Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dije Meniqi Fazliu:Dëshira

Shko poshtë

Dije Meniqi Fazliu:Dëshira Empty Dije Meniqi Fazliu:Dëshira

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 03, 2011 8:16 pm



Dije Meniqi Fazliu:Dëshira 48827_100001669445476_6238263_n

Dije Meniqi Fazliu:Dëshira



Dëshira e flaktë dhe e sinqertë për personin tjetër, pa prezencën e interesit, patjetër, duhet të ekzistoj si synim i ynë kryesor. Varësisht nga situata në të cilën gjendemi, kjo formë duhet të shprehet në mënyrë të përshtatshme. Por, mungesa e dëshirës së sinqertë, apo, eksponomi i saj i tepruar, na sinjalizon për mundësinë e ndonjë çrregullimi. Kjo dukuri, pa marrë parasysh se sa do të jemi të vetëdijshëm, shumë qartë vërehet dhe ndjehet nga çdokush. Si shembull konkret, mund ta marrim ndjenjën e dashurisë së vërtetë në mes të dy gjinive të kundërta. Nuk thuhet kot se të dashuruarit kënaqen së paku me prezencën e afërt të njëri tjetrit. Ata komunikojnë në mes veti edhe nga largësia. Do të mjaftoj, vetëm një mimikë, gjest, një shikim... Dhe, si përfundim: fatlumja është ndjenjë e brendshme dhe sinjal shpirtëror. Është dhuratë e Zotit dhe privilegje e çdo kujt. Andaj, përjetimin e fatbardhësisë, fatlumes, gëzimit, haresë...etj., kurrë nuk duhet marrë si një gjendje e shkaktuar nga rrethanat e jashtme objektive, por si një dhunti e brendshme shpirtërore, e cila përherë ndryshon dhe ka mundësi të kultivohet. Sepse, çdo gjendje e jashtme e realitetit objektiv, është ashtu mu sikur e keni dëshiruar dhe formuluar ne në mendimet dhe në bindjet tona. Hyjnorja është në ne dhe çdo kund rreth nesh. Ne vetëm duhet ta dimë se si ta vejmë kontaktin e qasjes në të!?

Dije Meniqi Fazliu:Dëshira 165716_125099400889041_100001669445476_162592_7189211_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dije Meniqi Fazliu:Dëshira Empty Dije Meniqi Fazliu:Mendimi pozitiv

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 03, 2011 8:23 pm



Dije Meniqi Fazliu:Dëshira 48827_100001669445476_6238263_n



Dije Meniqi Fazliu:Mendimi pozitiv

Mendoni dhe silluni të kthjellët, dhe të kthjellët do të jeni. Ja një recetë e mirë në dhjetë pika të cilën mjafton të lexoni çdo ditë nga njëherë si autosugjestion. Çdo ditë i thoni vetes: "Vetëm sot do t'i përmbahem këtyre rregullave". Pra, VETËM SOT. 1. Vetëm sot do të përpiqem të bëhem i gëzuar dhe me disponim të mirë. Do t'i kem në mendje fjalët "shumica e njerëzve është fatlumë në atë masë, aq sa vendos të jetë fatlum." Gjithnjë do të përkujtoj se fati ndodhet brenda njeriut, dhe jo jashtë saj. 2. Vetëm sot do t'i përshtatem rrethanave, në vend se të përpiqem që rrethanat t'ia përshtat dëshirave të mia. 3. Vetëm sot do të brengosem për trupin tim. Do të bëjë gjimnastikë, do të përkujdesem dhe do ta ushqej. Nuk do ta lë anash dhe nuk do ta keqpërdorë, ngase dëshiroj që gjatë dhe mirë të më shërbejë. 4. Vetëm sot do t'i kushtojë pak kohë ushtrimeve të mendjes. Do të mësojë diçka të dobishme. Do të lexojë diçka që largon mundin, mendimin dhe koncentrimin. 5. Vetëm sot do të bëjë diçka për shpirtin. Do ta bëjë qoftë edhe një vepër të mirë, duke mos pritur asnjë shpërblim dhe as fitore. Do t'i bëjë dy gjëra të cilat zakonisht vështirë e kam t'i bëjë, në mënyrë që ta ushtroj edhe shpirtin edhe vullnetin. 6. Vetëm sot do të jem i këndshëm ndaj rrethit tim. Do të përpiqem të veproj sa më mirë që mundem, do të jem i kujdesshëm dhe i këndshëm, për secilin do të përpiqem që të gjej ndonjë fjalë të bukur. Asgjë dhe askënd nuk do ta kritikojë. Nuk do t'ë përpiqem t'i ndryshojë njerëzit. 7. Vetëm sot do të përpiqem të jetoj vetëm për sot. Nuk do t'i zgjedhë me qindra probleme menjëherë, ngase e di se dita zgjat vetëm njëzet e katër orë. 8. Vetëm sot do t'i përmbahem planit paraprakisht të përcaktuar ditor. Do ta radhisë kohën ashtu që paraprakisht të di ç'do të bëjë në disa orë të ardhme. Do t'i shmangem edhe dy mjerimeve të mëdha: ngutjes dhe pavendosmërisë. 9. Vetëm sot do të përpiqem të gjejë gjysmë ore kohë për relaksim të plotë, gjysmë ore kur do të mund të jem me vetveten. 10. Vetëm sot do të lirohem nga druajtjet e mia. Nuk do të frikohem të jem i tillë çfarë jam, të gëzohem dhe të kënaqem me të bukurën. Pa frikë do të dashurojë dhe pa frikë do të besojë se më duan ata që unë i dua.

Dije Meniqi Fazliu:Dëshira 164162_125097847555863_100001669445476_162589_5108503_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi