Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha fton Hagën të hetojë në Shqipëri

Shko poshtë

Berisha fton Hagën të hetojë në Shqipëri  Empty Berisha fton Hagën të hetojë në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 22, 2010 4:42 pm

Berisha fton Hagën të hetojë në Shqipëri


Berisha fton Hagën të hetojë në Shqipëri  SaliBerisha
Qeveria shqiptare ka garantuar sot se do krijojë lehtësira për EULEX-in dhe Gjykatën e Hagës si dhe i ka ftuar që të shkojnë në Shqipëri për të hetuar rreth akuzave të deputetit zvicerian Dik Marti, hartuesin e raportit ku Kosova e Shqipëria akuzohen për trafiqe organesh dhe krim të organizuar.
Kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi Dik Martin “një avokat të verbër të krimeve serbe dhe Serbisë së Madhe”, e ngarkoi ministrin e drejtësisë shqiptare t’i dërgojë Gjykatës së Hagës një letër ku të garantohet se pavarësisht se mandati i kësaj gjykate përmban vetëm Ish-Jugosllavinë lejohet hetimi dhe në zonën shqiptare.
“Dik Marti të dorëzojë provat për autoritetet e EULEX, të dorëzojë çdo provë, përndryshe, ai ka bërë një abuzim të rëndë shumë me drejtësinë dhe shqiptarët”, ka thënë Berisha.
Kryeminsitri shqiptar ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës duhet të zhvillojë hetime për akuzat, pasi në këtë raport të Martit sipas tij akuzohet kjo gjykatë se ka fshehur krimet.
“Janë lëshuar akuza direkte ndaj Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi se janë zhdukur prova. I takon kësaj gjykate të kërkojë se cilat prova ka zhdukur gjykata. Asnjë nga vendet e lira nuk ka qenë kurrë i interesuar që të fshihen dhe zhduken provat e krimeve të luftës".
"Aq më pak, mendoj dhe gjykoj unë, do të ketë qenë e interesuar Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Ndaj dhe duke ftuar gjykatën që të rinisë hetimet e kësaj çështje, e ftoj gjithashtu të qartësojë sepse kjo përbën një akuzë ndaj gjykatës”, theksoi Berisha.
Berisha theksoi se në konfliktet në Ballkan, Shqipëria ka qëndruar gjithmonë në krah të paqes dhe ka luajtur rolin e zgjidhjes së konflikteve.
Ndërsa për Martin hedh dyshime se ëhstë i njëanshëm në raport, për shkak të qëndrimeve të tij karshi Kosovës.
“Kam pasur rastin të jem në Këshillin e Evropës, ky zotëri, Marti, ka qenë një avokat i papërmbajtur i krimeve të shëmtuara mbi shqiptarët dhe unë dua të them se teza e tij kryesore në KE ka qenë kjo: Në Kosovë nuk ka ekzekutor dhe viktima, nuk mund të pranohet që serbët të jenë ekzekutor dhe shqiptarët viktima".
"Ky ka qenë lajtmotivi i tij për të mbrojtur krimet e luftës. Se kush i përzuri mbi 1 milion shqiptarë se kush mbushi Kosovën me varre masive dhe Savën dhe Danubin me kufoma shqiptarët, për Dik Martin kjo nuk kishte rëndësi. Ai në të gjitha rastet do të bënte avokatin e Serbisë të Madhe”, ka thënë Sali Berisha në mbledhjen e Qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi