Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH

Shko poshtë

Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH Empty Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 27, 2010 7:37 pm

Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH 1
Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH Ramiz_Kelmendi
Zymer Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës
RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH

Përvjetor, Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës, në IAP, më 24 dhjetor 2010

Të nderuar të pranishëm,
e nderuara familje Kelmendi dhe farefisi juaj nga Rugova,
shumë i nderuari Ramiz,
të nderuar veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare, shkrimtarë, studiues, profesorë universitarë,
Ju përshëndes të gjithëve në këtë përvjetor të madh!

Që në fillim dua të them se edhe para rreth 20 vjetësh, kur Ramiz Kelmendi ki­shte mbushur 60 vjet mo­shë, ashtu si sot, 80 vjet, pata fatin që të flas për të parët e tij. Fola pikërisht kë­tu, në këtë sallë të Institutit Albanologjik, kur Fo­ru­mi i Inte­lek­tu­a­lëve Shq­i­ptarë përuronte kompletin e veprave të tij. Sa­k­të­si­sht, ishte viti 1992, data 24 qershor. Të flasësh për të, ka qenë nder i veçantë për mua, ashtu siç është edhe sot, në këtë përvjetor të shënuar nga Shoqata e Shk­­rim­ta­rëve e Ko­sovës.
Sot, pas rreth 20 vjetësh, nuk mund të them shumë më shumë se ato fjalë që i pata thë­në 20 vjet më herët. E di se pata thënë që Ramizi ka rrënjë, si të gjithë ne të tjerët. Rrënjë të lisit të gjakut, siç thonë etnologët. E, rrënjët e Ramizit e ka­në të veçantën e vet. Ato flasin. Flasin shumë. Fjala e tyre shkon larg, ma­dje deri në vitet 1600 dhe më tutje. Pra, përthekon, së paku, rreth katër she­kuj. Fillimisht ato tho­në se ai është Ramizi Jakupi, ose Ramizi i Jakup Bra­hi­mit. Ashtu siç quhej babai i tij nga Drelajt e Rugovës.
Di­het se këtë shkrimtar të shquar e njohim me emrin Ramiz Kelmendi, sipas fi­­­sit Kelmend të Ma­lë­si­së­ së Madhe, që shtrihet deri në Rrafshin e Du­ka­gjinit. Fis i njohur kry­e­ng­ri­tës në Shqipërinë e Veriut. Por, Ramiz Ke­l­me­ndi është edhe Ramiz Lajçi, e Lajçi shtrihet në gjysmën e Rugovës dhe më gjerë, ma­dje, deri në Nokshiq të kra­hi­nës së Plavës e të Gucisë dhe deri në Peshter. Pra, ky është Lajçi, njëra nga vëllazëritë e mëdha të Kelmendit.
Mirëpo, ai është edhe Ramiz Nikëdedaj, sipas emrit të njërës prej vë­lla­zë­ri­ve, që është më e madhja e Lajçit. Por, ai mund të quhet edhe Ramiz Ndre­lë­ni­­kaj, sipas njërit nga barqet e Nikëdedajve.
Ndre­lënikajt e Ramizit, bashkë me Staknikajt, Pepënikajt, Nokënikajt dhe Nilë­niklajt e përbëjnë vëllazërinë Nikëdedaj. Këto barqe të Nikëdedajve je­to­­jnë në Drelaj, Stakaj, Pepaj, Nokshiq dhe Shtupeq të Vogël, por edhe në Pejë e gjetiu, ku janë shpërngulur këta pasardhës të Nikë Dedës.

Të nderuar të pranishëm,
të parët e Ramizit, nga vëllazëria Nikëdedaj, kanë lënë gjurmë në histori dhe në histori janë të pranishëm edhe sot. Ata janë luftëtarë të lirisë, dëshmorë të ko­­mbit, prijës, komandantë, gjeneralë, lahutarë të shquar, poetë, aktorë, pro­fe­sorë, akademikë.
Vetë Nikë Deda, i biri i Dedë Ndre Martinit, ishte luftëtarë i lirisë, thotë tradita go­jore. Nikë Deda, stërgjyshi i Ramizit tonë, luftoi në kryengritjen e madhe kun­­dër­o­s­mane, më 1689. Pas dështimit të saj, kryengritësit ndiqeshin nga pushteti. Kelmendasit u shpallën fajtorë të mëdhenj. Disa u larguan e disa u stre­huan në fiset fqinje. Edhe Nikë Deda u strehua në Hot, nga ishte bijë e sho­qja e tij. Si duket, kjo ka zgjatur rreth 12 vjet, kur edhe Rugova mbeti shkret.
Edhe i biri i Nikë Dedës, i madhi, Ndrelë Nika, paraardhës i Drelajve të so­t­ëm dhe i Ramizit, një burrë me fuqi kreshniku, la emër. Një gur të madh, tho­­­në, e ka luajtur nga vendi, e ai ishte gurapesh i kre­shnikëve të brezit të Çe­to Bashe Mujit. Edhe sot në Rugovë i thonë Guri i Ndre Nikës.
Dje­m­të e tjerë të Nikë Dedës, Stak Nika, Pepë Nika, Nokë Nika dhe Nilë Ni­ka po ashtu lanë pasardhës, e disa nga ta janë të shquar në këngë dhe në hi­s­to­­ri, gjatë viteve 1700, 1800 dhe 1900.
Gjatë Rilindjes Kombëtare, nga Nikëdadajt u shquan Syk Halili i Pepajve dhe Tafil Ahmeti i Dre­lajve, dëshmorë të kombit, të përmendur në Be­tejën e Shekullarit, më 1875. I famshëm u bë edhe Çelë Shabani i Sta­k­a­jve, dë­sh­mor dhe hero kombëtar, vetëm pesë vjet më vonë, komandant i shq­uar për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë nga sulmi i Mali i Zi. Është dëshmor i ko­m­bit edhe i biri, Sokol Çela. Prijës kombëtar ishte edhe djali tjetër, Haxhi Çe­la. I përmendur ishte edhe Sadri Bardhi. Të asaj kohe janë edhe dës­h­mo­rët e kombit nga Nokshiqi: Nure Kurti, Kurt Asllani e Sadri Groshi; Hysen Al­ia i Shtupeqit të Vogël dhe shumë të tjerë.
Të nderuar të pranishëm,
kur flas për atë kohë të ndritshme të historisë, më duket se po u hy në hak ru­g­o­vasve të tjerë, që po ashtu bënë emër të madh, krahas Nikëdadajve: nga Shkreli: Adem Isufi, Rexhë Avdia, Hajdar Feku; nga Koshutani: Sali Jaha, Ka­dri Bajri, Hysen Bajri, Zhuj Selmani; pastaj Bali Idrizi (Bogë), Bal Alia (Haxhaj), Smajl Turku e Halil Turku (Kuqishtë), Hajdar Sejdi e Isuf Haxhia (Sh. i Vogël), Sali Rama (Bogë), Rizë Zymeri e Sak Faslia (Koshutan), po edhe shumë të tjerë nga të gjitha katundet e Rugovës, por për ta në një rast tje­tër. Nderi, burrëria, guximi dhe veprimtaria atdhetare u kanë takuar edhe vë­llazërive të tjera të mëdha të fisit të Kelmendit në Rugovë. Pra, burra të njo­hur kanë dalë jo vetëm nga Lajçi, po edhe nga Muriqi, Nikçi, Vukli e Se­l­ca, si dhe nga pjesëtarët pakicë të fiseve të tjera Shkrel, Shalë, Kastrat etj.
Emër të madh në Nikëdedaj dhe në Rugovë kanë bërë edhe Mehmet Sha­ba­ni, Bekë Hyseni, Zymer Maliqi, Imer Maliqi, Bege Maliqja dhe nëna e tyre, Ka­­jë Galja, pjesëmarrëse në tri be­te­ja kundër Malit të Zi (1879, 1912, 1919); Ker Sadria në vitet ‘20 e ‘30 të shekullit të kaluar, kurse Jashar Haxha, dë­sh­mor i kombit, u bë simbol nderi e guximi kundër pushtetit jugosllav. U shq­uan edhe Zhukë Ha­xh­ia, komandant kufiri gjatë Luftës së Dytë Botërore në Ru­­govë, si dhe at­dhe­tari i njohur Emrush Miftari, dëshmor i kombit, nga brezi i viteve ’30.
Këtu e kanë vendin edhe dy brezat e demonstratave kun­dër­ju­go­s­lla­ve-brezi ’68 dhe brezi ‘81 i Ali Lajçit, si dhe brezi 1997-1999 i Selman e Be­snik La­j­çit bashkë me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë dhe në viset e tjera. E do rendi për të përmendur këtu edhe poetë, artistë popullorë, avo­­ka­të dhe inte­lek­­tualë të njohur nga Nikëdedajt: Esat Mekuli, Qos Alia, Ha­s­an Mekuli, Me­të Rrustemi, Haxhi Meta, Bajram Kelmendi, Qerim Ujkani, Çun Lajçi e shu­më të tjerë.
Të nderuar të pranishëm,
në fund dua të them se edhe kështu bën të shkruhet biografia e shkrimtarit to­në Ramiz Kelmendi dhe të paraardhësve të tij gjatë historisë, kurse Ramizit, në këtë përvjetor, i dëshiroj shëndet të mirë dhe jetë pa brenga.
Ju falëm nderit për durimin që patët!
Prishtinë, më 24.12.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi