Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Shala:ZJARRI I DASHURISE(tregim)

Shko poshtë

Albert Shala:ZJARRI I DASHURISE(tregim) Empty Albert Shala:ZJARRI I DASHURISE(tregim)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 21, 2010 11:57 pm





Albert Shala:ZJARRI I DASHURISE(tregim) 41658_100000511563723_3201_n

Tregim

Albert Shala,Gjakove


ZJARRI I DASHURISE



Puhize pranverore neper dritaret e hapura sjellte aromen e luleve-aromen e jetes ne dhomen ku isha e shtrire.Prane meje shikoja tabletat e llojllojshme me ndihmen e te cilave qe nje vit perpiqesha te rimekembja trupin tim,i cili assesi te ngritej nga shtrati.Vajza ime Diellza hyri ne dhome.Syte e saj plot jete me dhembshuri me shikonin.Nënë-me thirri me ze te mekur.U afrua dhe me perqafoj duke me shtrenguar me ato duar njomezake.Floket e dendur ia lemoja,ndersa zeri i saj plot dhembje me thoshte:nene-duke me shikuar sikur donte te pyeste:kur do te ngritesh nga shtrati nene ime.E perqafova me afsh sa qe lotet me rrodhen.Diellza i afrohej shtratit tim qe ishte ne anen e majte te dhomes.U shtri mbi shtrat dhe filloi te mbulohet.Diellza,shpirti im,flije tani-thashe.Ajo me shikoi dhe buzeqeshi.Femije perplot arsyeshmeri per gjashte vjetet e saj.Me kupton mua me semundjen time.Shpirti im.E shikoja si mbyllte syte dhe i dorezohej botes se gjumit.Nuk e di pas sa kohe edhe mua me zuri gjumi.Kur u zgjova ndjehesha e frikesuar.Asgje nga endrra e cila me zgjoj nuk ishte e qarte.Neper dritare shikoja henen, e cila me dukej me e buzeqeshur se asnjehere me pare.Florina-u ndie nje ze qe therriste.,thua se kumboi nga thelesit qiellore.Ktheva koken drejt dritares,neper te cilen dukej hena si ndriconte mbi mal.-Florina-prape u ndie ai ze.Tani zerin e njoha.Ishte zeri i babait tim, i cili qe nje vit kishte vdekur.Nje dritherime shqetesimi trupin ma pershkoi.E frikesuar pritja se cdo te ndodhe.Zeri i eres ndihej si vallezonte neper erresire.Me thirri vertet babai apo ai ze eshte zeri i kujtimeve te femijerise sime?!.Se dicka e larget,por jashtezakonisht e dashur filloi te me kujtohet femijeria :livadhet perplot lule neper te cilat vrapoja pas fluturave kraheshkruara,mbremjet perlot xixellonja te cilat me mbushnin jete,gjyshi im,i cili ulej rreth vatres dhe rrefente per divin me nje sy,i cili kur ecte bjeshkte dridheshin,pastaj nena ime e cila me thoshte se kur une te behen nuse shtate bjeshke larg do te flitet per bukurine time.As shtate vjet te plota nuk i pata mbushur kur cdekja me la pa me te dashuren e jetes sime.EH JETE O JETE PARA SYVE PO ME TRETESH.NJEZET E SHTATE PRANVERA ME RRODHEN SI NE ENDERR.Drita e henes e bente te dukshme Diellzen si flinte mbi shtrat,e me vinte ta therrisnja:Diellza drita ime eja te perqafoj,por sikur nje force e padukshme me ndalonte.E shikoja permallshem sikur vite e vite se kisha pare.-Florina-prape u ndie ai ze.Shikoja neper dritare,por asgje nuk dukej,pervec henes qe mbi mal kishte vene kuroren e drites.Cndodhe keshtu me mua?!Puhiza pranverore ndihej si leundte deget e ftonit.Ktheva koken nga Diellza per ta thirre,por nuk mundja.Zeri me kishte humbur.E shikoja permalshem Diellzen te cilen nuk mund ta therrisnja.Floket e saj ngjyre ari vezullonin nen driten e henes.Ashtu si isha e tretur ne mendime,vemendjen ma terhoqi je zhurme e madhe.Kur me pare zhurme te tille nuk kisha degjuar.Zhurme behej aq e madhe sa me dukej se nga ajo cdo gje dridhej.Fillova te tretem neper pafundesin e Universite.Para meje dukeshin yjet gjigande qe leshonin drite si diell i perflakur.Zhurma filloi te humbte e une fillova te tretesha neper drita shumengjyreshe.Pas sa kohe u ndie nje zhurme e tmershme,thua se gjithesin e perfshiu rremuja.Dritat shumengjyreshe e erresira i perbinte.Shtepia ime filloi te duket mes resh te bardha.Neper dritare shihja trupin tim te rrethuar me gra qe me vajtonin.Me vajtonin edhe ato sa e sa here jam perlotur!Perse tani me vajtojne?!Diellza si e humbur ecte neper oborr.Motra ime e mori per dore dhe e largoj nga oborri.Trupin tim e nxorren ne oborr dhe filluan ta lanin.Denesje grash degjoheshin.Ne arkivol me vendosen dhe u nisen drejt varrezave.Zhurme e tmerrshme shperndahej hapesirave qiellore.Cdo gje humbi para meje.Cdo gje ./Dritat te kalterta,te gjelberta,te kuqe.... shpendaheshin nga nje top gjigand dhe i rrumbullaket,e une tretesha ne vezullimen e dritave shumengjyreshe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi