut, realizuar nga pianistja Dhurata Lazo Bejleri ndërthurur me njollat e errëta të muzikanit polak në Shtëpinë Blu të luajtura në pjesën e dytë.
Melankoli e thellë, mbresa të pashlyeshme dhe përjetime zemre – kjo është përmbajtja që i lidh me njëra tjetrën pjesët për piano të Frederic Chopenit. Por gjithsesi këtë përmbajtje nuk mund ta sjellë dot çdo pianist. Ishte një përkim i mrekullueshëm i mbrëmjes që pianistja shqiptare Bejleri me një ndjesi të hollë dhe njëkohësisht me një forcë ngjethëse e shpalosi për publikun brendësinë e kompozimeve të Chopenit.
Ajo luante kështu ndonëse në praninë e pasjellshme të një pjese të publikut të cilët me pipëtimat e pareshtura të kamerave digitale bënin zhurmë - ishte hera e parë që luhej pjesa "Nocturne Lento con gran Espressione " bërë e famshme që nga dalje e filmit të njohur të Roman Polanskit " Pianisti ", e cila me kalimet e lehta dhe shprehëse krijonte përfytyrimi e atmosferës së ankthit të paqes.
Me katër mazurkat e hatashme (me prejadhje nga vallet polake ) të cilat ruajnë karakterin e valleve dhe marrin ngjyrime lirike nga Chopeni, Bejleri i tregoi zotësitë e saj si dhe të gjithë gjerësinë e lëvizjeve të duarve dhe ndërrimit të ritmeve, duke e bërë atë një muzikë me karakter të fortë.
Thirrjet “bravo” vërshuan pas interpretimit të Ballades Nr.1 në G-Moll, Sol-Minor. Këtë pjesë e kohë kontrastuese Bejleri i luajti me aq karakter të fortë sa dhe në mënyrë prekëse për publikun e etur për ndjesi sentimantale të cilit Bejleri i dhuroi shumë emocione me lojën e saj.
Me një thellësi të madhe ndjesor luajti gjithashtu fundin e pjeses Instrumentale "Andante Spianate und Grande Polonaise Brillante ". Edhe këtu u ndërthurën thellësia e forcës emocionale të Chopenit në mënyrë shumë të harmonishme me Andanten shume emocionuese dhe të qendisur në mënyrë krejtesisht tjeter nga Polonaise me efekte te gjalla të cilat u transmetuan edhe më qartë.

Dhurata Lazo - Bejleri, një pianiste e shqiptare që luan Shopenin në teatrot e Gjermanisë Family

Familja dhe profesor Robert Radoja

Lojës krenare të Bejlerit ia krijonte sfondin e njëjtrajtshëm ansambi i dekoruar i Shtëpisë Blu e Dekoronte. Ndonëse një ide fantastike, nuk shtoi gjë shoqërimi prej zërit të këngëtares së ansamblit, e cila duket se nuk ishte uushtruar me këngë polake.
Një ide magjepsëse ishte edhe përmbyllja me muzikën e butë të këngës " In mir Klingt ein Lied " , " Brenda meje kumbon një këngë", por e cila të kujtonte pjesën e parë mbrëmjes së koncerit, çka sigurisht u prit me duartokitje të zbehta për ansamblin, (me përjashtim të lojës së Bejlerit në fillim dhe duartrokitjeve të zgjatura dhuruar asaj) .
O i lumturi e i gjori Chopin ...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi