Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UNDP: PDK e LDK përgjegjëse për krizën politike

Shko poshtë

UNDP: PDK e LDK përgjegjëse për krizën politike Empty UNDP: PDK e LDK përgjegjëse për krizën politike

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 23, 2010 3:16 pm

UNDP: PDK e LDK përgjegjëse për krizën politike


UNDP: PDK e LDK përgjegjëse për krizën politike Sejdiu-thaci
Misioni për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka publikuar të dhënat kryesore të Anketës së Pulsit Publik.
Anketa flet për kënaqshmërinë dhe besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës për çështje të caktuara në lidhur me zhvillimet politike, ekonomike, sociale dhe ato që kanë të bëjnë me marrëdhënieve ndër-etnike.
Sipas të dhënave të dokumentit të UNDP-së, “më shumë se gjysma e të intervistuarve tregojnë se përgjegjësi kryesor për situatën e tanishme politike të Kosovës është Qeveria e Kosovës (54%) e përcjellë nga partitë politike (17%) dhe EULEX-i (9%)”.
Ndërkohë, të pyetur për shkaktarin e krizës politike, e cila e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 12 dhjetor, të intervistuarit thuhet se kanë fajësuar njësoj të dy partnerët e koalicionit qeverisës, Lidhjen Demokratike të Kosovës (28%) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (30%).
Anketa vë në pah dhe mendimet e kosovarëve lidhur me gjendjen ekonomike të vendit. Qeveria e Kosovës, sipas 70.8% të të anketuarve, është përgjegjësi kryesor për situatën ekonomike në të cilën gjendet Kosova.
Anketa jep të dhëna për mendimet e qytetarëve lidhur me shkallën e korrupsionit në institucione të ndryshme, ku Korporata Energjetike e Kosovës konsiderohet si më e korruptuara, pasuar nga Agjencia Kosovare për Privatizim dhe gjykatat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi