Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:POLEMIKE ME VETVETEN.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:POLEMIKE ME VETVETEN. Empty Kujtim Stojku:POLEMIKE ME VETVETEN.

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 05, 2011 12:58 am

Kujtim Stojku:POLEMIKE ME VETVETEN. 163225_1502715531488_1342220805_1170981_736773_n
Kujtim Stojku:POLEMIKE ME VETVETEN. 50098_1342220805_3882957_n

Kujtim Stojku:POLEMIKE ME VETVETEN.


N’biblotekën time librat rrinë radhë radhë
Dhe me ta bisedoj vazhdimisht
Që nga Homeri,Gëtja dhe Eskili
Dhe deri tek flozofët antik.

Ulem me ta e bisedoj vendçe
Deri më t’thellin mendim
mësoj nga veprat e kryemjeshtërve
pastaj hesht i zhytur në meditim.

Por një zë i brendshëm më flet
Se duhet lexuar libri i jetës
Pastaj të bësh gërshëtimin ideal
Me t’bukurat, t’hidhurat e s’vërtetës.

Ja,dil atje në rrugë,
do t’ndjehesh i hidhur pelin
shih se si shet trupin një prostitutë
Pak më vonë do t’dëgjosh për një krim.

Futu në brengat dhe hallet e njerzve
Fol me dashuri me prostitutën dhe lypsarin
Çaje terrin e rrobave të mëndafshta
Futu brenda shpirtit arrogant të zyrtarit.

Ulu këmbëkryq me njerzit e punës
Me ata që shesin krahun për një copë bukë
Para këtyre kryemjeshtrit e biblotekës sime
Më duken të vegjël,dhe i heshtur mbetem unë.

Largohu nga lajkat dhe thashethemet
Fluturo si zog në hapsirë
Tgjitha këto janë libra t’pa shkruar
Është libri i madh i jetës
Ta lexosh duhet t’keshë dëshirë.

E si ta lexosh kwtw libwr t’pa shkruar
Do t’ndjesh si t’rrjedh gjaku,e t’rreh çdo puls
Atëherë vargjet e tua do t’jenë prej ari
Të larë me djersë, të shkruar me mund…
Fund
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi