Dilaver GOXHAJ:Anti UÇK, apo anti SHBA?
Faqja 1 e 1
Dilaver GOXHAJ:Anti UÇK, apo anti SHBA?
Anti UÇK, apo anti SHBA?
Nga Dilaver GOXHAJ
Muaji dhjetor i vitit 2010 në Shqipëri u karakterizua jo vetëm nga sulmet natyrore, me shi e përmbytje, por edhe me sulme shpifjesh të natyrës njerëzore. Në rastin e përmbytjeve ujore, u prek vetëm një pjesë e shtetit të Shqipërisë, ndërsa nga sulmet politike, me shpifje nga më monstruozet, u prek dhe po preket gjithë kombi shqiptar. Në të dy rastet sulmet na erdhën nga budallakitë tona, pavarësisht se të parën ia adresuam qiellit dhe lumenjve të Ballkanit që “të gjithë derdhen në Shkodër”, dhe i dyiti nga Zvicra. Porsa të marrësh guximin e të thuash se sulmi i dytë, i cili është më i keq se i pari, na erdhi nga Zvicra, janë të paktë ata që do të na besojnë, pasi menjëherë të bëjnë pyetjen: “Ç’ne nga Zvicra? Zvicra nuk ka patur dhe s’ka asgjë me ne, pse flet kot?”, e plot reagime të kësaj natyre.
Mirëpo, faktet janë kokëforte. Dhe qëllimi i vërtetë i Zvicrës nuk është që të godasë Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ajo as na llogarit dhe as na përfill ne. Gjetkë flen lepuri. Zvicra i bie dritares që të dëgjojë dera. Zvicra inatin e ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo godet UÇK-në (dhe as mos u shkoi ndër mend se e ka me Hashimin, Hashimi është thjesht koka e turkut), me qëllim që të dëmtojë sa më shumë imazhin e Amerikës.
Përsëri lind pyetja: Pse me Amerikën? Këtu fillon edhe filli i çorapes. Në vitin 1999 në Amerikë u botua libri i Gregg J. Rickman me titull “Sëis banks and Jeëish Souls”. Në atë libër pasqyrohen shumë fakte, të cilët vërtetojnë bashkpunimin e shtetit zvicerian me hitlerianët për organizimin dhe kryerjen e Holokaustit kendër çifutëve nga ana e Gjermanisë, një bashkpunim, prej të cilit bankave zviceriane u solli përfitime kolosale. Të gjitha këto jepen me shifra, të marra prej dokumentave autentike.. Madje, në këtë libër flitet edhe për atë se si gjatë vitit 1998 qeveria amerikane dhe disa organizma ndërkombëtare bënë përpjekje që shteti zvicerian të dëmshpërblejë çifutët për këtë masakër të paparë njerëzore, Holokaustin. Po e theksoj, këto përpjekje nga qeveria amerikane u bënë në vitin 1998, një vit para se NATO të angazhohej në luftë për çlirimin e Kosovës. Këtë duhet ta fiksojmë mirë, i nderuar lexues. Ky qëndrim dhe presion amerikan ndaj Zvicrës, pati nga ajo një përgjigje politike diametralisht të kundër me atë çka kërkonte Amerika. Atë reagim të ashpër zvicerian, në mbrojtje të bankave zviceriane, iu ngarkua ta udhëhiqte deputeti Dik Marty, i ndihmuar nga Prokuroria e atëhershme e Zvicrës, Karla Del Ponte. Këtë reagim zvicerian e përshkruan autori i librit, Rickman, i cili sqaron se Dik Marty u mbështet nga 57% e antarëve të Këshillit Shtetëror të Zvicrës, thënë ndryshe, nga dhoma e lartë e parlamentit zvicerian, i cili, sikundër shkruan Rickman, deklaroi se, “nëse SHBA-ës do të insistojnë që bankat zvicerane të pranojnë fajësinë për Holokaustin dhe të dëmshpërblejnë viktimat, atëherë unë (Dick Martin, DG) do të ndërmarr nisma legjislative për sanksione ndaj kompanive amerikane”. Pra, Dik Martit nuk i interesonte aspak e vërteta mbi Holokaustin, ku bankat zviceriane kanë qenë bashkfajtore me Hitlerin, por vetëm mbrojtja e bankave zvicerane; prandaj, në 19 mars 1998, në një intervistë dhënë televizionit shtetëror zviceran, ky person “i ndershëm” u shpreh: "SHBA-të janë më të ndjeshme ndaj këtyre lloj argumenteve se ndaj diskutimeve diplomatike, dhe kështu amerikanët do të jenë të vetëdijshëm se ne nuk do të tërhiqemi lehtë". Mirëpo, antiamerikanizmi zvicerian i ka fillesat edhe më herët. Ajo fillon qysh me periudhën kur në SHBA ishte president Riçard Nikson, i cili, krahas politikave të tjera, premtoi se do të luftonte krimin e organizuar në të gjithë ruzullin tokësor, dhe një nga segmentet e kësaj lufte do të ishte edhe dhënia fund e praktikës së sekretit banker, të cilin e kanë bankat zviceriane. Mirëpo, bankat zviceriane pse kanë këtë atu në dorë, prej të cilës nxjerrin fitime kolosale, reaguan menjëherë. Jo më kot atëherë u përfol se skandali i Uotergejtit, i cili rëzoi Presidentin Nikson nga president, ishte financuar dhe organizuar nga zvicerianët. Por nuk përfundon me kaq. Edhe Presidenti tjetër amerikan, Kenedi, me t’u ulur në poltronin e presidentit nxorri ligjin për ndalimin e transferimit të kapitaleve amerikane jashtë SHBA, në të kundërt, cilido që do të bënte atë trasferim do të taksohej rëndë. Mirëpo ai ligj cënonte drejtpërsëdrejti interesat financiare të bankave zviceriane, pasi pjesa më e madhe e kapitaleve amerikane kalonte në Zvicër. Edhe atëherë, për vrasjen e Kenedit, u përfol se një nga pistat e hetimit ishte edhe financimi nga Zvicra për realizimin e asaj vrasjeje, duke u përmendur herë-herë edhe emri i kancelarit të atëhershëm të Zvicrës, Karl Oser.
Kulmi i mosdurimit zvicerian ndaj SHBA arriti kur në vitin 2006, amerikani Gregg J. Rickman u bë i njohur në rang ndërkombëtar, duke u emruar si i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Departamentit të Shtetit Amerikan për Çështje të Jashtme të SHBA-ve për monitorimin dhe luftën kundër Antisemitizmit. Gregg J. Rickman e mori këtë post thjesht për “shkak të emrit që kishte si studiues i çështjeve që kishin të bënin me bashkëpunimin e Zvicrës me Gjermaninë Naziste kundër hebrejve dhe më konkretisht me bashkëpunimin e bankave të Zvicrës me nazistët për fshehjen e pasurisë së viktimave”, sikundër shprehet një analist i ynë.
Ky veprim i amerikanëve u konsiderua nga Dik Marty dhe Karla Del Pontes si tendencë personale e amerikanëve kundër tyre. Në këto kushte u rigjallërua aktiviteti zvicerian kundër Amerikës, por në një kënd tjetër, më të stërholluar, duke goditur UÇK-në. Pse UÇK-në? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dinë të gjithë shqiptarët pro dhe kundër UÇK-së; sepse UÇK-ja u inicua dhe u mbështet nga SHBA dhe NATO, por që dihet se NATO u imponua nga SHBA. Me një fjalë, Zvicra ndryshoi strategjinë e luftës kundër Amerikës, sipas parimit : “Trokas në dritare që të dëgjojë dera”. Ai emërim i Rickman-it në atë detyrë u pasua me dy libra antishqiptare, me autorë dy zvicerianë. I pari ishte libri i Karla del Pontes, në të cilin autoria, krahas të tjerave, ngriti të ashtuquajturën: trafikim organesh të robërve serbë nga ana e UÇK-së, veprim i kryer në territorin e Shqipërisë. Pse u zgjodh nga shpifësit, territori i Shqipërisë? Sepse, së pari, nuk e besonte kush që në ato kushte ku ndodhej Kosova dhe në ato momente mund të kryheshin operacione aq të vështira në territorin e saj, por edhe se nuk mund të hynin në atë territor dhe në ato momente mjekë të huaj, specialistë të transplatimeve të organeve njerëzore, edhe këta të përzgjedhur nga Diku dhe Karla. Së dyti, territori i Shqipërisë së Veriut ishte nën monitorimin e NATO-s, që, për autorët e kësaj shpifjeje, do të thotë nën monitorimin e Amerikës dhe, si i tillë, ai aktivitet mund të kryhej pa patur pengesa dhe pa droje. Nuk thonë më kot se njerëzit me shpirt primitiv janë shumë të djallëzuar. Për ta bërë sa më shumë të besueshme atë shpifje u aktivizuan, krahas shumë punonjësve të UNMIK-ut edhe disa gazetarë dhe jo gazetarë shqiptarë këtej e andej kufirit, kuptohet, kundrejt shpërblimeve të majme, përfshi këtu edhe disa që u është dhënë pas lufte statusi i të qënit pjestarë të asaj lufte çlirimtare, edhe pse dikur nuk e dinin se ku binte Kosova.
Menjëherë pas Karla Del Pontes botohet libri “Skëndërbeu”, me autor zvicerianin tjetër Oliver Jens Shmit, me shpenzimet e qeverisë zviceriane, dhe përkthehet në Shqipëri dhe botohet po me shpenzimet e asaj qeverie. Madje, në Shqipëri jo vetëm që nuk pati reagim zyrtar ndaj atij libri, i cili e trajton Skëndërbeun një cub dhe një shqiptar hakmarrës tipik primitiv, si dhe e trajton me origjinë serbe, por nga disa pushtetarë të lartë dhe udhëheqës partiakë, miq dhe shokë të ngushtë të përkthuesit shqiptar, u deklarua se do ta hiqnin Monumtin e Skëndërbeut nga sheshi qëndror i Tiranës, gjoja si pasojë e “rikonstrukturimit” të këtij sheshi. Mirëpo, nga që për këtë zhvendosje pati reagime mbarë kombëtare, u anullua plani i fundit, por ama librit iu bë jehonë edhe në Tiranë; ndërsa Prishtina zyrtare heshti, as pro e as kundra librit dhe zhvendosjes së monumentit. Mos harrojmë se edhe autori i atij libri është po nga Tiçino, nga janë edehe Karla Del Ponte dhe Dik Marty. Në mbrojtje të figurës së Skëndërbeut, ndesh me librin e Shmittit, reagoi nga Gjirokastra Ismail Kadare, i cili veproi njësoj si në vitin 1998, i vetmi shqiptar me autoritet që i doli në mbrojtje UÇK-së, duke e cilësuar atë “Dalëzotsia e Kosovës”. Por do të pyesë dikush, se ç’lidhje ka Skëndërbeu me UÇK-në, Kosovën dhe Amerikën? Revizionimi dhe njollosja e figurës së Skëndërbeut ishte pararendësia e shpifjes tjetër, kjo e trasplantit të organeve njerëzore. Të dyja këto shpifje kanë qëllime të shumëfishta, ku, krahas goditjes indirekte të SHBA, të diskreditohet kombi shqiptar, Shqipëria, Kosova, UÇK-ja dhe intelektuali shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, mbrojtësi i UÇK-së dhe i figurës së Skëndërbeut. Skëndërbeu u sulmua, pasi ajo figurë përbën flamurin kryesor për të hyrë Shqipëria dhe shqiptarët me të drejta të plota në Evropë. Figura dhe vepra e Skëndërbeut i bën shqiptarët të vetëdijshëm të ndihen evropianë, pasi është ky komb që për një çerek shekulli e mbrojti Evropën nga invazioni i një fuqi ushtarake dhe politike e një qytërimi jashtë kontinentit të tyre natyral, edhe pse shqiptarëve historikisht nga ajo Evropë u kanë ardhur pushtime të shumta rënimtare, e megjithatë shqiptarët janë ndjerë përherë evropianë. Mirëpo ky fakt i nxjerr shqiptarët shumë më të emancipuar se shumë popuj evropianë, përfshi edhe Zvicrën, populli i së cilës, kur Skëndërbeu mbronte Evropën, luftonte mes veti se cila principatë të pasurohej më shumë dhe as që donin të dinin për rezikunn që e kërcënonte atëherë Evropën. Duke sulmuar Skëndërbeun, tre autorët zvicerianë që përmenden në këtë shkrim, përfaqësues të shtetit zvicerian, si dhe shumë qarqe europiane, kanë qejf ta shohin Shqipërinë si një vend jo evropian. Këto qarqe jo miqësore, të cilat ne shqiptarëve na cilësojnë jo vetëm jo evropianë, por edhe si popull “terrorist”, nga që në shumicë jemi të besimit musliman. Dhe aktualisht, mendësi të tilla duan ta njësojnë të qënët musliman të një populli me të qenët popull terrorist. Dhe kjo, me qëllimin tjetër, që të besohet se të tillë popuj nuk e kanë për gjë të bëjnë edhe transplant mizore dhe në mënyrë masive të organeve njerëzore. Dhe, “për fat të keq,- duan të thonë ata,- të tillë popuj gëzojnë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”. Dhe, si të tillë, ky popull nuk e meriton të pranohet në Bashkimin Europjan. Deri vonë shtetet europjane, miq të këtyre autorëve antishqiptarë, nuk delnin hapur, por ja që Zvicra më në fund e nxorri kokën (pasi Karla del Ponten e emroi edhe ambasadore në një shtet të madh, edhe pse u diskreditua me atë shpifje), por edhe Franca, e cila nuk ka qenë dakort për ndërhyrjen e NATO-s kundër sërbisë për çlirimin e Kosovës, (të cilën na e bën të qartë vet Ministri i Jashtëm i fundit i Francës, Kushner, në librin e tij “Lufta për paqen”), përveç Greqisë dhe shteteve të tjera sllave. Kjo u pa edhe ditët e fundit në Kosovë, të cilën na e dëshmon eksperti i mjekësisë ligjore në Kosovë, z. Arsim Gërxhaliu, i cili, në datën 21 dhjetor 2010 deklaroi se: “EULEX-i ka ndërhyrë dhe ka bllokuar përpjekjet për identifikimin e të pagjeturve. Zyrtarë të këtij misioni kanë ndaluar identifikimin e skeleteve që gjenden në morgun e spitalit të Prishtinës, ndërsa qindra të tjerë mendohet se janë në varre masive në Serbi. Unë si drejtor i departamentit mund të them se këtë vit jemi izoluar komplet nga kjo çështje, edhe pse jemi brenda kërkesës sonë. Nga zoti Robinson i EULEX-it jemi larguar pa asnjë sqarim. Ne kemi informuar për këtë çështje institucionet ndërkombëtare dhe presim përgjigje konkrete nga ato”, ka theksuar ai. (shih Radio Kosova e Lire, lajme, 22.12.2010)
Qëllimi tjetër i kësaj fushate antiamerikane, por me etiketa gjoja anti UÇK, është që nesër, kur Hashim Thaçi, kryeministri i tashëm dhe i ardhëshëm i Kosovës, kur të ulet në tavolinën e bisedimeve me Sërbinë, të detyrohet të pranojë të gjitha kërkesat e Sërbisë, pasi direkt ose indirect i thuhet dhe do t’i thuhet: “Ne, serbët, vërtetë që kemi bërë genocide, vërtet që ne serbët kemi vrarë me qindra e mijëra njerëz të besimit musliman si në Bosnjë edhe në Kosovë, duke i hedhur nëpër vorreza masive, por ama ju shqiptarët jini më mizorë se ne srbët, pasi përveç vrasjeve masive, ju kini kryer një vrasje edhe më makabër se ne, shumë më të shëmtuar, pasi, menjëherë sa i kini vrarë sërbët, u kini marrë organet e brendëshme dhe i kini shitur ato për transplante; dhe këtë mostruozitet e kini bërë me mjekët turq, si të tillë kini mbetur ata primitive si Skëndërbeu juaj dikur, një vrasës dhe hajdut”. Kjo me qëllimin që nesër, kur Hashimi, apo kushdo tjetër shqiptar që do të kryesoi bisedimet me serbiët, jo vetëm të mos ndihen më qytetarë se serbët, as edhe të barabartë me ata, por mundësisht të ndihen më të përulur, dhe si të tillë të pranojnë çdo diktim nga Sërbia. Dhe, në të tilla kushte, indirekt i thuhet Amerikës: ja cilët ke mbështetur zotrote, ca kriminelë monstruozë, prandaj mos ndërhy më në punët e Evropës, qofshin ato edhe antihumane.
Po pse pikërisht doli në këto momente Dik Marty me riaktivizimin e shpifjeve të Karla del Pontes, menjëherë pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë? Sepse, së pari, u pa se vendin e parë në zgjedhje e fitoi Thaçi, gjë që ata e lusnin këtë fakt. Pse e lusnin? Sepse Thaçi, si një muaj para fushtaës zgjedhore, por edhe gjatë saj u lodh duke thënë: “Unë e krijova UÇK-në. Unë e udhëhoqa luftën për çlirimin e Kosovës. Unë e çlirova Kosovën. Unë e shpalla Kosovën shtet të pavarur pas 5 javësh që u zgjodha kryeministër dhe, unë do ta fus Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO”. Atëherë, i thonë ata, meqenëse ty, Thaçi, e pranon se vetëm ty i ke bërë të gjitha këto, me dëshirën tënde dhe urdhërin e peshkut, ( ata mijëra shqiptarë që luftonin me armë në dorë kundër makinerisë ushtarake serbe kur Thaçi bridhte hoteleve të Tiranës dhe të Evropës, s’paskan bërë asgjë!), i mbështetur ty z. Thaçi edhe nga amerikanët, atëhere ty i paske kryer edhe këto monstruozitete antinjerëzore. Mbaji. Me një fjalë, shpifësit shfrytëzuan budallakitë e Thaçit. Jo më kot dikur Ajnshtajni ka thënë se, “dy gjëra nuk kanë kufi, gjithësia dhe budallakia; për të parën kam dyshime, por për të dytën jo”.
Që, të gjitha këto çfarë thotë e shkruan Karla del Ponte dhe Dik Marty janë shpifje dhe gënjeshtra me bisht, e vërtetojnë dy fakte kuptimplote. I pari është fakti që as zonja Karla dhe as zoti Dik nuk na japin as edhe një emër serbi, që i qënkan marrë organet, por edhe nga përgjigjia e fundit e Dikut, kur tha se, ty Thaçi s’më hedh dot në gjyq se unë kam mbrojtjen e gjykatave evropiane dhe të parlamentit evropian. Jo më kot në Kosovë thonë: Mos e vet se fletë vetë. Ndryshimi midis zonjës Ponte dhe zotit Dik, është se “shtëpinë e verdhë”, Diku e zhvendosi në Fush Krujë, nga që në afërsi të saj ishte një bazë e FARK-ut (në Mamuras), duke mos e ditur i mjeri Dik se FARK-u nuk ishte UÇK dhe nuk hodhi as edhe një pushkë për çlirimin e Kosovës; ndërsa Del Ponte e zgjodhi “shtëpinë e verdhë” në Mat, nga që në qytetin e Burrelit patëm një bazë stërbvitore të përkoheshme (një mujore) të UÇK-së. Meqenëse Dik Marty zgjodhi Fush Krujën, ndaj reaguan më në fund edhe drejtuesit e LDK (udhëheqja politike e FARK-ut) kundër Dikut, por me vonesë, kur e morrën vesh se prekeshin ata me këtë pozicionim të “shtëpisë së verdhë”.
Tiranë, 25.12.2010

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi