Sabit Rrustemi:Ars Clubi “Beqir Musliu ” përmbyll veprimtaritë për vitin 2010-të
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi:Ars Clubi “Beqir Musliu ” përmbyll veprimtaritë për vitin 2010-të
Sabit Rrustemi:Ars Clubi “Beqir Musliu ” përmbyll veprimtaritë për vitin 2010-të
PREZENTOHEN DY LIBRA TË RINJ DHE SYNIME TË REJA PËR VITIN 2011-të
Vitin 2010, Ars Clubi "Beqir Musliu" që ka selinë në Gjilan, përmbylli veprimtaritë e sivjeme me një takim letrar në Sallën e Vogël të Teatrit në Gjilan.
Me këtë rast, udhëheqësi i Ars Clubit, shkrimtari Sabit Rrustemi përpos që paraqiti një raport për veprimtaritë e këtij viti si dhe synimet për vitin 2011-të, prezentoi edhe dy librat më të rinj që para pak ditësh panë dritën, në saje të heqjes së shpenzimeve të shtypit nga MKRS-ja.
"Vepra e Gjon Buzukut, me autor studiuesin e letërsisë, Nuhi Ismajlin, si dhe "Mollë me syze", me autor Avdush Canaj, janë dy libra që si dhurata të këtij fundviti ju shpërndanë anëtarëve dhe srtdashësve të Ars Clubit , në këtë takim që më shumë kish dhe karakter festiv.
Po sjellim këtu, raportin e vitit 2010 si dhe synimet për vitin 2011, të cilat u mbështetën njëzëri nga të pranishmit.
VEPRIMTARITË E VITIT 2010
Ars Clubi “Beqir Musliu”, si asociacion i shkrimtarëve dhe krijuesve të rinj, gjatë vitit 2010;
- ka botuar numrin e 9-të të revistës letrare – kulturore AGMIA, me heqjen e shpenzimeve të shtypjes nga Kuvendi i komunës së Gjilanit ( në kuadër të Manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”.
- Ka konkuruar me katër dorëshkrime letrare në MKRS, prej të cilave, në etapën e dytë të këtij viti, dy dorëshkrime janë mbështetur financiarisht, përkatëisht janë mbuluar dhe këtu, shpenzimet e shtypjes për librat, “Vepra e Gjon Buzukut, me autor Nuhi Ismajlin dhe “mollë me size”, me autor Avdush Canaj.
- Një dorëshkrim është botuar me vetëfinancimin e auorit. Fjala është për përmbledhjen e poezive “Pikojnë heshtjet”, autor Nexhat Rexha.
- Dorëshkrimi i katër, me autore Albina Idrizin ka mbetur për vitin 2011-të,
- Kemi projektuar dhe realizuar manifestimin “Vjeshta Letrare e Gjilanit” për dy muaj, nga 18 tetori – 18 dhjetori 2010, kun ë këtë interval kohor janë mbajtur pesë pikëtakime letrare, me prezentim veprash të reja, përvjetor shkrimtarësh dhe një mbrëmje përkushtimi.
Ka mbetur, për mungesë financiare pa u realizuar ende Projekti letrar “Përgatitja për botim e dorëshkrimeve të Beqir Musliut”, project ky i adresuar Kryetarit të komunës , për të cilin na është premtuar se do të na sigurohen mjetet për vitin 2011-të, si dhe manifestimi “Trekëndëshi poetik i lirisë”, project ky i adresuar në MKRS por që ka mbetur, gjithashtu për vitin 2011-të.
Shkaku i një viti të ngarkuar me obligime të shumta, për arsye edhe të moskoordinimit me kohë mes Ars Clubit dhe kryetarit të komunës, ka mbetur këtë vit pa u dhënë edhe Çmimi “Beqir Musliu”. Por, që, na është premtuar se, dhënia e përvitshme e këtij Çmimi do pasojë nga 2011-ta.
Këto kanë qenë objektivat e një viti, të cilat, nëse kemi parasysh mungesat financiare, në masë të mirë janë përmbushur .
Viti 2011, në Gjilan do duhej të jetë vit i kulturës dhe, para se gjithash i letërsisë, sepse do shënojmë 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të shkrimtarit më të madh, jo vetëm të këtij qyteti po edhe më gjerë, Beqir Musliut.
SYNIMET E Ars Clubit "BEQIR MUSLIU" PËR VITIN 2011-të
Botimi i sëpaku dy numrave të revistës letrare – kulturore AGMIA,
Botimi i veprave të reja letrare të autorëve dhe anëtarë të Ars Clubit,
Realizimi i Manifestimit “Trekëndëshi Poetik i Lirisë” më 12 qershor 2011-të,
Dhënia e Çmimit letrar “Beqir Musliu” në koordinim me kryetarin e komunës së Gjilanit si dhe veprimtari tjera në kuadër të shënimit të 15 vjetorit të shkuarjes në amshim të këtij emir të madh të letrave shqipe.
Realizimi i Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit” 2011-të,
Përgatitja për botim e dorëshkrimeve të mbetura të shkrimtarit Beqir Musliu
Si dhe
Preznetime e pjesmarrje nëpër manifestime të ndryshme letrare, Brenda e jashtë vendit
...
Përmbushja e këtyre synimeve mbështete në përkrahjen financiare që presim nga institucionet përkatëse lokale e qendrore, nga donatorë të mundshëm të cilët do t’i identifikojmë gjatë vitit vijues si dhe të vetë autorëve dhe anëtarëve të Ars Clubit.
Gjilan, 29 dhjetor 2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi