Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Vetëvendosje” i përgjigjet OVL-UÇK-së

Shko poshtë

“Vetëvendosje” i përgjigjet OVL-UÇK-së Empty “Vetëvendosje” i përgjigjet OVL-UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 22, 2010 12:43 am

“Vetëvendosje” i përgjigjet OVL-UÇK-së


Drejtues të organizatave të dala nga lufta kanë thënë se raporti i Dick Marty-t është një spektakël medial, ndërsa i kanë quajtur kontroverse dhe të dëmshme deklaratat e “Vetëvendosje” se “të bërat e Hashim Thaçit nuk e njollosin UÇK-në”. Por është kundërpërgjigjur anëtari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, i cili i ka akuzuar shoqatat e dala nga lufta se po i shërbejnë një subjekti politik në Kosovë. “Tërë ky spektakël medial ndodhi në kohën kur Kosova është duke i përmbyllur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku fitues doli udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne shfaqim pakënaqësinë me reagimet cinike të një subjekti politik vendor, reagim i cili argumenton ekzistencën e elementeve pro-sllave edhe në politikën në Kosovë, që deri dje kundërshtuan në emër të nacionalizmit çdo të arritur të Kosovës pas luftës çlirimtare”, ka thënë Xhemajli.
“Fjala është për subjektin e ri politik në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në deklaratat e tyre është shumë kontroverse dhe deklaratat e tyre janë shumë të dëmshme sa i përket Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit të saj legjitim”, ka thënë Xhemajli.
Por Selimi në një deklaratë për Klan Kosova, tha se këto shoqata duhet ta dinë se misioni i tyre është të kujdesen për kategoritë e luftës e jo të merren me leximin e deklaratave që ua shkruan një subjekt politik (PDK). Imazhin e UÇK-së, sipas Selimit, nuk e ka dëmtuar Lëvizja Vetëvendosje, ashtu siç thotë Xhemajli, por ata që duke u thirrur në emër të tyre kanë degraduar vlerat e kësaj ushtrie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi