Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konfirmohet aktakuza kundër Fahredin Gashit

Shko poshtë

Konfirmohet aktakuza kundër Fahredin Gashit  Empty Konfirmohet aktakuza kundër Fahredin Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 05, 2011 11:32 pm

Konfirmohet aktakuza kundër Fahredin Gashit


Konfirmohet aktakuza kundër Fahredin Gashit  Faruk%20gashi
Konfirmohet aktakuza e parë ndaj të dyshuarve të rastit “Bllaca”. Aktakuza ndaj Fahredin Gashit dhe Hysri Ramës, të dyshuar të rastit “Bllaca”, është konfirmuar, bërit të ditur për gazetën “Bota sot” Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it. Ai nuk ka dashur të jep shumë detaje në lidhje me këtë rast, vetëm se e konfirmoi një gjë të tillë. “Aktakuza është konfirmuar, ndërsa nuk dihet saktë se kur do të fillojë gjykimi”, tha Krasniqi. Në nëntor të vitit të kaluar, Fahredin Gashi ishte paraqitur në seancën për konfirmim të aktakuzës ku pati mohuar akuzat ndaj tij, duke e konsideruar vetën të pafajshëm për akuzat që e ngarkojnë. I pafajshëm ishte shprehur të jetë edhe Hysri Rama i akuzuari tjetër i këtij rasti, i cili akuzohet për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale. Sipas aktakuzës Fahredin Gashi (1969) i njohur me nofkën “Faruk”, i arrestuar më 13 korrik, akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile sepse në bashkëveprim me Nazim Bllacën i deklaruar dëshmitar bashkëpunues nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 2 shtator të këtij viti në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, kanë hyrë në shtëpinë e Salih Gashit dhe e kanë vrarë atë duke e qëlluar me armë automatike në Varigovc të Lypjanit më 15 qershor të vitit 1999. Hysri Rama (1973) i njohur me nofkën “Hysi” akuzohet për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale. Ai akuzohet se i ka ndihmuar Fahredin Gashit për të shmangur zbulimin duke ia dhënë babait të Fahredin Gashit një deklaratë të nënshkruar në të cilën i pandehuri në mënyrë të falsifikuar ka thënë se Nazim Bllaca më 2009 i kishte thënë atij se Fahredin Gashi nuk kishte të bënte asgjë me vrasjen e Salih Gashit dhe se Bllaca do ta akuzonte Gashin vetëm për të nxjerrë para prej tij dhe duke e konfirmuar përmbajtjen e deklaratës së tillë të shkruar me dorë para prokurorit kur është dëgjuar si dëshmitar në Prishtinë më 29 tetor 2010. Ditë më parë është përfolur se në lidhje me rastin “Bllaca” është duke u ngritur edhe një aktakuzë tjetër, për të cilën zyrtarë të EULEX-it nuk kanë dashur të flasin. /T. Rexhepi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi