Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Malishevë: 12 në pranga, 1 në arrati

Shko poshtë

Malishevë: 12 në pranga, 1 në arrati Empty Malishevë: 12 në pranga, 1 në arrati

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 03, 2011 9:37 pm





Malishevë: 12 në pranga, 1 në arrati Arrest-1foto


Malishevë: 12 në pranga, 1 në arrati




Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e 12 personave të dyshuar për përfshirje në incidentin që ndodhi në Banjë të Malishevës më 1 janar, si pasojë e të cilit u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën.

Po ashtu, policia njofton se është në kërkim edhe të një personi i cili thuhet të jetë në arrati.

Gjatë arrestimeve dhe bastisjeve policia ka bërë të ditur se si provë materiale janë konfiskuar edhe dy armë automatike të tipit AK47.

Mediat lokale kanë raportuar se në natën e 1 janarit rreth 15 persona kanë hyrën në ambientet e restorantit “Kështjella”, ku kanë kanë rrahur viktimat e më pas kanë shtënë me armë zjarri ndaj tyre.

I vrari, Skender Limaj, është qëlluar në sy të tre fëmijëve të tij, dy djemve dhe një vajze, që të gjithë të vegjël.

Dy të plagosurit e tjerë janë i vëllai, Azem Limaj dhe nipi, Ilir Behlul Limaj.

Vrasja në Banjë të Malishevës është dënuar fillimisht nga lëvizja Vetëvendosje e cila ka barë thirrje po ashtu që rasti të mos politizohet.

Ndërkaq kryetari i Malishevës, Isni Kilaj Kilaj ka dënuar sulmin ndaj familjes Limaj duke vlerësuar se vrasja e babait, nё prani tё fёmijёve tё tij, ёshtё vepër krimi e terrori.

“Sulmi, vrasjet mizore, torturimi i familjes Limaj i shokoi tё gjithё qytetarёt e komunёs sё Malishevës. Sulmi ishte sjellje dhe veprim mesjetar. Ne, tё gjithë qytetarët e komunës sё Malishevёs, qё njihet si vend i qetë dhe dashamirës, distancohemi nga kёto veprime tё shëmtuara”, thuhet në komunikatën me shkrim të kryetarit Kilaj.

Por, ai nuk ka lënë pa apostrofuar aty edhe deklaratat e liderëve të Vetëvendosjes të bëra pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

“Ngjarjes sё 1 janarit i parapriu politika nxitëse e deklaratave tё Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcёs, tё cilat duhet tё jenё argumente tё fuqishme pёr drejtёsinё qё duhet tё marrin veprime tё duhura ligjore. Unё bёj thirrje pёr maturi pёr tё gjithë nё kёto raste”, thuhet në komunikatën e Kilajt.

Ndërsa, i vrari Skender Limaj, është varrosur në varrezat e fshatit jo larg Malishevës, dy familjarët e tjerë të plagosur ende po kurohen në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

>> “Vetëvendosje” bën thirrje që krimi të mos politizohet

>> Vrasja në Banjë të Malishevës acaron raportet PDK – “Vetëvendosje!”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi