Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Karaçica:Diaspora Shqiptare më afër Atdheut

Shko poshtë

Skënder Karaçica:Diaspora Shqiptare më afër Atdheut Empty Skënder Karaçica:Diaspora Shqiptare më afër Atdheut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 05, 2011 2:26 am

Skënder Karaçica:Diaspora Shqiptare më afër Atdheut 64025558

Skënder Karaçica:Diaspora Shqiptare më afër Atdheut

Në Qendrën Kulturore Shqiptare dhe Fetare në Çikago u mbajt Tribuna Tematike që temë diskutimi kishin disa aspekte aktuale politike në Atdhe dhe kahet e aktivitetit të Diasporës Shqiptare në Amerikë.Në këtë tubim me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politiko-kombëtare të Diasporës dhe të SHSHA-ve morën pjesë dhe diskutuan Osman Shukriu,zv.drejtor i Agjencionit për Emigracion në Shkup dhe Muhamet Rakipi, Konzul i Republikës së Maqedonisë në Çikago.

Diaspora Shqiptare në Amerikë në rrafshin kombëtar ndër vite është angazhuar që çështja shqiptare në Ballkan për liri ,drejtësi dhe për pavarësinë e Kosovës të prezentojnë gjithherë me argumente në Senat dhe Kongresin Amerikan dhe në kancelaritë tjera të rëndësishme ndërkombëtare në botë.Pozita më e rëndë e popullit shqiptarë ka qenë në Maqedoni që edhe sot po e përcjell fati i rëndë për të marrë udhët e mërgimit,ngaqë mospërspektiva dhe anashkalimi i tyre me mekanizmat shtetërorë në Maqedoni ata shpetimin po e gjejnë me valixhën e mërgimit.
Këto ishin disa nga rezymetë që i paraqiti Prof.Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv i SHSHA-së me të cilat Tribuna Tematika i vuri në spikamë nga të pranishmit.

Pse Dispora Shqiptare nuk mund të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni,pyeti veprimtari Avni Sylejmani.Më këtë rast do theksuar se z.Sylejmani erdhi në Amerikë tash e tridhjetë vjet si djalë i ri ngase,siç tha ai nuk kisha kurrfarë përspektive për jetën.Në këtë shtet dikur komunist brezi im nuk kishte as punë e as bukë madje që të bëja punën e hamallit(!).Edhe në ditët e demokracisë shteti maqedonas po vepron me skenarë të vjetër.Mospërfillja e Diasporës në regjistrimin e popullsisë ka për qëllim që zyrtarët e shtetit maqedonas të bëjnë punën e tyre me mbipopullimin dhe zvoglimin e popullit shqiptarë.Mos të harrojmë se sot nëpër botë dhe në SHBA kemi mëse 400 mijë shqiptarë mërgimtarë,tha Sylejmani.

Për spektrin e gjerë kombëtar shqiptarë folën Nuhi Ibrahimi,Mahmut Skenderi,Tefik Abdullahu,Qazim Ismaili,Azem Begzadi dhe Xhevat Sherifi.Në diskutimet e tyre ata vënë në qendër të vëmendjes për mosaktivitetin e subjektit politik shqiptarë në Maqedoni që më shumë po merren me diskursin e fyerjeve dhe të përqarjeve pikë e pesë,duke lënë në të shumtën e herave segmnete të caktuara të jetës shqiptare në margjinat e kohës pa kohë.Vlen për të theksuar se popujt tjerë që jetojnë në Amerikë,përmes mekanizmave të shteteve të tyre dhe si shëmbull u përmend shteti i Polonisë,ku qeveritarët bashkë me diasporën e vet deri tash kanë bërë shumë sa i përket planit zhvillimor ekonomik përmes investimeve kapitale nga SHBA-ja.Ndërkaq,përfaqësuesit e shteteve shqiptare Shqipëria,Kosova dhe subjekti politik shqiptar në Maqdoni e kanë lënë në margjinat e harresës Diasporën Shqiptare, e cila ndër vite ka qenë forcë politiko-kombëtare për shumë aspekte të çështjes shqiptare në trojet tona të etnisë.Përkitazi me këtë,të pranishmit në punimet e Tribunës Tematike në Çikago kërkuan që me rastin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni,ftojnë përfaqësuesit e BDI-së tashmë në kualicion me ne axhendën qeveritare të N.Gruevskit që të vjen në Çikago për të biseduar me Diasporën Shqiptare.

Për shqetësimet dhe problemet aktuale në Atdhe dhe me theks të veçantë në Maqedoni,u përgjigjën Osman Shukriu dhe Muhamet Rakipi.Me këtë rast
të pranishmit falenderuan z.Osman Shukriu që për Shkollën Shqipe në Çikago kishte sjellë falas tekstet në gjuhën shqipe dhe Abetarën gjithëkombëtare që është dhuratë e gëzuar për fatosat e vegjël shqiptaro-amerikan që të mësojnë dhe të dinë më shumë për gjuhën shqipe dhe pjesë të Atdheut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi