Debati Leskaj-Majko për ballistët
Faqja 1 e 1
Debati Leskaj-Majko për ballistët
Debati Leskaj-Majko për ballistët
» Vendosur: 13/03/2009 - 12:12
•
Në seancën parlamentare pati një debat ndërmjet demokratit Bujar Leskaj dhe socialistit Pandeli Majko në lidhje me ligjin e “Dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve”. “Është për të ardhur keq që edhe politikanë që kanë drejtuar lëvizjen studentore në vitin ‘90, si zoti Majko, flasin në komisionet parlamentare me gjuhën e kriminelit Kristo Themelko të vitit 1944. Ju ftoj të lexoni libra për nacionalizmin, lexoni për ato krime që shulja juaj bënte në nëntor-tetor 1944 në Tiranë mbi intelektualët”, the Leskaj. Ndërsa Majko reagoi, duke theksuar se tij dhe demokratit, ndahen se njëri është nip partizani dhe tjetri nip ballisti. “Në asnjë rast nuk do të hesht, nëse dikush mendon se ofron çmendurinë që parlamenti i Shqipërisë, të bëhet Parlamenti i vetëm në Evropë për të kompensuar krimet e kriminelët e luftës. Nëse dikush mendon themi ne kolaboracionistët dhe krimet e luftës ka të bëjë me ballistët,ne nuk i kemi përmendur. Kujt i kruhet le të kruhet, kush e ka mizën nën kësulë le të kruhet. Ne s’kemi ngacmuar njeri për këtë çështje”.
G.Panorama
Eh ore majko milo nano, se kujna i kruhet po shifet ,qysh se aredhet ne token arbenore ju shulet enveriste me miladinca, sherri si hiqet shqypetaris

MEDALIM- Numri i postimeve : 23
Registration date : 18/12/2008
Re: Debati Leskaj-Majko për ballistët
Duhet pak sens drejtësie |
» Vendosur: 12/03/2009 - 09:03 |
Politika shqiptare arriti të krijojë një problem të ri, që si zakonisht nuk lidhet me shqetësimet tipike të një vendi, që nuk i shkojnë punët vaj anipse i papërfshirë nga kriza globale. Është fjala për të ashtuquajturin problem të dëmshpërblimit të së vrarëve nga Partia Komuniste apo partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore e që krijoi polemika në Komisionin e Ligjeve. Parlamenti pritet të diskutojë projektligjin në seancë plenare dhe hëpërhë nuk janë parë rreshtime masive të palëve në mbrojtje apo në kundërshtim të tij. Nuk kanë dalë bateritë e rënda në fushëbetejë, d.m.th., krerët e partive, por nuk është çudi që të shohim rreshtimin e tyre javën tjetër kur ligji të miratohet. Deri atëherë janë disa momente për t’u mbajtur shënim nga kjo betejë e re.
E para, që PD po vazhdon të insistojë në linjën e saj të mbrojtjes së shtresave të djathta në vend, duke u shtyrë dhe më djathtas. Ky atashim ndaj të djathtës nuk është me frymëzim ekonomik siç mund të ishte për shembull rikthimi apo kompensimi pa kufizim i të gjithë pronave të dikurshme, por me natyrë historike: d.m.th., mbrojtja e atyre që e paguan herët me jetë kundërshtimin e komunizmit. Qeveria e PD destinoi për këtë vit një fond të madh për të persekutuarit e pas Luftës së Dytë, ndërsa vjet për ta kishim në dispozicion vetëm thërrmija të vogla. Në këtë kontekst dhe beteja që po konsiderojmë mbështetet mbi logjikë qartësisht elektorale. Nuk shënon një prirje autentike djathtas.
Së dyti, e majta (të paktën këta eksponentë të saj që u shprehën deri tani) dëshmon që ende nuk ka ndonjë reflektim serioz ndaj historisë së afërt të shqiptarëve, por se vazhdon ta shohë atë me syzet e Enver Hoxhës. Në fakt, nuk mund të presësh më shumë prej saj: deri më tani nuk ka nderuar themeluesit e saj, ato kapacitete intelektuale që krijuan shtjellën ideologjike të majtë në vend, duke e përfshirë Shqipërinë në trendin e përgjithshëm botëror të ardhjes së të majtës në pushtet. Nuk ka asnjë nderim për figura që guxuan dhe kundërshtuan qasjen sektare të Enver Hoxhës, ritmet e shtetëzimeve të tij, egërsinë ndaj kundërshtarëve, pra për figurat liberale të pas luftës. Janë pikërisht ato figura ku e majta duhet të gjente frymëzim për rrënjët e veta: figura që i bënin nder jo thjesht asaj, por dhe gjithë vendit nisur nga historia e tyre individuale, nga shkollimi i shkëlqyer i shumë prej tyre, etj., etj., siç tregon profesor Kristo Frashëri me librin e vet për “Historinë e së majtës”. Pra, as që mund të pritet që kjo PS indiferente ndaj të vetëve, të nderojë kundërshtarët ideologjikë të Enver Hoxhës.
Së treti, nga ky këndvështrim, e majta duket se vazhdon ta shohë Luftën nacionalçlirimtare vetëm si luftë ndaj pushtuesit dhe jo si luftë civile siç e shohin historianë të caktuar të së djathtës. Në fakt e vërteta mund të jetë diku në mes: ajo ishte dhe luftë çlirimtare, e tregojnë këtë betejat, të vrarët në luftë kundër pushtuesve, ashtu siç ishte dhe luftë civile, e tregojnë këtë numri i madh i të vrarëve nacionalistë, jo në krah të pushtuesve. Lufta e Dytë Botërore për shqiptarët ishte edhe ashtu, edhe kështu, siç ndodhi dhe gjetkë rreth nesh, në Jugosllavi, Greqi, etj. Vetëm Enver Hoxha donte t’i jepte karakter të veçantë luftës së partizanëve në vendin e vet, duke u diferencuar nga çdo vend tjetër, pra duke e shpallur këtë luftë vetëm si çliruese. Për fat të keq, kjo dogmë e historiografisë komuniste mbetet dhe sot dominante, megjithëse autorë seriozë si Bernd Fisher apo të tjerë tregojnë se nuk është saktësisht kështu. Mirëpo siç thotë dikush në Kodin Da Vinçi të Dan Braunit, “për të zhbërë të vërtetën e përhapur sipas miliona apo miliarda kopjeve të Biblës do të duhet të shpërndahen po aq kopje të librave me të vërtetën e re, të kundërt me të”. Duke dëgjuar të majtët që sigurisht injorojnë këta pak libra me të vërtetën alternative për Luftën Nacionalçlirimtare, na vjen t’i pyesim: a ishin patriotë Zai Fundo, Anastas Lulo, Sadik Premte, Mustafa Gjinishi, apo figura të tjera që u vranë megjithëse ishin të atashuar pranë misioneve anglo-amerikane? Për ata dhe shumë të tjerë të vrarë që kanë qenë nacionalistë, por jo komunistë, ne nuk mund të marrim për të mirëqenë se ç’i ka quajtur ata Enver Hoxha!
Shkaku i kësaj gjendjeje? Pavarësisht rezultateve të votimeve dhe tranzicioneve politikë që ato prodhojnë, vendi gjendet nën dominimin kulturor të së majtës si kudo në Evropën kontinentale. Profesorët në universitete pavarësisht fushës së tyre të specializimit, historianët më të rëndësishëm (për shkak të eksperiencës, punës me arkivat, etj) janë të majtë. Si pasojë shumë momente të diskutueshme të figurës së Enverit nuk diskutohen në forume të përshtatshme dhe ata që i përhapin hipotezat alternative nuk kanë besueshmëri për t’i akredituar gjerësisht në publikun akoma të dominuar nga tezat e majta. Shumë figura kyçe në institucionet e së drejtës, etj., janë gjithashtu të majtë. Gazetat kryesore vazhdojnë në funksion të klientëve të tyre më të shumtë në numër prej moshës së vjetër, ish administratës së dikurshme të Partisë së Punës të shpërndajnë historira heroike të komunistëve. Votuesit e palëkundur të PS janë ata, ishët e administratës së vjetër komuniste, ndaj për t’u bërë qejfin atyre duhet kundërshtuar nisma e fundit e parlamentit. Ish të persekutuarit nuk janë integruar plotësisht në shoqëri për të imponuar ndonjë kthesë mendimi. Në këtë kuptim, kjo është një shoqëri që nuk ka drejtpeshim, por anon majtas.
Situata megjithatë nuk duket pa shpresë. Po rritet një brez i ri, që pavarësisht origjinës së prindërve të vet, nuk ka memorie historike, nuk beson në dogmat e dikurshme edhe pse nuk i ka lexuar ato. Dhe derisa ata të bëjnë historinë e kohës së tyre apo të rishkruajnë atë të gjyshërve, duhet njëlloj sensi drejtësie. Për të nderuar dikë që ishte viktimë e luftës nacionalçlirimtare e që përfundoi në luftë civile të udhëhequr nga Enver Hoxha, parlamenti duhet të bëjë diçka. Megjithëse në kohë fushatash elektorale.
MEDALIM- Numri i postimeve : 23
Registration date : 18/12/2008
Re: Debati Leskaj-Majko për ballistët
Cilët janë bashkëpunëtorët, shoku Majko?
Shkruan: Armand MAHO
Kishim kohë pa e dëgjuar termin “bashkëpunëtorë të okupatorit dhe nazifashizmit”, të paktën jo zyrtarisht, dhe u desh dje risjellja e një drafti ligjor në Komisionin parlamentar të Ligjeve që ta dëgjonim dhe njëherë nga një deputet i ri në moshë, Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë, disi i harruar kohët e fundit për shkak dhe të mënjanimit që i është bërë brenda partisë së tij. Në rast se nuk do e njihje, s’do e besoje kurrë se Pandeli Majko vjen nga ai brez studentësh, i cili u ngrit për t’i sjellë një demokraci të munguar këtij vendi. Është nga deputetët më të rinj të Kuvendit, por etiketimi që i bëri ai viktimave të komunizmit të pushkatuar pa gjyq ishte vërtet i dhimbshëm. I konsideroi “bashkëpunëtorë të okupatorit”, dhe pak a shumë la të kuptohej se ata nuk meritonin riciklim.Personalisht vij nga një shtresë e tillë dhe me atë çka tha dje Pandeli Majko nuk di se ku ta vendos veten. Gjyshin tim nga babai e kanë pushkatuar pa gjyq, në një vërtetim të marrë nga arkiva e Ministrisë së Brendshme bëhet fjalë për shtatorin e vitit 1946. Emri i tij ndodhet mes mijëra e mijëra të pushkatuarve të tjerë, që nuk e donin sistemin që solli e ashtuquajtura Luftë Nacionalçlirimtare, një sistem i cili nuk i vinte për shtat as dokeve dhe zakoneve të këtij vendi, por as karakterit të shqiptarit. Por me atë çka tha dje Pandeli Majko, pasardhësit e këtyre të pushkatuarve nuk dinë se ku ta vendosin veten. Pra, në rast se në shtëpitë e tyre kanë ndonjë vendim gjyqi, ku provohet pafajësia e të afërmve të tyre, del Pandeli Majko, që ende i cilëson “pasardhësit e bashkëpunëtorëve të okupatorit”. Me pak fjalë, në mentalitetin e Majkos këta pasardhës mbeten ende “bij tradhtarësh dhe të armikut”. Njësoj siç etiketoheshin në dosjet e Sigurimit të Shtetit dikur. Pra, me pak fjalë, jo vetëm emri i atyre që u vranë, u përbalt dhe vazhdon të përbaltet, por përbaltja në mentalitetin e zotit Majko duhet të vazhdojë brez pas brezi.
Askush nga kjo kastë nuk pret nga Majko që të dalë dhe të dënojë krimet e komunizmit. Në vitin 1997, ky deputet e deklaroi hapur që Partia Komuniste është parti e babait të tij, dhe si e tillë s’duhet të dilte jashtë ligjit. “Aferim” të qoftë zoti Majko! Mbaje partinë e babait, dhe mund të krenohesh me të, askush s’të kundërshton, por mos hidh baltë mbi etërit e të tjerëve. Këtë të drejtë s’ta jep asnjë mandat deputeti. Zoti Majko duhet ta dijë se periudha komuniste është nga më të dhimbshmet e këtij vendi dhe vetë termi “pushkatim pa gjyq” është një shkelje e hapur që i bëhet të drejtave të njeriut. Atyre njerëzve nuk iu la mundësia të mbroheshin, siç iu la Aranit Çelës apo Nexhmije Hoxhës, që sot enden ende rrugëve të këtij vendi. Nga ana tjetër, zoti Majko duhet të shpjegojë se kë quan bashkëpunëtor. Sepse me termin “armik i klasës” apo “i vënë në shërbim të agjenturave të huaja për të rrëzuar pushtetin popullor” janë dënuar shumë persona! Pra, me logjikën e zotit Majko askush s’duhet të rehabilitohet në këtë vend për atë çka ka hequr gjatë atij regjimi, për faktin e thjeshtë se ka qenë “kundër pushtetit popullor”.
Ata s’kanë qenë bashkëpunëtorë të askujt përveç vendit të tyre dhe kjo demagogji boshe është e tepërt tashmë. Gjuha e xhelatëve nuk shkon më në këtë sistem që jetojmë dhe më mirë se çdokush këtë duhet ta dijë deputeti Majko, i cili mban dhe titullin “Pishtar i Demokracisë”. Ata kanë të drejtë të rehabilitohen më shumë se çdo qytetar tjetër i këtij vendi, ata thjesht kishin kuptuar se komunizmi ishte thjesht një sëmundje, sa e dëmshme, dhe e pamoralshme që po i imponohej këtij vendi dhe ata këtë vend e donin shumë, shumë më tepër se nacionalizmi i shtirur që u përpoqën të injektojnë komunistët.Ish-të përndjekurit janë klasa më e përvuajtur e këtij vendi, por edhe klasa më krenare e tij. Qeveritë dhe pas tranzicionit, të dyja krahët, vazhduan ta shohin këtë shtresë “si një barrë që ua la sistemi i kaluar”, dhe jo si njerëz me dinjitet që i kanë dhënë shumë këtij vendi. Që me jetët që dhanë, me vitet e burgut që bënë, me ditët në kampet e përqendrimit, me sakrificat që bënë për të mbrojtur idetë e një shoqërie të lirë, shtruan ngadalë dhe me gjak rrugën drejt këtij sistemi që kemi sot. Pra, paguan me gjak edhe të drejtën e zotit Majko për t’i ofenduar. Në rast se zoti Majko do e kuptonte këtë, atëherë duhej të skuqej për ato fraza që lëshon në tempullin e një demokracie, siç është parlamenti.
Lajmi Shqip

Majko, ripërtëritës i luftës së klasave
Nga: Orhan SAKIQI
Në komunizëm ajo që ka qenë më e palejueshme apo më mirë të themi kriminale, ka qenë e ashtuquajtura lufta e klasave. Vënia e një pjese të popullsisë mbi pjesën tjetër ishte një egërsi e paparë në asnjë vend të “demokracive popullore”, sidomos mbas viteve ‘60. Vënia e popullit si në një ring boksi midis të “mirëve” dhe të këqijve, ose ne dhe ata, siç thotë Kadareja tek “Dimri i vetmisë së madhe”, ishte shpikja më kriminale e regjimit të Hoxhës. Kjo tanimë është pranuar nga të gjithë, bile edhe nga eksponentë të diktaturës. Pikërisht tani kur po zë kore kjo luftë e shpikur komuniste, kur në vend që t’iu lëmë brezave që vijnë një mirëkuptim dhe një tolerancë midis tyre, del “pishtari i demokracisë”, Majko dhe jo pak, por midis Kuvendit hedh fjalët e poshtme: “Prandaj të nderuar miq, mos të vendosim këta surretër mbi vuajtjet e të përndjekurve mbas vitit ’44, se këta nuk e meritojnë. Këta janë në koshin e historisë, këta janë plehrat e historisë”. Ndalu Majko! Të quash prindërit tanë plehra, nuk e ke të lehtë. Ata u quajtën të tille për gjysmë shekulli, kur fjala e lirë ishte e ndaluar. Tanimë, ne pasardhësit e tyre, nuk të lëmë t’i përbaltësh. Ti këtë e bën për të qenë mirë me kryetarin tënd, por siç e di, edhe ai e ka pranuar se lufta e ‘44-s ishte luftë civile dhe jo çlirimtare. Por le t’ua lëmë historianëve këtë punë. Tani të vijmë tek tema jonë. Ti u revoltove dhe i quajte plehra ata që janë pushkatuar pa gjyq para 29 nëntorit 1944. Dhe kjo, sepse Komisioni i Ligjeve të Kuvendit me të drejtë, bile dhe me vonesë, vendosi t’i përfshijë këta në dëmshpërblimin moral, më shume se atë material. Për të shpjeguar se kush kanë qenë ata, po të jap shembull pushkatimet e Tiranës, të kryera me urdhër të Hoxhës nga 28 tetori 1944 deri më 12 nëntor 1944. Në këtë periudhë janë vrarë pa gjyq nëpunës e punëtorë, intelektualë me prejardhje nga gjithë Shqipëria. Arsyeja e vrasjes: Ishin kundër ideve komuniste. Këtë e vërteton fjala e Gogo Nushit në Berat në nëntor 1944: Të gjithë ata që kanë qenë kundër politikës sonë, jokriminele dhe kuislinge, ne i konsideronim si armiq dhe përpiqeshim t’i zhduknim nga faqja e dheut. Kjo tregon vijën tonë. Me hyrjen e forcave tona në Tirane janë vrarë 60 veta. E kemi listën e tyre. Asnjë nuk e meritonte të vritej. Kjo është karakteristikë e vijës sonë. Jemi të sigurt se do të ketë edhe të tjerë. Numri i tyre do të ketë kaluar 100. Kurse Kristo Themelko në librin e plenumit të Beratit f 96: Kur unë kam biseduar me Enverin, ai më ka këshilluar se kur të hynim në qytet të spastronim elementët e rrezikshëm… Fjalët e Nushit janë të shkruara në Muzeun Kombëtar në hyrje. Nuk e di a ke pasur kohë ta vizitosh ti e shokët e tu. Bën mirë ta shohësh, kështu që mund të kesh kohë për reflektim deri nesër, kur do të bëhet miratimi në Parlament. Elementët e rrezikshëm ishin familjet që përfaqësonin dinjitetin shqiptar: Petrela, Kokalari, Kalenja, Liku, Mema, Stermasi, Blloshmi, Çika, Greblleshi, Deliallisi, Lleshi etj. Ismail Age Petrela ishte pjesëmarrës i Konferencës së Pezës, që më vonë u shkel nga komunistët. Vëllezërit Kokalari ishin botuesit e shtypshkronjës “Mesagjeri”, Nebil Çika ishte ylli i gazetarisë shqiptare. Aty kishte oficerë që kishin luftuar në Durrës në prill 1939, si ishte im atë, Akil Sakiqi, aty ishte edhe babai i dëshmorit të demokracisë, Skënder Kalenja e të tjerë. Thoshte Shollzhenicin, “Nobel në letërsi”: “Nuk kam përgjegjësi për të vrarët pa gjyq. Por më vjen keq, se nuk kam bërë diçka për ta”.

Pse Milo e Majko duhet të heshtin për “kolaboracionistët”
Shkruan: Armand MAHO
Debati në lidhje me të pushkatuarit pa gjyq në Shqipëri ka degjeneruar në nivelet më të ulëta. Partizanë të dënimit të veprës së atyre njerëzve që u pushkatuan pa gjyq, qoftë para 30 nëntorit 1944, ose qoftë pas këtij viti, ka mbetur në dorë të disa pseudo-historianëve dhe pseudo-nacionalistëve, të cilët të paktën për sa i përket prejardhjes së tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me nacionalizmin në këtë vend.
Ka ngritur kokë sërish dhe Nexhmije Hoxha, pas insistimit të ndonjë gazetari, i cili e dinte që më parë përgjigjen, por me atë mortje s’ia vlen të merresh, dihet që ajo flet në pozicionin e xhelatit. Shkonte deri aty, sa mundohej të hidhte poshtë dhe kontributin e Lef Nosit, njërit prej atdhetarëve dhe mendimtarëve më të shquar që ka nxjerrë kjo tokë. Në rast se dikush merr përsipër të gjykojë të drejtën apo padrejtësitë e historisë që i janë bërë një vendi, atëherë ai duhet të jetë njohës i mirë i historisë të këtij vendi.Në Shqipëri nuk ndodh kështu. Prej tri ditësh, dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që i përkasin spektrit të majtë, kanë ndërmarrë një fushatë denigrimi ndaj të pushkatuarve pa gjyq nga regjimi komunist. Janë bërë shqetësuese, jo vetëm deklaratat e tyre, por edhe hapësira që i jepet në media për të shprehur mllefin që ata kanë ndaj njerëzve që kanë sakrifikuar për këtë vend dhe që ende sot e kësaj dite nuk po marrin atë që i takon. Bëhet fjalë për atë klasë nacionalistësh që u pushkatuan pa të drejtë përgjatë luftës civile që komunistët e quajtën Lufta Nacionalçlirimtare, por edhe për pushkatimet e të njëjtit lloj që vijuan pas përfundimit të saj. Në spektrin politik shqiptar po shfaqen si “engjëj” mbrojtës të nacionalizmës Paskal Milo dhe Pandeli Majko. Të dy me origjinë nga jugu i Shqipërisë, por që më shumë se e majta i bashkon dhimbja që ata ndjejnë për përmbysjen e komunizmit në Shqipëri.
Në vitin 2007, më rastisi të bëja pushimet në Dhërmi dhe ndalova në një hotel pranë Palasës, me sa më kujtohet quhej “Palasa”. Përbri hotelit që ndodhej në një nga vendet më panoramike të zonës ndodhej një vilë trekatëshe. Pas një bisede me pronarin e hotelit mësova që vila ishte e deputetit Paskal Milo, që na paska marrë tokat e paraardhësve të tij. Këtë vilë Milo e ka ndërtuar përgjatë kohës që ka qenë ministër i Jashtëm, dhe përdoret më së shumti nga i biri i tij që vjen për pushimet e verës nga Franca, por edhe nga vetë Milo. Njëkohësisht, duhet thënë se në shtetin e “pinjollëve të kolaboracionistëve që janë në krye të PD”, siç shprehet ai, në një intervistë të dhënë dje, vajza e tij mban detyrën e Sekretares së Përgjithshme në ambasadën tonë në Gjermani, gjë që Milo nuk e pranonte, kur mbante detyrën e ministrit të Jashtëm. Por nga një hulumtim i thjeshtë mbi një guidë antishqiptare e botuar nga Bashkia e Himarës apo më saktë nga kreu i saj, Vasil Bollano, na del që gjyshi i Paskal Milos, Spiro Milo, ka ngritur flamurin e pavarësisë së Himarës nga Shqipëria dhe ka firmosur pro bashkimit të saj me Greqinë. Jo vetëm kaq, por në prag të rënies së murit të komunizmit Milo ka botuar dy libra, njëri kundër politikës evropiane për komunizmin dhe tjetri kundër NATO-s. Për ta mbyllur, në vitet 2000, Milo boton një tjetër libër, ku përpiqet të deformojë të vërtetën rreth luftës së Kosovës dhe konferencës së Rambujesë. Kaq deformues ishte ky libër, sa solli dhe reagimin e ambasadorit të Kosovës në vendin tonë rreth të pavërtetave të tij. Nuk është e rastit që këtë libër me përmbajtje antishqiptare e përshëndeti deputeti i PS, Pandeli Majko.
Por, si Milo, si Majko, apo dhe ndonjë tjetër kanë një favor shumë të madh, sepse ata kanë ku shprehen. Për shkak të makinacioneve të tyre, pas ‘90 morën nga një mandat deputeti dhe i kanë dyert e hapura në media apo dhe në parlament për të shprehur dufin dhe mllefin e tyre ndaj kësaj shtrese shoqërore dhe fisnike, e cila pret me durim t’i vihet në vend dinjiteti i saj, kanë pothuaj 20 vjet që presin. Ata nuk po i kërkojnë gjë askujt, ama këta soj deputetësh nuk e kanë moralin që t’i përgojojnë. Kjo shtresë nuk i ka kërkuar asnjëherë Milos të dalë dhe të kërkojë falje për rolin antishqiptar që kanë luajtur paraardhësit e tij, as Majkos nuk i kërkojnë të dalë dhe të kërkojë falje se babai i tij ka qenë i përkëdheluri regjimit, dhe se na paska qenë një ndër ata 200 petritë që na sollën atë gjëmë që e jetuam të gjithë. Tek e fundit, s’ka pse ia di kush për nder, sepse nga një pushtim na sollën një tjetër. Këtyre s’u ka kërkuar askush asgjë, por ama e kemi të gjithë të drejtën që t’i kërkojmë së paku të heshtin. Ata që u pushkatuan, ishin elita e këtij kombi dhe xhelatët që shkrehën armët mbi ta në emër të komunizmit ishin tamam komunistë. Në mbyllje, do desha t’i rikujtoj dhe njëherë dy deputetëve në fjalë, se janë përfaqësues në parlamentin shqiptar dhe fjala e tyre rëndon shumë. Deklarata të tilla janë jo vetëm antishqiptare, por edhe antinjerëzore. Pasardhësit e “kolaboracionistëve” nuk janë ngjitur në asnjë nivel të asnjë partie, aq më pak të PD, shoku Milo. Ata për 50 vjet kanë qenë të detyruar të dëgjojnë broçkullat e tua se si deformoje historinë. Duhet të të duronin se si flisje kundër etërve të tyre, ndërkohë që njerëz të kallëpit tënd i kishin privuar të rriteshin pa baba, jetimë rrugëve. Ti, shoku Milo, s’besoj se e ke provuar këtë ndjesi. Njerëz të kallëpit tënd i burgosnin, i internonin, iu mohonin shkollën, ndërsa sot ti merr përsipër t’iu bësh dhe gjyqin dhe të na flasësh me gjuhën e Koçi Xoxes apo Kadri Hazbiut, xhelatë të atij sistemi. Kjo shtresë, pra, pasardhësit e atyre që ju i quani “kolaboracionistë”, ende sot dhe kësaj dite s’ka zgjidhur as nevojat më elementare të jetës dhe bijtë e tyre enden rrugëve për një bursë studimi, ndërsa yt bir vazhdon shkollën në Francë dhe bën pushimet në vilën tënde në Palasë. E pra, si ti, si Majko apo dhe të tjerë, nuk i meritoni këto privilegje.
-----------------------------------------------------------------
A jan keta horra 3-shja Milo-Majko-nano, udhe rrefyesit e hashim thaqit si te negjitet laret e me laret ne politik,

Zonja e zezë duhet të flasë për Enverin, si kuisling i Titos
14-03-2009 / Nga Ramiz Lushaj
1. Vejusha Nexhmije, përndryshe “Zonja e Zezë e Kombit”, nëperkon, edhe sot (13.03.2009) në një media kundër projekt-ligjit për ish-të përndjekurit politik, duke vjellur me frymën e Enveriadës lidhur me keqinterpretimin e kuqotrajtimin e etikimin e tyre si “Kolaboracionistë”, pavarësisht faktit se ligji i pritshëm këtë çështje e vështron objektivisht e zbaton praktikisht rast pas rasti, etj.
Mirëpo, kjo si kjo, bën mirë të flasë për vet Enverin si “Kuisling i Titos”.
Enveri, me spaleta gjeneral-leitnant i luftës partizane, një ushtar-leckë i Titos, i bylmyer e kaplyer nga sindroma sulltanore, kreu zgjedhjen e zgjidhjen tradhtare duke ia hipotekuar Jugosllavisë në mënyrë diplomatike e gjeo-politike Kosovën Dardane e treva të tjera etnike shqiptare,në Konferencën e Jaltës, (4-11 shkurt 1945), për të marrë e mbajtur privilegjet e dhjamura e të përgjakshme si “Sulltan i kuq i RPSH e RPSSH”.
2. Jo vetëm themelimin e PKSH, por edhe Luftën në vitet 1941-1945, e sinkronizoi, motivoi e montoi sipas direktivave të Titos për “...ngritjen e lëvizjes partizane në Kosovë e Metohi (KOSMET) për të zbutur ndjenjën antiserbe mes kosovarëve” Në këto 5 vite, i përdredhur ideologjikisht e vjelur politikisht nën ombrellën e oreksin e Titos, në cilësinë formale si Komandant i Përgjithshëm i UNCLSH, nuk ka asnjë vendim zyrtar publik e botërisht që i shpallë luftë “diktaturës së zezë” fashiste, përkundrazi ka me dhjetra vendime, akte e marrëveshje të aliazhuara me Titon e PKJ për instalimin e institucionalizimin në Shqipëri të “diktaturës së kuqe” të komunizmit jugosllav në vitet 1941-1948, që vazhduan me infiltrime e inspirime në mes tyre deri edhe në botën e përtejme.
3. Me udhër të Titos i çoi mbi 20 mijë forca partizane të inkuadruara në Divizionin V-S, VI-S e formacione të tjera në Kosovën Dardane, etj. duke nisur nga fundtetori 1944 duke e legalizuar ripushtimin jugosllav të kësaj treve etnike shqiptare.
Ndërkohë që: a) Kosova ishte e cliruar para Shqipërisë e Jugosllavisë, si Gjakova më 15 tetor 1944 e deri edhe Mitrovica më 21 nëntor 1944), b) Nga Kosova, sipas një burimi në MPJ Britanike, “trupat gjermane u tërhoqën nga 19 nëntori 1944”. c) “Përpjekjet e Ushtrisë NacionalClirimtare Jugosllave për të dërguar trupa në Kosovë ishin të dështuara” dhe, sipas dokumentave, “për shkak të dështimit të tyre të plotë në Kosovë dhe të ashpërsisë së shqiptarëve kundër serbëve shumica e partizanëve (jugosllavë) e shihnin me pesimizëm mundësinë e marrjes së Kosovës pa luftë”. d) Kosova i kishte formacionet e veta luftarake në luftë kundër forcave pushtuese serbo-malazeze-maqedonase për të mbrojtur tokën e identitetin e vet etnik, për të sanksionuar e ndërtuar ardhmërinë e vet sipas Kartës së Atlantikut të vitit 1941 e vendimeve të Konferencës së Bujanit të 2 janarit 1944...
4. Këtë luftë enveriano-titiste në Kosovë, propaganda helmuese komuniste, e keqcilësoi, jo vetëm si “nacional-clirimtare”, por edhe “internacionaliste” në “ndihmë të popujve vëllezër të Jugosllavisë” (!)
Ndërkohë që: a) Nuk ishte “nacionale”, por u kthye në një “luftë civile” në përmasa tragjike, për nga rastet e aktet, në të gjitha rajonet e Kosovës, si, p.sh. në zonën epike të Drenicës martire, në fshatrat rreth Cicavicës si në Dervar, Mihaliq, Shallc, Reznik, i pushkatuan 21 shqiptarë, mes tyre dy djemë 13 e 15 vjecarë e dy pleqë 80 vjecarë, etj., etj. b) Nuk ishte “clirimtare”, sepse e la Kosovën të okupuar ushtarakisht e në gjakderdhje dhe të aneksuar padrejtësisht e forcërisht Serbisë e RSFJ. c) Nuk ishte as “internacionaliste”, sepse luftohej në toka etnike shqiptare, në një trevë që pas luftës ishte shprehur me vendim legjislativ për bashkim me Shqipërinë, etj. d) Faktikisht nuk ishte as në ndihmë të “popujve vëllezër të Jugosllavisë”, sepse formacione ushtarake serbe, malazeze e maqedonase, i pushtuan përgjakshëm trevat shqiptare, si Kosovën legjendare (8 shkurt 1945-12 qershor 1999), sepse emisari besnik i Titos e bashkëpunëtori i ngushtë i Enverit, antishqiptari Vukmanovic Tempo, jo vetëm i quajti shqiptarët “gjarpërinj”, por u ngrit edhe kundër Marrëveshjes së Mukjes, e vrau dhe vllaun e vet për një takim me “cetnikët shqiptarë...”,etj. e) Kjo “dërgatë luftarake e Enverit” ishte nën kontrollin e plotë të Titos, në bashkëpunim efektiv me forcat shoviniste sllave, në bashkërendim operativ me OZN-an (UDB) Jugosllave dhe OZN-an në Kosovë të krijuar nga Rankovici (01.09.1944), cka e dëshmojnë vërtetësisht misionarët e huaj, emisarët jugosllavë e historianët shqiptarë. f) Në trevat shqiptare si në Kosovë, etj. u kryen rekrutime me forcë të shqiptarëve në këto formacione, si dhe u kryen nga forcat partizane shqiptare vrasje, pushkatime, plagosje e deri djegje shtëpish të shqiptarëve, etj. Përkundrazi, shqiptarët vendali i mirëpritën e ruajtën si vëllëzër të gjakut e tokës së vet, cka e tregon dhe fakti se patën vetëm rreth 700 të vrarë nga plumbat e sllavëve okupatorë, ku, shumica e tyre, nga sëmundjet e vështirësitë e motit, ndërsa, shqiptarët e Ish-Jugosllavisë, gjatë kësaj lufte (1941-1948 e vecanërisht 1944-1945) numërojnë rreth 50 mijë të vrarë nga sllavët, ku një pjesë e tyre edhe nga “lufta vëllavrasëse”... si në Drenicë, Tragjedinë e Tivarit, etj. etj.
5. Enveri kishte dhënë prova e kishte dëshmi se nuk ishte nacionalist, por as internacionalist, por vetëm një “kuisling i Titos”. a) Tutorët e tij jugosllavë, emisarët e Titos, si Popovic, Mugosha, Tempo, etj. kishin relatuar se Enveri nuk kishte as vizione e as iluzione për Kosovën, as për bashkimin me Shqipërinë të trevave shqiptare në Ish-Jugosllavi, prandaj e përzgjodhën me piketim e sforco në krye të PKSH. b) Enveri dha prova besnikërie ndaj Titos edhe me sulmin ndaj Marrëveshjes së Mukjes të 1 gushtit 1943, edhe me ekzekutimet e porositura e “luftën civile” të nisur në Shqipëri me e ndaj të gjithë atyre nacionalistëve që ishin për bashkimin kombëtar shqiptar. c) Enveri nuk ka asnjë dokument zyrtar, në emër të PKSH apo si Komandant i Përgjithshëm, (1941-1945) dërguar Titos apo PKJ ose Stalinit apo Kominternit, që t’iu kërkohet liria, pavarësia apo të drejta kushtetuese e demokratike për shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi e Maqedoni, sic i kishin popujt e republikat e tjera në Jugosllavinë Federale të para apo pas LDB. d) Enveri jo vetëm e imitoi formën e praktikat e qeverisjes jugosllave sipas modelit të Konferencës së AVNOJ-it, në Jajcë në Bosnje-Hercegovinë, më 29 nëntor 1943, por edhe në frymëzim e zbatim të tyre, e organizoi në maj 1944 Kongresin e Përmetit, në ditëlindjen e Titos ( 25 maj 1892). e) Enveri, më tepër se vasal i Titos, ishte “kuisling” i tij, sepse me dërgimin e forcave partizane në trevat shqiptare si në Kosovë, etj. kontriboi efektivisht për ripushtimin jugosllav të Kosovës më 8 shkurt 1945 dhe nuk u largua prej andej gjersa u garantua plotësisht e terësisht se ato kishin mbetur në e nën Jugosllavinë Federale të Marshallit Tito.
6. Nisur nga të gjitha këto e të tjera theksojmë se Tito e keqpërdori Luftën Antifashiste Shqiptare e Enver Hoxhën për interesat e tij politike, diplomatike e shoviniste. Kjo duket në disa aspekte: a) Duke e ngritur figurën e vet në sytë e tryezat e Koalicionit Antifashist Botëror si lider i Lëvizjes Antifashiste në Ballkan, duke e përvetësuar, privuar e privatizuar si kontribut të vetin luftën në Shqipëri, etj. b) Nëpërmjet Enverit e emisarëve të tij në Shqipëri, u përpoqë të spostonte e sfumonte ndikimin e kontributet anglo-amerikane në Shqipëri. c) Tito, nëpërmjet kanaleve (in)formale dhe me të deleguarit e Curcillit e Stalinit në Shtabin e tij, iu kishte relatuar me kohë e hap pas hapi “Të Mëdhenjëve të Kohës” e këshilltarët diplomatikë të tyre, lidhur me qëndrimet garantuese e veprimet projugosllave të Enverit e PKSH për Cështjen Shqiptare në terësi e në vecanti në Jugosllavi, lidhur me Kosovën, etj.
Prandaj, Tito, me vizionin e tij diplomatik dhe duke mirëshfrytëzuar shërbesat e shërbimet antishqiptare të vasalit-kuisling të tij, Enver Hoxhës, ndërmori disa hapa kundër Cështjes Kombëtare Shqiptare. a) Kur “Katër të Mëdhenjtë” SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Sovjetik e Kina, mbajtën Konferencën e Moskës, më 19-30 nëntor 1943, thirri menjëherë në Jajcë Konferencën e AVNOJ-it (29 nëntor 1943) dhe shpalli “fshurazi” Jugosllavinë Federale, duke e lënë Kosovën si pjesë të Serbisë dhe pa ftuar asnjë shqiptar në punimet e vendimet e saj. b) Kur mori vesh se do të mblidhej një Konferencë Ndërkombëtare nga fundi i vitit 1943 (Konferenca e Teheranit) nga “Tre të Mëdhenjtë”, SHBA, Mbretëria e Bashkuar e BRSS, Tito lëshoi direktivën për të cfuqizuar me cdo kusht e me cdo cmim Marrëveshjen e Mukjes e për të nisur terror ndaj nacionalizmit shqiptar, etj. c) Kur nisën takimet Curcill-Stalin, në tetor 1944, Tito urdhëroi që formacione partizane të Shqipërisë të hyjnë në Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi. d) Kur Konferenca e Jaltës po vazhdonte punimet në ditën e pestë të saj, Tito, në bashkëndihmë me Enverin, kreu ripushtimin jugosllav të Kosovës.
7. Ndërkohë, Enver Hoxha, i ardhur në pushtet, në Shqipërinë e çliruar më 28 nëntor 1944, me ndihmen e sipas metodave të Titos, filloi të veprojë si një “Republikë e Shtatë e Jugosllavisë”, duke mos u marrë me interesat e kërkesat e shqiptarëve të Kosovës, etj. nën Jugosllavi. a) Enveri i mbajti forcat partizane në Kosovë e rrethina të tjera shqiptare deri në maj 1945, edhe pas ripushtimit ushtarak të Kosovës nga Tito më 8 shkurt 1945, duke iu krijuar premisa, kushte e dhënë kontribute për tragjedinë e pashembulltë në histori ndaj trevave shqiptare, ku, deri më 1948, sipas të dhënave, rreth 50 shqiptarë janë vrarë në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, etj. si mijëra të masakruar në zonën e Drenicës, në Mitrovicë, Gjilan, etj. etj. b) Nga viti 1944 deri më 1945, nisur nga vendimet e Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943-2 janar 1944) për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, nisur nga Ripushtimi Jugosllav i Kosovës më 8.02.1945 apo vendimeve të Kuvendit të Prizrenit, (8-10 korrik 1945) për aneksimin e Kosovës Serbisë Federale në RF të Jugosllavisë, nuk e ngriti zërin e nuk ndërmori veprime diplomatike, të paktën, që Kosova të gëzonte statusin si republikë e Jugosllavisë si republikat e tjera të Jugosllavisë artificiale dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të AVNOJ-it, e të mos mbetej e ankesuar ushtarakisht e administravisht nga Republika e Serbisë?! Edhe kur shkoi për vizitë në Beograd, tek Tito, më 1946, nuk e shkeli me këmbë e as nuk e pa me sy Kosovën Dardane, as Plavën e Gucinë, as Tetovën e Strugën, por as nuk foli ndonjë fjalë të pritshme për to, për të ardhmen shqiptare të tyre? c) Edhe një fakt tjetër historik: Tirana, kryeqytet i Shqipërisë dhe Prizreni, kryqendra e Qarkut të Kosovës (1944-1947) u cliruan në të njëjten ditë: më 17 nëntor 1944. Atëherë, pse nuk e shpalli këtë ditë si datë të Clirimit të Shqipërisë, pasi shumë shtete të botës ditën e clirimit të kryeqytetit të tyre e kanë edhe “Ditë të Clirimit” si Polonia, Rumania, Bullgaria, Cekosllovakia?! Pse e zgjodhi 29 nëntorin 1944, njëlloj dhe në një ditë me Jugosllavinë, kur më 1944 e shpalli e festoi si Ditë të Clirimit 28 Nëntorin?! d) Në mars-prill të vitit 1945, ishte bashkorganizator në Tragjedinë e Tivarit, ku u masakruan 3.760 shqiptarë, të cilët kaluan besëprerë nëpër territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë(!). e) Nisi një luftë të fshehtë dhe të hapur kundër Amerikës e Mbretërisë së Bashkuar, duke krijuar në bashkëpunim me Titon “Precedentin e Kanalit të Korfuzit”, fabrikimin e grupit armiqësor të Kënetës së Maliqit, të grupit të deputëtëve, etj.. deri në largimin e misioneve diplomatike të këtyre dy vendeve mike e aleate nga Shqipëria, keqtrajtimin në koordinim me Beogradin e Moskën të cështjes shqiptare si me minat ne Korfuz, etj. në OKB, etj. f) Tregtinë shkëmbyese të Tiranës me Beogradin lidhur me marrjen si “pengje” të nacionalistave shqiptarë që iknin nga përndjekjet inkuizicioniste të rregjimit komunist bolshevik të Enverit.
Pra, e thënë shkurt e saktësisisht, teksa vejusha Nexhmije nis e flet e përflet për rishkrimin e historisë, i duhet kujtuar nga politika e vepruar nga historia, për të dhënë të plotë portretin e Enverit si “Kuisling i Titos”, si tradhtar i Çështjes Kombëtare Shqiptare, që e la Shqipërinë pa Kosovën e Kosovën pa Shqipërinë, që e la Kombin Shqiptarë të coptuar brenda Jugosllavisë Federale, Bashkimit Sovjetik të vogël, në tre republika të saj, të Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë. Në këtë çështje përgjegjësia historike e Enver Hoxhës është e mbetet që nuk deshti të ndërmerrte hapa për parandalimin e kësaj tragjedie kombëtare, që u hodh në veprime politiko-ushtarake kundër interesave kombëtare shqiptare, që nuk e ngriti zërin as për të drejtat e Kosovës, etj. siç i kishin republikat e tjera të kësaj federate të shpikur, që bëri ato cka donte Tito e Titizmi me të vetmin qëllim për të mbetur vetë si një “Sulltan i kuq bolshevik” në RPSH e RPSSH, që e përdori si “Sulltanat” të tij e të Nexhmijes.

Similar topics
» Koment nga Bujar Leskaj
» Mazokizmi politik i zotit Majko
» “UÇK terroriste”! Majko përplaset me Milaim Zekën
» Blushi: Rama nuk ka më mandat kryetari; Majko pro Ramës
» 100-vjetori, Majko: Të nderohet Lek Dukagjini, si ligjvënësi i parë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi