Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Doli në dritë Kosova letrare në Bukuresht

Shko poshtë

Baki Ymeri: Doli në dritë Kosova letrare në Bukuresht Empty Baki Ymeri: Doli në dritë Kosova letrare në Bukuresht

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 28, 2010 5:03 am



Doli në dritë Kosova letrare në Bukuresht
(Arbëria e Skënderbeut nuk do të zhduket kurrë)

Baki Ymeri: Doli në dritë Kosova letrare në Bukuresht Baki%20ymeri
Baki Ymeri

Numri i parë i revistës “Kosova letrare” që doli këto ditë në Bukuresht (shqip/rumanisht), në kuadrin e një lënde prej 74 faqesh në kolor, sjell artikullin bazë “Kosova letrare dhe karakteri shqiptar”, pas të cilit vjen një vështrim kritik “Eshtrat e fjalëve që e kurdisin formulën e jetës dhe të vdekjes” ku bëhet fjalë për librin e Vezir Ukajt (“Dhoma numër katër”). Pason një artikull mbi librin e më të ri të Luan Topçiut për letërsinë shqipe, një reçension i Monika Mureshanit mbi poezinë e Sali Bashotës, kronika e Mihai Antoneskut për vlerat lirike të Miradije Ramiqit, artikulli “Ylli Dilo dhe vlerat shqiptare të mërgimit poetik”, 9 faqe nga ditari i Besa Salihut mbi bombardimet e NATO-s për ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë, poezi rumune nga Gabriel Stănescu dhe Florica Ceapoiu, prozë shqipe në gjuhën rumune me titullin “Më ke bindur se je një shqiptar i vërtetë” (Lazim Rexhepi), poezi shqipe në gjuhën rumune (Rrahman Dedaj,Jeton Kelmendi,Vezir Ukaj, Hasan Qyqalla, Şerban Tabacu, Pal Sokoli), si dhe rubrika e fundit artistike “Nga fototeka e Kosovës letrare” .

Nga artikulli bazë i autorit të këtij shkrimi citojmë: Besnikëria ndaj vendit ku ke lindur është një vlerë e shenjtë. Ta duash kombin tënd dhe ta ndihmosh si individ dhe mikrokosmos, është detyra e çdonjërit nga ata që e kupton se nuk ka lindur vetëm për ti bërë hije tokës ku ka lindur. Kosova sipas një veterani të lirikës shqipe është “Ishulli i Shqipërisë”, njësoj siç është Basarabia ishulli i Rumanisë, dy zona të kafshuara nga dhëmbi i keq i ujkut serb në verilindje të Shqipërisë, dhe i ujkut sovjetik në verilindje të Rumanisë. Kosova është një zonë magjike e mbrujtur me dashuri ndaj njeriut dhe atdhedashuri ndaj atdheut, atdheu i shqiptarit duke qenë vatra e familjes, gruaja dhe fëmijët, prindërit dhe farefisi, besa dhe nderi, flamuri dhe gjuha, gjuha e shenjtë që na e lanë si trashëgim të përjetshëm të parët tanë. Në këtë kontekst, në faqet e “Kosovës letrare” (supliment i revistës “Kosova”) që u lind në vigjilje të Ditës së Flamurit me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës, do të defilojnë vlera minore dhe vlera madhore, fjala shqipe dhe sentimenti lirik i botës rumune, Kosova si një zonë magjike, legjendare, artistike, origjinale dhe e famshme.”


Cili është karakteri i shqiptarit sipas një autori të huaj? Bajame Çeliku na shkruan nga zemra e Evropës se ka njohur një familje kosovare në Belgjikë, me të cilën janë vëllazëruar. Duke bërë fjalë për korbat e sigurimit komunist, ajo thot: “Unë servilët, spiunët, ata që s'dinë të ruajnë një sekret, dhe që ngatërrojne familje të tëra me shpifje, nuk i dua, ngase besnikerinë e kam të rrënjosur thellë në karakterin tim.” Shqiptari, sipas shkrimtarit rumun Dem. Abeleanu, është mbret i maleve, gjuetar, bari, ushtar trim, apo kaçak. Ai e nënvlerëson punën e detyrueshme, që e shndërron njeriun në skllav. Nuk din t’u nënshtrohet, veçse zakoneve të veta, dhe se dëgjon tjetër kend, veç armës së vet. Roli i tij historik, është i ndërlidhur ngushtë me natyrën e vet, dhe natyra e vet, me atë të vendit të vet. Shqiptari, që banon në një zonë malore, pa patur kontakt me qytetet, pa arsim dhe pa kurrfarë kulture, ka qenë dhe ka mbetur një popull trim, që meriton të jetojë, ngase te ai gjejmë: karakterin lojal, sinqeritetin dhe fjalën e dhënë, gjë kjo që zatetet rrallë, te popujt e kulturuar të Evropës. Kur Shqipëria e përfitoi pavarësinë, kombi i shpalli të drejtat e shenjta të individit. Shqipëria nuk mund të jetojë e izoluar. Një gjë e tillë, është kundër interesave të saja kombëtare. Arbëria e Skënderbeut nuk do të zhduket kurrë. Ajo ka njohur kohëra të errëta, dhe ardhmëria, është e atyre që nuk dëshprohen. Me këto fjalë, në vitin 1928, e mbyll librin Albania, shkrimtari bukureshtar, Dem. Abeleanu.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi