Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjergji: Festa e Krishtlindjes, moment i paqes dhe gëzimit

Shko poshtë

Gjergji: Festa e Krishtlindjes, moment i paqes dhe gëzimit Empty Gjergji: Festa e Krishtlindjes, moment i paqes dhe gëzimit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 25, 2010 1:42 pm


Gjergji: Festa e Krishtlindjes, moment i paqes dhe gëzimit



Gjergji: Festa e Krishtlindjes, moment i paqes dhe gëzimit Kershendellat4

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, në ceremoninë e meshës së shenjtë të Krishtlindjeve, ka përçuar mesazhin e paqes, dashurisë dhe tolerancës në mesin e gjithë njerëzve pa dallime, duke thënë se kjo festë është moment paqeje dhe gëzimi, por njëkohësisht edhe dëshmi se Zoti na shoqëron në udhëzimin tonë jetësor kah amshimi.

Me rastin e shënimit të festës së Krishtlindjes, ceremonia kryesore është mbajtur në Katedralen "Nënë Tereza" në Prishtinë, ku meshën e shenjtë e udhëhoqi ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili është lutur për më shumë paqe, dashuri dhe harmoni.

Në ceremoninë e meshës së shenjtë ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it, të prirë nga komandanti Erhard Buhler.

Ipeshkvi Dodë Gjergji, duke përshëndetur të pranishmit në pesë gjuhë, shqip, anglisht, gjermanisht, italisht dhe kroatisht, ka kujtuar rëndësinë që ka festa e Krishtlindjes, për të cilën tha se na bashkon në një dashuri të vetme dhe të përkryer.

"Dy mijë vjet pasi shpalli ungjillin në trojet tona Shën Pali Apostull, 1.880 vjet pas martirizimit të Shën Florit dhe Laurit, 1 mijë vjet pas krismës së kishave, 621 vjet pas robërimit të popullit tonë nga otomanët, 567 vjet pasi u kthyer Gjergj Kastrioti në atdhe dhe në fenë e të parëve, 548 vjet pas shkrimit të parë në gjuhën shqipe, Formulës së Pagëzimit, 321 vjet pas zhvarrosjes së argjipeshkvit Pjetër Bogdani, 100 vjet pas lindjes së Gonxhe Bojaxhiut Nënës Terezë, 98 vjet pas çlirimit të popullit tonë nga Perandoria Osmane, 20 vjet pas rënies së diktaturës komuniste kur kisha jonë shkëlqeu me gjakun e martirëve, 11 vjet prej kur Kosova është bërë e lirë, 5 vjet nga kalimi në amshim i presidentit Rugova dhe ipeshkvit Dom Sopi, dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, për herë të parë po festojmë Krishtlindjen në këtë katedrale të Nënës Terezë, e cila mjeshtërisht jetoi në botën e të mjerëve dashurinë e përkryer të Krishtit", ka thënë Gjergji.

Duke përkujtuar se në këtë natë të shenjtë shënohet një ngjarje e rëndësishme për njerëzimin, ajo e lindjes së Krishtit, ipeshkvi Gjergji ka thënë se festa e Krishtlindjes është moment hareje dhe gëzimi, por njëkohësisht edhe dëshmi se Zoti ka hyrë në historinë tonë dhe na shoqëron në udhëzimin tonë jetësor kah amshimi.

Ai gjithashtu ka porositur besimtarët katolikë të mos kenë frikë nga e ardhmja dhe të donë të afërmit e tyre pa dallime, por edhe të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë.

"Ftojmë po ashtu shoqërinë që të jetë më e kujdesshme për njerëzit në nevojë, të cilët nuk duhet harruar as atëherë kur lypset durim dhe sakrificë për çështje madhore dhe për ruajtjen e vlerave të përbashkëta. E gjithë kjo duhet të bie mbi supet e drejtuesve të pasurive tona dhe mbi ata të cilët kanë në përdorim pasuritë tokësore, e kurrsesi jo mbi të mjerët, mbi të varfrit, apo mbi ata që kanë nevojë për kujdesin tonë shoqëror, por as mbi ata që kanë kontribuuar gjatë gjithë jetës së tyre për të mirën qe ne i gëzojmë sot", ka thënë Gjergji.

Sipas kalendarit të krishterë, Krishtlindja është dita e lindjes së Krishtit, djalit të Zotit të dërguar në këtë botë për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet dhe për të bërë paqen mes Zotit dhe njerëzve dhe gjithë njerëzimit së bashku. Sipas ungjijve të njohur dhe të pranuar nga Vatikani, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret.

Ndryshe, në ceremoninë e meshës së shenjtë janë lexuar pjesë të zgjedhura nga Bibla në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe janë kënduar këngë kishtare nga Kori i Engjëjve. Kjo është hera e parë që mesha kryesore mbahet në katedralen "Nënë Tereza", pasi viteve të kaluara është mbajtur në kishën "Shën Ndou".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi