Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sami Islami:A LUFTONIT ME TURQ NGANJËHERË?

Shko poshtë

Sami Islami:A LUFTONIT ME TURQ  NGANJËHERË? Empty Sami Islami:A LUFTONIT ME TURQ NGANJËHERË?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 26, 2010 2:40 pm

Sami Islami:A LUFTONIT ME TURQ  NGANJËHERË? Sami_islami
Sami Islami:A LUFTONIT ME TURQ NGANJËHERË?
Poezi për fëmijë
Joni i vogël shtatëvjeçar

Sa e mbaroi klasën e parë

Mësoi të shkrunte e lexonte

Dhe historia e ngacmonte



Kur pa filmin për Skënderbeun

Filloi ta donte ma shumë Atdheun

Krenohej shumë me trimat shqiptarë

kur pa t’ luftonin turkun barbar.



-Po ç’deshi turku në vendin tonë ?

e pyti babin, i vogli Jon.

-Erdhi këtu për me na pushtu.

Shqiptarët m’i asimilu.



…Por trimat luftuan për këtë tokë

Si luftoi Gjergji me shokë

Për me mbrojtë gjuhë e kulturë

Për me mbrojtë të shejtin flamur…

* * *

Pas ca kohësh në një incizim

E pa babin në një verim

Në plazhet e bukura të Turqisë

Në bregdet të Anadollisë!



Kur fjalën “Turqi” e dëgjoi

Te Skënderbeu mendja i shkoi

Që kundër saj kish’ luftu

Shqiptarët për m’i shpëtu



Dhe për t’u vërtetu se ç’ pa

Edhe një herë babit i tha:

-Kjo që po duket është Turqia?

-Po- tha babi është Antalia.



-Po a kishte turq në Antali ?

E pyti Joni me shpejtësi.

-Po,i tha babi, kishte plot

Që s’mund t’i numëroje dot!



Joni pak kohë u mendu

I çuditur për ç’kish’ mësu.

E pyti babin edhe një herë

-A luftonit me turq nganjëherë?



Të gjithtë sa qenë ia plasën gazit

E Joni ziente prej marazit,

- A thu - tha - mos bana gabim

Që për këtë e pyta babin tim?



Sami ISLAMI

Londër, 25.12.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi