Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:EDHE PËR MË PAK

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:EDHE PËR MË PAK Empty Adem Zaplluzha:EDHE PËR MË PAK

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 05, 2011 2:47 am

Adem Zaplluzha:EDHE PËR MË PAK U1_AdemZaplluzha

Adem Zaplluzha:EDHE PËR MË PAK
Për një koçan misri
Hajnisht më dorëzove
Hyzmeqarëve të djallit
Ku edhe ti
Ende sot i dëgjon
Ato gjëmat
Në lotin e trishtimit
Asnjëherë nuk të pyeta pse
Nuk më shkoi ndër mend
Të të akuzoj
Ti mbete me njollë
Or danjoll
Për një tramak
Edhe për më pak
Shite shpirtin
Fis e bajrak
Ti djall i mallkimit
Që depërton
Nëpër ndeshtrashat
E kremteve të zeza
Adem ZAPLLUZHA
Nga permbledhja Hijet e Ndryshkura
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi