Votë kundër kthimit të vendit në ''dyshimistan''

Mazhoranca i ofroi opozitës shumicën faktike në komision duke tërhequr dy anëtarët e saj
Partia Socialiste u tërhoq sërish dje nga kërkesa e saj për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, duke refuzuar respektimin e Kodit Zgjedhor dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë proces. Pas tre ditësh bisedimesh me mazhorancën me qëllim arritjen e një kompromisi për ngritjen e Komisionit Hetimor, opozita nuk ra dakord që komisioni të ushtrojë procedurat hetimore në respekt me normat ligjore ndërsa kërkoi hetimin e zgjedhjeve mbi dyshimet dhe jo mbi prova a fakte konkrete. Nga ana e saj mazhoranca, bëri të gjitha lëshimet e mundshme ku dhe i ofroi opozitës edhe shumicën faktike të anëtarëve në komision, duke tërhequr dy nga anëtarët e saj. Në seancën e djeshme plenare, e cila u mbajt posaçërisht për këtë kërkesë të opozitës, PS me anë të deputetit socialist Fatmir Xhafa, deklaroi se ishte kundër ngritjes së Komisionit Hetimor në respekt me Kodin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha, e cilësoi qëndrimin e opozitës si dëshmi e tërheqjes së saj nga hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit. Në kërkesën e saj për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit, Partia Socialiste në asnjë rresht të projektvendimit të propozuar nuk parashikon hetimin e zgjedhjeve por vetëm kontrollin mbi zbatimin e Kodit Zgjedhor lidhur me të gjitha hartimin e dokumentacionit dhe materialeve mbi procesin zgjedhor. Ndërkohë që sipas interpretimit të nenit 77 të Kushtetutës lidhur me organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore nga Gjykata Kushtetuese e cila shpreheshit ka vendosur se "objekti i hetimit të një komisioni duhet të jetë i parashtruar në mënyrë të qartë e të saktë dhe duhet të përmbajë fakte ose tërësi faktesh, nga të cilët merr shkas hetimi parlamentar dhe shpjegon se çfarë hetohet". Respektimi i Kodit Zgjedhor dhe i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është pika e katërt që mazhoranca propozuar në projektvendimin me 3 pika të PS idhur me ngritjen e një komisioni hetimor mbi zgjehdjet e 28 qershorit. Është pikërisht kjo pikë që refuzohet nga PS. Pra që objekti i hetimit të komisionit të jenë, prova, fakte apo grup fakte dhe jo objekt mbi dyshime. Në seancën e djeshme plenare kryeministri Berisha dënoi kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor objekti i hetimit të të cilit të jetë dyshimi. Duke lexuar pikë për pikë kërkesën e PS, Berisha tha se projektvendimi nuk përputhet me ligjin për komisionet hetimore ndërsa bie ndesh dhe me vendimin e gjykatave ndërsa shprehu garancinë se mazhoranca është e gatshme që në çdo kohë të miratojë ngritjen e komisionit hetimor por me kushtin e vetëm që ai ti përmbahet normave ligjore. "Doni Komision Hetimor parlamentar, ne jemi 100% dakord kërkoni ju hetim pa fakte, kjo s'mund të ndodhë kurrë. Dhe mos gaboni, ju gënjen Rama se iu thotë se do të lëshojë Berisha, do të lëshojë në mënyrë më absolute kurrë jo. Por, ju juristë që s'keni kurajën minimale t'i thoni atij se s'mund të shkruhet kurrë hetim pa fakte. Se kjo ndodh vetëm në "Dyshimistan". Ju më mirë t'ia u marrë lepurushi diplomat. Doni komision zotërinj, mos u tërhiqni as nga kutitë, t'i hapim dhe kutitë të numërojmë çdo votë dhe çfarëdo që të dalë, do dalë si Shkodra, një gjë madhështore. Nuk është madhështore se i doli e vërteta Sali Berishës, por madhështore është se shqiptarët vendosën standardin më transparent në numërimin e votave. Një vend i lirë e bën këtë. Të numërojmë çdo votë. Por të mos fshihemi pas maskave, nuk ka kufizim, por kurrë hetimi mbi bazë dyshimi pa prova, fakte apo grupfakte nuk mund të bëhet në këtë vend" u shpreh kryeministri. Duke iu referuar kërkesës së PS, Berisha tha se në të gjitha nenet është zhdukur fjala hetim por kërkohet vetëm kontrolli i materialeve zgjedhore dhe zbatimi i kodit Zgjedhor. Ndërkohë që Berisha sqaroi se neni 77 ka vetëm hetim, ka hetim në një procedurë ligjore në dispozicion të së cilës janë të gjitha ligjet e këtij vendi. "Është procedura e Kodit Penal, procedura e Kodit Civil, Kodi Zgjedhor, janë të gjitha këto, ato që ke shkruajtur vetë në ligjin që kemi votuar bashkërisht, po se tani është hequr fjala hetim? Kjo është Ballo me maska, në vend të hetim është vënë maska "Kontroll". Dhe thotë nuk jam hetimi, jam kontrolli. Këto shkoni i bëni me Kiçon ju atje, por jo me qytetarët. E dëgjoni mor të dashur qytetarë, nuk kërkojnë më hetim këta, jo, jo kontroll. Ka ky vend një Kushtetutë që kjo Kushtetutë kontrollin ia japin tërësisht komisioneve permanente parlamentare, kontrolli i çdo gjëje dhe gjithçkaje në këtë vend është atribut kushtetues, i Komisioneve të përhershme të Parlamentit shqiptar. Hetimi jo, hetimi është atribut i atij Komisioni që ngrihet në nenin 77 të kësaj Kushtetute" tha Berisha. Gjithashtu ai theksoi se Komisioni Hetimor nuk është komision kontrollor, se kontrollin e bëjnë komisionet permanente të Parlamentit. "Kjo, është një maskë, po luani me maska, po operojmë në dyshimistan, pse tërhiqeni nga Komisioni pse nuk e doni? Absolutisht, çdo komision që të doni në përputhje me ligjet. Çfarë paragjykimi bëhet, nëse them unë në referim me vendimin e Gjykatave Kushtetuese, çfarë paragjykimi bëj unë, nëse i referohem Kodit Zgjedhor. Më thoni pse jeni tërhequr keni kurajën pse s'doni komisionin? Këta zotërinj që kanë kërkuar 1 milion herë në 18 muaj hetim, tani thonë kontroll. Kontroll i keni të gjitha në komisionet permanente, kontrolloni çdo gjë edhe Kryeministrin, ky shtet ka ligje deklasifikimit" vijoi kryeministri. Duke iu referuar kërkesës së PS, kryeministri theksoi se në përputhje me ligjet e vendit nuk mundet që një komision hetimor të ketë si objekt hetimi dyshimet dhe jo faktet apo grup faktet. Kështu, kryeministri theksoi se ligji sanksionon se nuk mund të hetohet pa prova konkrete asnjë dokument dhe nuk mund të bëhet për rrjedhojë transparenca e zgjedhjeve.
Pas humbjes së zgjedhjeve, Rama lutej për koalicion me PD
Kreu i PS, Edi Rama, u angazhua me të gjitha tentativat për të shkatërruar procesin zgjedhor të 28 qershorit, por qeveria nga ana tjetër mori të gjitha masat për të garantuar një proces demokratik, të lirë dhe transparent. Pas dështimit dhe humbjes së zgjedhjeve ai bëri çdo gjë që të hynte në koalicion me Partinë Demokratike. "Ky zotëri u angazhua me të gjithë potencialin e tij për të prishur zgjedhjet e përgjithshme, por dhe unë u angazhova me të gjithë potencialin tim që të bëhen zgjedhjet më të mira në këtë vend. Është e vërtetë që i bëra lëshimet më maksimale, është e vërtetë. Pse i bëra? Jo pse kisha detyrim për t'i bërë ato lëshime, por në rast se ai nuk futej në zgjedhje ai i plagoste zgjedhjet. Dhe unë bëra gjithçka, pranova çdo kompromis që kërkoi në mënyrë që ky zotëri të hynte në zgjedhje. Ditën para zgjedhjeve vendosi t'i bojkotonte. Ja futën të dyja këmbët në një këpucë dhe e detyruan të futet në zgjedhje. Sepse kështu i shkon hëna kryetarit të tij dhe ky mohon të gjitha ato që ka thënë tri ditë më parë këtu dhe tërhiqet nga propozimet e tij dhe harron se muret kanë memorie, kamerat kanë sy dhe qytetarët na kanë ndjekur", tha kryeministri. Por, gjithashtu Berisha pohoi se pas humbjes së zgjedhjeve Rama bëri çdo gjë për të hyrë në koalicion me Partinë Demokratike, gjë që është refuzuar nga mazhoranca aktuale, e cila në koalicionin e saj përbëhet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. "Ky zotëri i humbi zgjedhjet, bëri çdo gjë që të hynte në koalicion me Sali Berishën. S'kisha asnjë paragjykim, por vendi kërkonte opozitë dhe ishte i mundur ky koalicion që u bë. Koalicioni i integrimit më i suksesshmi në të gjithë historinë e vendit, i cili arrin të ketë një bilanc të mirë. U krijua koalicioni. Çfarë bëri kryetari juaj, ai iu tha se nuk kemi humbur, nuk njoh rezultatin, nuk njoh Parlamentin. Çfarë e shtyhu atë të njohë rezultatin, çfarë e shtyhu atë të njoh Parlamentin? Ai është tallur me ju jo me mua. Unë e respektoj si kundërshtar. Por tallje më të madhe në historinë e këtij vendi bashkëpunëtorëve askush nuk i ka bërë atë që iu ka bërë ai juve", tha më tej kryeministri. Më tej, Berisha theksoi se kanë qenë vetë ndërkombëtarët që i kanë bërë thirrje kreut të PS që të njohë rezultatin dhe humbjen e zgjedhjeve. "Një ministri francez i tha që nuk e njoh rezultatin, por më vonë u tërhoq se ministri francez i tha që rezultatin e njeh gjithë bota dhe ti nuk ke asnjë dokument, asnjë fakt, asnjë gjë. Njoh tha rezultatin, por nuk njoh Parlamentin. I tha ministri francez që kjo në rrafshin e arsyes është totalisht jashtë çdolloj arsyeje", u shpreh ndër të tjera kryeministri. Gjithashtu ai vuri në dukje se në shtator mazhoranca i propozoi opozitës ngritjen e një Komisioni Hetimor sipas rezolutës së paraqitur nga Parlamenti Evropian. Por edhe këtë propozim opozita e refuzoi pasi asaj kohe merreshin vendime historike për vizat dhe PS kërkonte që përmes ngërçit politik të interferonte në dhënien e vizave. "Më vonë ky zotëri kërkoi në shtator Komision Hetimor parlamentar. Pranova pikë për pikë ato që rezoluta e Parlamentin Evropian kërkon një vit më vonë" tha kryeministri.
Beteja e Ramës për interesa personale
"Në premtimin më serioz të jetës sime unë vendosa të qëndroj prapa ligjeve të vendit tim, vendosa të mbroj votën e qytetarëve shqiptarë nga një humbës, i cili vetëm për të mos pranuar humbjen është i gatshëm të shkelmojë çdo gjë, vetëm për interesa personale. Zotëri a mund t'iu pyes ju, pse nuk u futët në grevën e urisë për të mbrojtur mandatet më thoni pak. Pse nuk u futët në grevë të kërkoni që të mos digjet mandati nuk e bëri këtë ai. Pse nuk u futët në grevën e urisë për të mos u futur në Parlament, nuk e bëri këtë ai. Kur iu futi ai në grevën e urisë? Iu futi në kohën ku merrej vendimi për vizat", tha Berisha.
Gati për rinumërimin e çdo vote sipas kuadrit ligjor
Mazhoranca është e gatshme që të bëjë rinumërimin e çdo vote dhe transparencën e çdo flete votimi me kishtin e vetëm që procesi të bëhet në respekt me Kodin dhe Kushtetutën e vendit. Por, kryeministri theksoi se pas vendimit të Prokurorisë së Shkodrës, ku u provuar se nuk kishte asnjë rezultat të procesit zgjedhor në zonat e këtij qarku, Rama është tërhequr nga kërkesa e tij për rinumërimin e fletëve të votimit. "Një qytetar socialist më thotë në telefon se, vetëm socialistë nuk ka më në Shqipëri, ka 99-sha. Si mund t'iu thuash t'i këtyre, njerëz që kanë ardhur për 20 vjet me një formim politik apo më gjatë dhe tani iu thua nuk dua rinumërim. Po unë ndjehem i lënduar për shkak të lëndimit që ti iu bën atyre. Pse nuk do rinumërim ti? Jo mor zotëri do të rinumërojmë çdo votë, jo mor zotëri, urdhëro të ndryshojmë çdo rezultat, ja urdhëro të shqyrtojmë fletë për fletë, sepse ne jemi këtu dhe fletët s'janë më shumë 1 milion e 300 mijë fletë. Sepse ne i kemi të gjitha mundësitë për të numëruar çdo fletë. Nuk sillet kush me qytetarin në këtë mënyrë. E kuptoni ju? I dha përgjigje për shqiptarët prokurori i Shkodrës. Prokurori i Shkodrës në një dhomë me kamera në të katërta anët dhe bravo i qoftë, që ka vendosur kamerat se ka njohur psikotipin obsesiv të Ramës dhe numëroi në mijëra vota, precizioni më i saktë që mund të ekzistojë ndonjëherë në numërimin e votave. Tani thotë jo, nuk do të numërojmë se vizat u morën. Prapë se prapë me të gjitha këto me gjithë qëndrimet e tij ultra destruktive asgjë nuk më lëkund mua në respektin për ju dhe opozitën", tha Berisha. Duke iu referuar kërkesës së PS për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, Kryeministri e cilësoi si absurde dhe antiligjore kërkesën e PS për të hetuar mbi dyshime dhe jo mbi fakte. "Dhe bëtë një kërkesë, të cilën e trajtuam me seriozitetin më të madh. Ndenja këtu me ju deri në 5 të mëngjesit me vullnetin më të hekurt, që të arrinim të ngremë komisionin dhe të vazhdojë puna, por ju nuk doni. Në 9 nene të kërkesës tuaj 8 prej tyre kërkonin hetimin e dyshimit dhe nuk përmendej në asnjë rast fjala fat apo prova. Çdo njeri në Shqipëri kur ta marrim nga arkiva ta lexojë këtë, çdo i huaj që e lexon do të thotë që një dokument i tillë prodhohet vetëm në një vend që quhet dyshim. Në vendin e dyshimit në vendin e obsesionit. Po si mund të thuash, a mund të pranoni ju që një gjë të hetohet pa fakte, prova dhe grup faktesh", tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi