Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekspertët: Kosova praktikisht në izolim

Shko poshtë

Ekspertët: Kosova praktikisht në izolim Empty Ekspertët: Kosova praktikisht në izolim

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 02, 2011 2:35 pm

Ekspertët: Kosova praktikisht në izolim


Ekspertët: Kosova praktikisht në izolim 222334Ekspertët për integrime evropiane në Kosovë thonë se, për shkak të përjashtimit nga liberalizimi i vizave me BE-në, viti 2011 do të karakterizohet me izolimin e Kosovës. Ata thonë se vetëm nëse ndodh ndonjë çudi do të mund të realizoheshin synimet e autoriteteve kosovare që në fillim të 2012-ës t’i kenë përmbushur të gjithë kushtet e nevojshme për të hyrë në listën e bardhë Shengen.

Kosova do ta kalojë vitin 2011 në izolim, vlerësojnë njohësit e integrimeve evropiane në Prishtinë.
Për dallim nga vendet e rajonit, qytetarët e Kosovës edhe gjatë këtij viti do të jenë të detyruar t’u drejtohen ambasadave të shteteve përkatëse në vend po qe se dëshirojnë ta vizitojnë ndonjërin nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në fund të vitit që lamë pas, BE-ja hoqi regjimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, proces që përfundoi qysh në dhjetorin e 2009-ës për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Pavarësisht deklaratave shpresëdhënëse të zyrtarëve kosovarë dhe atyre evropianë, Kosova ende nuk ka filluar dialogun zyrtar, e as nuk posedon strategjinë për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Drejtorja e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile, Venera Hajrullahu, thotë se mungesa e dialogut zyrtar me BE-në për çështjen e vizave, krijon pasiguri te qytetarët e Kosovës lidhur me afatin kohor për këtë proces.
“Mungesa e një dialogu formal në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave, është ajo që i lë qytetarët e Kosovës - jo vetëm në izolim, por edhe në pasiguri të plotë lidhur me atë se kur, realisht, mund të presin të lëvizin pa viza”, thotë Hajrullahu për Radion Evropa e Lirë.
Hajrllahu thekson se për shkak të mungesës së një vlerësimi konkret të Komisionit Evropian lidhur me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, është vështirë të parashikohet koha se kur Kosova do të mund të hynte në listën e bardhë Shengen.
Mirëpo, autoritetet kosovare janë shprehur të bindur se kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të marrë strategjinë për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.
Ministri në dorëheqje për Integrime, Besim Beqaj, ka thënë se gjatë këtij viti institucionet kosovare do të përmbushin të gjitha kriteret e vëna nga Brukseli për t’i prezantuar ato në fillim të vitit 2012.
“Në fillim të vitit 2012 do ta informojmë Komisionin Evropian që Kosova i ka plotësuar ët gjitha kushtet, të cilat janë të parapara konform atyre gjërave, që kanë ndodhur në rajon sa i përket hyrjes në listën e bardhë të Shengenit”, ka thënë Beqaj në konferencën e fundit për shtyp të Ministrisë për Integrime për vitin 2010.
Riatdhesimi, ri-integrimi i personave të riatdhesuar, menaxhimi i integruar i kufijve, siguria e dokumenteve të udhëtimit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të tjera vlerësohet të jenë kushtet kryesore, të cilat duhet të përmbushen nga pala kosovare lidhur me liberalizimin e vizave.
Ish-kreu i Agjencisë për Integrime Evropiane, Shenoll Muharremi, vlerëson se nuk janë zbatuar tërësisht këto kritere. Muharremi shprehet lidhur me synimin e ekzekutivit kosovar që në fillim të 2012-ës t’i ketë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme.
“Duke i pasur parasysh të gjitha këto kushte dhe kritere të tjera, mendoj që është tepër ambicioze dhe nëse nuk ndodh ndonjë çudi në vitin e ardhshëm, Kosova nuk do të mund të hyjë në listë të bardhë të Shengenit në fillim të vitit 2012”, vlerëson Muharremi.
Një deklaratë të ngjashme me atë të Beqajt, e pati dhënë, kohë më parë, kryeministri i vendit në dorëheqje, Hashim Thaçi, duke thënë se brenda 15 muajve të parë të mandatit eventual të ri si shef i ekzekutivit të Kosovës, qytetarët e vendit do të mund të lëvizin pa viza në shtetet evropiane.
Muharremi konsideron se deklaratat e tilla krijojnë përshtypjen se çështja e vizave do të ndërlidhet me bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.
“Kur kemi parasysh deklaratat tepër entuziaste të kryeministrit Thaçi dhe të ministrit Beqaj, ku përmenden afate tepër të shkurtra që Kosova do të hyjë në listën e bardhë të Shengenit, me të vërtetë na bëjnë pak skeptik nëse Kosova do të ketë një rrugëtim të ngjashëm si vendet e Ballkanit Perëndimor. Është shumë me rëndësi që këto dy procese të ndahen dhe Kosova të mos bëjë kompromise shtetërore e territoriale për arsye të liberalizimit të vizave”, thekson Muharremi.
Ndërkohë, afati kohor për nisjen e dialogut zyrtar për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili u përmend së fundi nga përfaqësuesit e lartë evropianë ishte “Shumë shpejt”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi