A duhet të kemi kujdes kend po e zgjedhin në ligjësinë tonë:Dosja Z
Faqja 1 e 1

Dosja Z
Zef Prenaj është kandidati tjetër që ka konkurruar për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Edhe Prenaj i cili është suspenduar nga pozita e gjyqtarit dhe tash ushtron punën e avokatit, në ish departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, ka dosje për së paku dhjetë shkelje të rënda ligjore. Express sjell dosjen e plotë.
Nga Jeton Musliu & Selvije Bajrami më 12.03.2009 në ora 8:20
Nuk është vetëm Abdullah Robaj, i cili pavarësisht se çfarë ka bërë në kohën sa ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka konkurruar për detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Rasti tjetër është ai i Zef Prekë Prenajt, tash avokat, por dikur gjyqtar penalist në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i cili më vonë, për shkak të shkeljeve të ndryshme dhe të shumta ligjore, është suspenduar nga detyra.
Edhe Prenaj, të martën, ka shkuar në Kuvendin e Kosovës, për të bërë hapin e parë në garën për gjyqtar kushtetues, duke shkruar esenë në lidhje me konceptet e tij për Gjykatën Kushtetuese dhe për t’iu përgjigjur pyetjes “nëse ndonjëherë ka rënë në kundërshtim me ligjin”?
Edhe pse nuk dihet nëse Zef Prenaj ka treguar të vërtetën në lidhje me të kaluarën e tij, ajo që dihet qartë është se edhe ky ka një dosje në Njësinë e Inspektoratit Gjyqësor (NJIGJ), organ i cili ka vepruar në kuadër të ish-Departamentit të Drejtësisë në UNMIK.
Kjo dosje, të cilin e ka të plotë Expressi, përbëhet prej 13 faqeve, me numër protokolli 2001/15, brenda së cilës flitet për hiç më pak se dhjetë shkelje të ndryshme ligjore.
Këto shkelje janë nga më të ndryshmet dhe fillojnë që nga dyshimet për lirimin e të akuzuarve, pa marrë parasysh provat e ofruara nga hetuesia, e deri te lirimi i personit, i cili kishte kryer vrasje të dyfishtë.
Të gjitha këto shkelje ligjore nga Zef Prenaj, sipas dosjes së NJIGJ-së, janë kryer gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e gjyqtarit penal në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Madje ky inspektorat, pati kërkuar që Zef Prenaj, të largohet nga pozita që e ushtronte duke sqaruar se “...Prenaj është i papërshtatshëm për funksionet juridike, të cilat e arsyetojnë largimin e tij nga detyra”.
Tash Zef Prenaj, i suspenduar nga pozita prej gjyqtari, pretendon pozitën në Gjykatën Kushtetuese.
Dosja e parë me numër protokolli PP 2/2000, ka të bëjë me rastin e përdhunimit të një vajze nga ana e babait të saj, ngjarje që ka ndodhur në maj të vitit 1999, ku i njëjti ka tentuar ta bëjë sërish këtë në janar të vitit 2000.
Por në lidhje me këtë vepër penale, e cila sikurse rastet e tjera është e përshkruar me të gjitha detajet, ish-gjyqtari i atëhershëm Zef Prenaj, e liron të akuzuarin dhe atë dy herë radhazi, edhe pse e njëjta lëndë kthehet dy herë nga Gjykata Supreme në rigjykim.
Madje Zef Prenaj ka tentuar që këtë rast, përmes një kolegu të tij, ta fshijë tërësisht çështjen nga shkrimorja e gjykatës, në mënyrë që për veprimet e tij të mos i dinte askush.
Dosja e dytë (PP141/2001) ka të bëjë me marrjen në pyetje të një vajze, viktimë e përdhunimit nga dy persona, të cilët në të njëjtën kohë akuzoheshin edhe për vrasje.
Ndonëse viktima e dhunimit, vajza 15-vjeçare, sipas raportit të monitoruesit të OSBE-së, kishte shfaqur shenja të sëmundjes mendore, anëtari i kolegjit të gjyqtarëve, Zef Prenaj, kishte buzëqeshur.
Ai në këtë rast i kishte bërë asaj pyetje të panevojshme, ndërkohë që përveç qeshjes, ai ishte dukshëm i kënaqur nga gjendja e turbulluar dhe konfuze e mendjes së saj.
Rastet e Zef Prenajt vazhdojnë...
Në cilësinë e kryetarit të kolegjit gjykues, në rastin kundër katër të akuzuarve për përdhunim, gjatë seancës gjyqësore, gjyqtari Prenaj kishte shfaqur sjellje të pahijshme ndaj viktimës.
Madje në një rast kur viktima ndërron deklaratën dhe pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me vetë dëshirë, gjyqtari Zef Prenaj me zë të lartë shprehet: “E kam ditur prej fillimit”.
Sipas monitoruesit të OSBE-së (dosja PP 52/2000), një veprim i tillë, ku gjyqtari paragjykon rastin, është në dëm të institucionit, i cili realisht duhet të jetë i paanshëm dhe i pavarur.
Dosja e katërt (PP 66/2000) ka të bëjë me papërgjegjshmërinë e gjykatësit Zef Prenaj në ruajtjen e ankesave të palës mbrojtëse në një rast që ka pasur të bëjë me një të dënuar për shitje dhe posedim të substancave narkotike.
Dosja e pestë (PP31/2000) ka të bëjë sërish me dy raste të përdhunimit të vajzave nga ana e babait të tyre.
Madje njëra prej vajzave, nga këto dhunime lind dy fëmijë, ku njërin prej tyre, babai dhunues e djeg, kurse tjetrin e hedh në lumë.
Pas disa seancave gjyqësore, ku kishin munguar viktimat, gjyqtari Prenaj në bashkëpunim me prokurorin e rastit (emri i njohur për redaksinë), e kishin mbyllur çështjen, pa tentuar të dëgjojnë dëshmitë e viktimave.
Edhe dosja tjetër (PP13/2000) ka të bëjë me një rast përdhunimi të një vajze të moshës së mitur nga një person, i cili nga gjykatësi Zef Prenaj, është dënuar me një vit burg.
Pas vërejtjeve të dhëna nga Gjykata Supreme e Kosovës në lidhje me këtë çështje, në rigjykim, të njëjtin person, gjyqtari Prenaj e dënon me 4 muaj burg.
Çështja tjetër (PP 15/2000) ka të bëjë me dy persona, të cilët kanë kryer veprën penale të vrasjes dhe vrasjes në tentativë.
Që në shqyrtimin e parë, duke i rënë shkurt e trup, sipas dokumentit të NJIGJ-së, gjyqtari Zef Prenaj i kishte liruar të dy të pandehurit.
Këtë rast Gjykata Supreme e Kosovës e rikthen në gjykim me arsyetimin se, “është bërë shkelje themelore e procedurës penale”. Më tej në dosje nuk bëhet e ditur se si ka përfunduar kjo çështje.
Rasti tjetër (PP27/2000) ka të bëjë me një grua, e cila akuzohej për vrasjen e fëmijës së saj të lindur vetëm 5 orë më herët. Këtë të akuzuar, gjyqtari Zef Prenaj e kishte dënuar me 5 vjet burg.
Edhe këtë çështje, Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim duke konsideruar se, “Zef Prenaj nuk zbatoi ligjin ashtu siç duhej, pasi që ajo nuk cilësohej si vepër penale e vrasjes së një fëmije, por cilësohej si vrasje ordinere”.
Dosja e radhës (PP 1/2000) ka të bëjë me vrasje në tentativë, ku i pandehuri ishte dënuar me 1 vit e gjysmë burg nga gjyqtari Zef Prenaj, ndërsa Gjykata Supreme e kishte ndryshuar tërësisht dënimin dhe cilësimin e veprës penale.
Gjykata Supreme e Kosovës kishte konsideruar se është bërë gabim në vendimin e shkallës së parë të shqiptuar nga gjyqtari Zef Prenaj.
Shkelja e fundit (PP 39/2000) që përmban kjo dosje e hartuar nga NJIGJ-ja, ka të bëjë me një ankesë të palës së dëmtuar ndaj një vendimi të dhënë nga gjyqtari Zef Prenaj, i cili dy të pandehur i kishte shpallur të pafajshëm, edhe pse ekzistonin prova për fajësinë e tyre.
Përndryshe, në lidhje me punën e gjyqtarit Zef Prenaj, vetëm në periudhën 1 mars 2000 deri më 1 korrik 2001, kundër vendimeve të tij, janë ushtruar 22 ankesa.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi