Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi: Nuk kam dorë në vrasje

Shko poshtë

Krasniqi: Nuk kam dorë në vrasje Empty Krasniqi: Nuk kam dorë në vrasje

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 05, 2011 11:30 pm

Krasniqi: Nuk kam dorë në vrasje


Krasniqi: Nuk kam dorë në vrasje -gani-krasniqi
Ish kryetari i komunës së Malishevës, Gani Krasniqi.

Disa ditë pas ngjarjes tragjike në banjë të Malishevës, ish kryetari i komunës së Malishevës, Gani Krasniqi, tre djemtë e të cilit janë në burg si të dyshuar për vrasjen e Skënder Limajt, është prononcuar për herë të parë për rastin që lidhet me emrin. Deri më tani ai nuk ka folur për mediet, duke thënë se e respekton dhimbjen e familjes Limaj, dhe vetëm më vonë do të flasë. Në një deklaratë për media, Krasniqi shpreh keqardhje të madhe dhe i shpreh ngushëllimet e tij dhe të familjes së tij, familjes së të ndjerit Skënder Limaj.
"Marr pjesë në dhembjen e tyre, jam pjesë e asaj dhembjeje, sepse e kam provuar personalisht një dhembje të tillë, kur humb familjarin. Djali im është pjesë e kësaj tragjedie që ka ndodhur në familjen tuaj", thotë në deklaratën e tij e Gani Krasniqi, duke shtuar: "Nuk është bërë me dije nga ana ime kjo vepër, e besoj që nuk është bërë as me vetëdije nga ana e djalit, i cili edhe tashti e ndjen thellë peshën e pendimit, sepse e ka edhe edukatë familjare që të mos e vrasë shqiptarin". Krasniqi thotë se vrasja ka ndodhur dhe organet e pavarura të drejtësisë do ta vërtetojnë se ai si individ nuk ka dorë në këtë vepër. "Kjo vepër nuk është kryer me dëshirën dhe dijen time", thotë ai. Gani Krasniqi thotë se në luftë, Lirisë së Kosovës dhe të tokave të tjera të pushtuara shqiptare, ia ka falur jetën djali, Labinoti, në vitin 2001, në Mateç të Kumanovës. Para tij, Lirisë së tokave të pushtuara ia kishte falur jetën edhe djali i axhës, Imer Krasniqi, që është dëshmori i parë në anën e Malishevës.
"Këto dhe fakte të tjera për mua dhe për familjen time i dinë të gjithë. Këto përpjekje nuk e dinë dhe as nuk duan t'i dinë, një pjese të segmenteve të politikës hakmarrëse dhe primitive. Këto segmente duan të fusin armiqësi në mesin e shqiptarëve, ngjashëm siç pushtuesi sllav i deridjeshëm, argatë të të cilit ishin këto segmente të kësaj politike që bëhet sot në Kosovë, të cilët deri edhe ditën e varrimit të të vrarit flasin publikisht në emër të familjes që i ka ndodhur tragjedia, pa qenë fare anëtar i asaj familje, sepse ashtu i kanë thënë se duhej të fliste, po ato segmente kriminale, që janë dora e fshehur e tragjedisë së familjes Limaj dhe e fatkeqësisë së familjes Krasniqi", thotë Gani Krasniqi dhe shton në fund: "Edhe tash, kur jam kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, siç tërë jetën që kam luftuar pushtuesin e tokave të atdheut tim dhe, të mos ketë vrasje në mes të shqiptarëve, do të luftoj që atdheu të bëhet i tëri".
>> Vrasja në Malishevë acaron raportet PDK – “Vetëvendosje!”
>> “Vetëvendosje” bën thirrje që krimi të mos politizohet
>> Malishevë: 12 në pranga, 1 në arrati
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi