Ardi Omeri:JU FALEMINDERIT !
Faqja 1 e 1
Ardi Omeri:JU FALEMINDERIT !
Ardi Omeri:JU FALEMINDERIT !
Do te kisha dëshire te përmendja te gjitha personat qe kam takuar ne këtë vit qe po ikën, qe me beri te jetoj, te ndjej, te vuaj, te shikoj..
Te shkruaj për çastet dhe orët për momentet e mira e te këqija, për te bukuren e te shëmtuarën do te doja shume, aq sa çdo sekonde e minutës ne orët e ditës te të gjitha ditëve te 360 te kaluarave ne këtë 2010-ën ti “fusja” këtu, me një dëshirë prej te “marri” qe mban mend edhe erën qe ka fryre ne X kohe apo “ngjyrën “ e Diellit te pa ndryshueshëm, por nuk mundem...
Me dalin përpara skenat si ne një film bardhe e zi ku protagonistet e jetës sime te këtij viti kalojnë si ne parade...
Me kujtohet rikthimi, takimi, takimet, nata e fund vitit 2009, fillimi i vitit 2010, pranvera, vera, vjeshta e ky dimër me te ftohtin e lagësht qe si pa mëshirë na “qull atmosferën”...
Miqtë, dashamirësit, kuriozët, artdashësit, poezi-dashësit dhe skeptiket, nihilistet e stimuluesit, shume ka ne memorie e s’po arrij ti përmend te gjithë.
Takimet me shume, shume , o Zot sa shume, miq qe “njihja” thjesht virtualisht apo ne marëdhenie rutine, disa te “përfituar” nga Teoria e “tre policeve”, te tjerë “bashibozuke” ne kërkim shpenzuesish qofte edhe për “paçavure”, kam takuar artiste qe vlejnë ne pikënisjen e tyre si “te thjeshte njerëz” por dhe “HYGO” apo “HAMLETE” me “pese yje” qe yjet e natës i ngjajnë me kartëmonedha...
Kam takuar shume e çdo kujtim mi shton emrat aq sa me duket se këtë vit kam takuar me shume se ne te gjithë jetën time.
Me kujtohet fillimi i romanit qe mbaj me xhelozi frike ne sirtar, qe shpesh, këtë sirtar ku mbaj krijimet e pa botuara e quaj “thesi i kujtimeve”:-
Jeta jone i ngjan një romani te shkruajtur nga ne vete, por pa atë kënaqësinë e një shkrimtari i cili shkruan një roman ne letër e, ne se kjo faqe apo një tjetër nuk i pëlqen e gris, e hedh ne koshin e plehrave, gjithsesi Ai mund te shkruaje një faqe tjetër me te bukur, qe ti pëlqeje...
Jo, ne nuk mundemi te grisim apo te rishkruajmë si Ai, çdo faqe e shkruar mbetet aty, e shkruar ne CV tone te jetës e na ndjek pas me te mirat e te këqijat e saj për gjithë jetën...
“Kthejmë kokën” e “rilexojmë” atë qe “kemi shkruar” ne romanin tone e shpesh për shume gjera themi, mendojmë:
-Këtë e kam bere mire, këtë e kam bere keq, këtu mund te ndalesha, këtu mund te vrapoja, këtu duhet te merrja këtë rruge e këtu mund te merrja këtë rrugice,- e kështu jeta ecën me te mirat e te këqijat e saj.
Kur arrijmë një moshe “pjekurie” me “eksperiencën e te pjekurit” themi:-
Ah sikur te isha edhe një here kaq apo aq vjeç!!!
Te shkretet ne, edhe “te pjekur” nuk kemi “zëne mend”...
Kaloi edhe ky vit.
Iku...
Ka mbetur aq pak sa nuk di ne se mund ta quaj me vit ne vazhdim, duket sikur 2011 ka hyre “dhune” pa lindur, si “një shtatanik njëmbëdhjete muajsh” dhe qan qe dikush ta përkundë qe pa lindur...
Po kujtoja gratë e vitit qe po ikën.
Sa janë?
Nuk i kam numëruar, nuk dua ti numëroj e jo se nuk arrij siç bën ndonjë tip qe do te hiqet Don Zhuan ne mjedise gjahtarësh me “çizme e kuaj meksikane” ne xhunglën e shqiptareve moderne apo antike...
Unë them gratë, ne kuptimin e përgjithshëm e këtu pa asnjë mendjemadhësi apo cinizëm, pa asnjë përkushtim dashurie apo urrejtje fus edhe ndonjë flirt apo dashuri, këtu fus seksin e bukur qe shpesh na stimulon ne krijime apo ne pune te përditshme, kënaqësinë qe shoqëria me to jep.
JANE SHUME APO JANE PAK, këtë nuk dua ta them, këtë do ta mbaj për vete, këtë do ta ruaj me xhelozinë e “thesit te kujtimeve” personale...
Shokët, meshkujt, rivalitetin e pa qene ne ADN time me asnjë dhe xhelozinë e ndonjërit, edhe këtë po ashtu do e fus ne “thesin e kujtimeve” por me një ndryshim, këtë dua ta “rishoh” here pas here...
Emra!?
Do te doja te beja shume, do te doja ti dedikoja secilit një varg, një germë, ta kujtoja qe te mos isha mosmirënjohës apo mos njohës, do te doja ti thoja një miku apo mike faleminderit qe je dhe ke zënë vend ne qenien time si e/i tille, falënderim qe buron tek thjeshtësia e vështire për te qene mik, me çiltërisë e ADN-se se njeriut me zemër te bardhë, po ashtu një tjetri qe nuk është mik, apo dashamires, por me ndjek me xhelozinë e qenies ne lindje apo ADN-se se tij, do ti thoja faleminderit pa asnjë dyshim, faleminderit qe buron tek mësimi për te mos u bere si ai/ajo.
Do te doja te shkruaja pafundësisht si një njeri qe “di te luaje” me germën, si një skulptor qe di ti japë forme asaj, si një piktor qe di ti japë ngjyre, si një bankier qe di ti japë tingull monedhash, si një ligjvënës qe di ta beje ligj, si një gjykatës qe di ta vere “ne peshore”, si një aktor qe di ta transmetoje tek te tjerët me ndjenje, do te doja qe ta krahasoja me çdo profesion, do te doja me shpejtesine e eres "te trasferohesha" te secili prej jush, t'ju perqafoja, t'ju pershendesja...
Po e le me kaq, e si një dashnor i përjetshëm i saj, duke përjetuar bashke me ju këtë dashuri, JUVE, miq e dashamires Ju përshëndes:
- Ju FALEMINDERIT !
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi