Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku

Shko poshtë

Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku Empty Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 06, 2011 12:24 pm

Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku U1_1
86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku.
Portret i patriotit e luftetarit per liri, Nenkolonel - Ramadan Cilku, 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, atdhetarit dhe veprimtarit, R. Çilku, i cili mbi 65 vjet të jetës së tij i kaloi në Rusinë e largët e të ftohtë. “Kudo që të jetë, shqiptari i vërtetë, jeton me frymën e Mëmëdhesë”-R.Çilku
Nga Ibrahim Egriu
Nënkolonel, Ramadan Çilku është i lindur në Dibër të Madhe, më 5 janar 1924. Që nga rinia ka marrë pjesë aktive në luftë për çlirimin e Atdheut dhe bashkim kombëtar. Me devoçmëri ka kryer një varg aksionesh kundër analfabetizmit dhe përhapjes së kulturës shqipe në në ish R. e Maqedonisë. Në vitin 1946 ka vazhduar studimet në Fakultetin e Jeroslavles. Eshtë inxhiner në pension dhe merret me kultivimin e kulturës shqiptare ndër shqipatrët e Ukrahinës. Që nga viti 1946 jeton larg vendlindjes Dibres se dashur, Në Sant - Peterburg të Rusisë. Mban lidhje të rregullta me këtë komunitet, ndihmon klubin artistik ”Rilindja” në Karakurt dhe ndërmjetëson në botimin e literaturës për këtë komunitet. Kështu deri më tash i ka ndihmuar autorët e librit ”Shqiptarët e Ukrainës”, madej ” Antologjia e letërsisë shqipe ” në rusisht si dhe në përgatitjen për nxjerrjen e gazetës në gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe, me titull:”Shqiptarët në Ukrainës”.
Rastësisht, me rastin e vdekjes së kolegut tim dhe poetit-Besnik Kërluku, per të ngushëlluar familjarët e të ndjerit, Besnik, kish ardhur dhe z . Ramadan Çilku, mërgimtar në Rusi. Pas përshëndetjes rreciproke, m’u drejtua vëllai i Besnikut - Azizi, shoku im i ngushtë:-O Imi, a e njeh këtë zotëri të moshuar kurbetçar dibran, që ka ardhur sot këtu të na nderojë e të na ngushullojë me rastin e vdekjes së vëllait tim-Besikut?! -Jo, u përgjigja, Azis, por më duket se është dibran!
-Ky është zotëri Ramadan Çilku, i cili mbi 65 vjet ka jetuar e vepruar shumë larg Dibrës së tij të dashur-në Rusi.

Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku U1_2
Nënkoloneli dhe piktori dibran-R. Çilku -Ekspozita e tij
-Në ato çaste s’u besova veshëve të mi, sepse, për herë të parë dëgjova se një dibran aq gjatë ka jetuar në mërgim dhe ku, në Rusi. Atëherë, z. Dançe, drejtpërsëdrejti, m’u drejtua: -Mos jeni Ju djali i Arifit, vëllai i të ndjerit, Din Egriu, që ishte dhe shoku i vëllait tim, paoshtu të ndjerë, Ymerit dhe jetoni në Suedi? -Po, iu pergjigja unë, u habita në vitalitetin dhe memorinë e tij të fortë dhe isha kurreshtar që të mësoj diç më tepër rreth tij. Dolëm së bashku me z. Dançe, ashtu e thërrisnin shkurtimisht dibranët. Ai erdhi tek unë për vizitë në shtëpi dhe, me plot gëzim, më ofroi disa të dhëna e foto që i kish marrë me vedi.
Eshtë nipi i rilindasit -iliuministit, Sait Najdenit, alias Hoxhë Vokës, i cili, me abetaret e Shoqërisë së Stambollit 1879 dhe, me ato të Samiut 1886, në vitin 1888 hapi shkollën e parë shqipe në Dibër dhe, si mësojtore janë bërë podrumet diskrete për të mos u rrënë në sy armiqëve, rrëfen z. Ramadan.
Katër klasë të shkollës fillore i kreu në gjuhën serbo - kroate. Më 1939 largohet në Itali dhe pas një viti kthehet në Tiranë ku mëson për marangoz.Më 1941, në Dibër punoi si përkthyes në gjuhën italiane dhe i gjuhëve sllave.Më 1943 merr pjesë aktive në luftë kundër nazi-fashizmit, për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona të okupuara. Që atëherë kyçet në Batalionin vullnetar të Dibrës dhe më pas në Brigadën e katërt shqiptare, nën komadën e Nexhat e Qemal Agollit dhe Xhafer Kodrës, Ka luftuar në shumë beteja të pergjkashme, duke filluar nga Struga e Veleshta, Kërçovë e Dibër, Rekë, Gostivar, Shkup, Kumanovë, Preshevë e Bujanovc, Vranjë, Gjilan, Srem, Zagreb e deri në Bihaq. Ai, jo vetëm që ka qenë i plagosur nga granata, por ate e ka pëfshi dhe sëmundja e kolerës, ndaj, disa ditë ka qëndruar për shërim në një kishë të Zagrebit. Më 13 - 14 janar 1945, së bashku me Lirie Belishovën marrin pjesë në Kongresin e Dytë të Rinisë së ish Jugosllavisë, mbajtur në Beograd. Rreth përshtypjeve nga ai Kongres, ai deklaroi:
-Aty, në ate Konferencë kuptova se ne shqiptarët, që luftuam deri në Srem e Kroaci, për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona etnike, ishim të zhgënjyer. Mandej ç’ndoshi, me urdhër të Shtabit Suprem të saj , në dhjetor të vitit 1945, në ate të ftohtë e acar, më braktisën duke më dërguar si student ushtarak, në qytetin Ribinski, në qender të Rusisë.
Më 1946 vazhdon studimet në Fakultetin e Jeroslavës. Mandej, transferohet në qytetin Proskorov-Ukrainë, afër Livovit.
Viti 1948 – prishja e marrëdhënieve Rusi - ish Jugosllavi dhe mbyllja e rrugëve për rikthmin në vendlindje. Më 1950 merr gradën Toger e më vonë gradohet Nënkolonel . Më 1951,krijon familje,martohet dhe i lidin dy fëmijë - djalë e vajzë. Djalin e pagëzoi me emrin Edip, kurse vajzën-Yana. Nga viti 1971, me bashkëshorten e tij, e cila para pesë vjet, ka humbur të pamurit, jetojnë në San Petersburg dhe, në po atë vit, pas shërbimit në Armatën Sovjetike-pensionohet. Pas tre muaj fillon të punojë si inxhinier konstruktor në Institutin e Shkencave:”Elektrosilla” . Mban lidhje të rregullta me këtë komunitet, e
ndihmon klubin artistik”Rilindja” në Karakurt dhe ndërmjetëson në botimin e literaturës
për këtë komunitet. Kështu deri më tash i ka ndihmuar autorët e librit ”Shqiptarët e Ukrainës”, madej ”Antologjia e letërsisë shqipe” në rusisht si dhe në përgatitjen për nxjerrjen e gazetës në gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe, me titull:”Shqiptarët në Ukrainë”.
KTHIMI NE DIBER TE MADHE
Pas 26 vitesh, në korrik të vitit 1971 skova per here të parë ta vizitoj Dibrën time të dashur. Rruga, nga Shkupi për Dibër më dukej shumë e gjatë dhe, në ato çaste më shpaloseshin kujtimet e luftës. U ndalëm që të pushojmë ca në Mavrovë dhe m’u kujtua motra e Filipit, bashkëluftëtarit tim - shqiptar, nga

Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku U1_3
San Petersburg:Caste gezimi nga martesa e mbese se tij-Yoana
fshati Sencë, që gjëndet aty pranë, e cila më dhuroi si kujtim një palë çorapa leshi dhe sot e kesaj dite ia di për nder. Filluam të zbresim Grykës së Radikës tatëpjetë, aty ku, trimi ynë legjendar Gjergj Kastriot Skenderbeu zhvilloi betejat më të sukseshme kundër pushtetit osman.
Arrita në Dibër dhe, para shtëpisë së vëllaut tim të ndjerë-Ymerit, dhjetra e qindra familjarë, me buqeta lulesh në dorë dhe me perqafime e me lotë në sy më pritën dibranët. Një javë rrjesht, s’i besoja vetes sime se arrita në vendlindjen time dhe gjatë tërë kohës së qëndrmit tim në Dibër, nuk mundesha ta hap gojën e të flas shtruar rreth padrejtësive që na janë bërë ne shqiptarëve, duke qenë se agjentët e U D B-së na ndiqnin gjithmonë.
Dibrani 86-vjeç me se 6 dekada jeton dhe vepron palodhshëm në Rusinë e larget e të ftohtë.
Ramadan Çilku është i lindur në Dibër të Madhe, më 5 janar 1924. Eshtë nip i Said Najdenit, alias Hoxhë Vokës. Që nga rinia ka marrë pjesë aktive në luftë për çlirimin e Atdheut dhe bashkim kombëtar. Me devoçmëri ka kryer një varg aksionesh kundër analfabetizmit dhe përhapjessë kulturës shqipe në në ish R. e Maqedonisë. Në vitin 1946 ka vazhduar studimet në Fakultetin e Jeroslavles.
Eshtë inxhiner në pension dhe merret me kultivimin e kulturës shqiptare ndër shqipatrët e Ukrahinës. Tani jeton në Sant – Peterburg të Rusisë. Mban lidhje të rregullta me këtë komunitet, e ndihmon klubin artistik ”Rilindja” në Karakurt dhe ndërmjetëson në botimin e literaturës për këtë komunitet. Kështu deri më tash i ka ndihmuar autorët e librit ”Shqiptarët e Ukrainës”, madej ”Antologjia e letërsisë shqipe” në rusisht si dhe në përgatitjen për nxjerrjen e gazetës në gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe, me titull:”Shqiptarët në Ukrainë”.
Adresa e Autorit:
Rr. “Podvojskovo” 34 korp.1. kv. 18
193312-Sankt-Peterburg-Rusia
Tel. 007-8125830878
Kultivues i kulturës shqiptare ndër shqiptarët e Ukrainës
Edhe pas daljes në pension, ai në formë permanente vepron në disa sfera:
a)-Si piktor, ka bërë shumë punime me piktura goblen dhe, në San –Peters ka hapur Ekspozitën e tij.
b.)-Mbledhës i folklorit:-Ka mbledhur shumë aforizma , anekdota, kash e lash dhe, së shpejti do botohet libri i tij.
c.)-Zbulues i fshatrave të banuara me shqiptarë, Odesë me rrethinë.
d.)-Themelues i Ansamblit të Femrave Shqiptare “LULET” dhe
e.)-Themelues i korrit të veteranëve.
UKRAINASI DIBRAN
Ky ukrainas dibran
e ka emrin Ramadan
me prejardhje ilirian
ka qëndruar si babaxhan
n’Ukrainë gjat’ ka jetue
ai nuk u asimilue
edhe Dibren s’e ka harrue
është shqiptar i vërtetë
të rrallë janë si ky në jetë
gjithë dibranët jan’ krenar
për qëndrimin e tij kombëtar
dinjitetin kurrë s’e ndërroi
shumë shqiptarë atje zbuloi
në Dibër me të bisedova
dhe tepër u emocionova
vlera të mëdha ai ka
për zbulimet që ka ba
pandërprerje dhe pa ia da
rreth kontributit që ushtron
ndaj këtë poezi e meriton
personat që janë si ai
për komb janë krenari
person i lartë ushtarak
dhe zemra i digjet flak’
një personalitet me vlerë
që është yrnek për të tjerë
dibranët që në diasporë janë
shembëlltyrë, Ty të kanë
-baca Ramadan!
Me nderime:
Demir Oboku, Dibër

Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku U1_3
San Petersburg:Caste gezimi nga martesa e mbese se tij-Yoana
Kete poezi e shkroi poeti dibran, Demir Oboku, i cili, në vigjilje të 85-vjetorit të lindjes së Z. Çilku, vdiq në moshën 64 vjeçare miku ynë, poeti kurbetçar e aktivisti i palodhur i Lëvizjes për Republikën e Kosovës, Demir Oboku, autor i poezive: “Ukrainasi dibran”, “Adem Demaçi” dhe i elegjisë që i dedikohet atdhetarit, Din Egriu. Nga viti 1968 jetoi e veproi në SH B A. Ishte Sekretar i parë i Shoqatës Atdhetare Dibrane dhe ka dhënë kontribut të çmuar, duke ndihmuar vendlindjen e tij te dashur-Dibren. Mori pjesë në të gjitha manifestimet,grevat e demonstratat, qe organizonin bashkatdhetarët tanë kunder dhunes, terrorit e gjenocidit qe kryenin shovinistet serbo-maqedono-malazezomedhenj ndaj popullit tonë.
Ai, ishte i vetmi nga dibranët që pas më se tri dekada, familjarisht u kthye ne vendlindjen e tij të dashur dhe u zgjodh anëtar i “Artklubit të shkrimtarëve”-Dibër.
Dheu i Nëntë maleve të Dibrës i qoftë i lehtë!
Lavdi veperës së tij!
Me pietet e dhimbje, Ramadan Çilku, I. Egriu dhe shokët e miqët nga Diaspora.
AFORIZMA TE PERKTHYERA NGA GJUHA RUSE
(Përshtatjen sipas natyrës së gjuhës shqipe e bëri: I. Egriu)
Vepro me mend dhe jeto i pavarur !
Jetesa në qetësi është humbje e një shekulli.
Sa më e rreptë aq më e dashur !
Vetëm mundimi, njeriun e bën të madh.
Poqe se kohën e shpejtosh, bëhesh armik i vetes.
Xhelozia jeton me pafuqi.
Ku s’ka sinqeritet, aty shfaqet arsyetimi.
Nderin e të tjerëve mos e merr, kurse Tuajin rruaje!
Kur s’e çmon, ai largohet.
Goja e mirë është kur punon.
Pasqyrimi kërkon qetësi, shprehja-sinqeritet.
Dashuria e njëanshme, dashuri me helm.
Durimi është miku i sakrificës dhe gëzimit.
I sinqerti ngritet lart, i ligu rrëxohet posht.
Prej vëllaut gjer te armiku-gjysëm hapi.
Pa zemër të madhe, s’mund të ketë trimëri.
Koka që mendon, asnjëherë nuk pëson.
Paqja kurorëzohet me fitore, jo me humbje.
Jeta është një pikë e vogël, me dinamikë e përmbajtje të madhe.
Jeta është një shkollë e përgjigthshme.
Jeta rrotullohet rreth nesh, kurse ne rreth saj.
Jeta jonë e shkurtër, durimi i gjatë.
Jeta jepet njëherë, kurse koha na merr çdo orë.
Jata kalon vetëtimthi, vdekja s’pyet se kush je!
Jeta pa dhëmbje nuk kalon!
Çdo gjë që është e mirë bëhet për jetën.
Standardi i jetesës sonë varet nga paratë.
E arrite qëllimin, prano besimin!
Pesimizmi është përtacia e shpresës.
Rinia është themeli i pleqërisë.
Pleqëria s’është dhe për djallin!
Frika-tmerri i ka lindur perënditë.
Argumenti është fakt kryesor.
Logjika është pika më e lartë e verifikimit.
Bukuria është aty, ku është simetria e vendosur.
Vdekja është e pafajshme, sepse u takon të gjithëve.
Kur kemi probleme, thërrasim Zotin e Nenen në ndihmë.
Endra është lugë e shprazët.
Shkenca s’është diç private, por e përgjithshme.
Shumë me ec, s’do të thotë se shumë punon.
Poqe se ec çdo ditë, ndihmon zemrën.
Vdekja s’është e rastësishme, por është një rast.
Dashuria, që ndërrohet, ajo tradhëtohet!
Për dorështrënguesin, mbarimi është vdekja.
Për përtacin, dita është e gjatë.
Dyfëtyrësia është më e keqe se tradhëtia.
Kush flet shumë, ai mund të flet dhe marrina.
Shoku më i mirë ësht kujtesa.
Forma dhe ngjyra e fëtyrës, nuk e tregojnë brendinë e shpirtit.
Me shiqim pas ecin:-hajduti, frikacaku dhe armiku.
Gëzimi nuk kërkohet, por bëhet.
Shpirti me gojë nuk lidhet.
Burimi i mëkatit jeton në interes.
Dasmën e presim, kurse vdekja vjen pa ftesë.
Jo koka për plis, por plisi për kokë!
Shëndetin mbroje deri sa je i ri, mos prit nga pleqëria!
Njeriun rruaje nga epshi, frika dhe uria!
Fatkeqësia me raki nuk mbulohet, por zbulohet.
Pa ndjenja të rrosh, si pa jetë të jetosh.
Paratë vijnë me mund, por mund të ikin me erë.
Ku është shpirti i shëndoshë, aty është frymëzimi.
Çdo durim ka kufi.
Në frymëzim gjejmë kupën e arsyes.
Në bukurinë e grave, mendja vëlon.
Më mirë me vdekë i lavdërueshëm,se me jetue i vdekur.
Gjumi i tepërt-sëmundje e trupit.
Mendja dhe duart mund të bëjnë çudira.
Tek injorantët, goja nxjerr helm, kurse tek mentarët-mjaltë.
Tek llafazanët, mendimet dalin nga goja, jo nga logjika.
Trashësia e tepërt i takon derrit.
Njeriu ka nevojë edhe për shumë edhe për pak.
Nga pasuria e tepërt-humbet gjykimi.
Shumë gëzime vetëm gjatë kohës së rinisë.
Me bukurinë lozin, kurse me shiprt jetojnë.
Sa më tepër të ndershëm, aq më pak të pandershëm.
Masa e ndjenjës shprehet përmes sjelljes.
Kënaqësia është shkalla më e lartë e lumturisë.
Fito pasurinë, por jo edhe armiqësinë!
Mos kërko Zotin kudo, ai është te Ti.
Prej sëmundjes deri te pleqëria, rruga është e afërt.
Sëmundja e molis çdo burrëri.
Për budallenjtë bota është arenë.
Mburrja nuk i shërben mednjes.
Çmimi i shokut s’është kur e gjesh, por kur e humbish.
Paratë si sëmundja, kur s’i ke mendon për to.
Çfajësimi i parë i grave janë lotët.
Për dhëmbjen e përhershme në jetë, vdekja është shërim.
Gabimet vinë nga të gjitha anët, kurse e vërteta është e vetme.
O Atdhe, sa më larg Ti që je, aq më të dashur
mua më ke ! -Citate nga Ramadan Çilku
Gruaja e bukur për syrin, kurse e mençura për jetë.
Fjalët e sinqerta dalin nga zemra e çiltërt (pastër)
Kush skuqet nga turpëri, ndërgjegjen e ka të pastër.
Bukuria e shpirtit rritet, kur humet bukuria e trupit.
Nga urrejtja asnjë kështjellë s’e shpëton.
Mendjelehtësia, rruga më e afërt e fatkeqësisë.
Ku është përtacia (dembelësia), atje është fatkeqësia.
Ku ka dyfëtyrësi, atje s’ka sinqeritet e dashuri.
Paqja është fjalë e shkurtër, por me përmbajtje të gjërë.
Ku ka shumë fjalë, atje s’ka qartësi.
I fuqishëm është ai që e mund vetëveten.
Embëlsia e tepërt-helm për jetë.
Ku është moda, atje është e shprazët kuleta (qesja)
-Nënat lindin fëmijë, kurse atdheu heronj.
-Nënat na japin jetën, kurse ardheu-lavdinë.
-Këmisha e pastër, kur ke gruan pranë.
-Uji e zjarri-jetë dhe fatkeqësi.
-Për duart e këmbët, koka e ka përgjegjsinë.
-Ku s’ka durim, atje s’ka dobi.
-Shokut foli para sysh, armikut pas shpine.
-Poqe se gjykosh të tjerët-fillo nga vetëvetja.
-Ai që jeton me frikë, humb vetëveten!
-Çdo gjëmim, nuk vjen me shi.
-Këndohen këngë në shtëpi, atje ku ka harmoni!
-Durimi, mpreh dhe xhevairin!
-Frymëzimi-ilaçi më i mirë për njeriun
-Mikun me e dashtë-armikun lypset detyruar me forcë!
-Ku ka shëndet, atje ka shkëlqim dhe buzëqeshje.
-I mençuri me mendje vepron, injoranti me zërin gjëmon.
-Mendja e dobët është e zonja për të bërë zhurmë.
-Poqe se kohën e shpejtosh, armik për veten bëhesh.
-Bota është e bukur, për ate që sheh thellë në te.
-Pa mund dhe sheqeri s’është i ëmbël.
-Fëmijët janë lule, kurse nipërit e mbesat-fruta.
-Durimi është miku i sakrificës dhe gëzimit.
Från: "Latif Nallbani"
I nderuari Imi,
Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku U1_img010Ti vazhdon të jeshë i përpikët, të jeshë aktual dhe të mbetesh i madh, sepse vazhdimisht zbulon diçka të madhe. Edhe kësaj radhe më kënaqe me surprizën lidhur me atdhetarin Ramadan Çilku, i cili edhe pse tërë jetës punoi dhe veproi jashtë vendlindjes, nuk e harroi atë. Madje, madje ai punoi dhe veproi në një vend ku, pos rusit, tjetri fare nuk njihet. Dhe, pikërisht në Rusi, në atë vend aq të ftohtë dhe aqë të hekurt, z. Ramadani u ndi i aftë të punojë për kombin. Atij i lumtë ashtu sikundër të lumtë edhe Ty që në mënyrë shumë të përafërt, në mënyrë shumë dinjitoze dhe në mënyrë shumë plastike e ke prezantuar atë burrë, i cili vendlindjen e ka të shenjtë, ashtu siç e ke edhe Ti o i madhi IMI.
Kësaj radhe më ke pasuruar me thënje të mrekullueshme, të shqipëruara ngaTi e të cilat do t'i rruaj si çdo vlerë tjetër që vien nga Ti. Të përshëndes dhe të uroj shëndet dhe jetë të gjatë, sepse ti dhe të tjerët si ti i duhen këtij kombi.
E përshëndes zonjën tënde, e cila di të të krijojë kushte të volitshme për punën tënde intelektuale, duke të mirëkuptuar për çdo gjë. I përshëndes djemtë Tu, që dijnë ta vlerësojnë punën intelektuale dhe kombëtare që e bën babai i tyre. Shkofshin rrugës së babait!
Të fala e qafime, Latifnallbani@msn.com
O Atdhe, sa më larg Ti që je, aq më të dashur
mua më ke ! -Citate nga Ramadan Çilku
Vepro me mend dhe jeto i pavarur !
Jetesa në qetësi është humbje e një shekulli.
Sa më e rreptë aq më e dashur !
Vetëm mundimi, njeriun e bën të madh.
Poqe se kohën e shpejtosh, bëhesh armik i vetes.
Xhelozia jeton me pafuqi.
Ku s’ka sinqeritet, aty shfaqet arsyetimi.
Nderin e të tjerëve mos e merr, kurse Tuajin rruaje!
Kur s’e çmon, ai largohet.
Goja e mirë është kur punon.
Pasqyrimi kërkon qetësi, shprehja-sinqeritet.
Dashuria e njëanshme, dashuri me helm.
Durimi është miku i sakrificës dhe gëzimit.
I sinqerti ngritet lart, i ligu rrëxohet posht.
Prej vëllaut gjer te armiku-gjysëm hapi.
Pa zemër të madhe, s’mund të ketë trimëri.
Koka që mendon, asnjëherë nuk pëson.
Paqja kurorëzohet me fitore, jo me humbje.
Jeta është një pikë e vogël, me dinamikë e përmbajtje të madhe.
Jeta është një shkollë e përgjigthshme.
Jeta rrotullohet rreth nesh, kurse ne rreth saj.
Jeta jonë e shkurtër, durimi i gjatë.
Jeta jepet njëherë, kurse koha na merr çdo orë.
Jata kalon vetëtimthi, vdekja s’pyet se kush je!
Jeta pa dhëmbje nuk kalon!
Çdo gjë që është e mirë bëhet për jetën.
Standardi i jetesës sonë varet nga paratë.
E arrite qëllimin, prano besimin!
Pesimizmi është përtacia e shpresës.
Rinia është themeli i pleqërisë.
Pleqëria s’është dhe për djallin!
Frika-tmerri i ka lindur perënditë.
Argumenti është fakt kryesor.
Logjika është pika më e lartë e verifikimit.
Bukuria është aty, ku është simetria e vendosur.
Vdekja është e pafajshme, sepse u takon të gjithëve.
Kur kemi probleme, thërrasim Zotin e Nenen në ndihmë.
Endra është lugë e shprazët.
Shkenca s’është diç private, por e përgjithshme.
Shumë me ec, s’do të thotë se shumë punon.
Poqe se ec çdo ditë, ndihmon zemrën.
Vdekja s’është e rastësishme, por është një rast.
Dashuria, që ndërrohet, ajo tradhëtohet!
Për dorështrënguesin, mbarimi është vdekja.
Për përtacin, dita është e gjatë.
Dyfëtyrësia është më e keqe se tradhëtia.
Kush flet shumë, ai mund të flet dhe marrina.
Shoku më i mirë ësht kujtesa.
Forma dhe ngjyra e fëtyrës, nuk e tregojnë brendinë e shpirtit.
Me shiqim pas ecin:-hajduti, frikacaku dhe armiku.
Gëzimi nuk kërkohet, por bëhet.
Shpirti me gojë nuk lidhet.
Burimi i mëkatit jeton në interes.
Dasmën e presim, kurse vdekja vjen pa ftesë.
Jo koka për plis, por plisi për kokë!
Shëndetin mbroje deri sa je i ri, mos prit nga pleqëria!
Njeriun rruaje nga epshi, frika dhe uria!
Fatkeqësia me raki nuk mbulohet, por zbulohet.
Pa ndjenja të rrosh, si pa jetë të jetosh.
Paratë vijnë me mund, por mund të ikin me erë.
Ku është shpirti i shëndoshë, aty është frymëzimi.
Çdo durim ka kufi.
Në frymëzim gjejmë kupën e arsyes.
Në bukurinë e grave, mendja vëlon.
Më mirë me vdekë i lavdërueshëm,se me jetue i vdekur.
Gjumi i tepërt-sëmundje e trupit.
Mendja dhe duart mund të bëjnë çudira.
Tek injorantët, goja nxjerr helm, kurse tek mentarët-mjaltë.
AFORIZMA TE PERKTHYERA NGA GJUHA RUSE
Mendimi është mbret i kokës.
Koka e mençur ushqen njëqind vetë.
Koka i të marrit, s’mund ta ushqejë veten.
Sa më larg të shikosh, aq më të frutshëm e ke mendimin.
Kur koka mendon, goja pushon.
Goja llam-llam, grushti-bam!
Me grusht mund të fitosh një, me mende - njëmijë.
Rëndë është koka mbi krah, por më e rëndë është kur je pa krah.
Me mendët e huaj, i mençur nuk bëhesh.
Laraska, boten e kalon, e mençur nuk u bë.
Me njerëzit këshillohu, por menden mos e humb.
Mjekra menden nuk e ngrit, por vetëmse dituria.
Të marrin (budallanë) me e mësue është si të vdekurin me e mjekue.
Budallai që shërbon, është më i keq se armiku.
Koka e injorantit, këmbëve nuk u jep pushim.
Lumi, sa më i vogël, më shumë gjëmon.
I mençuri mëson, kurse injoranti don t’i mësojë të tjerët.
Rrethi pa fund, i trendi (budalla) pa fillim.
Dhe syri mund të gabojë ndonjëherë.
Shtat herë e mat, një herë prehe!
Shpezën e dallon nga pendlat, njeriun nga fjala.
Fuqia e fjalës dallohet në të drejtën e saj.
Fjala merr male!
Plumbi mund të plagosë, kurse fjala mund të vret.
Fjala e mirë është më e ëmbël se mjalta.
Në pleqëri humben dhëmbët, kurse goja mprehet.
Më pak fol, më shumë dëgjo!
Veshin mbaje më gjërë, kurse gojën më ngushtë!
S’është turp me hesht, kur s’ke gjë për të thënë.
Fjalë pas fjale, zjarri nuk fiket.
Fjalët e tepërta shkaktojnë monotoni.
Mos fol kur s’din, por dëgjoi ata që din!
Mbaje qenin në zinxhir, kurse gojën në arkë!
Kur goja flet vend e pa vend, koka merr pergjegjësinë.
Mulliri e bluan drithin, kurse goja të keqen.
Mbaje grushtin në xhep dhe frenoje gojën të mos flet!
Rruaje gojën për në pleqëri, përralla nipërve me u tregue!
Secila shpezë nga goja e vetë humbet.
Njerëzit e shenjtë, më pak flasin.
Dikujt i kruhet dora, kurse dikujt shpina.
Mos kërko ku është e lehtë, kërko ku është e ndershme.
Besimi humbet një herë.
Të jesh i varfër, por i ndershëm.
Sytë e ndershëm nuk shikojnë anash.
Me të drejtën dhe fati rron.
Drejtësia, gjyqit nuk i trembet.
Gjithëçka që merret me dhunë, s’është e shenjtë!
Ku ka drejtësi, s’ka mëkat!
Parat e huaja, grisin xhepin!
Gjësendi i huaj, nuk mbahet gjatë!
Respekti është më i vlefshëm se paraja!
Sa më e rëndë puna, aq më i lartë respekti.
Sakrifiko me kokë, jo me nder!
Pandershmëria është më e keqe se vdekja!
Me para shoqëria e miqësia nuk blehen.
Shoku frikacak është më i keq se armiku,
mbron nevojën dhe harron shokun.
Me kalin e huaj nuk arrin larg.
Më mirë qiriri yt, se stufa e huaj.
Kur mbrosh të tjerët, mbrosh veten.
Mysafirit të rrallë, jepja dorën!
Mysafiri i papritur është si zjarri në dorë.
Ku ka shumë mysafirë, aty bëhen shumë fjalë.
Fton e fton, adresën nuk e jep.
Bukën haje, patronin dëgjoje!
Koka pa dituri si feneri pa dritë.
Mos thuaj çfarë ke mësuar, por thuaj çfarë din!
Pa mësim si pa dorë.
Shkolla bukën nuk e kërkon, por e ofron.
Dielli i jep dritë tokës, leximi diturinë.
Për diturinë nuk ka moshë.
Ai që merret me shkencë, nuk mbërzitet kurrë.
Lapsi i keq është më i mirë se mendja injorantit.
Kur e përërit mësimin, e mprehësh mendjen.
Vullneti është nëna e suksesit.
Me sukses ne punë, arrihet gëzimi.
Shkrimi i bukur nuk e vlerëson librin, por përmbjatja.
Njeriun e ushqen puna e jo pazari.
Ai qe sheh në qiell, ngel pa bukë.
Bleta shumë e vogël, por shumë punon.
Pas punës, vjen paraja.
Njeriun, pertacia e bën të sëmurë, kurse puna e shërron.
“Kush s’don të punojë,
ai s’mund të quhet njeri,
pse gjithmon’ don të rrojë,
me gënjeshtra e djallëzi”
-Asdreni
Për dembelin (pertacin) gjithmonë eshte festë.
Dembeli, diten e humb, kurse natën nuk e sheh.
Puno si lepuri, por ha si dhelpra!
Përmes veshjes mos gjyko, por shiko punën.
Me një të pamur, dushkun s’mund ta rrëxosh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi