Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:POETI

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:POETI Empty Adem Zaplluzha:POETI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 26, 2010 1:08 am



Adem Zaplluzha:POETI U1_AdemZaplluzha

Adem Zaplluzha:POETI

(Kushtuar poetit dhe rapsodit Agim Gashi)

Nëse ndalem si hutaq
Në mes të rrugës
Mos mendoni se kam humbur
Eureka

Unë sot
E gjeta udhën

Ja këtu
Në afërsi të kësaj shelgje
Në atë shtëpi të vjetër
Mbështjell
Me pelena të leshta
Lindi
Dhe u rritë poeti

Than se si fëmijë
Shkonte pas rapsodëve
Të fshatit
I donte këngët aq shumë
Sa që kurrë nuk pati guxim
Të këndonte
Vetëm një herë

Fshihej pas një murane
Dhe në copëra të gazetave
Shkruante
E shkruante poezi

2.

E donte këngën
Sa ashpërsinë e zërit të malit
E donte vargun
Edhe në trokun e kalit

Nuk donte
Të bëhej ushtarë
Apo gjeneral

Kishte vetëm një ëndërr
E bezdisnin fjalët
Kur i tregonin
Se si jeton një mbret
Miku im
E donte fjalën e bukur
Dhe deshi të bëhej poet

Adem Zaplluzha( ademzaplluzha@hotmail.com)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi