Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:Mbi LDK-istët emocional

Shko poshtë

Teki Dervishi:Mbi LDK-istët emocional Empty Teki Dervishi:Mbi LDK-istët emocional

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 28, 2010 2:29 am

Mbi LDK-istët emocional

Teki Dervishi:Mbi LDK-istët emocional Teki%20dervishi


Shkruan: Teki Dervishi



Gjatë provave gjenerale të një pjesë time teatrore në Teatrin Shqiptar të Shkupit, një kritik teatri më pyeti i habitur pa masë: “A guxon që këtë pjesë ta shfaqësh nesërmbrama para publikut”?! Po, i thashë, pse po pyet? Ai më tha, po publiku do ta lëshojë sallën “i prekur”! I thashë ky është edhe qëllimi im, nuk dua t’ua bëj qejfin publikut dhe ta vë në gjumë, nuk dua ta mashtroj, po dua aq pak sa mundëm të provojë t’ia zgjojë ndërgjegjen. U dëshmua se ajo shfaqje kishte publikun më të madh që kur dihet, dhe qëndroi në raportor gati shtatë vjet. Vetëm popujt e civilizuar janë imun ndaj kritikës, sepse e dinë se lëvdatat janë të padobishme dhe hileqare, politikanët lavdërojnë, se lavdi i situatës tragjike është opium për masat e gjëra, i vë në gjumë. Situata në Kosovë sot është gjendja e destabilizuar dhe jemi para një rreziku të madh të inkriminimit ndërkombëtar të çështjes së Kosovës. Nëse heshtim dhe i mbrojmë “simpatitë tona” partiake, a ndihmojmë, apo sabotojmë këtë situatë? Duhet treguar cilët janë aktoret partiakë që po e destabilizojnë situatën në Kosovë.
Nëse dalim nga një koncert, ku kemi dëgjuar këngë të tipit “Të gjithë shqiptarët janë Mic Sokola”, ne pas koncertit do të shkojmë në shtëpitë tona dhe do të flemë gjumë të qetë dhe të rehatshëm, të kënaqur që ndër të gjithë shqiptarët, edhe unë e ti, qenkemi Mic Sokola. Vërtetë, a jemi, a s’jemi Mic Sokola? Nëse dikush na tregon të vërtetën, qoftë jemi, qoftë s’jemi këta që jemi, mos e pyetni “sa të kanë paguar”? Nga historia e librit mësojmë se shkrimtarët që kanë kritikuar i kanë burgosur, i kanë syrgjynosur në ekzil, dhe i kanë vrarë, siç ju thashë para do ditëve, se ka edhe kërcënime të tilla. Paguhen ata që lavdërojnë, e jo ata që kritikojnë. Ata që shiten, ata i vendosin në vitrinë e dyqaneve luksoze, dhe mund t’i blini edhe ju! Pikërisht për ata që shitën gjithmonë e ka fjalën kritika ime.
Nëse nga opinioni, ende nuk na bëjnë përshtypje argumentet që vjelim aty, atëherë mund të pyesim, sa na tepron ose na mungon kultura e leximit, kur arrijmë të keqkuptohemi gjatë bashkëbisedimit me një tekst? Kush do të mund t’i jepte përgjigje një pyetjeje të tillë, nëse nisemi secili prej nesh nga botëkuptimi ynë personal. Janë statistikat tmerruese që dëshmojnë se në tregun e 12 milion shqiptarëve shitën jo më shumë se 100 (një qind) libra të një titulli, nga shumë tituj gazetash të përditshme, të gjitha së bashku nuk kapin tirazhin më shumë se 30 mijë copë të shitura.
Po pse nuk lexojmë? Nuk kërkohet prej nesh të jemi shkencëtarë që të kemi të drejtë të lexojmë një opinion në gazetë. Në shkollë, mësuesit tanë që ishin edhe vetë nxënës, na e kanë bërë bauk punën e leximit, libri na e ka kallur datën nga frika se nuk do të mund ta kuptojmë, dhe do të marrim “note” të dobët. Kështu kemi hequr dorë fare. Kultura jonë e leximit është një tregues i shkallës së kualitetit të arsimit shqiptar, që në Kosovë sidomos, nuk është më i vjetër se një gjysmë shekulli, dhe këtë gjysmë shekulli, arsimi ka punuar me planprograme të një shteti okupator. Në shkollë mësuesi na ka pyetur “çka ka dashur të thotë shkrimtari”? Thuajse shkrimi publicistik ose letrar kërkon përpikeni të nxjerrjes së provave të rezultateve matematikore, fizike, ose kimike. Shkrimtari ka dashur të thotë hiç më shumë se sa mund të perceptojë lexuesi, kurse dihet se lexuesit asnjëherë nuk janë të barabartë me fuqinë dhe mundësinë e të kuptuarit të një opinioni subjektiv të shkrimtarit. Ende sot, në këtë xhungël universitetesh shqiptare, nuk kemi një të vetmin profesor të estetikës, e lë më të stilistikës. Mbase ka që ligjërojnë këto lëndë, por unë nuk kam në dorë ende një libër të vetëm esesh të ndonjë autori shqiptar, pos nëse kritikën letrare, historiografike ose teatrore etj., e kuptojmë si eseistikë.
Ka njerëz që “porosinë” e një opinioni e kuptojnë jo ashtu siç e shprehë saktë opinioni autorial, por ashtu siç u konvenon dhe u parapëlqen atyre të kishte “dashur të thoshte” shkrimtari. Çka ka dashur të thotë shkrimtari? Asgjë, atë që e ka thënë, hiç më shumë. Mos kërko më shumë ndonjë shtresë të “fshehtë” të porosisë, shkaku se shkrimtari përpiqet që të jetë sa më i qartë, e jo sa më abstrakt. Ndjenjën e inferioritetit ndaj shkrimeve na e kanë futur padrejtësisht kërcënimet e mësuesit, i cili na ka urdhëruar detyrueshëm të kuptojmë ato që nuk i ka thënë as vetë shkrimtari.
Nëse në tekstin e shkrimtarit lexojmë jo rrallë atë që nuk ka dashur ta thotë shkrimtari, një moderator televizioni do të thoshte, “ndërro kanalin”! Nëse emocioni i lexuesit është më i fortë se sa racionalizmi i tij, atëherë ai nuk do të përfillë argumentet e shkrimit, të cilat ia prishin iluzionet dhe idealët që ka pasur ai. Ka njerëz që parapëlqejnë të jetojnë në iluzione, dhe nuk kanë guxim ta shohin të vërtetën me sy. Të gjithë atyre që më thonë se jam paguar të shkruaj “kundër” LDK-së, të gjithëve u them se mua më shumë se sa të gjithë atyre ma kanë emëruar përkatësinë e ldk-istit. Pse? Pikërisht pse kam shkruar për LDK-ën (sidomos për Presidentin Historik) në kohën kur padrejtësisht e kanë sulmuar Presidentin Historik. Problemi është që LDK-ja e sotme ka bërë koalicion me pikërisht ata që e kanë sulmuar dhe sharë Presidentin Rugova. Por, nëse sot argumentet tregojnë se LDK-ja nuk është ajo që ishte kur e favorizonim me shkrime, a do të thotë kjo se shkrimet pozitive mbi LDK-në nuk duhet të ndryshojnë kështu si ka ndryshuar konkretisht vetë LDK-ja, ka ndryshuar pavarësish shkrimeve që kanë qenë vetëm një pike uji në detin e veprimtarisë atdhetare të kësaj partie? Nuk varet nga dëshira jonë si do ta shohim situatën aktuale në LDK, por varet nga situate konkrete dhe realiste në LDK dhe për këtë situatë ekzistojnë argumentet të cilat janë dhënë këtu, i pëlqyen kujt a jo! Emocionet që kemi për LDK-në nuk duhet të na verbojnë deri në atë masë sa mos e shohim faktin se kjo parti gati që shtatë vjet nuk është më partia e parë. Kjo është e vërtetë, nuk varet a e themi, a nuk e themi ne këtë në shkrimet tona. Athua pse, nuk është e para? Mos vallë kanë faj shkrimet e një publicisti? Me shkrime ne nuk mund ta ndryshojmë realitetin. Shkrimet nuk e ndryshojnë realitetin, por vetëm e përshkruajnë, e fotografojë pak më qartë se sa mund ta shohim ne me syrin emocional. Nëse kujtojmë se duke kritikuar me argumente LDK-në, kështu po e kritikojmë Presidentin Rugova, apo edhe shumë aktivistë të kësaj partie që sot qëndrojnë në linjën e filozofisë së tij politike, atëherë është më mirë të mos bisedojmë, dhe ta ”ndërrojmë kanalin”! Duke heshtur do t’i ndihmonim degjenerimit të mëtutjeshëm të kësaj partie.
Për pesëdhjetë përvojë publicistike, kam mësuar së paku atë që shkrimi nuk guxon të provojë ta personalizojë autorin. Shkrimtari që ka një trohë të vogël diturie mbi zanatin e tij, asnjëherë nuk do të përpiqet t’i shpreh në shkrim opinionet e tij extra private, sepse ai është vetëm një individ, por ai do të përpiqet ta shprehë opinionin e përgjithshëm brenda një situate konkrete, politike etj. Argumentet nuk mund t’i refuzojmë në bazë të botëkuptimeve tona, sepse botëkuptimet krijohen nga një përvojë individuale, kurse argumentet qëndrojnë mbi faktet e fuqishme kundër “përshtypjeve” dhe simpative tona.
Përpiqem shumë që shkrimit tim të mos i jap karakter personalizues, por nuk mund as nuk kam të drejtë këtë t’ia ndaloj bashkëbiseduesit tim, kur ai është qëllimmirë, siç është gjithmonë qëllimmirë, nuk e them me hipokrizi. Sepse qëllim mirë është secili që shprehë një bindje të vetën, madje edhe kur zhgënjehet. Nuk mund të kërkojmë të na flasim vetëm ashtu si na pëlqen neve të dëgjojmë apo të lexojmë. Vetëm kur më është imponuar domosdoshëm, në shkrimet e mija, ka ndodhur krejt rrallë ta përdorë vetën e parë njëjës. Kur analizojmë subjektivisht problemet gjenerale kombëtare nga fusha politike, kulturore apo edhe ekonomike, vetëm distancimi nga ndonjë përkatësi ose simpati ndaj partive politike ose individëve karizmatik, do të na ndihmojë sadopak të jemi objektiv, ndonëse objektiviteti i paskajshëm nuk mund të arrihet kurrë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi