Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parlamentarët zviceranë ndihen të fyer nga Hashim Thaçi

Shko poshtë

Parlamentarët zviceranë ndihen të fyer nga Hashim Thaçi Empty Parlamentarët zviceranë ndihen të fyer nga Hashim Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 03, 2011 9:23 pm



Parlamentarët zviceranë ndihen të fyer nga Hashim Thaçi



Parlamentarët zviceranë ndihen të fyer nga Hashim Thaçi Parlamenti-zvicerian-300x173KrahasimParlamentarët zviceranë ndihen të fyer nga Hashim Thaçi Parlamenti-zvicerian-300x173i që kryeministri në largimi Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë Dick Martyt, me Joseph Goebbels (ministër i propagandës naziste të Hitlerit), ka nxitur reagim të ashpër të parlamentit zviceran. Deputetët zviceranë ndihen të fyer me këtë konstatim të kryeministrit Thaçi. Për më tepër, disa deputetë zviceranë vlerësojnë se me këtë konstatim, Thaçi po rrezikon marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Gazeta zvicerane “Le Matin” ka botuar reagimet e disa politikanëve në Zvicër. Sipas kësaj gazete, politikanët vlerësojnë se krahasimi që ka bërë Thaçi është i dhunshëm dhe fyes.

“Problemi është se opinionet janë të bazuara në një raport parlamentar dhe jo një vendim gjyqësor”, ka thënë avokati Valais Leonard Bender.

Ndërkohë, kryetari i të gjelbërve zviceranë, Ueli Gelbrit thotë se nuk pajtohet me të gjitha pikëpamjet e martat mbi Kosovën, por shton se ai është një koleg për të cilin ka një respekt të madh.

Yvan Perrin (UCD/NE) ndërkaq thotë se krahasimi i Martyt me Goebbelsin është irritues. “Këto komente tregojnë për një karakter të egër e të neveritshëm”, thotë ai, transmeton portali Indeksonline.

Edhe Christian Luscher (Lib/GE) thotë se krahasimi është i papranueshëm dhe fjalët janë lënduese.

E njëjta gjë vlen edhe për Maria Roth Bernasconi-(PS / GE). “Edhe pse populli i Kosovës ka vuajtur nga shtypja e armikut të tyre serb, deklaratat e Hashim Thaçit rrezikojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, Departamenti zviceran i Punëve të Jashtme (DFA) i ka bërë thirrje vendeve të interesuara për t’u marrë me raportin e Këshillit të Evropës, të përgatitur nga Dick Marty. Sekretariati i Përgjithshëm i DFA ka konfirmuar mbështetjen e Zvicrës. “Mënyra se si Marty e ka shkruar raportin e tij më kujton propagandën e Joseph Goebbels. Ky pamflet është racist”, ka thënë Hashim Thaçi, në intervistën dhënë Tages Anzeiger.

“KOHA DITORE”

http://www.gazetatema.net/web/?p=3107

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi