Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buqe Berisha:ROKENROLL NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS

Shko poshtë

Buqe Berisha:ROKENROLL NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS Empty Buqe Berisha:ROKENROLL NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 05, 2011 9:59 pm


Buqe Berisha:ROKENROLL NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS 25330_404925412563_699252563_5182710_849940_n
Buqe Berisha:ROKENROLL NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS
Të mërkurën (12 Janar) në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet premiera ballkanike e shfaqjes “Rokenroll” e autorit të famshëm britanik Tom Stoppard. Regjinë e kësaj shfaqjeje po e bënë regjisori shqiptaro-boshnjak, Dino Mustafić, i njohur për inskenimet e tija të suksesshme në regjion.
Tom Stoppard është dramatist britanik, i lindur më 1937 në ish Çekosllovaki. Pos për teatër, ka shkruar edhe për TV, Radio, por edhe për film (Ka qenë ko-skenarist i filmave “Brazil” dhe “Shakespeare in love”) . Përcaktues themelor tematik, të cilët definojnë artistikisht veprat e tij, janë lufta për të drejtat njerëzore, çështje të cenzurës dhe të lirive politike- shpesh përmes prizmit filozofik, por edhe linguistik.

“Rokenroll” është teksti i tij i fundit i shkruar në vitin 2006. Kjo dramë bashkëkohore, ndodhë në Pragë, dhe Kembrixh, në periudhën që nga Pranvera pragase (1968) deri te Revulucioni Kadifenjtë (1989), më saktë: përfundon me koncertin e bendit Rolling Stones më 1990 në Pragë.
Temë e kësaj drame të Stoppard-it janë përpjekjet e ndryshme të rezistencës ndaj regjimit represiv, dhe rëndësia e muzikës në këtë protestë.

Regjisor: Dino Mustafić
Autor: Tom Stoppard
Dramaturge: Željka Udovičić
Skenograf: Dragutin Broz
Kostumografe: Vesa Kraja
Përzgjedhja, aranzhimi dhe adaptimi i muzikës: Trimor Dhomi
Koreograf: Gjergj Prevazi
Video: Yll Çitaku
Ass. regjisore: Rebeka Qena
Dramën e përktheu: Fadil Bajraj

Aktorë:
Kushtrim Hoxha
Mentor Zymberaj
Gresa Pallaska
Ilire Çelaj
Armend Ismajli
Edona Reshitaj
Adrian Morina
Besnik Krapi
Fisnik Zeqiri
Rebeka Qena
Semira Latifi
Fisnik Sykaj
&
Bendi Jericho

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi