Drejtësia jashtë kontrollit, ministria e drejtësisë nuk ka kompetenca

Shqipe Osmani, BOTA SOT
Kuvendi miratoi Ligjin për Mjekësi Ligjore
Raporti i monitorimit të Ligjit për Sanksionet Penale dhe Projektligjin për themelimin e Departamentit për Mjekësi Ligjore ka ngjallur debate të nxehta ndërmjet pozitës dhe opozitës, por edhe në radhët e deputetëve në koalicion. Raporti është kundërshtuar nga ministria e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, e cila reagoi duke thënë se jo të gjitha vërejtjet e raportit duhen të adresoheshin në ministrinë, që ajo drejton. Ajo sqaroi se ka shumë pak kompetenca. Sipas saj Ministria e Drejtësisë nuk i ka të gjitha përgjegjësitë për moszbatim të ligjit.
Bahri Hyseni, kryetari i Komisionit për Gjyqësi dhe Legjislacion, shprehu shqetësimet e Komisionit për moszbatimin e mirëfilltë të Ligjit për Sanksionet Penale në shtëpinë korrektuese dhe burgjet e Kosovës duke konsideruar se mos zbatimi i ligjit për sanksione penale shkakton shumë parregullsi në sistemin e drejtësisë në Kosovë duke kufizuar dhe shkelur kështu edhe të drejtat e të burgosurve.
Mungojnë rregulloret e burgjeve
Raportin me vërejtje e ka paraqitur në mënyrë të detajuar anëtari i Komisionit, Ibrahim Makolli, i cili fillimisht është ndalur te mungesa e akteve nënligjore, që do të plotësonin ligjin për sanksione penale e që sipas raportit janë aktet që kanë penguar zbatimin e ligjit në mënyrë të duhur. Në raport janë identifikuara edhe mangësi të tjera, siç është mosnxjerrja e rregulloreve për rendin e brendshëm në shtëpitë korrektuese dhe në burgje sikurse që është vlerësuar jo korrekte edhe mbajtja e dënimit nga ata të cilët nuk kanë marrë ende masën e dënimit. Sipas raportit vuajtja e burgut pa marrë me vite të tëra masën e shqiptimit të dënimit është shkelje e të drejtave të njeriut. Makolli ka cituar edhe vërejtjet nga raporti lidhur transferimin e dënimeve nga dënimi me të holla në atë me vuajtje të dënimit me burg e në fakt burgu i Dubravës ka mungesë të hapësirës. Raporti i monitorimit të ligjit ka nxjerrë në pah edhe mostrajtimin adekuat shëndetësor të të burgosurve, duke vlerësuar se spitali ekzistues nuk ka kapacitete te duhura dhe mungesë të stafit të përhershëm mjekësor. Makolli është ndalur edhe te mosfunksionimi i brendshëm i shtëpisë korrektuese dhe Burgut të Dubravës duke u thirrur në raport ai ka paraqitur se mungojnë rregulloret e rendit të brendshëm në këto institucione. Raporti në fakt ka identifikuar se në të gjitha mangësitë e zbatimit të ligjit vend të veçantë zë edhe mungesa e stafit profesional, kapacitetet e vogla të resurseve njerëzore. Për të gjitha këto mangësi që janë paraqitur në raport është kërkuar intervenim në institucionet përkatëse ku edhe janë adresuar rekomandimet e komisionit.
Kelmendi: Zbatimi i Ligjit nuk është përgjegjësi vetëm e ministrisë
Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi, mbase përgëzon komisionin për një raport të tillë, që sipas saj është një kontribut për të eliminuar mangësitë në sistemin e menaxhimit të burgut dhe shtëpisë korrektuese, por ajo nuk pranon se e tërë përgjegjësi për moszbatim të ligjit për sanksione penale i takon ministrisë së drejtësisë. Duke iu referuar raportit ministrja Kelmendi tha se për mangësitë e zbatimit të ligjit , përgjegjësinë e ndajnë edhe institucionet e gjykatave. Ajo ka vënë në pah se mosshqiptimi i masës përfundimtare të vuajtjes së dënimit të të burgosurve nuk është përgjegjësi e ministrisë. “Nuk është përgjegjësi e Ministrisë mosshqiptimi i dënimit të fundit për të burgosurit derisa ata me vite mbahen në burg pa vendim të prerë sikurse që nuk është përgjegjësi e ministrisë edhe ndërtimi komunikimit me personat që kanë të bëjnë me gjykimet”, është shprehur Kelmendi duke theksuar se edhe kjo mangësi e raportit është përgjegjësi e gjykatave. Megjithatë ministrja Kelmendi ka paraqitur problemet që mund t’i kenë gjykatat sa i përket komunikimit me palët në proceset gjyqësore. Kryesuesja e ministrisë së Drejtësisë znj. Kelmendi ndërkaq ka theksuar se sa u përket rregulloreve të rendit të brendshëm në shtëpitë korrektuese dhe në burgje ato ekzistojnë, por janë konfidenciale dhe nuk mund të dalin jashtë. Ajo ka dhënë të kuptohet se komisioni ka mundur t’i lexojë ato rregullore , por t’i ketë në dokumentacion nuk lejohet me baza ligjore mbase janë konfidenciale. Ministrja Kelmendi duke arsyetuar ministrinë në vërejtjet sa i përket nxjerrjes së akteve nënligjore të ligjit për sanksione penale ka thënë se aq sa ka pasur kohë ministria pas transferimit të disa kompetencave ka nxjerrë pesë udhëzime administrative.
Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka implikime të mëdha buxhetore
Kuvendi ka shqyrtuar edhe Projektligjin për Themelimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore duke konsideruar se me këtë projektligj do të bashkërendohen obligimet mjeko- ligjore të dy mekanizmave që deri më tani kanë vepruar të ndara, atij të Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Zyrës për të Pagjeturit.
Ministria e Drejtësisë Nekibe Kelmendi ka paraqitur projektligjin para deputetëve duke e vlerësuar atë të domosdoshëm për kompletimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë. “Projektligji për themelimin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore rregullon strukturën organizmit të këtij departamenti”, tha Kelmendi, duke shtuar më pas se ministria e drejtësisë është duke e hartuar ligjin për autopsinë dhe në këtë mënyrë do të plotësohet fusha e mjekësisë ligjore, dhe kjo do të ndalojë mjekimin joligjor dhe përcaktimin e shkallës ligjore të kryerësve të veprave penale. “Fuqizimi i këtij projektligji, është i domosdoshëm për zbulimin e veprave penale dhe do të shtonte besimin e qytetarëve në gjykata dhe drejtësinë e shtetit”, është shprehur Kelmendi
Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për Gjyqësi, ka vlerësuar se projektligji për departamentin e Mjekësisë Ligjore i plotëson të gjitha parakushtet dhe sipas tij ka vërejtje vetëm tek gjuhet ku duhen të standardizohen versionet. Ai ka paraqitur edhe dispozitat që kanë të bëjnë me kompetencat, dispozita të cilat janë rekomanduar nga EULEX-i, por edhe tek çështja e bashkë kryesuesit ndërkombëtarë në departamentin e Mjekësisë Ligjore.
Ku të gjendet 1 milion shtesë
Gani Koci, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, e sheh të nevojshëm ligjin për mjekësi ligjore, por ka ngritur shqetësimet se si qeveria do të mund të mbulojë implikimet shtesë buxhetore të këtij departamenti. “Shikuar në shkresat e ekonomisë dhe financave, miratimi i këtij ligji krijon kosto shtesë e cila nuk është parë në buxhetin e këtij viti, por as në kornizën buxhetore edhe të dy viteve të ardhshme. Si duhet të mbulohet kjo kosto për më shumë se 1 milion euro. Në emër të GK të LDK-së Armend Zemaj, tha se projektligji për themelimin e departamentit për mjekësi ligjore është ligj i kompletuar. “Ne e përkrahim dhe e mbështesin në parim këtë projektligj.” Është shprehur Zemaj. Rita Hajzeraj, në emër të GK AKR-së, shprehet e interesuar të dijë se si do të mbulohet kostoja shtesë e Departamentit për Mjekësi Ligjore dhe kërkon nga qeveria raport për këtë çështje. Siç tha ajo pas sqarimit nga ana e ministrisë AKR-ja do të miratojë në parim ligjin në fjalë. Gjylnaze Syla në emër të GK të AAK-së ka vënë në pah domosdonë e miratimit të këtij ligji duke theksuar kështu mundësinë më të madhe të identifikimit të kufomave në Morgun e Prishtinës. GK i AAK-së gjithashtu mbështet në parim këtë projektligj, por njëkohësisht kërkojnë sqarime se si do të mbulohet kostoja financiare e këtij projektligji. GK I LDD-së mirëpret projektligjin, por paraqet edhe vërejtjet në këtë. Adem Salihaj, gjithashtu paraqet vërejtjet tek kostoja buxhetore e këtij projektligji duke theksuar se këto nuk janë të paraparë në kornizën buxhetore madje as atë afatmesme.
Ndërkohë që ministrja e Drejtësisë, znj. Kelmendi, duke dashur të jetë më e saktë sa i përket mbulesës së kostos financiare të Departamentit tha se mjetet prej 1 milion e 200 mijë eurosh, të ndara për Mjekësinë Ligjore kalojnë në ministri dhe kjo shumë do të jetë në disponim të departamentit. Gjithashtu ajo ka bërë të ditur se qeveria e Kosovës ka premtuar që të sigurojë mjetet për ndërtimin e laboratorit në vlerë prej 1 milion euro për blerjen e pajisjeve laboratorike për analizën e AND-së dhe aparaturën për ruajtjen e mostrave të gjakut. “Qeveria është zotuar se do t’i sigurojë këto mjete dhe do të blihet laboratori. Me rastin e rishikimit të buxhetit do të kërkojmë këto mjete për blerjen e laboratorit të sigurohen”, është shprehur Kelmendi.
Miratohet në parim Projektligji për punësimin e të huajve
Kuvendi i Kosovës pas debatit të stërzgjatur për ligjin për punësimin e të huajve ka miratuar atë në parim dhe ka rekomanduar komisionet funksionale të harmonizojnë dhe amendamentojnë atë deri në shqyrtimin e dytë të tij. Mirëpo ky ligj sikurse edhe ligjet tjera ka pasur vërejtje të shumta nga deputetët. Në emër të Grupit Kuvendar të PDK-së Mimoza Ahmeti tha se ligji në fjalë bën që të kontrollohet punësimi i të huajve. Ky ligj eliminon mundësinë e punësimit të paligjshëm të të huajve.” Ligji në fjalë nuk ka implikime buxhetore, dhe në një formë mund të kontribuojë buxhetit të Kosovës duke tatimuar në paga të punësuarit e huaj, tha Ahmeti. Ndërkohë që në parim këtë projektligj e mbështet edhe GK të LDK-së.
Grupi Kuvendar i AKR-së nuk e mbështet në parim këtë projektligj duke thënë se ne ende nuk e kemi ligjin për punësim të qytetarëve të Kosovës, pse do ta mbështesim ligjin për punësimin e të huajve. “AKR-ja nuk e mbështet këtë projektligj pa e miratuar ligjin e punës”, tha Makolli.
Gjylnaze Syla, në emër të GK të AAK-së, tha se krijimi një kornizës ligjore për punësimin e të huajve është e mirëseardhur, por i hartuar si i tillë nuk është efikas .”As BE nuk ka akt juridik të obligueshëm për punësimin e të huajve. Të sillet ligji bazë ligji i punës në Kuvend, pastaj të miratojmë ligjin derivat”, tha Syla.
Edhe GK i LDD-së, pa dashur të minimizimin e rëndësisë së çfarëdo ligji, në këtë rast e dhe të ligjit në fjalë kanë theksuar se projektligji në fjalë nuk e ka fuqinë e duhur pa Ligjin e Punës. Derisa në ligj është përcaktuar se ky nuk mund të implementohet pa hyrjes në fuqi të ligjit bazë atij të Punës. LDD, konsideron se Ligji për Punësimin e të Huajve nuk është prioritet dhe duke parë mos fuqinë e tij pa ligjin e punës nuk mund të miratohet.
Dukuria e vjedhjes së veturave në Kosovës është bërë çështje diskutimi edhe në Kuvendin e Kosovës, e cila si pyetje parlamentare ka nxjerr shifra të mëdha të raportimit të vjedhjes së veturave, me ç’rast nga ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti është bërë e ditur se vetëm në muajt e parë të këtij viti janë raportuar 90 raste, përderisa në vitin 2008 kjo shifër sillet rreth 500 raste.
Ministri Pajaziti megjithatë ka dhënë shifra shpresëdhënëse për identifikimin dhe zbulimin e rasteve të veturave të vjedhura, duke thënë se pothuajse gjysma e a tyre që janë raportuar janë gjetur.
Ai ka thënë se gjatë vitit 2008 janë paraqitur 468 raste të veturave të vjedhura, prej të cilave janë gjetur 252, ndërkaq për rastet tjera janë duke u zhvilluar procedurat hetimore.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi