Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doli në SHBA libri i Jeton Kelmendit‏ “How to reach yourself”-“Si shkohet të vetvetja”

Shko poshtë

Doli në SHBA libri i Jeton Kelmendit‏ “How to reach yourself”-“Si shkohet të vetvetja” Empty Doli në SHBA libri i Jeton Kelmendit‏ “How to reach yourself”-“Si shkohet të vetvetja”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 22, 2010 11:48 pm

Doli në SHBA libri i Jeton Kelmendit‏ “How to reach yourself”-“Si shkohet të vetvetja” 200px-Jeton_kelmendi_1

Doli në SHBA libri i Jeton Kelmendit‏ “How to reach yourself”-“Si shkohet të vetvetja”

Është botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës libri me poezi “How to reach yourself” qe në shqip d.m.th “Si shkohet të vetvetja” i autorit Jeton Kelmendi. Libri është përkthyer nga Peter Tase dhe në të janë përkthyer 100 poezi, ndërsa parathënien e ka bërë Profesor Emeritus RICHARD A. BROSIO, pranë Universitet të Michiganit, kurse pasthënien e ka bërë studiuesja shqiptare Irena Gjoni. Jeton Kelmendi është njëri nga shkrimtaret shqiptar më të përkthyer dhe kësaj radhe paraqitet para lexuesit amerikan, por natyrisht edhe për lexuesit anglofon në përgjithësi, pasi qe edicioni botues LULU është në bashkëpunim me kompanitë e mëdha siç është amazon.com etje, ku libri mund të blete edhe përmes internetit. Në atach janë dy tekstet e Richard Brosio dhe Irena Gjonit për librin
Lirizmi poetik i Jeton Kelmendit është jeta Iliro-Shqiptare, me një bukuri të shprehurit

Unë jam një shkrimtar prozaik, por e admiroj poezinë, artin e kompozimit ritmik – të folur ose të shkruar – dhe ajo është imagjinare, me pasione dhe edukuese. Interpretimi im për poezitë e Kelmendit mund të befasoj lexuesin, dhe ndoshta, edhe vete
autorin. Megjithëse unë nuk jam një studiues i historisë Ballkanike, kame pasur gjithmonë interes në atë pjesë të Evropës, për shume arsye. Popujt e Ballkanit kanë kaluar një histori të vështirë, për arsye pjesërisht nga fqinjët e tyre të fuqishëm. “Balkanizim” do te thotë të ndash një shtet një territor etj, ne vende me të vegjël, të pasuksesshëm dhe konfliktual. Kelmendi – poeti e kupton shume mire historinë tragjike të këtij rajoni. Krijimtaria e tij lirike është e butë dhe e trishtueshme. Vëllimi i tij “Si shkosh tek vetvetja” me kujton personat të cilët janë detyruar të kapërcejnë kufijtë gjate gjithë historisë. Sigurisht nuk kanë udhëtuar me trena luksoz, aeroplan apo automjete të shtrenjta për të kaluar kufirin. Madje akoma më keq, shume prej tyre kanë emigruar pa dokument identifikimi i cili është i nevojshëm për kalimin e kufirit. Gjatë tridhjetë viteve të fundit e gjithë bota ka ndryshuar në mënyrë radikale për shkak të dëshirës për të fituar më shume nga “demokracitë” e fuqishme kapitaliste perëndimore.
Disa e quajnë si neo-liberalizm me një “kamuflim” post modernist, si rasti i kulturës së ndryshimeve ekonomike. Fjala “neksus” do te thotë, të lidhesh, të bashkosh, bashkim fuqish dhe mbledhje forcash, me fjalë të tjera – bashkim në mënyra të ndryshme.


Karl Marx shpjegoj se nen sistemin kapitalist, dhe formës së tij
imperialiste, shkaktohet ajo që quhet “neksusi monetar.” Paraja dhe pasuria bëhen
gjerat më të rëndësishme, dhe ndoshta arsyeja e vetme, që njerëzit me pushtet të
bashkohen! Populli i Ilirisë dhe Shqipërisë
nuk ka qenë në gjendje të ulet në poltronat e njerëzve të fuqishëm që bënin
ligjin. Fuqitë perëndimore kane liberalizuar tregun duke lejuar sipërmarrësit
(shumica janë korporata të mëdha kapitaliste) të trazojnë sa me shume të jetë e
mundur një “shkatërrim krijues” Shumpeterian. “Tronditja dhe frika” e Milton Friedman,
kapitalizmi shkatërrimtar është një forme për të berë luftë me vendet ku lideret
e tyre nuk kane dashur te behen pjese e sistemit neo-kapitalisto- imperialist
te fuqive perëndimore. Unë e kame lexuar dhe interpretuar këtë bibër duke u
bazuar në një kontekst mbi te cilin ne sot jetojmë.


Nuk pretendoj që Kelmendi të bjerë dakord me mua! Këto poezi përfaqësojnë vështirësitë e një
personi në lidhje me dëshirën që ka për tu kthyer përsëri në kohë kur vendi i
tij ishte i zhvilluar dhe kishte drejtësi.
Megjithëse kjo mund të jetë më shumë një dëshirë sesa një fakt konkret. Duke
u kthyer brenda shpirtit, përsëri tek zoti, tek një e kaluar e magjishme, ose
fillimi i mundshëm i të tashmes? Ndoshta për tu stabilizuar
në neo-spiritualitetin në vend të neo-ekonomise dhe politikës që mund të
ndihmojnë në këtë shpërndarje? Kthehet përsëri tek Zoti dhe Nene Tereza të cilët
që të dy janë zhdukur? Një kthim në lulen e çelur të Gonxhes, si një Kalkute e vogël? Kjo është shumë e vështirë
për të kuptuar se kur kapitalizmi global sekular nuk shikon drejt
spiritualitetit vetëm kur do qe të shesë ç’do gjë - ç’do dite gjate gjithë
viteve. Atdheu Shqipëri! Kelmendi ngjan
me njerëz të tjerë, vendi i të cilëve nuk ka ecur mirë gjatë dekadave të shkuara, por shkon me tutje në
histori ku deklaron se ka pasur një kohë në antikitet ku vendlindja e tij ka
qenë me pushtet, me drejtësi dhe me shumë vlera trimërie. Ai i thotë lexuesve të tij se kaq shumë
shqiptar, dhe njerëz të tjerë në Ballkan, u është dashur të shkojnë jashtë; sidoqoftë,
ndoshta do te kthehen në një atdhe më të madh, më të mirë dhe më të sigurt. Lexuesi
mund të mendoj se a është e mundur që të gjithë njerëzit që Kelmendi aludon do
të gjejnë një atdhe të madh, duke pasur parasysh luftërat që kanë ndodhur së
fundi. Përpjekjet e vjetra të fuqive perëndimore
për të detyruar këtë rajon të marrë pjese në kapitalizmin global, e bënë të vështirë
për të besuar se ëndrra e Kelmendit dhe shpresat e tij do të materializohen se
shpejti! Ai pyet ku është kufiri qe
ndan trishtimin me Gëzimin? Ai gjithashtu pyet ku e kanë çuar të djeshmen time,
ku është hija e vitit të kaluar? Autori ynë ka aftësi të lëviz nëpër kohë të
ndryshme: kohë të largëta, antike, jo shumë larg, e tashmë dhe e ardhmja. Kjo
ndoshta është forca e tij në lidhje me atë që ai prezanton përpara lexuesve
kozmopolitan? Sot Zotërinjtë e botës nuk duan njerëz të zakonshëm me plot lëvdata
për të mësuar si të bashkojnë lidhjet në kohë dhe hapësirë. Pa dyshim ata nuk e kanë dashur Marksin me iniciativën
e tij për të mësuar njerëzit e kohës së vet të shikojnë pamjen e gjerë të botës,
por vetëm një kolazh nga copa të ndryshme “fragmentesh të ndërprera.” Unë e
admiroj iniciativën kurajoze të Kelmendi-t për të na ndihmuar të kuptojmë më
mirë mendimet dhe shpresat e një poeti që jeton dhe punon në një shtet të
caktuar, por njëkohësisht demonstron globalizmin e tij. Peter Tase ka bërë të
mundur për në të lexojmë një libër Shqiptar me poezi në gjuhën angleze. Kjo i krijon
mundësinë shumë njerëzve për të pasur njohuri rreth vendeve dhe
ideve përtej botës anglishtfolëse.


Bravo Peter!
RICHARD A.
BROSIO, Ph.D., University of Michigan

Professor Emeritus, Ball Sate University Lecturer and Visiting Scholar at
The University of
Wisconsin Milwaukee

Doli në SHBA libri i Jeton Kelmendit‏ “How to reach yourself”-“Si shkohet të vetvetja” Irena+Gjoni
Irena Gjoni

POEZIA E JETON KELMENDIT MES ESENCASH HYJNORE DHE KUMTESH

Si shkohet për te vet vetja” është
libri më i ri poetik i poetit kosovar, të përkthyer në 22 gjuhë të botës, Jeton
Kelmendit. Tashmë po prezantohet edhe
për lexuesin amerikan. Ky vëllim vjen si
një botim i poezisë së përzgjedhur dhe
na krijon mundësinë për të evidentuar një vizion më të plotë të individualitetit krijues të këtij
poeti, duke rendur më sigurt brenda kohës së tij poetike.

Poezia e Kelmendit është një poezi sa e sensibilizuar
ndaj akteve më intime të marrëdhënieve njerëzore, po aq edhe ndaj atyre sublime
e dramatike. Megjithatë është më e dukshme ndjesia e përftuar nga një përjetim
emocional i drejtpërdrejtë. Prirja e tij prej poeti, arrin të transmetojë shumçka
shpirtërore përmes futjes së perceptimit poetik të botës, duke mbrujtur e
ruajtur një energji emocionale.

Tipar evident, mbase edhe më dominuesi në të gjitha këto
poezi të Jeton Kelmendit, është kromatika (ngjyra) emocionale, një si lament,
që të shprehurit poetik ia kthen predominacionin emocional; ndjeshmëri që herë
është dhembje, herë një pasqyrim i gjendjeve eskstatike.
Njëherësh në këto poezi pikaset një botë e pasur emocionesh që e bën Kelmendin poet
me veçanti që nuk i kanë të tjerët si dhe krahas kësaj, një tendencë nga
mendimi sintetizues. Pra, mendimi rri në ekuilibër me ndjenjën. Janë dy prirje
që vështirë bashkohen sepse janë të ndryshme, por ky poet ia ka arritur t’i
shkrijë bukur.

Poezia e Jeton Kelmendit ështe e dendur nga kuptimet. Ai
nuk shpreh dhe nuk kërkon lustrën e sipërfaqes, por magmën qe del nga thellësia.
Konceptualiteti është i frenuar e i nënshtruar figurës dhe i shërben për ta
fuqizuar idenë.

Ajo që e përshkon gjithë këtë vëllim poetik nga fillimi deri në fund, si
një koherencë shpirtërore, është konceptimi i shpirtit si një univers, si një
botë, si një shtëpi që ka gjithë ornamentet e duhura që prej qiellit e reve të
shpirtit, yje, diell, hënë, fusha, male, dete, shtete, shtigje, rrugë e
rrugëtime, ditënetë e deri te fryma, mendimi, ëndrra, femra, muza, dashuria,
djaloshi, poeti e çka jo tjetër. Brenda kësaj “Bote” të improvizuar, ka një
“UN”, një “MUA”, jo thjesht i parë si një un lirik, por si një “ZOT SHTËPIE” i
asaj “Botës” së tij. Pra, brenda shpirtit të poetit “ndodh”. Ka një histori e “JETË”
shpirtërore. Domethënë brenda tij “ndodh”, edhe pse herë – herë askush nuk është
dëshmimtar për këtë pos vetes, madje nganjehere ndoshta as vetë ai. Në këtë
kontekst janë një sërë poezish që e
ilustrojnë më së miri mendimin e mësipërm. Mjafton të lexojmë poezinë që hap
vëllimin, njëkohësisht që i ka dhënë dhe titullin librit, “Si shkohet për te vet vetja”.

“Kapërcej shtete /
Fusha e male e dete / Krejt më çka ka / Bota / Rrugëtarë i shoqëruara nga ditë
e netë / Mikesha / I shëtis minutat në jetën time / Deri të takoj ty / Hej / Ç’bën
këtu / Sa here shëtisë brenda / Vetvetes / Të takoj ty / Tek secili udhëkryq / Nga
një shenjë jotja / Nga një dritë e gjelbër / E imja / Në qiell m’ shndrisin
sytë tu”.

Po kështu ky univers personal shfaqet edhe
në poezi të tjera, si: “Merri me vete gjurmët”: “I rashë tërthorazi
mendimit dhe vajta / Pa ditur ku dilet”. Apo te poezia “Frymë lozonjare”: “Pse
s’bёhesh mё lozonjare / Se fryma / Të frysh kah qielli im”. Ose tek “Merre
pak qiell tëndin”: “Qetësohu e dashur / Qiellin do ta nxjerr / Nga fryma
ime e epshit”.

Është rrugëtimi më i gjatë ai i nisur nga destinacioni “vetvete”, për t’u
rikthyer aty sërisht.

“Sa i gjatë / Udhëtimi
im / Nëpër këto udhë / Që vetëm unë i shkeli / I kapërcej me shpejtësi / Duke u
orientuar / Me shenjat tua”. (“Si shkohet për te vet vetja”).

Dhe në këtë rrugëtim në poezitë e
Jeton Kelmendit, humbet nocioni kohë
duke u shndërruar në një kohë universale, në një tejkohë, në një mbikohë, në
një kohë pa kohë: “Ti njeri i çuditshëm
/ Sa është ora? / Çfarë date është sot? / Muajin e di? / Viti / Është viti i
mbarë”? (“Si
shkohet për te vet vetja”).

Një element tjetër shumë i rëndësishëm tek
ky vëllim poetik i Jeton Kelmendit, evident
në shumë prej poezive të tij, është koncepti estetik i SË BUKURËS që ekziston
në një harmoni perfekte me TË MIRËN. Ja si shprehet poeti, gati si një sentencë
te poezia “Një herë do të nisen ditët”: “Ndaj së mirës përherë / Duhet
të flasim bukur”. Apo te poezia “Bukuria
e bukurive”: “Kujt si vashës / I rri mirë bukuria”. Te “Frymë
lozonjare”: “Lazdruar kam qenё mbrёmё / Tё kam ёndёrruar / E bukur moj / Mё
e bukura e rruzullimit”. Po kështu edhe
te poezia “Nё anёn tjetёr”: “M’u kujtua se me njёzeteshtatё / Ka mundur
/ Tё vijё mё e bukura e botёs”. Duket sikur në të gjitha këto vargje shëtit
muza me emrin “E BUKURA E DHEUT”, e bartur që prej maleve e mrizave të Rugovës,
për t’u shndërruar në mit poetik. Një
mit që trazon duke e bërë hera herës poetin të shfaqet në një ton dilematik, diku me nje pyetje retorike e diku me “Mëdyshjen” që
e shoqëron. “Si të të pagëzoj / Me fjalë apo me zemër?” (“Si të të pagëzoj).
Apo te poezia “Mëdyshje”: “Të
jem flokë, bardhushë / Të lëshohem qafës sate / Apo të jem ajër / Të më
thithësh për frymë / Të jem mendim / Ta pushtoj kokën tënde / Çfarë të jem?”

Te poezia e Jeton Kelmendit ka dritë e reflektohet dritë edhe kur është
natë. Në këtë dritë shfaqen të tejdukshme realitetet poetike shpirtërore si në
rastin e poezisë “Përtej vetevetes jetonte” (Tani ka ardhur tek
vetvetja dhe jeton me engjëjt (Nënës Terezë)).

Ashtu si prezantohen të tejdukshme
poetikisht, po ashtu shfaqen sigurt edhe kodet e padëshifrueshme lehtë. Dhe
këtu behet evidente esenca hyjnore, duke
u shndërruar në esencë kumtesh. Këto
kode bëhen bashkëudhëtare në kohë të ndryshme. Bëhen grishëse në deshifrim duke
tërhequr vëmendjen e receptuesve në kohë e hapësira të ndryshme, ashtu si dhe
në kohët e reja të së ardhmes.

Dhe kjo pjesë e padëshifrueshme, e kodifikuar, esencë hyjnore dhe esencë
kumtesh, ndihmon për të krijuar më sigurt profilin e një poeti modern si Jeton Kelmenti, perfaqësuesit më
dinjitoz të poezisë moderne mbarëshqiptare, që ka për të “rrojtur” gjatë.

Doktorante IRENA GJONI,
Sarandë më 04. 12. 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi