Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Ajvazi: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar

Shko poshtë

Halil Ajvazi: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar Empty Halil Ajvazi: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 27, 2010 3:15 pm


Halil Ajvazi: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar U1_DrHalilAjvazi
Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar
Nga Mr.sc.dr. Halil Ajvazi
Këto ditë, më 23 dhjetor u mbushën 66 vjet nga beteja e njohur që është zhvilluar në Qarr të Kosovës Lindore (Komuna e Kamenicës), ndërmjet pjesëtarëve vullnetarë dhe fshatarëve patriotë dhe trima për të mbrojtur dhe dalë zot trojeve etnike, në njërën anë, dhe Brigadës së XVII-të partizane (serbo-maqedone) në anën tjetër, brigadë antishqiptare e njohur me nofkën „E pergjakshmja“. Pse? Ngase kudo që kishte shkelur, kishte larë me gjak shqiptarët e pambrojtur: burrat dhe gratë, duke mos i kursyer as shtatëzanat, pleqët dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare, madje dhe foshnjet. Faktikisht, betejat e lavdishme shqiptare filluan nga Karadaku i Shkupit e deri në Qarr të malësisë së Kamenicës, ku u shkatërrua totalisht kjo brigadë çetnike dhe famëkeqe.
Siç dihet, deri në gjysmën e dytë të vitit 1943, pjesa lindore e Kosovës ishte zonë nën okupimin bullgar. Dikund, në këtë kohë, kapitullojnë Italia dhe Bullgaria. Kontrollin mbi tokat shqiptare e marrin forcat gjermane në kohën kur ishte kulmi i luftës së dytë botërore. Tani edhe zonat që ishin nën okupimin bullgar i bashkohen Shqipërisë etnike të asaj kohe, qeverisë së Dr. Rexhep Mitrovicës. Pushteti gjerman ia kishte njohur „neutralitetin“. Kufiri verilindor shtrihej tani prej Gurit të Zi deri në Medvegjë e Kurshumli të Nishit, në majën e Sitilisë e deri në mes të Vranjës dhe Bujanocit, dhe përmes “udhës së frëngit“, siç i thoshte populli hekurudhës, deri në periferi të Shkupit. Kjo gjendje zgjat deri në fund të vitit 1943, kur pushtetin mbi tokat shqiptare e marrin partizanët shqiptarë dhe jugosllavë. Në fshatrat shqiptare ndërmjet Kitkës dhe Bujanocit, brigadat partizane jugosllave nisin të depërtojnë në pranverë të vitit 1944. Për të okupuar dhe pushtuar malësinë e Gallapit të Bujanocit - Hashaninë, detyra i ishte besuar Brigadës së XVII-të sërbo-maqedone (në të cilën kishte edhe partizanë shqiptarë), e cila kudo që kishte kaluar, i kishte larë në gjak trevat shqiptare, duke e bërë shkrum e hi malësinë e Karadakut.
Për këtë e merr edhe emrin Brigada e XVII-të Maqedone-Kosovare, e ashtuquajutura “brigadë e përgjakshme”. Në gjysmën e dytë të dhjetorit kjo Brigadë arrin në Rogoçicë-Roganë. Në Katushnicë të Rogoçicës, brigada ndahet në dy pjesë. Njëra pjesë merr rrugën për në Hogosht dhe tutje për në malësinë e Gallapit të Kamenicës, ndërsa pjesa tjetër niset për të dalë në Qarr, me qëllim të shpartallimitë të forcave vullnetare shqiptare, të grumbulluara në Çukën e Qarrit. Brigda me mbi l. 200 partizanë arrin në Qarr në peridhën 18-23 dhjetor të vitit 1944 (natën e Kërshëndellave). Për tua treguar rrugën ata i kishin mar pesë bashkëpuntorë:
1. Demushin e Tafës,
2. Shaipin e Shefkit nga Karaqeva,
3. Hysenin e Smajlit nga Priboci,
4. Ramadan Januzin – Shestakin e Breznicësë dhe
5. Muharrem Isahini nga Tërnoci i Madh, të cilët e pranojnë bashkëpunimin dhe anëtarsimin e tyre në radhët e brigadës XVII-të.

Halil Ajvazi: Lufta e Qarrit (1941-1945), krenaria e kombit shqiptar U1_Qarri
Pamje nga fshati Qarr ku u zhvillua një nga betejat më të lavdishme në mbrotje të trojeve etnike, nga 18-23 dhjetor 1944
Me të arritur në Qarr, shtabin e kishin vendosur në shtëpinë e Raqipit të Behlul Brahimit, i cili, për pak, i shpëton ekzekutimit nga Rizahi i Azemit dhe Tafili i Ajvazit. Komandanti i kësaj brigade ekzekutohet nga Fazli Ramadani në bashkëpunim me Rizah Azemin dhe Tafilin e Ajvazit. Komandant i kësaj Brigade ishte Lluka Bozhovič, komisar Luka Čaurič, ndërsa kryeshef shtabi ishte Ilija, me kombësi malazeze. Në Qarr me rrethinë vepronte Kompania e Qarrit e që si ndërlidhje e shfrytëzonte Sulejman Hajdar–Qarrin, i cili ishte në bashkëpunim të ngushtë me Mulla Idrizin dhe Syl Zarbicën që ishin përgjegjës për Malësinë-Hashanin.
Në këto vise operonin forcat vullnetare nën komandën e Mulla Idrizit dhe bashkëluftëtarve të tij, të njohur si: Muharrem Fejza, Sylë Zarbinca, Shefki Desivojca, Tafil Ajvazi, Sylejman Qarri, Fazli Ramadani, Lamë Breznica e shumë të tjerë. Vlen të përmendet se këto forca vullnetare më parë kishin qenë për përgaditje luftarake në Shqipëri, por shumë nga to kishin keqëpëdorur misionin për çka kishin vajtur deri atje sa që kishin tentuar të fusin urrejtje vëllazërore, duke u marrë madje edhe me hajni dhe maltretimin e qytetarëve të pafajshëm. Siç duket, edhe këtu kishte depërtuar OZNA, për t’i futur disa spiunë, por në një numër të papërfillshëm, pasëardhsit e të cilëve sot e kësaj dite derdhin lot krokodili për ta. Këto forca ishin të koncentruara rreth kufirit të quajtur Guri i Zi dhe Quka e Qarrit. Kështu, më 12 Dhjetor 1944 kalon shtabi i lëvizjes në Zarbincë.
Luftëtarët më të mirë dhe më të njohur për shpartallimin e brigadës pushtuese ishin: Tafili i Ajvazit - Qarri me Fazli Ramadan - Novosellën e Vranjës dhe Riza Azem – Qarrin, Sejdi Ibishi me të vëllanë, Hysen Ibishin, Shaipi i Halimit, Zena i Alisë, Tafili i Ajvazit - Qarri me Fazli Ramadan-Novosellën e Vranjës dhe Riza Azem-Qarrin (i ashtuquajturi “LEKA”). Për këta tre të fundit thuhet se kishin luftuar si luaj me pushkë-mitralezë të rëndë të prodhimit anglez, duke i sjellë humbje të konsiderueshme armikut. Thuhet se atë natë në Qarr ishin grumbulluar rreth 600 luftëtarë, vendas dhe vullnetarë. Fuftëtarët shqiptarë e fillojnë sulmin me një furi të paparë, si në kohën e Idriz Seferit (Skënderbeu i Karadakut). Lufta kishte qenë shumë e ashpër dhe zhvillohej në terrin e një nate shumë të ftohtë dhjetori, dhe nga një afërsi përleshjesh gjoks më gjoks.
Pas gjysmës së natës, shumica e luftëtarëve „jabanxhi“ tërhiqen në Priboc, ndërsa me mbeturinat e Brigadës kishin mbetur të përballen thuajse vetëm Qarralitë dhe Fazli Ramadani nga Novosella e Epërme, miku më besnik i Talif Ajvazit dhe Rizah Azemit, I njohur me pseudonimin “Leka”. Lufta kishte vazhduar deri të nesërmën pasdite. Të nesërmen bëjnë kërdi mbi partizanët sllavo-komunistë, luftëtarët e mëdhenj të kombit, si Tafil Ajvazi, Rizahi i Azemit dhe Fazli Ramadani i Novosellës së Epërme (pas lufte i arratisur në Shqipëri). Thuhet se as 20-30 partizanë të kësaj brigade nuk kanë shpëtuar të gjallë. Në mesin e të vrarëve mbeti edhe komandanti i brigadës, eshtrat e të cilit pushojnë dikund në Qarr. Është interesante dhe enigmë historia e mbërritjes së kufomave të kësaj brigade, brenda një nate, deri në fshatin Hodonoc (në Kërshlant dhe në Domoroc). Prej qarralive që luftuan më së shumti në Betejën e Qarrit ishin:
1. Tafili i Ajvazit,
2. Rizahi i Azemit,
3. Sadria i Sherifit,
4. Fazli Ramadani - Novosellë
5. Zejna i Alisë,
6. Muharremi i Sadikut,
7. Fejzullahi i Ramizit,
8. Rizahi i Ramizit,
9. Ramushi i Qazimit,
10. Jakupi i Rexhepit,
11. Zahiri i Rexhepit,
12. Oruçi i Ibishit,
13. Sejdia i Ibishit.
Disa javë pas Betejës së Qarrit, dhe pikërisht me themelimin e shtetit fantomë të krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi, pikërisht me 7 janar 1945, vjen në Qarr për tu hakmarrë për humbjet e tmerrshme që kishin pësuar partizanet, Brigada e XVI-të partizane, e plotësuar me ushtarë të rinj, shtesë nga Morava Jugore dhe Maqedonia. Kjo brigadë bën tmerr në Qarr, duke ua vënë shtëpive zjarrin dhe duke i therrur bagëtitë. Me tradhëti kjo brigadë i merr të gjithë meshkujt mbi moshën 18 vjeçare dhe i pushkaton (21 meshkuj të pushkatuar, të cilëve as sot nuk u dihen varret). Rrugës për në Gjilan ua kanë bashkuar edhe 12 shqiptarë nga Shipashnica e Epërme. Besohet se janë dërguar në Gjilan dhe janë pushkatuar, duke u hudhur të gjithë në një grope të përbashkët. Vetëm në dy familje të Qarrit nuk meret asnjë mashkull (të M. B. dhe P. V.), për të cilët dyshohet sa kanë qenë besnikë ndaj regjimit serbo-sllav. Brigada pritet nga M. B. dhe P. V. P., me direktiva të Ramadan Januz-Shestakit, që të tre komunistë të përbetuar të kohës dhe bashkëpunëtorë të brigadave partizane, si asaj të XVII-tës po ashtu të asaj të XVI-tës.
Këta persona me familje pas luftës deri në vdekje kanë marrë pensione si veteranë të luftësë dhe hyzmeqarë të Sërbisë. Më poshtë po japim listën e Qarralive të pushkatuar në janar të vitit 1945, e të zhdukur të cilëve as sot e kësaj dite s’iu dihen varret, janë:
1. Tafil Ajvazi (gjyshi i autorit),
2. Destan e Rufat Azemi, babë e djalë,
3. Arif Ajvazi,
4. Qazim Ramë Ahmeti,
5. Hamiti i Habimit,
6. Zejnulla e Jashar Reshit Veseli, të gjithë vëllezër,
7. Sadri, Ramiz e Rexhep Sherifi dhe djali i Rexhepit, Lazimi,
8. Brahimi i Halitit,
9. Rizahi i Ramizit dhe Gjelili i Halimit, të gjithë të lagjes së Brahimëve,
10.Oruçi dhe Hyseni i Ibishit, vëllezër, si dhe
11.Rizadi i Ramizit nga lagja e Danovitëve.
Ishte marrë dhe pushkatuar edhe Ramiz Rexhepi, një djal i ri nga Ramabuça, i cili rastësisht kishte qëlluar mysafir te e motra e vet në Qarr, e shumë të tjerë. Kthtrrave të brigadës dhe kolaboracionistëve i shpëton Haki Sadri Sherifi, 17 vjeçar, falë një gjendshmërie të rastit, duke ikur dhe fshehur në plemën e përbashkët që shërbente për të ruajtur ushqimin e bagëtisë, por shpëton, ndoshta falë edhe moshës së mitur! Ndërsa i plagosur rëndë në këtë betejë ishte Rasim Qazimi, i cili për pasojë mbeti invalid për tërë jetën.
Në vitet e pesëdhjeta të shekullit të shkuar, Fazli Ramadani burgoset, por arrin të lirohet me besë për një javë kinse të grumbullonte armatimin e shumtë, të cilin e posedonte. Për t’i shpëtuar likuidimit, Fazli Ramadani-Novosella arratiset për në Shqipëri, me ndihmën e familjes dhe farefisit. Në ndihmë i del edhe djali i Tafil Ajvaz - Qarrit: Zuka i Tafilit, duke ia huazuar një pençe (kije) në të holla (vlen të përmendet se Zuka, djali i Heroit të popullit Tafilit, që luftoi për idealet e snjenjta për një Shqipëri Etnike në kohën kur e ndihmoi bashkëluftëtarin e babait të tij për t’u arratisur për në Shqipëri ishte vetëm 13-vjeçar).
Deri më 1999 kur Kosova u lirua nga thundra sërbe, ishte halë në sy për okupatorin, si djalë i luftëtarit të madh të kombit, dhe i cili kurrë s’e ndali veprimtarinë kombëtare, qoftë me propagandë kombëtare apo edhe me të holla, qoftë duke i dhënë rëndësi shkollimit të djalit të tij (H. A., i cili gjithashtu e ndihmpoi UÇK-në dhe UÇPMB-në, 1998-2002) në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare, duke e ditur se penda dhe pushka për pushtuesin është kanceri me metastaza që do t’i sjellë fundin e sigurt pushtuesit shekullor. Gjithashtu, ai bëri furnizime me armatim për dasma, ahengje, por edhe për njësitë e UÇK-së, para dhe gjatë luftës 1997-1999 dhe 2000-2003. Angazhimi i tij për furnizimin me armë pati edhe pasoja më 1993, kur u burgos dhe u maltratua deri buzë likuidimit, por pasi arriti e i shpëtojë më të keqes, ai më 1998-1999, deri me futjen e NATO-së në Kosovë, emigroi në Zvicër (ku gjithashtu ishte mjaft aktiv për kauzën kombëtare). Lufta e Qarrit në dhjetor të vitit 1944, është krenaria e kombit shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi